Tinka Kurti: Si e mbaj mend Artan Santon

27 Qershor 2014, 10:18Kulturë TEMA

Një djalosh simpatik, i qeshur që kurrë nuk tha u lodha. Kështu e kujton aktorja e madhe Tinka Kurti biznesmenin Artan Santo. Në një lidhje telefonike me “News 24″ “nëna” e djaloshit guximtar shprehet se gjatë gjithë xhirimeve të filmit “Guximtarët” i ka pasur sytë me lot, dhe dhimbja dhe lotët e kanë pushtuar edhe sot.

“Kam një dhimbje shumë të madhe. Është një dhimbje e madhe për të gjithë popullin. Ngushëlloj gruan dhe fëmijët. Edhe unë kam derdhur lot në atë rol. Ai donte me çdo kusht të futej në jetë. Me Artan Santon jemi njohur në vitin 1962 kur më kërkohet mua që të bëj një film me një skenar shumë i bukur. Më paraqitet ky djalë simpatik, i shëndosh, i bukur dhe shumë i edukuar. Gjatë gjithë kohës së filmit unë kam pasur lot se doja që këtë fëmijë ta mbaja pas vetes. Ai ishte një fëmijë shumë i shkathët shumë inteligjent, shumë i edukuar. Mbaj mend gjatë gjithë filmit nuk tha një herë u lodha. Sot kur e shoh më duket ndonjëherë po ajo fytyrë e qeshur, ai njeri aq i ëmbël, aq i dashur”, shprehet aktorja.

Ajo kujton takimin me Santon pas shumë vitesh, kur tashmë djaloshi pak i shëndoshë që nuk kalonte dot kaluçin ishte bërë një biznesmen i suksesshëm.

 “ E kam takuar pas shumë vitesh në një sallë tek Akademia e Arteve. Isha ulur në rresht të parë dhe vjen dikush pas meje dhe më rreh shpatullat, më përshëndet dhe më thotë që jam Artan Santo. Ishte rritur shumë. Më prezantoi edhe me bashkëshorten. Jam bërë dhe unë si një nënë e dytë për të”, tregon aktorja Kurti.

Artistja e madhe e kinematorgafisë shqiptare bën apel për më shumë dashuri.

 “I drejtohem popullit shqiptar, të shohim para, të duam jetën njëri- tjetrin ta lëmë urrejtjen. Çfarë fitojmë ne me urrejtjen. Jemi dhe ne njerëz që kemi karakter, që duam jetën dhe familjen”, shprehet ajo.

11 komente në “Tinka Kurti: Si e mbaj mend Artan Santon”

  1. fredi says:

    SIKUR TE DEGJOHESHIN E TE MERRESHIN SERIOZISHTE FJALET E KESAJ ZONJE TE VERTETE SHQIPERIA DHE SHQIPETARET DO TE ISHIN NDRYSHE .

  2. sh says:

    Komunistet kane semundjen e ambicjes,te zilise ,jane psikopate te lindur
    Nuk i duan me te zgjuar se veten , i duan bizneset ne duart e tyre.
    Zotit nuk i shpeton asnje njeri , boten e ferrit kane per te perjeteshme.

    1. marin says:

      per ke komuniste e ke fjalen, per Saleh, turkoshak-serbin, qenin qe ka shkaterruar jo vetem gjithcka qe ka pasur ky truall si pasuri kombetare por edhe brendesine e njerezve, shume prej te cileve i ka kthyer ne katile e kriminele qe i mban ne skutat e erresires dhe i nxjerr kur i nevojiten?

    2. To: sh says:

      Shkurt muhabeti: Je komplet IDIOT!

  3. hasi says:

    NESE PASURIA MBYET ARSYEN SE PSE NE JETOJME ATEHERE PSE ERDHE NE KETE BOTE O NJERI I SHPIFUR , KUR ERDHE SKISHE PSURI , KUR DO IKESH PRAPE ASO MARRESH GJE ATEHERE JETO I VARFER QE TE JESH I QETE NE JETEN TENDE.

  4. Arben says:

    MESAZH I QARTE I BANDAVE QE FINANCUAN FUSHATEN ELEKTORALE.

    “TANI DO MARRIM HARACIN TONE, OSE ULNI BREKET, OSE JA CFARE JU GJEN”

    ARMO U DHA ME QERA NGA ATA QE E KISHIN ME 500,000 LEKE/MUAJ, E MORI BES SULA

    QE SHKARKON NGA NJE ANIJE NE DITE NE VLORE DHE NUK PAGUAN AS AKCIZE AS EDHE

    NDONJE DETYRIM TJETER.

    KUPTOHET QE PARATE I CON LARTE.

    KY MIKU NUK KA PRANUAR TE “ULI BREKET” NDAJ HYSENBELLINJVE TE ILIR MUTIT DHE

    JA CFARE E GJETI.

    KUSH NUK DO TA SHIKOJE KETE ESHTE QORR ME DESHIREN E VET.

    KRYERILINCI E THA ME GOJEN E VET

    “PAS STATSIT DO KETE PUSHIME NGA PUNA”

  5. kevin says:

    -E SHQUARA- TINKA KURTI!!!-Per mua je -NENE- e dyte-MADJE DO TE THOJA PA FRIKE –JE NE NJE HAP ME NENE TIME-.-NGANJEHERE NJERIU DO TE KETE EDHE- DY -NENA -YJE-NJEHERESH–Faleminderit-E SHQUARA-E MENCURA- E SHENJTA- TINKA-.-PERSHENDETJE NGA- KEVIN(pseudonimi-im))-KORCE-2014-…-ROLET E TUA- JANE –JETA-IME–.PA TO -UNE SDO TE MUND TA KUPTOJA JETEN SA DHE SI DUHEJ.-SIKUR TE MUNDESHA TE TE TAKOJA -DO TE THoJA PA FRIKE–EH -MOJ–NENe-TINKA-IME(OSE- MAMA-SI I THEMI NE KORCARET)-KA VITE QE STE KAM PARE-QE KUR -JEMI-NDARE-(ajo NENA ime e pare -s’eshte me – ka 20 vjet-qe me mungon).-TE UROJ SHENDET E LUMTURI-NE JETE-..-VETEM-NJE-YLL- KA EMRIN -TEND-ka emrin-TINKA-KURTI-…..

  6. ardjani says:

    shume te mira fjalet e kesaj zonje – e mendoj si ajo !
    por neve duhet ta ndihmojme me shume poullin, njerezit e thjeshte ne mynyre qe ti kuptojne, te kete sa me shume informacion mbi keto vrasje misteriose!
    Pytjet jane: Pse u vra? ka lidhje me momentin e droges ne lazarat, me luften qe i ka bere shteti tani, ditet e fundit?
    po keta drejtorat e bankave… edhe bisnesmen edhe drejtor banke?
    kujt ja ka prish ky zoteria qe e kane vrare? ndonjerit qe eshte duke komandura apo atyre qe kane hunbur komanden?
    apo jane njerez qe “implikohen” ose perzihen me sherbime sekrete, pastaj eliminohen midis tyre si qent e pazarit?
    çfar lidhje kane keta njerz me boten e ndyre te korrupsionit?
    per shembull: sikur ai deputeti socialist, ai qe quhet Bazi “cames”, ai qe thirret miliarder, perse e kane marre ne telefon nga burgu, me e keqja nje i burgosur… çfare e lidhe nje deputet me nje si ka vra dy veta, ku keta dy vetat e vrare ishin te mpleksur me boten e droges?

  7. viktorshala says:

    prejse e mori edvin rama pushtetin ne shqipri u zgjuan bandat ne kembsepse sa vite qe sali Berisha qe ne pushtet te gjith kosovart leviznin te lir diten e naten tash aspak nuk je i sigurt sepse edhe policin edhe pokurorin i ka banda te vetat mjer shqiprija kush po e udheheq krimineli me krime

  8. Artan fro Montreal says:

    O njerez ! Merruni me hallet tuaja te perditshme e lereni Santon ne pune te vet. As vrasesit e as i vrari nuk jane te pafaj. Te paret sepse vrane dhe i dyti bashke me ortaket e tij sepse nepermjet asaj banke te famshme me ane te parave te fajdeve dhe transactionesh te dyshimta brenda 10 vitesh u bene miliardere. Me thoni cili prej jush u be i pasur me pune te ndershme cili prej jush i lejon dot vetes qe me rrogen e nje pune te ndershme te bredhe me makina te markave luksoze. Personalisht hidherohem me shume per fatkeqesine e nje fukarai se sa hallet e nje miliarderi Shqiptar. Fatkeqesisht shume prej nesh vazhdojne me teori conspirative se kush e vrau Santon. Personalish mendoj se vrasesit jane ne Parlament ( Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama) dhe ish kapterri prej Skrapari Irfan.

  9. Era says:

    E nderuara zj Tinka, e keni njohur te vogel. Ju ka pershendetur, me pas, me ngohtesi, ne nje salle te akademise se arteve…Keto jane pershtypjet tuaja pozitive dhe padyshim, te sinqerta. Por nuk mjafton, Nuk e dini si eshte zhvilluar. Nuk e dini cilen rruge ka marre. Edhe per tu bere “shume i suksesshem”, ne rruge te errta, duhen shume aftesi…
    Nuk dime ende, ne cilen ane ka qene zoteria, ndjeste paste. Ne anen e te mires e te lufitmit te krimit apo ne anen tjeter. Buzeqeshja dhe edukata e mire, nuk na thone gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje