“Jo seks të lutem, jam shqiptare”

12 Qershor 2014, 19:49Kulturë TEMA

Nga Jane Shilling*

New Statesman

 

Në një udhëtim nga Shqipëria për në Uashington, në tetor të vitit 2001, dy pasagjerë nisin një bisedë. I pari është Patrick O’Connor, një gazetar amerikan. Tjetri është Mark Doda, një bari nga Rrnaja, një fshat i thellë në malet e Shqipërisë, që po largohet nga vendi i tij për herë të parë në 34 vitet e tij. Marku flet disa fjalë anglisht, diçka e pazakontë për një bari, dhe i thotë bashkëudhëtarit të tij se ai shkruan poezi. Ndërsa ndahen në aeroport, Patrick, i intriguar, i lë në dorë kartëvizitën.

“Më telefono kur të duash,” i thotë ai.

Dhe më pas, duke u kthyer për një përshëndetje të fundit, shton: “Përdor këtë numër, vërtet. Jam i sigurt që do të kesh nevojë”.

Por Marku nuk po vjen në Amerikë pa një vend për të qëndruar. Ai do takojë kushërirën, Lila, të shoqin e saj, Shtjefën, vajzën e tyre 13- vjeçare, Jonida dhe disa ish- bashkëfshatarë nga Rrnaja, që janë vendosur tani në SHBA. Në apartamentin modest të Lilës dhe Shtjefnit në periferitë e Uashingtonit, Lila dhe Marku qëndrojnë zgjuar deri vonë, duke folur për të shkuarën.

Edhe pse kalimi nga Shqipëria në Amerikë ka qenë dramatik për Markun, ai përballet me një ndryshim edhe më të madh. Për 14 vite ai ka jetuar si burrë- por deri në moshën 20 vjeç ka qenë një vajzë me emrin Hana. Ndryshimi i gjinisë nuk ka ndodhur për shkak të seksualitetit të Hanës, por për shkak të rrethanave familjare. Në vend që të hyjë në një martesë me shkesi, ajo zgjodhi të ndjekë një traditë të vjetër shqiptarë dhe u bë virgjëreshë e betuar.

Një virgjëreshë e betuar, i shpjegon ajo mbesës së habitur, e cila ka vënë re se ‘xhaxhai Mark është djali më gallatë që ka takuar ndonjëherë’, është një grua që zgjedh për të jetuar si mashkull për të mbrojtur nderin e familjes.

Që ditën kur ajo vesh rroba meshkujsh, trajtohet nga të tjerët meshkuj si një prej tyre.

Ajo pi, tymos dhe punon si burrë- aktivitete të ndaluara në fshat për një grua.

Por çmimi i një virgjëreshe të betuar është sakrifikimi i dashurisë, fëmijëve dhe shoqërisë. Ajo nuk mund të martohet kurrë dhe do qëndrojë beqare tërë jetën.

Në moshën 20- vjeçare, Hana ishte studente letërsie në Tiranë, ku u inkurajua të shkonte nga halla e saj, Katrina, dhe xhaxhai, Gjergji, që e mbanin pasi prindërit i vdiqën në një aksident me makinë.

Kur mësoi se xhaxhai ishte sëmurë, ajo la një provim të rëndësishëm dhe u kthye në shtëpi. Ndërsa Gjergji vuante nga një kancer vdekjeprurës, Katrinën e la zemra e dobët dhe Hana ndjeu se nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër përveçse të braktiste studimet dhe të kujdesej për xhaxhain. Por ajo nuk mund të mbetej grua e pamartuar. Megjithatë, në vend që të martohej me një burrë që nuk e donte, ajo përqafoi të vetmen dashuri që i kishte mbetur, të bëhej Marku. Tani, e vendosur në Amerikën post 9/11, ajo duhet të mësojë të bëhet Hana sërish. Dhe siç e kishte parashikuar Patrick O’Connor, ajo do ketë nevojë për t’i telefonuar.

Deri më tani, fiksioni shqiptar është familjar për audiencat perëndimore, kjo ndoshta për shkak të shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, që ka shkruar parathënien për romanin e Eliva Dones.

Dones është një shkrimtare dhe producente filmash, që u arratis nga Shqipëria komuniste në vitin 1988, ajo u dënua për tradhti në vendin e saj në mungesë dhe u nda nga djali i saj deri në rënien e komunizmit më vend në vitin 1992.

Në vitin 2007, filmi i saj “Virgjëreshat e betuara” fitoi çmimin e Dokumentarit më të Mirë në Festivalin e Filmit për Gratë në Baltimore.

Romani i saj, i përkthyer me bukuri nga Clarissa Botsford, eksploron subjektin kryesor me autoritetin e një shkrimtareje që e kupton se çfarë do të thotë të jetosh kundër natyrës tënde për të mbijetuar.

Kontrastet fizike të botëve të ndryshme të Hanës- jeta e ashpër në fshat, dehja e universitetit- çuditë e periferisë së Uashingtonit- janë të përshkruara me një vërtetësi të mprehtë me të cilën Dones përcakton terrenin e brendshëm të Hanës- heqjen dorë nga identiteti i saj femëror dhe rikuperimin e dhimbshëm dhe më pas të gëzueshëm të vetvetes. Saktësia me të cilën ajo eksploron temën e identitetit, mërgimin dhe përkatësinë është një përligjie e shkrimtarëve PEN të “Programit të Përkthimit,” që mbështeti publikimin e këtij romani të lezetshëm, origjinal dhe të ndjeshëm.

*Ky është një shkrim mbi romanin “Virgjëreshat e betuara” të autores Elvira Dones

21 komente në ““Jo seks të lutem, jam shqiptare””

  1. Martin says:

    Elvira Dones dhe jo Eliva Rones

    1. JO SEKS TE LUTEM,
      VETEM DHUNE:
      SEKSUALE
      ANALE
      VERBALE
      … ALE
      http://goo.gl/6sbFdk

  2. Rrenqethes !
    Tipik ,karakter pellazgo – ilir !

    1. :))))))) says:

      Duket qe I njeh mire pelazgo-iliret?….Ket femra qe s shkojne me meshkuj bota I quan lesbike:).Per kushtet specifike te Shqiperise ato s shkojne as me femra…mbase eshte mire ti quajne murgesha.

  3. prralla me mret!
    a e kan honger hajdarin n shekuj maloket e kullave a se ka pa edhe kurva me e lindme e njujorkut at kodosh manall!
    kurse kto virgjneshat e burrnueme qe sillen si mashkuj jan lezbiket e se shkuares qe lejoheshin me kanun.
    pra edhe kanuni e ka leju devijimin seksual!!!
    vec enver hoxh komunizmi jua futi pederave bythet neper kavanoza me dryn sovjetik ndryshku,kurse kurvave jua ballcamosi shpellen me beton 21 Dhjetori…
    vec dinamiti jua hapi brimat atyne….
    po,perndimi ka qejf me u rrejt.
    rrejini!
    kush rren n perndim bo pare…
    kush osht i drejt osht trap,
    a nuk esht i drejt edhe kari kur ngrefet a?

    1. skender says:

      lale qeke i modh duhet te jesh tirons i vjeter na knoqe,

      1. Ene un tirons says:

        qejfli pra mo ca pret…

    2. i menduari says:

      Nje menyre gazmore e te parit te gjerave! Por vetem kaq!
      Realitete te tilla (natyrisht te shkeputura) kane ekzistuar dhe nuk ka asnje arsye per sharje apo vleresim,por thjesht vetem per kuptim dhe shpjegim!

  4. titull i genjeshtert!
    sidomos per bisnesin e shqiptareve te semaforve!

  5. Niku says:

    Pa pike lidhje titulli i shkrimit me brendine, por dhe brendia e shkruar pa art dhe jo i qarte dhe e rrjedhshem.
    Gazetari amatore!

  6. denis says:

    Thuhet qe jemi 100 vjet mbrapa,por disa pjese te teritorit kapin 500-shin.

  7. Elma says:

    Mos na e nxirrni si te persekutuar edhe Elviren se na mori lumi. Ajo i dinte pasojat dhe vendosi me vullnetin e saj te braktiste djalin per egon e saj.Ishte nga te privilegjuarat ne kohen e Dulles.

    1. i duruari says:

      E veretete,Elvira u largua me deshiren e saj per shkak te dashurise! Ne Shqiperi as nuk u denua e as nuk u sha! Thjesht pati nje cudi (sidommos te ne kalamajte e lagjes se saj) dhe vetem kaq! Familja vazhdoi te jetonte po aty ku ishte,vellai i saj ishte student dhe mbaroi univeristetin,ndersa Elvira vazhdoi te vleresohej si nje vajze me integritet,por qe dashuria e ngau ne veprimet e saj! KAQ ?

  8. Bodigardi i Temës says:

    Gënjeni të gënjejmë…U ngop bota me gënjeshtra…!

  9. fieri says:

    ‘djali me galante’ dhe jo ‘djali me gallate’

  10. iliri says:

    hahahaahaahh po kto jane 1000 vjet prapa botes ,aaaaa skane faj i la turku mrapa hahaahahahaah

  11. Beni says:

    Te gjithe e dine se i kane ba zbor atij mikut maloqerit biles miqte i kane nderuar te flene me bebin hahahahahaahahahahaah

  12. Kiko says:

    Edhe per librat te shkruar nga shqiptaret jeni xheloze ju shqipfoles plera!?

  13. Albani says:

    Zgjohu Enver edhe nji her,e shihi Shqiptart e mjer,qe Jan katandisur e sju ka mbet nder,qe ju vjen keq qe jan shqiptar,harrojn komb gjuh e far,e nderrojn komb gjuh e fe,bahen grek per pak para,mos e lasht Zoti pa I vra.

  14. sportdashesi says:

    Kam pershtypjen qe gbimisht ky shkrim eshte botuar te kjo gazete ,pasi eshte per shtyp lokal,me sakte per krahinen qe behet fjale.Ja nje shoqeri qe po shkon shume perpara.Titulli i saj do te ishte me i pershtatur “Erdhi Pranvera ,atu s’kishte asnje lop”.

  15. Skela says:

    Po Edmund Topja cfare mendimi ka se ai eshte specialist i ketyre shkencave?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje