VIDEO/ Gjiri i Porto Palermos, plot relike dhe potencial turistik

28 Korrik 2014, 18:12Kulturë TEMA

Megjithë infrastrukturën modeste të Shqipërisë, turistë që kërkojnë diçka të veçantë në Evropë kanë vite që kanë frekuentuar bregdetin e virgjër të Detit Jon. Shqipëria planifikon të zgjerojë sektorin e turizmit duke hapur për vizitorët e huaj pjesë të paprekura të bregdetit dhe reliket e Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1984, gjatë vizitës së Kryeministrit të Bavarisë, Franc Jozef Shtraus në Shqipërinë komuniste, makina me të cilën ai udhëtonte u nxeh dhe ai u ndal në dalje të Llogarasë dhe pa t’i shpalosej para syve një gji i paprekur në brigjet e Jonit. “Kalifornia e Virgjër!” u shpreh i mahnitur zyrtari gjerman.

Tridhjetë vjet më pas, brigjet e Jonit, Gjiri i Porto Palermos dhe kështjella pranë brigjeve janë ndër pikat më të vizituara turistike për ata udhëtarë që kërkojnë diçka të veçantë në Evropë.

Porti i Porto Palermos, dikur bazë e marinës ushtarake, u hap pak vjet pas rënies së komunizmit. Tani ai pret vizitorë vendas e të huaj. Zona ofron edhe turizëm kulturor me vizita në kështjellën e shekullit XIX të Ali Pashës, mes bimësisë medhetare:

“Kështjella ishte e mrekullueshme dhe ofronte pamje mahnitëse nga lartësia, por edhe plot gjëra me interes në mjediset e brendshme,” thotë Tenney Foster, turiste angleze.

Klearko Koçi, punonjës në kështjellë, thotë se objekte të tilla janë të paçmueshme dhe të pazëvendësueshme:

“Duhet t’i mbrojmë me fanatizëm,” thotë ai.

Rëndësia e këtyre objekteve dhe e vlerës turistike që ofron vija bregdetare paqyrohet edhe në politikat që ka premtuar të ndjekë qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama premton një transformim të plotë për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacion turistik në Mesdhe.

E kaluara komuniste e vendit ka lënë pas objekte ushtarake, që autoritetet shqiptare mendojnë se do të jenë tërheqëse për të huaj, të interesuar për të mësuar për këtë element historik të vendit.

Baza e dikurshme e marinës ushtarake, thotë drejtori për turizmin bregdetar Auron Tare, ofron një relike interesante të Luftës së Ftohtë:

“Ideja është të tërheqim anijet turistike dhe turizmin në përgjithësi në dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Kemi Kështjellën e Ali Pashës, por kemi edhe tunelin e nëndetëseve, të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për të strehuar nën mal nëndetëset. Tuneli me gjatësi një kilometër është një shembull shumë i mirë i politikave të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste”.

Vizioni i qeverisë është ende larg realizimit, por biznesmenë lokalë thonë se kanë filluar të ndjejnë një kthesë pozitive në aktivitetin turistik. Klodjan Memoali, pronar i një hoteli në Borsh, thotë se hoteli ka pasur një fluks më të madh turistësh të huaj këtë vit.

Mirëmbajtja dhe përmirësimi i kushteve për turizëm kërkon një punë të madhe. Pak ditë më parë, një grup turistësh britanikë punuan vullnetarisht për të pastruar plazhin, ndërsa turistë vendas pushonin në shezlonge. Qeveria shqiptare ka mobilizuar vullnetarë e forca ushtarake për të hequr mbeturina nga rrugët dhe plazhet./VOA

10 komente në “VIDEO/ Gjiri i Porto Palermos, plot relike dhe potencial turistik”

  1. AC/DC says:

    Si cdo pjese e Himares dhe Porto Palermo, derisa ti fusi Koco ndonje pallat aty ngjitur.

  2. Faja says:

    Paradoksi shqipetar ne rrime shtrire dhe te huajit dhe ushtria pastrojne plazhin ….

  3. Vizionari says:

    Asnje gje nuk ofron rrofte deti , natyra peisazhi , zero oferte turistike !

    1. Ilir Hoti says:

      Nuk na dhe ndonje ‘vizion,.. mohimi pa dhene vizion ,,nuk quhet vizionare

  4. evgjeni says:

    po kalan kush eka blere ,te gjithe mashtrusa

  5. salah says:

    20 vjeç Projektet: 20 vjeç ka ligje funksion vetëm konkrete dhe dirt dhe një të Ministrisë penale dhe qeveria malok Mafia: Ilir Meta, Fatos Nano, Berisha

    1. Argita_B says:

      Ore arab, fol shqip se nuk te kupton njeri!!!

  6. joel shkodra says:

    A mund te ma sqaroje kush vitin kur erdhi Shtrausi ne Shqiperi? Ne fillim te lajmit thuhet 1984, por, me sa di une (mund ta kem gabim), ai ka ardhur mbas vdekjes se E.Hoxhes (1985).

  7. petrit zela says:

    Mundohuni te jeni me serioze ne komentet e juaja..Mendoj se ne shkrimet
    apo [komentet] duhet te indentifikoni pozicionin tuaj,pro
    kombit shqiptar,apo kunder tij…

  8. emigranti says:

    Si ne siperfaqe dhe nen uj Gjiu i Palermos eshte i mrekullushem.Jam zhytur per te gjuajtur peshk me pushke uji.Ne fundin e detit ne pjesen jugore te kalas kam hasur mjaf amfora e objekte te tjera, te hdhura nga anijet qe ne shekuj jane strehuar aty dhe ne gjiun e Grames.Mbresa me ka lene pusi i kalase dhe kisha e Vasiliqise karshi.Eh sa dua ti shikoj dhe nje here ato vende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje