Shqipëria ime fantastike/ Pogradeci, turizëm romatik në qytetin ku liqeni dhe Lasgushi mbeten miq të përjetshëm

2 Gusht 2014, 19:50Kulturë TEMA
Shqipëria ime fantastike/ Pogradeci, turizëm romatik në qytetin

Mbetet ofertë e detyrueshme: Pogradeci është zgjedhja ideale e pushimeve të verës. Dhe me gjasë, e pamundur ta kundërshtosh. Sepse pikërisht në atë qytet buzë liqenit, mund të shijosh freskinë në kulm të verës pa qenë në mal madje, duke qenë në breg të ujit që të fton të zhytesh. E pamundur që në Pogradec netët të jenë frymëzënëse sic mund të jenë në kryeqytet, por, sic mund të jenë pse jo edhe në dhomat e hoteleve përgjatë vijës bregdetare, nëse nuk kanë kondicionerë. E pra, netë të freskëta dhe ditë me diell kur mund të bësh plazh, një kombinim ideal për adhuruesit e plazhit.

Por jo vetëm kaq, Pogradeci, qyteti buzë liqenit të Ohrit, është vendi ku ccdokush mund të shijojë natyrën dhe të bëhet pjesë e saj. Një breg mjaft i gjatë (duke filluar nga Lini (20km larg qendrës së qytetit)  e deri në Tushemisht (5km larg), ofron plazhe të pafundme. Plazhe të populluara, por edhe jo pak plazhe intime ku mund të shijoni banjat të pa shqetësuar nga sy kureshtarësh. Përgjatë vijës së bregut, disa hotele ofrojnë shërbimet turistike, me dhomat komode, natyrën, restorantet me koranin apo belushkat e famshme të Ohrit, shezlongët e ccadrat e deri edhe varkat për të shëtitur mbi ujë.

Jo më pak i bukur dhe ftues është edhe plazhi i vetë qytetit, që shtrihet përgjatë shëtitores “1 Maji”. Është një plazh me rërë dhe zhavor të imët.

Ndërsa ditët kalojnë buzë liqenit mbrëmjet janë gjithashtu aty, në shëtitoren që zë fill nga lulishtja e madhe e vijon gjatë e gjatë, gjithnjë vetëm pak metra larg liqenit të cilit mund tia dëgjosh edhe fëshërimën e valëve.

Por ka në këtë qytet joshësh edhe një pjesë të vjetër, ku mund të prekësh nga afër arkitekturën karakteristike.Ia vlen një shëtitje në një ditë shiu ndoshta. Apo më mirë të themi, ditët kur qielli nuk ju le mundësinë të merrni një shezlong e të shtriheni buzë liqenit, keni në Pogradec se ccfarë të përjetoni.

E dinë të gjitha tashmë.  Jemi në qytetin e Lasgushit. E ndaj mjaft të pyesni një banor të rastësishëm edhe ai do t’ju orientojë drejt kullës së vogël poetit të madh që ju ta shihni vetë se ku ka jetuar ai, statuja e të cilit në mes të parkut të madh bashkë me Cucin, duket sikur përshëndet këdo, pogradecar a turist qoftë, cdo ditë, me diell a shi, me borë a thëllimë. E vec të tjerash, përballë tij, Mitrushit, me të cilin duket sikur ka zënë një bisedë nga ato që rëndom bëjnë njerëzit e letrave.

Turizëm kulturor

Pjesa e vjetër e qytetit është e ngrohtë dhe miqësore. Sipër në kodër ndodhet Kalaja. Këtu nuk ka mbetur shumë për tu parë, por për amatorët e shëtitjeve në natyrë, kalaja është një rast më tepër për ta parë gjithë sipërfaqen e liqenit nga lart.

Kisha e vjetër ortodokse që quhet kisha e Shën Mërisë, ndodhet në lagjen e vjetër të qytetit. Mos humbni rastin për të ndjekur ndonjë meshë, e cila shoqërohet nga kori dal vivo që interpreton këngë kishtare. Por ka në Pogradec edhe një kishë të re, me arkitekturë shumë të vecanë që quhet  “Ringjallja”. Kisha është ndërtuar buzë liqenit, në të njëjtin vend ku u dogj kisha e vjetër gjatë fushatave antifetare.

Qyteti ka dy xhami , njëra ndodhet në qendër dhe tjetra në lagjen e quajtur Goricë.

Dy qendrat më të rëndësishme arkeologjike janë varret Monumentale të Selcës së Poshtme dhe Mozaikët e Linit. Varret Monumentale të Selcës janë unikalë në të gjithë botën në pikëpamjen e arkitektonikës dhe mënyrës së ndërtimit. Datojnë 400 vjet para Krishtit.

Mozaikët e Linit , ndodhen në gadishullin e Linit, datojnë në shëkullin VI  pas Krishtit. Ky mozaik është më i madhi në Ballkan me një sipërfaqe 220 metra katrorë. Një udhëtim për atje kalon mes përmes fshatit lin dhe pësi të keni arritur në majën e kodrës vec mozikut pjesërisht të zbulur do tju shfaqet syve një mamje spektakolare  e liqenit të Ohrit.

Jashtë qytetit

4 km larg Pogradecit, shtrihet Driloni, një vend me bukuri dhe qetësi të rrallë. Ky vend me një peisazh madhështor e bën të frekuentueshëm dimër dhe verë nga vizitorë të shumtë. E nëse jeni në Pogradec duhet të zgjidhni patjetër pak kohë për të drekuar në një prej restoranteve të Drilonit, në mes të një magjie natyrore me një tavë korani përpara. Bukuria e Drilonit lidhet me burimin e madh karstik që del me ngritje vertikale të ujit në rrëzë të një blloku gëlqeror, më pas derdhet në liqenin e Ohrit.

Ide tjetër? Po, ka: një ditë mund të zgjidhni ta bëni plazhin në Tushemishit. Fshati është joshës, ftues. Mjafton një shëtitje e shkurtër dhe do të ndiheni edhe ju protagonistë në filmin “Zonja nga qyteti”, teksa statujëza e Teto Ollgës mu në oborr të shtëpisë ku është xhiruar filmi, duket sikur ju uron mirëseardhjen. Jo vetëm që është realizuar mirë, por ëstë vendosur mbi terrenin e ecjes, pranë burimit ku sic e shohim të fiksuar në celluloid, lahet cdo mëngjes, ajo Meli dhe vajzat e reja aksioniste. Sheshi rrotull është i rregulluar, dhe fare pranë mund të gjeni një dyqan me punime artistike të zonës nga zonjat duararta të Tushemishit.

Por ka akoma… Shën Naumi është fare pranë… Përtej kufirit, por lehtësisht i arritshëm me makinë. Mund të vendosni të niseni herët, të vizitoni manastirin, brenda të cilit ndodhet një kishë e vogël, ku ndodhet varri i Shën Naumit, një dishepull i shek X i Shën Klementit të Ohrit dhe njëri prej etërve themelues të krishtërimit ortodoks. Afresket që ndodhen në kishë janë kopje të origjinaleve  të shek. XIX. Ikonostasi me gdhendje të pasur i përket vitit 1711, ndërsa ikonat janë të shek të XVIII të pikturuara me mjeshtëri nga Kostandini. Vizita mbaron shpejt ndaj dhe ju mund ta bëni plazhin aty poshtë e të shijoni një drekë në mes të asaj magjie natyrore për tu kthyer pastaj, pasdite vonë sërish në Pogradec, në hotelin apo shtëpinë që keni marrë me qera.

Dhe në fund mos mendoni se nëse doni të bëni një shëtitje në Ohër do tju duhet të kaloni kthesat e qafat e pafundme. Në fakt nëse vendosni të shkoni me makinë, të jeni të sigurt, është një rrugëtim që ia vlen: natyra është me të vërtetë joshëse dhe rruga e shtruar mirë. E megjithatë, keni kësaj here edhe një alternativë tjetër për ta mbërritur në Ohër sa hap e mbyll sytë, duke shijuar peisazhin liqenor: trageti që më në fund Pogradecin e lidh me qytetitn përballë. Këtë vit Pogradeci u zgjodh sërish në 10 qytetet shqiptare ku mund të jetohet më mirë ndaj ta vizitosh atë në ccdo stinë nuk gabon asnjëherë…

 

 

 

13 komente në “Shqipëria ime fantastike/ Pogradeci, turizëm romatik në qytetin ku liqeni dhe Lasgushi mbeten miq të përjetshëm”

  1. hajduti says:

    bukur…dalngadale vjen cdo gje….mbaj mend kur u ktheva ne shqiperi dhe po beja nje bisede me disa te huaj..fqinjet tane…nje burr me thot qe ju shqiptaret qenkeni njerzit qe e doni me shume vendin tuaj se asnje komb tjeter….pse e pyeta ma shpjego….por tha un ketu ne shqiperi nuk shoh ndonje bukuri te rrale ..ket bukuri e ka gjith ballkani po thuajse me tha…por ju jeni aq atdhetar te dashur sa jashte kufijve te shqiperise flisni me aq zell te madh dhe e tregoni shqiperine si te jet nje nga mbrekullite e botes e te zotit…

    1. black_lion says:

      Akoma nuk e ndryshuat titullin. Ka kater dite qe fjala “romatik” me vret syrin! Shtojani nje “n” se nuk behet qameti!

  2. Ana says:

    I LOVE POGRADEC

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Nje miku im frances,duke mbetur i mbrekulluar ne Drilon,prisnim te jepte pershtypjet e tij.
    “Ketu eshte nje mbrekulli e natyres”,duke vazhduar shpjegonte;eshte e veshtire te gjesh nje vend,ku klima e malit me debore,fusha qe shtrihet poshte tij,te shoqerohet me nje liqen fantastik.Ketu bashkohen tre klima,rralle se ndodhe,zoti e ka privilegjuar kete vend !

    1. Albatros says:

      Zoto ma ka privilegjuar ne kulm.Toke shume pjellore,minerale,ujw me bollek,klime fantastike mesdhetare e ngrohe
      te dhe kontinentale lu dielli buzeqesh shumicen e vitit.Pozite gjegrafike strategjike.Bregdet pa fund me dy lloj detrash.Minerale te cmueshme si flori,kobalt,uranium,magnezoum etj si pasuri
      natyrore, materiale ndertimi si gur mermer,granil,cimento,gaz dhe nafte.Bitumin e Selenices me te mire ne bote.Ne duhet te ishim super teilionwra por kemi te huajt qe na morren shpirtin mw veglat e tyre te shitura shqiptare.Sa per bukuri o hajdut jemi i vetmi vend ne bote ke parqe dhe monumente apo qytete me te shumta te mbrojtura nga Unesco. Kemi male,lumenj,liqene apo bregset qe se ka kush

  4. Tiranasi says:

    Nje qytet i mbrekullushem me natyren,klimen dhe njerzit e shkelqyer

  5. turizem romantik .
    skisha nigue asnjiher . kta te shqipnis
    i perdorin fjalt ku dut e ku sdut .
    hale romantike jeni ju

  6. ben says:

    Po mor mik po por derisa pa e mar ne dore Shkembi u dukte komplet si nje fshat dhe per cudi asnje nuk gre vlerat e nje njeriu intelektual nje profesor me plot gojen e njof qe kur erdhi student ne Tiron nje njeri i shkelqyer shoqnin e vjeter se harron, sme ka be kurre nder se kam 25 vjet i ikur por ka vuajtur nga mua se e therisnin nedege dhe i benin presion pse shoqeroesh me ate , etj por Shkembi nuk behesh dot spiun se kishte ne gjak .Nderime Tani von deiner Kumpel. U takofshim sa me shpejt ke un dhe ta gdhim gjith naten si thon poradecaret “tape fare bre lalke” se te pakten ketu jemi te qete .

  7. Era says:

    I dashuri Pogradec…Fatmiresisht eshte ruajtur shetitorja buze liqenit dhe qyteti merr fryme…Dhe njerzit jane te sjellshem e te edukuar, gje shume e rendesishme per vizitorin.
    E dua Pogradecin.E dua.

  8. joel shkodra says:

    Eshte qytet e liqen i mrekullueshem. E po kot nuk e zgjidhte Enveri qe te kalonte pushimet. Ia dinte vleren.

  9. Kasemi says:

    Resorti me I mire ne Podradec e rrethina eshte Lyhnidas, por cuditerisht nuk po e shikoj tek fotot e guides turistike….

  10. Loni says:

    Pogradeci eshte ai qe pershkruajne me shume komentuesit duke shtuar se eshte nje tmerr i vertete dhe aresye per te mos shkuar ne Pogradec, rruga nga Lini per atje. E nisur qe kur s,mbahet mend dhe qe sot nuk marrin persiper ti mbushin as gropat e jo me ta bejne ate sic duhet. E njejta gje si dhe me Beratin qe eshte nje mrekulli per ta vizituar. Rruga per atje tmerr i vertete nga Lu ne Berat.
    Keto janeparadokset tona:flasim per zhvillim turizmi dhe qeveritaret nuk bejne as minimumin per ta zhvilluar ate.

  11. salihe says:

    vend i bukur por me emer sllav Pogra deci,dhe thone se jemi nacionaliste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje