Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”. (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.
Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.
Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V – II p.e.s., shekujt V – VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII – XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).
Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan përArgyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bajazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai kishte 163 shtëpi.
Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej nën përkujtimoren e dikurshme, sot të zhdukur të Enver Hoxhës, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII. Në shekujt XVI dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Gjirokastra mbeti një qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX.
Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear (shih foton), i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë.
Gjirokastra ka qenë gjithnjë vatër patriotizmi duke qëndruar në vijën e parë të përpjekjeve për identitet kombëtar shqiptar në shekullin XIX. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike.
Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921.
Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1828-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u çliruan më 1944 nga forcat partizane, duke shërbyer si bazë për çlirimin e gjithë vendit më nëntor 1944.
Vitet e komunizmit shënuan përpjekje për një industrializim në shkallë të gjerë, por edhe përpjekje të mëdha për të mbrojtur trashëgiminë kulturore unikale të qytetit (për hollësi shihni seksionin e veçantë kushtuar periudhës komuniste). Rënia e komunizmit në fund të vitit 1990, e gjeti ekonominë e Gjirokastrës tashmë në rënie të shpejtë. Për të mbajtur punësim të plotë të popullsisë, komunistët kishin mbingarkuar me forcë pune përtej nevojave komplekset industriale të vjetruara dhe jo efiçente. Kështu që rënia e sistemit komunizmit, shkaktoi humbjen katastrofike të mijëra vendeve të punës. Me mijëra vetë emigruan ose u drejtuan në Tiranë në kërkim të punës. Trazirat që pasuan rënien e komunizmit shënuan edhe grabitje në Muzeun Kombëtar të Armëve. Statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua, duke ia lënë vendin parkimit të një bar restoranti.
Sapo nisi të dalë ngadalë nga kaosi fillestar pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ra më 1997 në një kaos të ri pas rënies së skemave mashtruese piramidale, ku mijëra familje humbën kursimet e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e Pazarit u dogj ose u dëmtua gjatë kësaj kohe kur qyteti lëngonte në një gjendje rrethimi dhe njerëzit luftonin për mbijetesë në një mjedis të dhunshëm dhe në mungesë të ligjit. Kriza shkaktoi një tjetër emigracion masiv dhe braktisje të ndërtesave historike, që nisën të prishen dhe të rrëzohen. Ditët e Qytetit-muze dukeshin të largëta, në një kohë kur shteti ishte i pazoti të kryente detyrën e vet ligjore për të financuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ndërtesave historike të Gjirokastrës.
Ekonomia ne Gjirokaster është duke u ringjallur. Baza e ekonomisë pervec bujqësise rradhit edhe artizanatin dhe industrine agroushqimore dhe turistike, duke u fuqizuar se tepermi industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale. Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore.
Te saktesojme edhe nje gje tjeter per Gjrokastren.
Shume njerez i quajnte Gjirokastritet kurnace, qe lidhin macen, etj etj etj. Keto nuk jane vecse disa shpifesira te ndyra dhe pa asnje baze. Gjirokastritet jane njerezit me bujare, me punetore, dhe buken ja japin te paren mikut. Shtepite e tyre kane qene dhe jane gjithmone te hapura.
Brrockullat tuaja te ndyra mbajini per vete.
enter —
Po te tregoj disa barcaleta per kurnacerin e gjirokastriteve :
Nje çift burr e grua mendonin se ç’do hanin per dreke dhe me ne fund vendosen te hanin nga nje veze sy.Sa te behen vezet ,une do shkoje ne çati te meremetoje piken qe na fut uje nga çatia.Burrit i reshker kemba dhe bie nga çatia dhe kur kaloi nga dritarja i thote gruas : grua be nje veze se une rash nga çatia.
Ne kohen e Festivalit Folklorik , te gjitha grupet diten e pare shperndaheshin neper shtepite gjirokastrite. Ne nje shtepi nje shkodran siç hante disa nga gjellet qe kishte gatuar mbaroi dhe e la pirunin, e zonja e shtepise i thote ta hante dhe qofte. Shkodrani i thote se hengra nja dy dhe me pelqyen .Kurse e zonja e shtepise i thote : nuk hengre nja dy ,po hengre gjashte.
Dy te rinje te dashuruar lane si shenje takim se do ti hidhte nje dylekesh te xhami . Kur vajza degjoje shenjen hapi dritaren dhe filloi te kerkonte te pravazi. Djali e pyet se çfare kerkon ? Vajza i pergjigjet :- Lekun !
Djali i thote : mos kerko kot se e kam lidhur me spango dhe e mora prape.
Po do dhe te tjera te te tregoje ….
KE SHUME TE DREJTE
Qytet i jashtzakonshem,i bukur pa kufi.
aty ka macja lidhet ne kembet e tavolines ,per te mos u ushqyer me mbeturinat, sepse ato i ruajne dhe i hane me vone gjirokastritet , gjithashtu eshte vendlindja e montres satanike Ver Hoxhes, i cili zhdku gjysmen e popullsise dhe gjysmen tjeter i kthehu ne majmune te vetet per 50 vjet
Emri I gjirokastres vjen nga shqipja
Gjiri_kastro( keshtjelle)
Mallakaster. Mali_kastro. Mali keshtjelle prej malit tomorrit.
Pra romaket I vendosen keto emra.
Kavaja nga latinishtja kavalla qe lexohet kavaja.
Laluc nga latinishtja la luz, drita.
mire e shpjegon , por fjala kastro nuk e di cfare do te thote greqisht ,po ta them KASTRO DO TE THOTE KALA
Berat qe do te thote e vjeter.
Turkofagos qe do te thote bythshitur ose Ishitur per 300 evro
Nje artikull me vlere per nje qytet te rralle te banuar nga njeraz fisnike. Djegjet dhe shkaterrimet qe bene te huajt ne vitin 1997 dhe rrenimi i vlerave monumentare te qytetit jane pergjegjesi te renda et qeverive te kohes.
Johann Georg von Hahn na thote se ne mesin e shekullit 19 Gjirokastra ishte qendra e aristokracise rajonale.
Kam nje verejtje lidhur me emrin.
Kalaja e Gjirokastres eshte jo me e vjeter se shekulli XI, andaj emri Argyrokastro (kastron-kala)nuk mund te kete qene emri i atij vendbanimi qe ekzistonte 15 shekuj para ndertimit te kalase.
Se si ka qene emri i qytetit me pare por edhe deri ne ditet tona mund te kuptohet nga regjistrimi osman i vitet 1431 kur na del edhe me emrin Ergiri (me po kete emer del edhe ne shekullin 17 ne vepren e historianit turk Evlia Celepi) e me po kete emer edhe ne folklorin e rajonit:
Kurvelesh e Gegeri,
U mblodhe ne Ergjeri.
Laberia qe vjen nga latinishtja
La iberia. Per gadishullin iberik.
Karaburun nga turqishtja hundezeza
Elbasan nga mashkullorja ne latinisht
El basan. Lule basani
Ketu gabon. El basan eshte turqishte e paster.
nje mrekulli e vertete
http://bit.do/Shqiperia-ime
Delvina_ del vino
Belvedere
Patosi nga latinishtja potosi
Delvina nuk vjen nga greket delvinaqi
Gjirokastra = gji, rrok, Astrit
Astriti mitik ia rroku gjirin princeshes Argjiro ?
gjinokastra nuk qeka pushtu nga osmanet me luft dhe dhun.gjinokastritet paskan ra vet nen sundimin osman dhe jan bo me perandorin vullnetarçe.
esht si sot qe shqiptart qihen n byth per içik amerik.
atehere kan pas honger hurin osman.se osmanllia ishte ne mod,ateherkoh.
sot qe esht ne mod amerika shqipot “luftarake” len edhe mytht ke amerikoni…
buçja qimen ndryshon por te qimen se harron! thot kurvari i kategoris nderkomtare,fitues i cmimit te madh “dokarti i karamahmut karaburunit”
si tha ai deputeto i sales? si tha kur u hap muhabeti i pergjimeve americane? “o sa mir qe amerika na pergjo ne,se na do t miren”!
dhe tak ja çoji vajzen e vet 18 vjeçare ambasadorit te demokracies per t ja pallue..
nat
shume i bukur eshte shkrimi ,por do ti thoshja gazetarit se c’mutin na kujton here pas here helenizem dhe mut qe tge hashe !
greqia nuk ka asnji lidhje as me Gjirokastren dhe as me ndonji qytet tjeter jugor !
Greqia fillon nga Konstandinopoja dhe mbaron ne detit Egje ! asnji lidhje nuk kane me trevat shqiptare ,thjesh kane luftuar per kolonizimin e shqiptareve duke e kujtuar deri sot sikur Saranda eshte e tyre apo Vlora e Himara.Po te kujtoj ndokush se ka shkrime greke ….,si ato ka me qindra kudo ne bote sepse greket luftonin vetem per te zaptuar te tjeret dhe tani kane ngelur si hebrejte pa atdhe ,duke iu gerhushur njihere Maqedonise dhe po ashtu , edhe Shqiperise e me radhe !
vendas jemi te vetmit ne Europe !
Edhe pse jam nje gjirokastrite e thekur,historikun e qytetit deri ne detaje nuk e dija,por kisha pak a shume informacion.Gjirokastra eshte
qytet me histori te lashte e culture te lashte e kjo per ne eshte nder.
Une I perkas nje brezi te dyte te ndertimit te socializmit,ku qyteti mori nje zhvillim te madh historik,ndertues,kulturor,ku jeta ziente nga zhvillimi e popullsia shtohesh e rinia punonte ne fronte te ndryshme e mesonte ne Institutin Pedagogjik(filiali I Universitetit te Tiranes).Me vone ndodhi ndryshimi I madh ku edhe Gjirokastra kishte pjesen e saj,ne vend te bente hapa para ajo mbeti ne vend numero,filloi emigracioni,braktisja e shtepive e te lena ne meshiren e fatit,shteti e braktisi e shikonte kush te vidhte fondet ,me nje fjale Gjirokastra mbeti jetime ku per 20 vjet ajo humbi shkelqimin.Ne si gjirokastrite mundoheshim te benim dicka,por ishim te thjeshte e skishim ne dore per ti dhene frymemarje e gjalleri,ne kishim edukaten e pastertine qe na karakterzon.por ajo nuk jepte rezultat.Tani presim dicka te behet,pasi po shofim nje interesim e investim per kalldremet e shtepite karakteristike,po ja leme kohes ora eshte 1 pas mes nate e do fle neser do kete gjera te bukura per qytetin se e meriton,o zot lum ne qe e kemi.
Ndertimi i burgut te madh ne Gjirokaster tregon vertet nje zhvillim te madh kulturor dhe ekonomik!!!! Kjo vertet eshte e turpshme! Autori eshte Tema on line. Kesaj i thone tja besh vehtes bamp!
titulli nuk perputhetme ate çka thuhet ne kete paraqitje per gjirokastren qe per hire te se vertetes eshte shkruar mire me disa perjashtime te vogla si psh “qe komunizmi ka bere gabim qe e ka idustrializuar gjirokastren apo zogu rriti nivelin kulturor te qytetit duke ndertuar burgun ne kala”.Pse nuk flitet per mikepritjen dhe pse ajo nuk ka ate vlere sikurse qyteti i gurt.Gjirokastritet jane te zgjuar dhe mikepritesa,me tradita shume te mira.Nese gjirokastra do te ishte mbajtur ajo do te ishte nje qytet dhe destinacion shume i vizitushem.Çfare kane me shume Dubrovniku psh me shume se gjirokastra.E vetmja gje eshte se mentaliteti i kroateve ne kete rast eshte shume me i larte se te ne,madje Dubrovniku u godit dhe shkaterrua gjate luftes me serbin.Pra per gjirokastren duhet te ishin ruajtur ato vlera qe u realizuan edhe gjate komunizmit dhe jo te shkaterroheshin.Po shqiptar esapi.
Kush e ka vënë këtë titull? Në shkrim as që bëhet fjalë për një gjëtë tillë. Por edhe Gjirokastra nuk është e tillë.
Bashke me Beratin ( kuptohet pjeset e vjetra te tyre )jane 2 perla te Shqiperise.Duhet te behet shume me teper per mirembajtjen dhe promovimin e ketyre qyteteve.
Astrit Recken nga Gjirokastra qe kam mik,e them me bindje qe eshte mikeprites.
Rendesia me e madhe e ketij qyteti ,eshte babai gjenetik
I Enverit ,BIMBASHI TURK ,QE E VRANE TRIMAT E CERCIZIT.
I DHUROI SHQIPERISE NJE HALE TE NDYRE.
Habitem me histirianet tane qe kurre skane qene ne ghendje ti shphegojne keto emra qytetesh e krahinash qe lidhet me bizantin.
Mendoj qe kam meriten te jem u pari ne shqiperi ti lidh keto.
Edhe vlora lidhet me latinishren
Vlora_ valor_trim
Levan_ I larte, Ingritur
Orikum_ ori kum _ rere e arte
Fjala argjirokastro po ta kthejme ne greqisht do te kemi fjalen asimenjopirgo ku edhe fjala pirgo eshte fjale e shqipes.
Ata qe e lidhin originen e fjales Gjirokaster me greqishten jane ne rastin me te mire thjesht mos njohes ( injorante )
O gjirokastrit,
qe nuk je gjirokastrit, ke vajtur ne Greqi dhe kujton se mesove greqishten dhe tani na ben perkthime !!!
Pirgo ( ΠYΡΓΟ ) ne greqisht nuk i thone kalase po kulles kurse kalase thone kastro ,prandaj dhe nje variant eshte kalaja e ergjend ne shqip dhe arjiro kastro ne greqish.
Fjala e fundit qe ke mbyllur ne kllapa me shume te shkon ty.
Tosk_ I ashper, I eger
Geg_ shenjestar.
Shikoni kur ti marri gati ndonjevpseudo historian keto dhe te shkruaj liber e ti pervetsoje si te tijat
o tema gazeteri juaj nuk ben per histori qe permend griqistanin
ne kemi ardhur ne emigrim pas 200 vjetesh kur te rriten rracat tona
ketu te themi eshte shqiperi ketu te tille erdhen helenasit ne epir
per pune dhe tani thone eshte griqir ketu
“GJIRO”-“KASTER” = “ARGJIRO”+”CASTELLO”
Elbasan eshte transformin i Il Basan qe ne turqisht do te thote “shtruesja e vendit”…kete emer turqit ja dhane ne vitin 1466 kure ndertuan kalane , perte ngushtuar mundesitee levizjes se Skenserbeut dhe per te shtruar popullsine e pabindur te ketyre trevave……
Ndersa Gjirokastra, sipas te gjitha gjasave, eshte emer I kohes se Bizantit dhe e ka marre emrin nga Gjin Bua Shpata, sundimtari I kohes me origjine nga Bregu dhe me shume propabilitet eshte quajtur Gjinokaster (Keshtjella e Gjinit) dhe transformimi ne Gjirokaster eshte bere me vone,si pasoje e ndryshimit fonetik qe peson bashketingellorja “n”, dhe e kthyer ne “r”, ne dialektin e Shqiperise se Poshtme
pershkrim i besueshem ! kasem !
mundesia e madhe mund te jete ajo sepse te gjithe himariotet dhe rreth e qark bregut jane gjina e gjona te zbritur nga veriu i Shqiperise !
Shpjegimi i z. Kasem asht i sakte. Emni asht marre nga Gjin Bue Shpata dhe qyteti duhet te thirret GJINOKASTER.
hahahahaha, dolen edhe ketu palacot partiotike.
Emri gjirokaster vjen nga Greqishtja, dhe do te thote keshtjella e argjendte.
hahahahahaha
Argyrocastron – shikojeni cdo te thote e mos na cani koken ketu me Gjinet e Gjonet
Gjiroastra i ka dhene shume shqiperis. Si CDO qytet tjeter. Gjith shqiperia kisht rene men sundimin ottoman. Ndaj mos u kapni kot me gjera te pa vlera. Krenohu shqiperi me qytetin e ngurrt.dijetar dhe shkrimtare ka dhuruar per ju. Ka dhuruar Antigone dhe hadrianopul.
Argirokastro-arg-argjend+keshtjell….vjen nga latinishtja. Greqishtnuk eshte(asimi-argjend)ska lidhje…
Kastro-(Greqisht Καστρο- Shqiptohet Kastro, Kala.
SHEMBULL http://el.wiktionary.org/wiki/%CE%BA%CE%AC%CF%83%CF%84%CF%81%CE%BF
Argiro-( Greqisht -Αργυρος – shqiptohet Argjiro ( Argjende) -[Argjiro+Kastro]
LATINISHT – ARGENTUM
http://el.wikipedia.org/wiki/%CE%86%CF%81%CE%B3%CF%85%CF%81%CE%BF%CF%82
Pirgos- (Kull) http://el.wikipedia.org/wiki/%CE%A0%CF%8D%CF%81%CE%B3%CE%BF%CF%82
SHEMBULL http://el.wikipedia.org/wiki/%CE%9B%CE%B5%CF%85%CE%BA%CF%8C%CF%82_%CE%A0%CF%8D%CF%81%CE%B3%CE%BF%CF%82
http://el.wikipedia.org/wiki/%CE%A0%CF%8D%CF%81%CE%B3%CE%BF%CF%82_%CF%84%CE%BF%CF%85_%CE%86%CE%B9%CF%86%CE%B5%CE%BB ETJ
Duke deshiruar te shkojme drejt dokumentave.
Arkeologu Hasan Ceka ne librin e tij “Ne kerkim te historise ilire”,TIRANE 1998, ne faqet 205-213 shprehet se burimi me i hershem,nga pikepamja kohore eshte Stefan Bizantini, i cili ne vepren e tij “ETHNIKA”permend fisin ilir te argyrineve me kryeqender ARGYRIN.
Deri tani kete te dhene nuk e kundershton asnje studiues,por e mbeshtesin edhe keta autore:
1.TOMASHEKU – gjeograf antik- shprehet se Gjirokastra eshte e ndertuar mbi themelet e Argyrit antik,qe i trashegoi edhe emrin.
2.Arbereshi LAMARDA kur ze ne goje Gjirokastren ne kllapa shenon edhe argyrinet.Sipas tij ne shek XI qendra e argyrineve,pra,ARGYRI ishte vendbanim pa rendesi.
3.Ne 1336 KANTAKUZENI e quan Argyrokastron,qendren me te qenesishme te pellgut.Mendohet sipas tij se, ndertimi i kalase te kete ndodhur midis 1050 por para 1336.Pra i bie ne periudhen e Despotatit te Epirit 1204-1444.
4.Historiani grek HALKOKONDILI ne shek.XIV flet per nje qender te banuar me emrin Argyropolihni.
Midis dy emertimeve te nje periudhe 2 shekullore,pra
-ARGYROKASTRON te KANTAKUZENIT
-ARGYROPOLIHNI TE HALKOKONDILIT
rrenja ARGYRO eshte e njejte dhe MARIN BARLETI ne shek.XV e permend Gjirokastren me emrin Girokastrum, pra Gjirokaster,pra me sa duket ky emertim fitoi te drejten e perdorimit ne gojen e popullit.
Lidhur me kohen e ndertimit te kalase studiuesi Moikom Zeqo ne librin”Forumi intelektual dhe kulturor per mbrojtjen e vlerave te Gjirokastres,Tirane 2003,fq.102, shprehet se burimi me i hershem eshte pohimi i dijetarit te madh ZEF VALENTINI, i cili ne vepren e tij me titull”Contributi alle Cronologia Albanese’,Rome 1957, fq.109, mbeshtetur ne burime bizantine thote se keshtjella e Gjirokastres eshte ndertuar ne vitet 565-579 nga nje funksionar bizantin gjysem i pavarur, i quajtur Livaton Argjiri[ARGYRO LIVATONE].Ne disa dokumenta te vitit 578-582 Livaton Argjiri quhet zot i Gjirokastres,Guvernator i Drinopolit dhe Kaonise.
Ne shqiperia e jugut jetojme binjt e epirit te Piros gjaku i skenderbeut. Cudi!!! Gjin,gjon,gjik,Jane autokton shqiptare
Poeti Arben Duka e ka percaktuar ne vargjet e tij te bukura se “…po ke thene Gjirokastra, i ke thene te tera…”
Gjirokastra eshte qyteti ku ka lindur Bajo e Çerçiz Topulli, I. Kadareja, E. Çabej e dhjetera atdhetare te shquar qe ne shekuj i kane bere nder e vlera te paçmuara kombit shqiptar.
Eshte e patolerueshme qe sot ky qytet, i pari qe hyri ne UNESKO, me bukuri te jashtezakonshme dhe me nje popull sa te edukuar, aq iluminist e me qytetari te spikatur,nuk ka nje deputet gjirokastrit te zgjedhur nga vete populli i Gjirokastres.
El basan
Labinot_ la vinot_ vererat.
Siduket librazhdi ka qene I degjuar per veren
Gjirokastrit.
Ke bere mire qe ke permendur ata burra te medhenj te gjirokastres. E meritoni te nburreni me ta.
Po pse ke frike te permendesh burrin mbi burre, qe e nderojne nje miljarde e gjysem kinez dhe nja dy tre miljarda te tjere ne azi, afrike e amerike latine?
I madhi arben duka, ky cajup Ikohes tone nuk ka frike ta permend, por mburret me bemat e tij.
Prej më shumë se 10 vjet pata një mik prej gjirokastre nuk pagoi kurrë një kafe të zezë. Kush njeh ndonjë gjirokastrit qe ne bilanc kafesh negativ dmth të ketë dhënë më shumë kafe se çka pirë të na thotë emrin
Nj cift izraelit qe kishin udhetuar ne shume vende te botes ,kishin vendosur qe udhetimet e tyre do ti nderprisnim vetem nqse do shifnin 3 qytete qe do ti mahnisnin se tepermi. Dhe keshtu ndodhi pasi ata u mahniten me bukurin e 3 qyteteve ne mbar boten ,,nj prej te cilave ishte dhe gjirokastra