Tirane, francezet sjellin Festen e muzikes

20 Qershor 2014, 19:14Kulturë TEMA
Tirane, francezet sjellin Festen e muzikes

Kompania Capillotractée, e ftuar nga Aleanca Franceze e Tiranës, do të prezantojë spektaklin e saj Engrenage, një paradë muzikore marrëmëndëse, me një DJ dhe katër akrobatë. Nga ana tjetër, banda filarmonike nga Korfuzi  “Philarmonic Band of Sinarades Corfu” do të përshkojë rrugët, për ta përhapur festën e muzikës në të gjithë qytetin.

Shumë skena do të instalohen në lagje të ndryshme të qytetit dhe të hapura për të gjithë muzikantët. Axhenda e aktiviteteve është lançuar sot, në një konferencë të përbashkët shtypi mes nënkryetarit të Bashkisë, ambasadores franceze dhe ambasadorit të Greqisë në Tiranë.

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro tha“ se “jam shumë e lumtur që ndodhem këtu përkrah zv/kryetarit të Bashkisë, dhe ambasadorit të Greqisë në Tiranë, për të folur për “Festën e Muzikës”  që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri e pikërisht në Tiranë. Festa e muzikës është një iniciativë franceze, që u krijua në Francë, në 21 qershor 1982, me iniciativë të ministrit të atëhershëm të Kulturës, Jack Lang. Që prej asaj kohe Festa e Muzikës është bërë një eveniment ndërkombëtar, festohet në shumë vende të botës, duk eu bërë në këtë mënyrë festa më e madhe e muzikës në botë. Nëse them “më e madhja”, kjo sepse në një ditë të vetme në të gjithë botën, në një ditë të vetme, në të gjithë botën, miliona njerëz marrin pjesë në këtë festë ndërkombëtare”

5 komente në “Tirane, francezet sjellin Festen e muzikes”

  1. Ladi says:

    Ne fund te mandatit krejtesisht turpshem me ne fund po e ben dhe nje gje te mire kjo bashki pa shprese…

  2. dritani says:

    Sikur e nisi edhe Edi Rama ne mos gaboj…

  3. patrioti says:

    Nga ky evelement largone ambasadorin e Greqise sepse,edhe kete feste e perdore per ndikim plitik dhe perzierje ne pune te brendshme te Shqiprise duke ngjallur ekstremistet e minoritetit greke.

  4. lipe says:

    do te luhet edhe komedia e berberit te serviljes.francezet duhet te marin me vete dhe aparatin e klizmes per ti liruar bollanos oxhakun.

  5. Ada says:

    Lançuar= fjale e vjeter e gjuhes tone te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje