Libri biografik për Mitrush Kutelin irriton familjarët: Ka shumë pak të vërteta

3 Korrik 2014, 09:40Kulturë TEMA

Libri “Kuteli, kalvari i një jete plot brenga”, i autorit Tomi Mato, ka indinjuar pa masë familjen e shkrimtarit të madh, Mitrush Kuteli.

Atalanta Pasko deklaroi se në 500 faqet e librit ka shumë pak të vërteta që kanë të bëjnë me qytetin ku lindi Kuteli, shkollën e mesme të kryer në Selanik, studimet e larta në Bukuresht dhe që ndërroi jetë në vitin 1967.

Atalanta tha se ka dhe një të vërtetë tjetër; mbesa e Kutelit u martua në vitin 1962 me vëllain e gruas së Tomi Matos dhe kjo sipas saj është fillesa e krijimit të një alibie nga ana e autorit, për të shkruar ato që ajo i quan ‘përçartje’.

Vajza e Dhimitër Paskos kundërshton autorin e biografisë së Kultelit.

Sipas saj, Mato shkruan në libër për mungesë parash dhe shitje tokash, se familja e Dhimitër Paskos kishte hyrë në borxhe të mëdha për shkak të studimeve të tij, ndërsa personazhe janë bërë edhe Dhimitër Berati, Viktor Eftimiu për t’i gjetur punë Mitrushit, por që kjo është thjesht gënjeshtër.

Por përplasja më e fortë mes familjarëve dhe autorit të librit janë njohja e Kutelit me bashkëshorten.

Tomi Mato shkruan në libër se Kuteli u njoh me gruan e tij në plazh.

Ndërsa, Atalanta Pasko sqaron për GSH-në se babai dhe nëna e saj u njohën në një ngushëllim.

Gjithashtu, Pasko thotë se Mato gënjen për dasmën pasi ajo nuk u bë, për muajin e mjaltit, një fletërrufe vendosur (sipas autorit) Kutelit në vitin 1967 në qendër të Tiranës etj.

23 komente në “Libri biografik për Mitrush Kutelin irriton familjarët: Ka shumë pak të vërteta”

  1. klidi says:

    ja te vertetat e Mitrush Kutelit…http://goo.gl/nZkfjO

    1. normali says:

      Keshtu eshte katandisur “shkruajtja” e historive shqiptare pas 1990-es! Cdo lloj IDIOTI thote “te verteten” e tij! Ehhh kohe derrishizmi…

  2. Nastradini says:

    # Klidi je nje idiot i papare

  3. barozi says:

    Shkoni zgjidhini te gjykatesja Lira e Al Pazarit, problemet familjare!

  4. Petro Luarasi says:

    Ky zotëri i moshuar e ka zanat krijimtarinë ‘’biografike’’ me trillime. Një përvojë e kanë patur nga libri i tij “Te verteta dhe te pathena per Lasgushin” edhe familjarët e Lasgush Poradecit e të Skënder Luarasit . Këtë skandal botuesi i tij, mik i verës e koranit, e propagandoi si bestseller dhe e botoi me tirazh marramendës. Kush ka dëshirë mund të lexojë shkrimin ‘’Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e një kronikani të dështuar…” / Petro S. Luarasi . – (Ndryshe. – Nr. 306-307, 17- 18 maj, 2007. BKSH) . Ky shkrim mund të shërbejë si provë për shpifje të përsëritura me qëllim përfitimi.

    1. Nese duan te fitojne... says:

      Ke te drejte mik i dashur Petro,
      por, pa paragjykuar autorin ne fjale -se nuk e di te verteten faktike-,
      duhet te kujtohet se te fitosh para/leke/valute mbi dhimbjet e privimet e sakrificat morale atdhetare intelektuale te individeve te llojit Pasko, Poradeci e Luarasi (pres te me kuptoni ne permendjen e babait tuaj), do te ishte pa-udhesi, ligesi, maskarallek…

      Nuk e njoh Tomi Maton, por (vec vepres se Te Permendurve te Medhenj te Pavdekshem) njoh Atalanta Paskon, dhe e di se ashtu si ti ne kete e prononcime te tjera ne shtypin on line, jeni te vertete e te ndershem e thjesht kerkoni mosperfoljen, mosndotjen, mosperdorjen e emrit/vepres dhe te dinjiteteteve te tyre per arritje te peshtira (materiale).

      Nese ndodhin turpe e turperime te tilla te njerezve te letrave, do te thote se koha e tranzicionit per shkak te llojit te politikaneve (qe ende nuk jane te interesuar per berjen e shtetit te Ligjit, qe do t’i ujdiste keto pune), do te zgjas edhe me tej nga sa e kemi menduar…

      respekte ne udhen e prinderve tuaj
      Toronto

  5. Lefteri says:

    Autori i librit nuk mund te shkruaje biografine pa lejen e familjareve, apo hajt te bej nje liber se di ta bej.

  6. agostin says:

    Nje biznes qe nuk prodhon asgje ,prodhon vetem krime.Keshtu jane dhe Bankat, qe pin gjakun e njerezve pa prodhuar asgje.

  7. agostin says:

    Me falni per komentin qe nuk ishte per kete shkrim

  8. "BALASHI" says:

    Ishte mjaft i talentuar. Veç nje ekonomist shume i zoti ishte dhe njeri i kultures e i letrave. Çudite si ky Matua nuk eshte konsultuar me familjen e kesaj figure te jashtezakonshme, a thua do shkruante per bemat e Xha Temes…

  9. Rushit Bilbil Gramshi says:

    Atalanta,
    jemi njohur bashke shume kohe me pare, kur shkonim me pushime dimerore ne Dardhe te Korces, diku rreth viteve 85,86.Ruaj akoma ato kujtime te pastra e te ngrohta. Ime ate ka qene koleg, madje ka punuar ne nje zyre me te ndjerin Dhimiter deri kur ai nderoi jete.Ai,ime ate, me ka folur me konsideratat me te larta si jneri dhe si talent per babain tuaj.
    Prandaj duhet te jesh krenare dhe mos lejo askend te deformoje sado pak figuren e tij dhe mbroje me te gjitha forcat.
    Ky eshte nje borxh dhe nje detyrim qe duhet te bejme per ata prinder qe u treten per familjet dhe kombin tone.

  10. Elio Gora says:

    Me cudit numuri i faqeve te librit te Tomi Matos,per Mitrushin.Une e pergezoj autorin per kete perpjekje te madhe,por ne ato shkrimi te tij qe une kam lexuar,kam konstatuar se i mungojne aftesite per te pergatitur nje liber.Po ai eshte i kendeshem ta degjosh ne tavoline me historite e tij,por keto histori kerkojne nje mjeshteri te vecante per tu hedhur ne leter.

  11. Pëllumb zaimi says:

    Sa herë kam shkuar te prinderit dhe motrat ne Pogradec ,shihja Tomi Maton qe blinte gazetën 55 dhe qe jo rrallë shkruante në të? Si duket ka mësuar metoden,stilin dhe thithur frymën e kësaj gazete!? Jepi Tomi,bëhesh i famshëm po imitove fahri slabinjën e ballinjve? Të paktën të ishe parakonsultuar me Atalantën? Do të ishe më i nderuar por dhe më i besueshëm? Kutelët qe une i njoh nga larg dhe më shumë népermjet Thomaq Angjelit kanë qënë denbabaden njerëz të ndershëm dhe të vërtetë. Tërhiqi të pavërtetat rreth tyre! Tung!

  12. Pëllumb zaimi says:

    @@@ Sa herë kam shkuar te prinderit dhe motrat ne Pogradec ,shihja Tomi Maton qe blinte gazetën 55 dhe qe jo rrallë shkruante në të? Si duket ka mësuar metoden,stilin dhe thithur frymën e kësaj gazete!? Jepi Tomi,bëhesh i famshëm po imitove fahri slabinjën e ballinjve? Të paktën të ishe parakonsultuar me Atalantën? Do të ishe më i nderuar por dhe më i besueshëm? Kutelët qe une i njoh nga larg dhe më shumë népermjet Thomaq Angjelit kanë qënë denbabaden njerëz të ndershëm dhe të vërtetë. Tërhiqi të pavërtetat rreth tyre! Tung!

  13. shqiptar says:

    Atalanta po me habisni me pa pjekurine tuaj.Hiqni dore nga germeret ne fisin tuaj.Tju vije turp qe shani z Tomi Mato.Mos hidhni balte mbi punen e tij se ai i nje gjerat shume me mire se ju te dyja qe shihni vetem endra.Nuk dua tju ofendoj vetem per respektin per atin tuaj dhe sa per komentin e Pellumbit eshte turp te fute hundet atje ku nuk i takon.le te shikoje gazeten e tij qe po ja kalon edhe zerit te popullit

  14. shqiptar says:

    na paske pare Tomin qe blinte 55.Pse krim e quan ti qe nje ish komunist si TOMI QE 15 VJEC te bleje gazeten qe i pelqen.A e di ti sa vjet ka punuar Tomi per partine tende te punes.por gjithe jeten mbeti qytetar i miore dhe i nderuar i PORADECIT.Sa per Thomaqin mos e ngatero se ty ai nuk ta varte fare.I kishte frike oficeret se gjermanet i kishin vrare babane tek plepat te turizmi i vjeter

    1. gjeografi says:

      O “shqiptar” nga Vicidoli,qendra e kultures se …

  15. Rushit Bilbil Gramshi says:

    O Shqiptar,
    me ke mahnitur me pjekurine tende. Ti i sugjeron familjes Pasko te heqi dore nga mbrojtja e historise se familjes tyre, mbasi dikush tjeter e njeh ate me mire!!!! ……dhe ti do t’i ofendoje ato por nuk te lejoka respekti qe na paske per atin e tyre!!!!!!!.
    Po te fusim llogjiken normale ti e njeh akoma me mire historine e kesaj familje, per sa kohe harrin te gjykosh pjestaret e kesaj familje dhe autorin e librit biografik. Vetem nje Shqiptar si ty njeh me mire te tjeret se sa vehten.
    Kam pershtyjen se do te shkonte me mire nje psudonim si p.sh. “Arixheshka”, se sa na felliq te gjitheve me ate “Shqiptar”.

  16. Zigur Qarri says:

    Tregime te moçme shqiptare dhe Xinxifilua,apo Xinxifilo si i thonim dikur, jan pjese te feminise time.
    Perulem me rrespekt para ketij njeriu,shqiptari,artisti dhe intelektuali te madh.

  17. Elisa says:

    Po, po Tomi Mato shkruan kot. Po rrini ore urte kur nuk e njihni as autorin dhe as Kutelin. Pale, pale na dalin dhe njerzit e Kutelit dhe thone se ato qe shkruhen jane te paverteta.
    Po pse ore I tregon femija prinderve cdo gje ashtu si eshte reale dhe prinderi femijes ashtu si ka ndodhur??? Pfffffffff ja fusni kot.

    U dashkerka te marresh leje te shkruash nje liber biografie….ku eshte degjuar kjo?

    Te verteta e te pathena per Lasgushin eshte nje liber fantastic dhe jam e sigurt se komshiu im Tomi Mato ka shkruar nje liber po aq te kendshem edhe per Kutelin.

    1. Angjellari says:

      Tomi Mato eshte teper i njohur per te shkruar ne leter historira pa fund te degjuara ne qytet nga njerez te ndryshem, qe nuk i ka jetuar vete, qe nuk ka qene i pranishem dhe qe i sajon pastaj me nje imagjinate te cartur, mbushur me gabime datash, gramatikore etj. Ne te vertete ai nuk ka pasur lidhje me Kutelin, sic nuk ka pasur lidhje me Lasgushin (pavaresisht se ky i fundit jetoi gjate). Edhe foto ne kopertinen e librit per Lasgushin eshte e montuar. Tomi ka lidhje krushqie me mbesen e Kutelit, e nga ajo familje ka marre (pervetesuar)foto, por edhe ndonje doreshkrim, mbase marre Kutelit nga nipi i tij doktor, qe mund ta kishte e motra, martuar me vellain e te shoqes se Tomit. Tomi ve veten e tij ne historira te degjuara, fut veten e tij si te pranishem, ngaterron data, vite, flet per ngjarje qe i vendos vite me pare ose vite me pas se sa kane ndodhur ne te vertete. Ky njeri qe ka marre me “breke neper kembe” shkollen 7 vjecare naten, nuk arriti te regjistrohet jo me te mbaroje shkollen e mesme, por Partia e dergoi ne shkolle te larte ne Prage te studioje per regjisor, e ne fakt me punen e tij shkaterroi estraden e qytetit. Ngaterestar, anetar i strukturave te heshtura te partise, genjeshtar Guiness! Vepra e tij me madhore eshte lyerja me varak e nje skobuzi te madh, duke i vene siper pika te kuqe e te zeza, per ta dhuruar si koran ne Tirane me qellim perfitimi. Eshte detyre e cdo njeriu ta demaskoje kete njeri genjeshtar e te semure nga deliri i tregimtarit historian. Turp per qytetin e Pogradecit qe ka edhe te tille njerez qe hedhin hi e pluhur mbi kolloset, por sic thote shprehja popullore “rete e zeza nuk e mbulojne dot krenarine e maleve te larta”.
      Dhe pastaj kjo Elisa qe ja fut kot fare! Po fare kot!
      Familjaret e Kutelit kane plotesisht te drejte e per cudi qenkan teper te duruar e mundohen me kulture te sqarojne njerez si Tomi. Po Tomit as metodat muhaxhediniste nuk ia ndrrojne mendjen. Si te thuash i mbeturi ne klase merr persiper te zgjidhe ushtrim te veshtire matematike. Tomi eshte modeli i persheshberesit, Don Kishot me ide haxhiqamiliste, levduar nga Balliu i Velcanit.
      Do te ishte shume mire qe Tomi te kerkonte te falur per brockullat qe ka shkruar (qe edhe ne enderr nuk i ka pare)e ai liber te digjet, e Tomi ti jetoje ne paqe keto vite te fundit qe i kane mbetur.

  18. xhabir barbullushi says:

    Per mendimin tim duhet te ketenje”mareveshje”me familjaret per shkrimin se te dy palet mund te kene te drejte

  19. Petro Luarasi says:

    Ju ftoj të lexoni artikullin ‘’Sajesat e Tomi Matos dhe nëma e Mitrush Kutelit, ku përfshihet edhe pjesa ‘’Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e një kronikani të dështuar…”
    http://gazetadielli.com/sajesat-e-tomi-matos-dhe-nema-e-mitrush-kutelit/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje