Replikë me zonjën nga Hollanda, Flutura Açka

28 Qershor 2014, 21:57Kulturë TEMA

Nga Prof. Skënder Gjoni

 

Shumë shokë e miq që kanë lexuar artikullin tim mbi kolonelin Thomson më kanë kërkuar që ta bëj më të kuptueshëm artikullin për të gjithë.

Mora mundimin ta bëj këtë replikë për t’ju drejtuar atyre lexuesve komentues që kanë bërë komente të sinqerta dhe jo atyre që i kanë bërë komentet e tyre të rekomanduara.

Para së gjithash dua të bind lexuesit që ky shkrim të mos merret në asnjë mënyrë si ndjesë apo si justifikim ndaj atyre argumentave në artikullin e mëparshëm mbi kolonelin Thomson. Sapo e lexova artikullin e znj. Açka m’u duk si një rrufe artificiale në një qiell pa asnjë re dhe më intrigoi që ta analizoj me detaje. Nuk është e vështirë të kuptohet që artikulli i Açkës është qartazi në linjën: “të çmitizojmë mitet”. Ky aktivitet antikombëtar kundër atyre pak simboleve të fuqishëm që kemi më ka indinjuar gjithnjë dhe për këtë kam shkruar disa artikuj, duke pasur informacione të mjaftueshme e të sakta që opinionet denigruese vinin me porosi nga elementë antishqiptar tradicional me qëndër në Beogradë.

Kjo zonja që asnjëherë nuk është marrë me interpretime historike duke qënë edhe qytetare hollandeze, në vend që së paku të shkruante një shkrim për vlerën e madhe që mbartin reagimet e Ambasadës hollandeze në Tiranë në forcim të standarteve të shtetit të së drejtës në kohën kur Sali Berisha i kishte vënë shkelmin shtetit, papritur pikërisht në momentet kur ishim në limitet e pragut të dhënies së statusit na shkruan një artikull ku fyen aktin e kolonelit Thomson i cili dha jetën në shërbim të shqiptarëve. Pa asnjë farë kompetence dhe specialiteti në fushën e historisë e trajton veprimtarinë politiko – ushtarake të Thomsonit në mënyrën më diskredituese. Nuk mendohet fare në vetvete që të ballafaqoj këtë opinion të sajin me mendimet e shprehura qartazi nga figurat tona historiko-politike si Fan Noli, Faik Konica, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta etj, bashkëkohës me periudhën për të cilën bëjmë fjalë. Lexoni ju lutem Nolin: “Kalorës i huaj që vdiq për ne, për ju të mallkuar, që s’doni Atdhe”.

Ajo i kundërvihet këtyre personaliteteve me një kurajo që personalisht nuk e konsideroj të rastësishme. Nga eksperienca mund të shtoj që në politikë dhe në diplomaci rastësia nuk egziston. Siç u vu re edhe nga komentet me shumë të drejtë, e konsideruan artikullin si “të porositur”. Unë bashkohem me këtë mendim që ky artikull ishte si atentati i fundit i dëshpëruar i forcave të errëta që duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës. Në rastin e Açkës ngjan si një kurajo e nxtur dhe e paguar mirë. Ka diçka që nuk është e natyrshme mbasi nga njëra anë thotë që autori hollandez ka dhënë fakte dhe kujtime të familjarëve pa bërë asnjë interpretim duke ua lënë interpretimin historianëve, nga ana tjetër është kjo vet që bën interpretime të qëllimta të poshtra duke deklaruar më përpara në shkrimin e vet se “ unë nuk dua të bëj interpretime ngaqë kjo u takon historianëve” Në shkrim bën të kundërtën e asaj që deklaron. Hajde merre vesh këtë logjikë të mbrapshtë.

Lidhur me titullin e artikullit tim apo lidhur me nofkën “znj. nga Golloborda” në mëndjen time ishte vetëm një humor i zi për individin artikullshkrues specifikisht. Dhe nuk ka të bëj fare me ndonjë dozë përçmimi personal me Gollobordën. Thjeshtë më vajti mendja te një film që kemi parë dikur me titull “Zonja nga qyteti”, por që unë e adaptova mbasi e thënë sinqerisht për shkak të interpretimit tepër dashakeq që bënte nuk më bënte zemra ta quaja thjeshtë znj. Açka. Nuk e meritonte. Sikur zonja në fjalë të kishte qënë nga Përmeti, Librazhdi apo nga Lezha, ose Tropoja etj, do kisha përdorur përsëri të njëjtën mënyrë për humor të zi. Kishte një pjesë komentuesish që e konsideruan artikullin si racizëm. Desha të sqaroj pikëpamjen time mbi këtë koncept të keqinterpretuar nga komentuesit. Europianët përbëjnë një racë, ashtu si janë një racë më vete aziatikët, afrikanët, ebrenjtë, etj. Nuk ka raca brenda një shteti me popullsi autoktone. Për më qartë mendoj të them që ne populli shqiptar mund të jemi në kuptimin e vërtetë të fjalës më racistët në Europë. Kjo vërtetohet më së miri me martesat ndërmjet shqiptar/arixhinjve, midis shqiptarve dhe jevgjitëve(egjyptianve), shqiptar me afrikan, etj. Krahasoni këtë fenomen ju lutem me martesat e francezve apo anglezve ose italianve me racat që bëjmë fjalë. Përsa i përket pakicave etnike, ato që kanë qënë denbabaden të vendosura prej shumë kohësh në një fshat apo zonë të caktuar e që nuk kanë lëvizur kanë ndryshim nga pakicat e ardhura lëvizëse si psh pakicat vllahe. Të parat ngelën më pak të asimiluara. Shikoni popullatën e Vurgut dhe krahasojini me vllahët që janë të integruar, tërësisht të kryqëzuar me vendasit, deri edhe në të folur nuk i dallon dot nga shqiptari i zakonshëm, ndryshe nga banori i Vurgut që flet greqisht. Në raportet e mia gjatë jetës,sidomos gjatë luftës me Gollobordasit kam patur raporte të shkëlqyera. Ishin njerëz shumë guximtarë dhe fjalëpak. Personazhi që unë përmenda në artikull, siç ma kujtoi një mik që jeton akoma, quhej Xhavit Açka, i plagosur në thembrën e këmbës gjatë luftës italo-greke i marrë me forcë ushtar nga italianët e që më vonë dezertoi, ishin pikërisht shokët e tij gollobordas që e quanin Goran se ishte nga fshati Goran i Gollobordës. Dhe këtë detaj ma sqaruan tani. Ky partizan u vra, ra viktimë e guximit të vet të çartur, ngaqë gjatë një rikonjicioni kishte penetruar thellë në vijën e parë të luftës dhe u vra nga një plumb i vetëm prej gjermanëve. Më vonë më ka qëlluar rasti gjatë kohës kur isha me shërbim në Metalurgjik,ku ishin pikërisht mjeshtërit gollobordas në punët më të vështira e më delikate të cilët në lartësi 30-40 m bënin saldime e montime pa litar sigurie, gjë që i habiste specialistët kinezë dhe admirimi i tyre çfaqej hapur.

Do i rikthehem edhe një herë memorialit të kolonelit Thomson. Ju lutem të interesuarve që të lexojnë një analizë me autor Fluturak Gërmenji te Milosao për të kuptuar akoma më mirë se çfarë përfaqëson koloneli Thomson. Gjithashtu do keni mundësinë që të shikoni dhe shijoni bukurinë e veçantë të memorialit të kolonelit Thomson kur nuk ishte ndërtuar akoma Hotel Vollga.

Lidhur me këtë memorial të shartuar dua të shtoj se më mirë se kushdo tjetër anën qesharake e fyese të monumentit hibrid e kupton Z. Edi Rama. Dhe shpresoj që ta korigjoj këtë gabim trashanik të së kaluarës të trashëguar nga E. Hoxha në shërbim të mardhënieve të reja kombëtare me Europën. Do dëshiroja që heroit tonë të rezistencës, Mujo Ulqinaku ti vihet jo një bust por një përmendore e vërtetë me dimensione pak më të mëdha se shtatorja e Mbretëreshës Teuta mbi Bankën e Durrsit. Pak më e madhe se ajo që kanë bërë italianët në mënyrë që heroi ynë të dallohet që nga deti nga i erdhi dhe vdekja.

Me respekt për mirëkuptimin

Prof. Skënder Gjoni. 

20 komente në “Replikë me zonjën nga Hollanda, Flutura Açka”

  1. bimbashi says:

    Profesor apo cfare je, ndoshta dije ke, por ke nje problem te madh: do t’i japesh vlere fjaleve te tua duke diskretituar “kundershtaren” tende. Me mire injoroje dhe hyr ne teme e fol c’ka ke per te folur per kolonelin Thompson, kot e ul veten duke kritikuar nje personazh qe ti e quan te ulet, pasi , po te citoj: nuk ka bere asnjehere interpretime historike se eshte qytetare hollandeze…Se ku eshte llogjika ketu ti e di…Sinqerisht, nderro zanat, se mua me humbe tek dy paragrfet e pare..zor qe marr me mundimin te lexoj ndonje gje te shkruar nga ty per kete Thompson mavrine….
    P.S Lexova dhe fjalite e fundit: Gjeniale kjo ideja per monument te Mujo Ulqinakut, ndersa kuptimi qe do te kete nese shihet nga deti, eshte interpretim vertet profesional. Ik se le nam profesor ziu!

    1. Albi says:

      Po o k…gjyzen
      Po mbron shoqen Kaçka golo-vicitol?
      Nuk e mbron dot o haxhiqamilist

      1. bimbashi says:

        lesh me tresh Albi! Kam dy jave qe dua te lexoj per kete Thompsonin e s’arrij dot…Lexova gjysmen e shkrimit te ketij profesorit para nja nje jave, lemeri..jo golloborda, jo theksi, jo Acka, jo placka… Sot i njejti muhabet. Mamin, babin, burrin, kalamaqte si ia qujane kesaj Ackes? Se qe eshte force e erret e morem vesh (Ramiz Alia e ka perdorur kete shprehje i pari btw), tani biografia familjare e saj na duhet ? Sa per kurjozitet i keputa nje google kesaj Ackes dhe vertetet nuk duket te kete ndonje kualifikim apo pune shkencore qe te mbeshtese shkrimet e saj mbi historine, nuk gjeta asgje per kete profesorin…por fundi i fundit…Thompsonin, kush e vrau? Jemi popull me shume profesore e njerez te ditur ne Albi, ngaj jemi ku jemi si popull.

      2. Asim Qerimi says:

        Jam i sigurte qe mbas Albit fshihet ndonje emer Mazllem,a Mahmut a ku ta di,ke mare pene o Mazllem dhe ke shkruar,sa po lexojme dukesh qe je kokra e injorantit….Sa per Haxhi Qamilist,me mire nje i tille se sa si ty,o njeri a e kupton qe po ha buken kote,bej dicka te dobishme dhe mos percill histerizma ketu ne kete forum te nderuar.Komento qe edhe neve te te lexojme te mesojme dicka prej teje nese ke,ne te kundert meso nga te tjeret….Ja psa vajtem ne dere te derexhes nga ty e ca te tjere.Me te thane te drejten me vjen zore qe po replikoj me juve se nuk jemi te nje niveli,por sidoqofte duhej bere qe te mesojne te gjithe ato te kategorise tuaj……

  2. velo partizani says:

    Ky qenka me gjithe kuptimin e fjales “profesor leshi”. Shkruan me gabime drejtshkrimore, ben etiketime jo-etike, fyen dhe ofendon. Vaj halli kujt i ra bixha per tu bere profesor ne Shqiperine e periudhes se ndritur saliiste…

  3. Ben Dibrani says:

    Rrofsh profesor, edhe ndjesa eshte vlere. Jemi shume pak per te mallkuar ne pergjithesi dhe nga ana tjeter nuk mund te tolerojme qe dikush qofte edhe Acke te ndose virtytet e ketij populli. Falemnderit!

  4. iliria shqiptare says:

    Para se te flisni brockulla beni mire te interesoheni e te beni kerkime se cili eshte prof Skender GJoni (dukeni sa lexoni).

  5. Iliri says:

    Artikullshkruesi dhe ata qe marrin persiper ta “mbrojne” dhe ti pranojne autokritiken akoma nuk e ka kuptuar se perse ua ngacmoi nervat shumices se lexuesve te tij. Valle a ta kete fajin vapa e ketyre diteve??
    Lexo pak profesor se cili eshte kuptimi i termit racizem, por kuptimi i gjere dhe i vertete ama, ai shkencori dhe jo ai yti me jevgj e arixhinj se e paske teper te ngushte spektrin e dijeve rreth ketyre çeshtjeve. Ske faj te eshte bere mendja Thompson. I ke prekur shqiptaret dhe veçanerisht ata te Gollobordes, te cilet vetem minoritare nuk jane, aty ku nuk mban uje pilafi. Kur te vjen tjetri e te perbuz krahinen e meriton nje pergjigje te rende por te rende ama. Golloborda eshte me tradita, kulture dhe mbi te gjitha me shume njerzillek, por ama mos e prek se te vjen prape mbrapa si bumerang. Sa merreni me Thompsonin pse nuk mblidheni e ti festoni 100 vjetorin e shkolles se pare qe po i afron, do i behej qejfi edhe zotit Thompson qe aq shume na deshi. Lexo profesor historine e vendit tend, pastaj merru me Europen sa nuk eshte vone, kemi histori te vjeter dhe shume interesante edhe ne te Gollobordes, histori shqiptare.
    Se çfare shkruan zonja Açka dhe me se merret, kjo eshte pune e saj, une desha vetem te te ndriçoj pak horizontin ne lidhje me racizmin midis krahinave.Ke folur per nje fshat me emrin Goran????? Nje fshat i tille nuk ekziston ne ate krahine.Verifikohet lehte. Do te te keshilloja te lexosh librin e PROFESOR Kristo Frasherit “Historia e Dibres” mbase te ndriçon ca dhe ta ben me te lehte shqiptimin e emrit Golloborde.Emri vetem eshte sllav, vendasit mbeten shqiptare me gjithe perpjekjet e sllaveve per ta marre dhe ate vend per te cilet indirekt po lobon edhe ti. Dhe nje pyetje te fundit sa per merak, nga te kemi o profesor mavria??

    1. Beso says:

      Ne vijim te pyetjes qe ben z. Ilir:
      Do me interesonte shume te dija dicka konkrete per z. Gjoni. A mund te na ofroje nje autobiografi te tij: Kush eshte? Nga eshte? Cfare ka qene? Cfare eshte?
      Faleminderit!

      1. bimbashi says:

        Beso, s’del gjekundi ne google…nje skrim tek tema para nja tre vjetesh dhe kaq i del ne qarkullim…Acken e pashe ne google, e shemtuar sa s’ka, por njera ketu i vlersoka hiret ? Ore, une s’dua te lexoj as per Acken, as per Skenderin, per Thomson mavrine dua te lexoj…

    2. Beso says:

      Bukur, o Pena Gollobordase!
      Nuk ia vlen te merremi me dike qe plaqeria e paska matufepsur! Nuk ka guxim te behet i gjalle. Me ngjan me ate qe hedh nje gur ne uje…

    3. Majakovski says:

      Fshati Goran i perket rrethit Kukes por sic duket ky mender me thane prof S Gjoni ka percmim per keto zona patriotike keshtu qe edhe kur mendon ti sqaron ingataron me keq. Shkrimi i tij eshte shura mbi mutin qe beri dite me pare.

    4. Safo says:

      Golloborda si krahine ka pergjithesisht nje gjuhe te ndryshme nga ajo shqipe, aktualisht shumica e tyre kane marre nje shtetesi te dyte, ate bullgare, meqe ata konsiderojne se gjuha e tyre eshte bullgarisht, apo nje variant i saj. Nuk me ka rene rasti te lexoj se cthote K. Frasheri, por dyshoj qe ai te kete shkelur ndonjehere me kembe kete rajon dhe te kete folur me popullaten vendase. Si shume punime te tjera tij, ka te ngjare (flas apriori) qe shkrimet e tij per Golloboren, jane produkt me shume i kerkimeve ne bilbloteka duke injoruar faktin qe mjaft te dhena , deri sa te arrijne ne biblioteke deformohen.

      Por sido qofshin banoret e saj perdorimi i termit Zonja nga golloborda tregon se autori pak kupton nga letersia, sepse kur ben nje paralelizem me zonjen nga qyteti, ai duhet ta dinte se Zonja nga qyteti shpreh nje mentalitet se si shihej jeta ne fshat. Kurse zonja nga Golloborda nuk perfaqeson ndonje mentalitet, ne fakt sipas historianit ai duhet te jete modeli i nje njriu te prapambetur.

      Autori nuk kupton as qe martesat shqiptar/arinxhi apo shqiptar/jevg, me se shumti i detyrohen menyres se jeteses se ketyre racave. Keshtu megjithese greket e vurgut kane nje ndryshim te qarte gjuhesor dhe race me shqiptaret, kjo nuk i ka penguar te kene martesa te ndersjellta, mund te numerohen me dhjetra te tilla sidomos ne rradhet e inteligjences (kurse nuk mund te thuhet keshtu per jevgjit dhe arixhinjte).

      Por te gjitha keto probleme jane rastesore ne tematiken e trajtuar, ne nderimin e nje koloneli qe ishte ne sherbim te princ Vidit. Dhe meqe Princ Vidi konsiderohet si hapi i pare per krijimin e nje shteti te stabilizuar (ndonse ne sherbim te austrohungarezeve apo gjermaneve si kunderballancim te interesave anglo-ruse -dy boshte te ndryshme interesash), por qe historiografia shqiptare e konsideron si stad pozitiv per shqiperine.

      Ajo qe me shtyn te shpreh disa mendime ketu eshte forca shkateruse ne te cilen harxhohen shume enrgji per te “asgjesuar ” ata mendojne gjera te ndryshme nga profesori i cili aktivizon ketu edhe zhvejkun kurvat. Dmth ne duhet te kuptojme se ushtari qe po shkonte ne lufte ishte historiani Gjoni, kurse kurva qe po qan eshte zonja nga Golloborda?!!!

      Si shume fjalor te “pasur” aktivizohet per ti perzier me ide te rendesishme.

  6. rimtaf says:

    profesor skenderi!
    ne radhe te pare juje dhe atyre qe nuk e njohin shqiperine, shqiptaret dhe teritorin e shqiperise eshte fatkeqsi e madhe.pasi te mos njohesh vendin tend nuk eshte ndonje gje e madhe se mund te vi nga padia por kur mer mundimin dhe shkruan ose komenton shpreh injorancen gje qe nuk i falet nje profesori.Une personalisht nuk te njoh dhe nuk e di ne cfushe je profesore por dua te te kujtoje nje thenie te te vjeter me ate qe se di mos u merr se te del boja e nishani. Keshtu te ndodhi ty ne kete rast.Sa per kujtim nuk je vetem,por dhe shume te tjere nuk e njohin krahinen e gollobordes.Ajo zone eshte nje zone e nderuar,dhe me kombesi shqipetare e teritor shqipetar qe te huajt jane munduar me shekuj per ta bere te tyren dhe nuk e kane bere.eshte derdhur shume gjak o zoti profesore per ate vend.Edhe ne vete shqiptaret nuk e duam e perbuzim e quajme serb maqedonas etj.kjo eshte e pa falshme. ju i njihni si puntore ,por ajo zone ka mbi 300 mesues,180 inxhiniere 350 ushtarake 320 agronome 120 ekonomiste ,12 profesore 23 doktore etj.Pra sic e shikoni jeni gabuar . Shtrohet pyetja per juve :ckuptoni me humor te zi se per here te pare e degjoj.racizem,perbuzje,etj.Mire eshte te kerkoni ndjese publike se sa te anashkaloni vetem se zonen e ke permendur se ishte zonja.ju mund te mereshit me zonjen site doni por jo me zonen.

  7. Pena Gollobordase...... says:

    Pse kështu more Skënder,
    Shkruan gjera qe S’kan vler,
    Plus qe na qenke Enverist,
    Tani behesh dhe maskilist…..

    Je i vjeter o lum miku,
    Dhe pa dhembe nuk hahet fiku,
    Mos u mer me lule blinat,
    Por ik me vrap ver bebelinat.

    Historine ka kush e shkruan,
    Dhe ty te te vije zore,
    Qenke mjeshter per sajime,
    Ke mare grade dhe “profesor”.

    S’kam dyshim me per juve,
    Dhe per kete jam shum garant,
    Nuk jeni historjan…..
    Por thjeshte nje plak intrigant(INJORANT)

    Hera e pare qe po te ndesh…
    Dhe historine e bene pershesh,
    Te keqen e ke me rinine,
    Ndaj dhe shane nje krahine….

    Je i vjeter o Skender…
    Ndaj mundohu e na bej nje nder,
    Mos na shkruaj katrahure,
    Flake penen e behu bure.

    Nuk te dhimbset koloneli,
    Kete edhe ti vete e di,
    Por dicka me “Gollobordasit”,
    Dhe ti penen ndaj e ndy…..

    Me c’te drejte o profesor,
    Ze e shane ter ate zone,
    Injorancen dhe fodullekun,
    Asgje tjeter nuk tregon.

    Pa kur thua dje ne lufte,
    Drejte me thane na shkrive gazit,
    Jam i sigurte s’ke shkrehur pushke,
    Por ke ndejtur mbas parvazit.

    Po e mbyll o Keno plaku,
    S’kane c’te them e te te shkruaj,
    Kisha deshire te te njihja,
    Por jam large ne dhe te huaj.

    Iq nga mendja djallezine,
    Dhe cdo gje qe te ka munduar,
    Dije mire o Skender Gjoni,
    Se ato vite kane Kaluar…..

    -ku flen lepuri tënd?!
    mendoj sepse te ti
    mbizotëron thuajse
    totalisht mentaliteti
    maskilist. Clirohu nga
    komplekset e atavizmit maskilist!!

  8. didan says:

    O Skender po akoma se kupton se sa i paafte qe je?
    je nje hiç para nje Fluture te mencur

    O Prtofesor leshi i ke vene kapak jetes si nje lesh koti qe je
    eshte turp qe shkruan si hajvan
    meso te vertetat pastaj shkruaj
    se u diskretitove tanesisht

  9. Era says:

    Nuk na “ndricuat” me kete pergjigje, profesor. Nuk eshte as replike, As ndjese. Eshte, thjesht, justifikim. Pse nuk gjetet dot kurajon te kerkonit te falur? Apo mendoni se nuk gabuat?
    Sa per black humor, mos u mundoni. Nuk e zoterojme ne shqiptaret ate art. Eshte menyre te menduari e te shprehuri. Nuk eshte ne natyren tone. Njohim vetem humorin e holle te njerezve te zgjuar dhe humorin banal te estradave…

  10. andon says:

    O Skendero po ti paskeqene nje hiç, nje rrote qe nuk njef asgja nga historia.
    Ma mire shtriju barkas para te ditures dhe te mencures Flutura.

    O Skando hiçi , mos na paske qene edhe profesor
    Na turpnove fare malcine o i paditur dhe i pagdhendun
    Pse u verteton te tjereve qe je MALOK dhe jo malcor sic jena vertete.

    Je bo turpi i malcise.
    Kerko falje me gjithe legenin Tomson qe ka shit Shqiptanine

  11. skender says:

    me cfare merren shqiptaret ,e lagu se lagu,nderkohe problemet shqiptari i ka ne sendertimin gjenetik te tije ,dhe eshte shume larg europes dhe botes kte te na shjegojne ,qe te kuptojme me ne fund se cfare malli jemi ne shqiptaret , dhe ktu ku jemi shume i kemi , te tjerat jane pallavra

  12. AndreA says:

    Noli per kolonelin Thompson:
    “Kalores i huaj
    qe vdiq per Ne
    Per Ju O te mallkuar
    qe s’doni Atdhe..
    Besoj kjo eshte nje pergjigje e merituar per Baterflay Acka dhe sorollopin qe e mbeshtet qorazi.
    Mitet negelen mite, sepse kane kontribut te jashtezakonshem, mbi normalen e te tjereve, si te tille vleresohen. Meqe B.Acka ka dyzuar origjinen e saj, atehere le te kontribuoj se pari ne Cm’mitizimin e MITEVE te Hollandes, te shprehet publikisht, mediatikisht per kete, pastaj le te marre mundimin te diskutoje per heqjen e miteve te Popullit tone. Shpreh bindjen se nuk ka per te mbushur 24 ore dhe kane per ta sjelle karte-postale ne vendin e lindjes.
    Mitet, do apo s’do B.Acka, jane te perjetshem per nje KOMB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje