Nga Andrew Leighton
stuff.co.nz
Ndërsa grupi Nirvana po festonte renditjen në vend të parë në Billboard me “Nevermind” dhe Barbara Kendall merrte medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Barcelonë, Shqipëria po zgjohej në një ditë të re, jo më nën regjimin komunist me dorë të hekurt.
Njëzet e dy vjet më pas, vendi ende perceptohet nga shumë njerëz si një destinacion i pasigurt për udhëtim, por është duke u shndërruar në një mekë të pushimeve.
Stabiliteti po rikthehet, ndërsa vendi i ka sytë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian, edhe pse duhen kapërcyer ende shumë rrugë përpara se kjo të bëhet realitet.
Duke udhëtuar përmes Shqipërisë për dy javë menjëherë bie në dashuri me këtë vend të bukur.
Duke nisur nga jugperëndimi, të bien në sy plazhet e Ksamilit, Sarandës dhe Himarës, të paprekur dhe të lirë. Ndërsa jeni në këtë zonë, vizitoni Syrin e Kaltër, një burim ujor me temperaturë 10 gradë celsius, me një qartësi dhe ngjyra të pabesueshme.
Pasi t’i turresh bregdetit, një udhëtim në kryeqytetin, Tiranë, është një domosdoshmëri, me jetën e gjallë të natës në ish- bllokun komunist dhe me gërmadhat e fshehura komuniste, përfshi këtu një statujë të Stalinit të mbulura me fletë në një parking tek galeria e artit. Shqiptarët duan dëshpërimisht të harrojnë të kaluarën e errët.
Duke shkuar për në veri, duhet të synoni një udhëtim në Alpet panoramike. Vizitoni fshatin e vogël malor të Thethit, me shumë hane të vogla, që shërbejnë ushqim të shijshëm shqiptar dhe me guida të këndshme lokale, që flasin anglisht.
Vetëm një fjalë për kujdes: përgatituni për tre orë rrugë malore të paasfaltuar për të hyrë në fshat.
Nëse keni nerva që të përballeni me një transport publik pa orare, me taksistë të korruptuar dhe me kalime këmbësorësh që vetëm të tilla nuk janë, do të shpërbleheni me një përvojë të shkëlqyeshme.
Duke qenë se kanë qenë të mbyllur nga bota për kaq gjatë, shqiptarët tregojnë një dëshirë për të mësuar më shumë për udhëtarët e huaj dhe sigurohuni që të kenë një përvojë fantastike.
Ardhja në Shqipëri është bërë shumë e lehtë, kështu që nuk ka asnjë justifikim për të mos shkuar.
Me ate Nirvanen e ate tjetren na e dhjeve fare muhabetin,duket si garniture me plehra.Edhe ju te huajt mos mendoni se nuk jeni kokloqe!
ky eshte nga zelanda e re, qe per te dale jashte shtetit ju duhen kursimet e 1 viti, plus qe jane injorante klasike se bashku me australianet.
flet kokloqja per kokloqet. Ke lind ne vitin 0 mer cun. Zgjohu e njihu me kulturen boterore.
Mos bre burr, mos bre, mos e publiko këtë lajm. Ia dërgoni vetëm Birishës dhe lolove të tij Bashës, Halimit, Ristanit, J. Malltezit,etj, mbase kushedi nuk lehin më aq shumë.
E agush agush keto lajme vazhdon t’i prodhoje 8 vjecari i Berishes
Syri i Kalter (HD)http://youtu.be/bc3ASyMK3dc
dhe jo vetem http://bit.do/http-www-gazetatema-net-web-2014-07-26-shqiperia-te-luftosh-keqkuptimet
“…të bien në sy plazhet e Ksamilit, Sarandës dhe Himarës, të paprekur dhe të lirë….”
Ky do ta kete nisur udhetimin nga Lazarati se s’ka mundesi!
Plako nuk pihet bar kur punon!
Pse genjen more derezi. Une jetoj ne Tirane tek pallatet e Shallvareve dhe te siguroj se ne parkingun qe thua nuk ka as edhe nje statuje te Stalinit te mbuluara me flete. Mos shkrua broçkulla more derezi e lumzi.
ke te galeria e arteve nga mbrapa kur shkoon per tek millenium, ngjitur me oborrin e hotel dajtit. shko be nje xhiro
Keta te huajt qe shkruajne te tille artikuj o jane budallenj o jane nen efekte droge se nuk ka mundesi.
Shqiperia eshte shkaterruar nga natyra barbare e shqiptareve. Edhe ato bukuri qe ne i dime, tashme i dime sesi jane.
ja paskemi kalu edhe americs.
O Tani e ka llafin qe nuk i prek dot, pa 500 lekshin e cadres. Dolen te gjithe pronare po gjejne e bejne.
Ne 5 komente 7 jane negativ. Po sa te mbrapshte qe jemi mor Zot. Hajde prit te behet vendi yne me ksi shpirtezinjsh!!! As per 1000 vjet nuk I del e keqja shqiptarëve!
ore mire e ke shkruar kete artikull, dhe per taksit, autobuzet e , njerzit ne rruge por ke harruar dhe mbeturinat qe jane dhe dy dite pa hequr ne lagje te sarandes
Shqiperia nje zhgenjim i madh per shqiptaret dhe nje vend egzotik per tu zbuluar per te huajt.
Shqiptaret i kane shitur shpirtin shejtanit dhe nuk u ka mbetur asnje ndenje morale nga ato qe e karakterizonin
por te huajt kete nuk e kuptojne dot. Ne shqiperi cdo gje eshte e tregtueshme. Sa trishtim. Nuk ka per te ndryshuar me kurre.