Mikesha zemërthyer e Shqipërisë

17 Qershor 2014, 11:45Kulturë TEMA

Nga Marcus Tanner, BIRN

 

Në verën e vitit 1921, një angleze e moshuar udhëtoi drejt Shqipërisë. Më shumë se një vizitë turistike standarde, ishte si një pritje mbretërore.

“Në mbrëmje, një varg njerëzish me drita dhe duke kënduar erdhi për nderime. Rruga ishte e mbushur me njerëz të varfër e mirënjohës, që brohorisnin,” shkruan ajo. “Mbeta si e shushatur. Dola në ballkon, por isha shumë e emocionuar për t’u përgjigjur siç duhet. I falenderova me aq sa munda”.

Por kush ishte kjo vizitore e pazakontë dhe përse nderohej kaq shumë?

Në fakt, ajo ishte Edith Durham, vajza e një kirurgu në Londër, një grua që kishte vendosur në moshë të mesme të bëhej eksploratore, etnologe, bamirëse, reportere lufte dhe të bënte fushatë në favor të lirisë për shqiptarët.

Arsyeja se përse kaq shumë shqiptarë kishin ardhur për ta nderuar, ishte e thjeshtë. Ajo, më shumë se çdo i huaj tjetër ndoshta, kishte ndihmuar që shteti i tyre i ri të vendosej në hartë.

Durham nuk e solli pavarësinë e Shqipërisë- shqiptarët e bënë këtë. Ajo as nuk ishte e pranishme kur flamuri kuq e zi i Skënderbeut u ngrit në Vlorë.

Por, të shpallësh pavarësinë është një gjë, ta mbash është diçka tjetër.

Vendet nuk mund të jenë të pavarura në rast se fuqitë e mëdha nuk e duan këtë, dhe kryqëzata e Durham në Britani ndihmoi shumë çështjen e shtetit shqiptar, në atë që në atë kohë ishte një prej vendeve më të rëndësishme në botë.

Durham mbërriti në Ballkan në vitin 1900, kur ishte në fund të të tridhjetave. E mahnitur nga ajo që gjeti, ajo mbeti aty derisa shpërthimi i luftës në vitin 1914 e detyroi që të kthehen në një Britani që mezi e njohu.

Vendi i shqiptarëve, thellë në Perandorinë Otomane, ishte thuajse i panjohur për botën anglishtfolëse.

Vetëm poeti Bajron dhe piktori Eduard Lir, si dhe një grusht britanikësh, kishin udhëtuar aty.

Shumë më pak kishin eksploruar malet në veri, rreth Shkodrës, të cilat u bënë si shtëpi e dytë për Durham.

Durham po rrezikonte në një tokë të panjohur, por shqiptarët e pritën si një princeshë, duke treguar dashuri reciproke, që zgjati deri në vdekjen e Durham në Londër në vitin 1944.

Ndërsa intrigohej nga ideja që kishte zbuluar një vend që koha e kishte harruar, prapambetja e Shqipërisë e trondiste.

Një udhëtim i gjerë në Serbinë e asaj kohe e kishte befasuar. Hekurudhat e reja, dritat elektrike, shkollat dhe kazermat e kishin frikësuar se çfarë do të ndodhte më Shqipërinë kur të binte Perandoria Osmane.

Krahasuar me Serbinë, shkruante ajo, Shqipëria ishte një rrënojë e parrugë.

Durham nisi betejën për të kundërshtuar atë që mendonte opinioni publik në Britani për Ballkanin, ku ishte formësuar një narrativë e krishterë gjithmonë e më agresive.

Shkrimtarët britanikë flisnin për të krishterë të shtypur në Ballkanin dhe shpesh i shpërfillnin shqiptarët si viktima të otomanëve dhe madje si të pafe.

Në përgjigje të tyre, Durham i bombardoi gazetat britanike me letra dhe artikuj, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë popujt e Ballkanit, jo vetëm për të krishterët. Ajo hartonte gjithashtu materiale me vëzhgime për traditat dhe kulturën e Shqipërisë veriore.

Ajo loboi pranë mbretit të Malit të Zi, me të cilin zu miqësi dhe në emër të tij arriti në Ekspozitën e Vendeve Ballkanike në Londër në vitin 1907.

Në të njëjtën kohë, ajo kultivoi marrëdhënia të mira me një grusht politikanësh britanikë me ndikim si deputeti Aubrey Herbert dhe gazetari radikal Henry Nevinson, dhe ata lobuan pranë Sekretarit të Jashtëm britanik, Lord Grey.

Në vitin 1912 dhe 1913, fuqitë e krishtera në Ballkan sulmuan otomanët me idenë e ndarjes së Ballkanit mes tyre.

Frika më e madhe e Durham u bë realitet kur u bë e qartë se Shqipëria do merrte “lirinë” brenda disa kufijve të kufizuar.

Fuqitë e mëdha i mohuan Shkodrën Malit të Zi, por ky ishte një lëshim i rrallë me parimin e vetëvendosjes.

Durham u ndje keq sidomos nga humbja e Gjakovës dhe Dibrës. Ishte etikisht dhe historikisht e pambrojtshme dhe katastrofike për perspektivën ekonomike të shtetit të ri, thoshte ajo.

Durham i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Kosovës dhe ndërsa kishte simpati për pakicën serbe aty, ajo mendonte se kjo tokë ishte pothuajse tërësisht shqiptare.

Pretendimet serbe për Kosovën, shkruante ajo, i ngjajnë një ëndrre të një nate më parë. “Rreth nesh në mes të ditës ishte popullata shqiptare”.

Në jug, ku grekët po forconin rrethimin, Durham mundi të bënte më shumë. Ajo dhe Nevinson u dërguan telegrame fuqive të mëdha gjatë takimeve në Londër mbi Shqipërinë, duke i informuar se Korça nuk ka qenë dhe kurrë nuk do jetë greke. Si rezultat, ata i shtynë kufitë shqiptarë në jug. Të dy e shpëtuan Korçën, siç shkruante ajo shkurtimisht më vonë.

Durham bëri më shumë se të shkruante dhe të lobonte.

Në vitin 1913, ndërkohë që refugjatët nga Gostivari, Dibra dhe të tjera qytete vërshuan në Shqipërinë e re dhe të cunguar, Durham ngriti një operacion ndihme, që shpëtoi mijëra jetë.

Disa prej atyre ndoshta ishin në mesin e turmës në Tiranë, duke brohoritur kur ajo vizitoi këtë vend në vitin 1921.

Ajo vetë megjithatë ishte e pangushëllueshme. Vite më parë, e ulur në kishën e Shën Naumit në brigjet e Ohrit, ajo kishte ëndërruar që të rregullonte kufijtë në Ballkan.

“Do mbetem besnike e shqiptarëve dhe kur të vijë finalja e madhe, do i mbështes ata,” shkruante ajo.

Durham ndjeu se kishte dështuar dhe se jeta e saj kishte qenë e pavlerë.

Ndjehej e mjeruar pas pritjes në Tiranë, sa kopjoi një pjesë nga një poemë melankolike e Cristina Rossetti: “Gënjeshtrat, sërish gënjeshtrat ma thyejnë zemrën. Zemra ime e heshtur është thyer”.

Por Durham nuk po tregohej e drejtë me veten. Në fakt, ajo kishte bërë diçka të mirë dhe shqiptarët duhet ta kujtojnë atë.

*Libri i Marcus Tanner “Mbreterësha e Malit e Shqipërisë, Edith Durham dhe Ballkani” sapo ka dalë në shitje nga IB Tauris

17 komente në “Mikesha zemërthyer e Shqipërisë”

  1. Vladimir says:

    Absolutisht nje Grua e madhe te ciles ne shqiptaret i mbetemi perjetesisht borxh. Ne rruge te mbare ministria e kultures dhe kryeministri dje nderuan Tomsonin “qe i doli perpara kuçedres”, por mbetet shume per te bere. Brezi i ri i shqiptareve i njeh pak keta njeres te medhenj qe sakrifikuan me idealizem per Shqiperine. Ndofta nje komision qeveritar duhet te beje rivleresimin e tyre, rruge, permendore e libra duhet te shkruhen per ta me subvencione te shtetit.
    Nga ana tjeter keto figura te madherishme ne sakrificen e tyre, jane njeherazi ura lidhje me kombet qe i linden si Anglia e Durham, Italia e Telitit, Hollanda e Tomsonit e te tjere. Ne, shqiptaret dime te tregohemi mirenjohes.
    PS.Nuk e njoh mire figuren e Dimitri Tucoviç, por dencimet e tij ndaj krimeve serbe ndaj shqiptareve, them se meritojne vemendjen dhe nderimin tone sot.

    1. shpendi says:

      Z. Vladimir, vemendja e jote ndaj D. Tucoviç eshte teper ngacmuese dhe domethenese. Deri tash i kemi ndare njerzit o ne miq, o ne armiq. Nuk kemi kerkuar njerezit e ndershem, te cilet kane thene e kane bere per shqiptaret jo pak edhe nga nje pozicion jomik,(nisur nga mentaliteti, o mik shpie o Iç).Ebrenjte i dhane nje shembull te madh botes. Kerkuan edhe ne rradhet e nazisteve kush ka shpetuar nje jete ebrei, kush ka bere nje artikull apo kush ka thene nje fjale te mire per to dhe ndertuan Kopshtin e Njerzve te Drejte, qe sot vizitohet nga e gjithe bota. Politikat tona e te gjitha stineve historike nuk e kane patur kete kulture, ndersa si popull po. Ne, fjalen e mire te tjetrit, gjithnje e kemi patur per gje te madhe. Shenimin tuaj ne fund te komentit e shoh si nje ide me shume vlere. Te pakten, ti themi botes qe edhe ne shqiptaret jemi mirenjohes per fjalen e mire.

  2. Ladi says:

    Nje grua e mrekullueshme, nje mike e vertete, duhet te jete ne panteonin e njerezve me te mire te Shqiperise. Duhet ti jemi mirenjohes asaj, por jemi dhe ne borxh me te..

  3. tirons says:

    Vetem respekte per nje mikeshe te vertete te shqiptarise!

  4. PrapambetjetOsmane says:

    Ti moj zonje kishe mendime idealiste/utopike. Edhe vullnetaret e sirise/irakut po ja kthejne reston idealisteve te sotem.

  5. Historian says:

    Nje shqiptare e madhe …Respekt

  6. ARUSHA says:

    I PAHARRUAR KUJTIMI I BIJES SE NDERSHME ANGLEZE “ZONJA EDITH DURHAM ” QE FLIJOI SHUME VITE TE JETES SE SAJ ME CESHTJEN E KRIJIMIT TE NJE SHTETI SHQIPTAR NE EUROPE dhe populli yne do e nderoje kete Zonje ” Krajlice te Maleve ” ne shekuj DUKE JA MESUAR NE SHKOLLE BREZAVE TE ARDHESHEM TE SHQIPERISE PER TE MARRE SHEMBULL!

  7. Kastriot Frasheri says:

    Nje liber i shkruar nga nje fare Marcus Tanner, me gjuhen e fyerjes dhe te urrejtjes nuk mund te cenoje aspak ndjenjat dhe mirenjohjen e shqiptareve ndaj Mbretereshes se Maleve te tyre, Mary Edith Durham…! Faleminderit dhe Mirenjohje ne jete te jeteve Aubery Herbert dhe Edith Durham, qe pothuajse gjysem shekulli te jetes tende te trazuar ia dedikove shqiptareve dhe ceshtjes se tyre!

    1. Bato Mokra says:

      O zoti Kastriot, o “ekspert” (njëckë bibliografi) i ceshtjes Durham!
      Nuk shoh gjuhe fyerje e urrejtje ne kete ekstrakt libri. Zahmet e ke, nqs e ke lexuar librin, ulu e shkruaj dy fjale!

      1. Kastriot Frasheri says:

        Zoti Bato, menyra se si ky Marco e paraqet ne kete liber qe po paraqet ne kete prezantim jo vetem zonjen Durham, por edhe ngjarrjet ne te cilat ajo ka qene deshmimtare dhe protagoniste me duken fyese. Sigurisht qe e gjej me vend sugjerimin tuaj qe, si bibliograf i zonjes Durham, pasi ta lexoj me takon te shkruaj dy fjale, te cilin do ta bej me kenaqesi.

  8. Rajub says:

    Qeveria shqiptare e salushit ka ngritur bust ne mes te Tiranes Zogut qe e fali shen naumin serbeve dhe jo kesaj Heroine qe sakrifikoi jeten e saj ne te mire te Shqipetareve,vetem sepse urrente padrejtesite qe beheshin ne kurriz te nje populli heroik te tradhetuar keqasi nga fuqite e europes,dhe me pas nga tradhetaret si ahmet zogu Esat pash toptanietj.Ajo e la testament qe kur te vdiste Ahmet Zogu te mos merrte pjese ne varrimin e saj

  9. Nuk mjaftojne fjalet per kete krijese- enjgjell, te truallit me te vjeter ne bote !
    Respekte !

  10. Te bashkuar says:

    Serbia ishte dhe eshte me zhvilluar, se i punon koka sllavit (te keq). Turpi eshte se shqiptaret tradhetuan vendin per turqit dhe mbeten turq nga koka e fjeten gjum per vite te tera ?!

  11. Mandi says:

    Shqiptaret nuk e tradhetuan vendin e tyre, per shqiptaret, turqit dhe serbet ishin pushtues. Mos te harrojme faktin se Serbia e fitoi pavarsin nga turqit rreth 40 vjet perpara se shqiperia, me ndihmen e Rusise, dhe jo vetem kaq, duke qene se shqiperia ishte e dale nga zgjedha e turqise, e dobet dhe e dermuar keta qelbanik serb shfrytezuan rastin dhe pushtuan shqiperin ne luften e pare boterore, sebashku me greket.Shqiptaret kane vuajtur shume nga gjitonet, me shume se cdo komb tjeter ne bote. Dhe me te drejte ky popull fisnik shqiptar kurre nuk u kishte rene me qafe asnje populli tjeter, por gjithmon ishte mbrojtur sipas kushteve qe kishte.

  12. Bodigardi i Temës says:

    Të gjitha më duken broçkulla dhe përralla me mbret… Asnjeri, nuk na tregon realisht, çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur… Secili përpiqet të krijojë “Historinë” e vet, ashtu siç i leverdis dhe siç i pëlqen…

    1. Lil Toronto says:

      Lexo “Brenga e Ballkanit” te kuptosh me shame. RESPEKT per Edith Durham.

  13. Cfar eshte e vertet says:

    Zonja Edith Durham shpreh ata qe eshte e vertet, qe shqiptaret kane vuajtur shume nga pushtimi, jo vetem turk, por dhe ai serb dhe grek.

    Ajo qe eshte e vertet eshte e vertet, nuk ka shpikje te historise ketu.

    Shqiptaret jane kombi me i vjeter,dhe eshte vendosur dhe ne librin Historia e Botes.

    Ja cfar thote: Page 530

    No other part of Europe of equal extent contains so many different peoples as the Balkan Peninsula. The original inhabitants are represented to-day by the Albanians

    Ne asnje pjese tjeter te Evropes nuk ka kaq popuj te ndryshem si ne gadishullin Ballkanik. Banoret origjinal te ballkanit perfaqesohen sot nga Shqiptaret.

    Source:
    World history, By Hutton Webster, Page 530

    http://books.google.com/books?id=71wAAAAAYAAJ&pg=PA530&dq=The+original+inhabitants+inhabitants+are+represented+to-day+by+the+Albaof+the+Balkan+nians.&hl=en&sa=X&ei=mi2mU8rSCdO2yASC44DYBw&ved=0CB4Q6AEwAA#v=onepage&q=The%20original%20inhabitants%20inhabitants%20are%20represented%20to-day%20by%20the%20Albaof%20the%20Balkan%20nians.&f=false

    Kjo eshte vendosur dhe Ne librin Bota e Bibles, 1913 volumi 41 faqia 417, nga William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews

    Ja cfar thote:

    These Albanians are the oldest race in Europe—older than the Latin and Greek peoples—and have retained their language and customs

    Këta shqiptar janë raca më e vjetër në Evropë, më të vjetër se latinet dhe grekerit dhe kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre

    Source: The Biblical World, 1913, Volume 41, page 417, edited by William Rainey Harper, Ernest De Witt Burton, Shailer Mathews

    http://books.google.com/books?id=e0Y-AQAAMAAJ&pg=PA417&dq=Albanians+are+the+oldest+race+in+Europe-+older+than+Latins+and+Greeks&hl=en&sa=X&ei=9beIU_WYMsmqyAT8h4KQBQ&ved=0CDcQ6AEwAg#v=onepage&q=Albanians%20are%20the%20oldest%20race%20in%20Europe-%20older%20than%20Latins%20and%20Greeks&f=false

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje