“Muzgu i perëndive të stepës”, pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit

7 Gusht 2014, 15:12Kulturë TEMA

Nga Alan Taylor*

 

Ismail Kadare, romancieri shqiptar dhe kandidati në pritje i Nobelit, ka kohë që e ka ndarë më dysh opinionin, dhe jo vetëm për veprën e tij.

Disa komentues perëndimorë nuk kanë qenë edhe aq të ngadaltë për t’iu dhënë zë dyshimeve për dikë që ia doli mbanë të jetonte, relativisht i patrazuar, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, një prej diktatorëve socialistë më brutalë (dhe më të krisur).

Pati disa pak entuziastë më të mëdhenj për dënimin me vdekje dhe regjimi shtypës i Hoxhës e shtriu juridiksionin e vet në të gjitha aspektet e jetës së shqiptarëve. Për të eliminuar kundërshtarët, ai burgosi mijëra persona në kampe pune të detyruar, ndërkohë që shumë të tjerë u torturuan dhe ekzekutuan. Për më tepër, kultura perëndimore konsiderohej si e dëmshme dhe armiqësore; madje në mënyrë akoma më qesharake, mbajtja e mjekrës ndalohej si johigjienike. Sa i përkiste dhe i interesonte Hoxhës, e ardhmja e Shqipërisë ishte e rruar taze dhe – të paktën për njëfarë kohe – në aleancë me Bashkimin Sovjetik.

Kadareja, sipas opinionit të ekspertit të respektuar të Ballkanit Noel Malcolm, ishte pjesë e klasës drejtuese të Shqipërisë, shumë i kujdesshëm për të mos e komprometuar veten. Gjykuar nga jashtë, ai konsiderohej si instrument i një regjimi mizor, dhe i përmendur njëkohësisht me Vaclav Havelin dhe Aleksandër Solzhenicinin vetëm për ta dëmtuar. Pa dyshim, pak ishin të gatshëm për ta mbrojtur atë, por vala filloi të merrte kthesë ndërsa më shumë detaje u bënë të njohura në kapërcyell të mileniumit se si ishte të jetoje e të ishe artist ndërsa punoje prapa Perdes së Hekurt.

Së fundmi, reputacioni i Kadaresë është lartësuar dhe çmimet, nderimet dhe pjesëmarrja në festivale të librit e kanë ngritur atë në një status që më parë do të ishte i paimagjinueshëm. Tashmë, siç demonstrojnë edhe shënimet lëvduese në kopertinë të librit të përkthimit të ri “Muzgut të perëndive të stepës” (i cili u botua së pari në vitin 1978), ai përmendet rregullisht krahasuar me Kafkën dhe nderohet nga pëlqimet e Financial Times dhe Ëall Street Journal. Është një kthesë e jashtëzakonshme.

Për këtë, një pjesë e meritës duhet t’i jepet David Bellos-it, përkthyesit të respektuar të Kadaresë, hyrjet prezantuese të të cilit paraqesin një sfond të vlefshëm informues për lexuesin që nuk e njeh jetën e pasluftës të Bllokut të Lindjes në përgjithësi, dhe të Shqipërisë në veçanti. Siç edhe vëren ai, Shqipëria kishte qenë, që nga viti 1949, “një varësi virtuale” e BRSS-së dhe kishte siguruar vend ankorimi për të vetmen bazë të nëndetëseve sovjetike në Mesdhe.

Në fund të viteve 1950, sidoqoftë, Hoxha ishte alarmuar gjithnjë e më shumë nga liberalizimi i dukshëm i shoqërisë sovjetike nga Nikita Krushçevi dhe tensioni ndërmjet Moskës dhe Tiranës ishte rritur.

Prandaj, “Muzgu i perëndive të stepës” është pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit, në të cilën kushdo që kryente një lëvizje të gabuar ose pëshpëriste diçka që mund të konsiderohej subversive mund të priste të kishte pasoja ndëshkimore. Në qendër të tij është nderimi me Çmimin Nobel për Letërsinë, në vitin 1958, i Boris Pasternakut, gjë që në Bashkimin Sovjetik shkaktoi një trazirë të fuqishme. Lexuesi i interesuar për të mësuar më shumë për këtë mund të kërkojë librin “The Zhivago Affair”, shkruar nga Peter Finn dhe Petra Couvee, i botuar më herët gjatë këtij viti.

Rrëfimi i Kadaresë për këtë është si personal, ashtu edhe i krijuar dhe shumë lehtë i fiksionalizuar. Narratori i tij është një shkrimtar i ri shqiptar, student i letërsisë në Institutin Gorki, i cili u krijua për të prodhuar një kuadër shkrimtaresh që do t’i thurte lavde Realizmit Socialist. Duhet ta pranojmë se nuk është një nga leximet më të lehta dhe duhet të ndjekësh për të mos humbur një numër të madh personazhesh, shumica e të cilëve janë persona realë.

Por avantazhi është, sidoqoftë, portretizimi i Moskës në një kohë kur lexuesit e kësaj ane të fushës së betejës ideologjike ishin më të interesuar për “From Russia Ëith Love” dhe “Dr No” sesa për ndonjë gjë

që shfaqej në lindje. Ashtu si Kadare vetë, narratori rastësisht ndesh në disa faqe të “Doktor Zhivagos”. Më vonë, pasi Pasternakut i është dhënë Çmimi Nobel, ai ia përmend këtë një shoku, i cili i thotë: “Mos i thuaj asnjë fjalë njeriu. Mund të futesh në telashe serioze për asgjë”.

Në Institut, narratori ndeshet me shkrimtarë të tjerë nga satelitë të BRSS-së, të cilët kanë braktisur gjuhën e vet, për të shkruar sipas një “recete” marksiste-leniniste sovjetike. Ky nuk është një kurs që ai dëshiron ta ndjekë. Për të, kultura dhe mitet, gjuha dhe historia e vendit të vet janë intrinsike për artin e tij, dhe pjesë të këtij romani i kushtohen parafrazimit të baladave të ngjashme me ato të mitologjisë greke.

Megjithëse magjepsëse siç janë, mbi to bie hija e fushatës kundër Pasternakut, e cila u udhëhoq nga transmetimi ndërgjegjshmërisht hakmarrës-ndëshkimor dhe helmues, shenja dalluese i regjimeve të tilla. “Një e gjashta e dheut ndodhet nën sharje”, shkruan Kadare. Ndëshkimi i Pasternakut erdhi nga çdo qoshk, përfshirë thuajse të gjithë kolegët e tij shkrimtarë.

Narratori sa ç’ka rënë në dashuri, po aq përjeton një torturë. Si Hoxha, ai është zhgënjyer nga Bashkimi Sovjetik, por për arsye krejt të ndryshme. Ai duhet të kthehet në shtëpi në Shqipëri, pavarësisht nga ç’pret të gjejë atje. Ishte një rrugë që vetë Kadare zgjodhi ta ndiqte, ku ngadhënjeu patriotizmi i tij i brendshëm, i lindur, ndaj tundimit për të qëndruar në ekzil. A ka pasur ndonjëherë ndonjë shkrimtar të ngecur më ngushtë ndërmjet Skilës e Karibdës?

*Shkrimtar

44 komente në ““Muzgu i perëndive të stepës”, pasqyrim i një kulture të paranojës dhe dyshimit”

  1. AP says:

    Z. Alan Taylor !
    Po merru ,mor burrë , me filmat ,pse merr përsipër të na sqarosh se , kush është Ismaili!
    Ç’të shtyu, pash Zotin, të merresh me një temë që je krejt inkompetent për ta trajtuar?!

  2. Ladi says:

    Kadeare e vetmja krenari kombetare shqiptare sot, i pa krahasueshem me asnje te gjalle tani per tani, por edhe per shume vite te tjere.

  3. ARBER RADOMI says:

    Nje koment te shkurter per komentuesin anonim AP ( agjenci lajmesh ) :

    Kur ti drejtohesh nje emri te njohur si Alan Taylor per kompetence te diskutueshme , me e pakta, duhet te jesh vete kryekompetenti shqiptar i kesaj fushe , ndaj , duke mos perdorur asnje fyerje , apo nenvleresim per ju AP , do t’iu lutesha , te pakten te nenshkruani me emer e mbiemer , pa pasur frike nga askush , e aq me teper nga vete KADARE-ja , i cili nuk eshte Edver Pushuesi ( nga puna ) , i atyre qe nuk e parapelqejne!… E pra , besoj ta kesh nje emer , cilido qofte ai , e nese nuk e do , apo e urren ( sic duket , KADARE-ne ) , meso , sic thone TE URTET , edhe nga armiku , sepse ne mbi 60 vjet qe shkruan e boton , ISMAIL KADARE kurre s’ka nenshkruar me iniciale , e me keq akoma ,si anonim !!!

  4. plaku says:

    E di qe ky shkrim nuk do botoht por me gjithe ate une po e shkruaj :
    Ismaili kuptohet se eshte nje njeri me Talent te madh por me nje tru dhe zemer tregetari.
    Ja se cfare ka shkruar ky “disident i vonuar” :

    “Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha/Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor./Je për socializmin?/Vrapo në rrjeshta/Shpall kudo dhe mbi këdo/kontroll punëtor.”

    “Bjeri ditë e natë burokratizmit,/Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj./Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit/Të të vejë në mur/tek Bulevardi i Madh.”

    Nje njeri qe nuk flet kurre per politikat aktuale ne Shqiperi. Nuk ka faj i shkreti, se vajzen e ka qysh disa vjet si perfaqesuese te Shqiperise ne nje organizate nderkombetare.Ismaili eshte nje varjant i Fullanit. Filosofia e tij eshte ta kete mire me te gjithe pushtetaret. Per mua ky njeri ka qene dhe mbetet “tregetar i fjales”

    Jam shume krjoz ne se do ta botoni APO jo shkrimin tim.

    1. Ilir Hoti says:

      Joooooooo ,mor zotni!!!! Zoti Kadare eshte shume i thelle…Kurre nuk mund ta lexosh aq lehte e ‘ me lufte klasash’ a .kl. punetore’ ..shume qesharake ..Z. Kadare ze vend te larte ne figurat tona kombetare..eshte pasuri kombbetare jo vetem ne artin e sshkrimit….Natyrisht edhe mund te kritikohet per ndonje gje..por figura e tij edhe keshtu vec LARTESOHET.Figura e personalitete botrore e dine mire fuqine e tij ne cdo fushe te jetes

      1. plaku says:

        Ilir Hoti,
        More mik i ka shkruar Kadareja vargjet e mesiperme Ultra revolucjonare APO jo ?! Keto vargje revolucjonare jane te shkruar nga revolucjonari-tregetar Ismail Kadare dhe basta. Ky eshte nje fakt dhe faktet flasin me ze me larte se fjalet thone anglezet. Cmimi Nobel gjerman, Graz, shkruan pa frike per nje teme shume delikate qe eshe tabu per gjermanet, pra per Israelin. Pse Ismaili yne shkruan vetem per historira te kohes se qepes. Ai eshte nje tegetar i fjales dhe eshte njelloj si Fullani, qe do ta kete mire me te gjith te djathte e te majte se nuk i dihet se i vjen puna.
        Duhet te dish se perendimi permend Kadarene sepse ne mbreterine e qorrave, ai qe eshte me nje sy eshte mbret. Perendimi nuk e njef mire shpirtin tregetar te Ismailit dhe vlereson me te drejte VETEM talentin e tij. Ai e perdor talentin e tij per te patur perfitime personale per te dhe familjen e tij.

        1. Tomor says:

          “plaku”,Grass,nese e njeh “has been a member of the Waffen-SS”-ma merr mendja e kupton.(Ndoshta per kete e urren edhe Israelin,ndoshta…Gjate Luftes se dyte Boterore ka qene arrestuar nga trupat amerikane,si tankist Waffen-SS.Pas 60 vjetesh ai pranoi se ka qene SS dhe luftoi per Hitlerin.Eshte kritikuar rende per kete,”harrese”
          Nese kerkon perfekt njerez dhe biografi,ske per ti gjetur,plako.
          Per ne shqiptaret,Kadare ka vlera te medhe dhe ka per te mbetur ne histori.
          Te tjera figura boterore ka plot,ne art letersi,qe kane pasur uljet dhe ngritjet e tyre ne krijimtari,ide te ndryshme,shkrime te dobeta(Heminguej,Neruda,Markes etj)

          1. plaku says:

            Tomor,
            Desha te te thosha se :
            – Gunther Grass ishte i burgosur nga amarikanet gjate periudhes 8 maj 1945 deri 24 prill 1946.Pra amerikanet dhe gjithe bota e moren vesh se ai kishte qene tankist SS. Cmimin nobel per letersi ai e mori ne vitin 1999, pra bota e dinte se çfare kishte qene me pare dhe m.gj.ate i dhane çmimin Nobel ne letersi.
            – Ismaili yne nuk ka patur brume per te qene disident, gje qe ai e konfirmi me fjalet tija ne nj emisjon te Fejzos, kur tha se :
            ” nuk ka qenë disident; se kontrata që ka pasur me popullin ka qenë si shkrimtar dhe jo si hero dhe se “lubonjëria” që ia kërkon këtë të ishte bërë vetë”.

            Pershendetje

            1. Tomor says:

              Ka shume gjera per Grass,por sia vlen te zgjatem.E ceka me teper per te treguar se nuk ka “pure life-jete te paster”,sic thone anglezet,por tek kushdo ka pasur “trazime” ne jete.Ti e ke marre si shembull”te mire” Gross,por ndergjegjia e tij dhe nje pjese e kritikes besoj se thone ndryshe.Ka qene keshtu gjithnje,dikur,me pas,tani dhe me vone do te jete.
              Pale qe e pelqejne nje gje(veper,artist etj,etj) dhe pale qe nuk.

              Megjithate ,pershendetje!

    2. Vjosa says:

      Z. plaku,
      ….e shove kuriozitetin?! T’u botua komenti. Je i kenaqur?? Nese po, recito edhe njehere ato vargjet e mesiperme …. Nese nuk je i kenaqur , recitoji prap po ato vargje … A ke degjuare gje per hermetizmin e KADARESE more zotni ?
      Ato vargje jane revolucionare per ne trushplaret e Shqiperise te sunduare nga nje ideologji trushplarje per 50-vjet.
      Nese do te lexoje nje Francez, nje Angles, Amerikan….ato vargje, do te vere duarte ne koke!! Do te thone mjere ai popull c’e keqe e ka zene! Kontroll…..Diktature…. Vrasje…..Pushkatime ne sheshin krysor te kryeqytetit!! Edhe ferri iDantes nuk eshte kaq i zi. Ky eshte mesazhi qe japin ato vargje per Perendimin.
      Ndersa per ne trushplaret ishin dhe do te jene revolucionare….

      1. plaku says:

        Vjosa,
        Ato vargje te Ismailit per mua nuk jane revolucjonare por nje konfrimim i faktit se Ismaili ka qene, eshte edhe do te jete nje shkrimtar me Talent e madh por si njeri nje tregetar pa skrupull i fjales.
        Ai nga nje ana thote vete, se nuk ka lidhur me lexuesin ndonje kontrate qe te behet hero dhe nga ana tjeter ka vite qe perpiqet te na mbushi mendjen se ka qene nje desident i vonuar dhe frikacak.
        Pra Ismaili nje shkrimtar me talent por nje njeri me zemer dhe koke tregetari qe nuk eshte i sinqerte edhe me vehten e tij.Ai duhet ta kete te qarte se me informacjonet qe merrr sote rinia dhe populli nga interneti, ai ( Ismaili ) e ka te veshtire qe te na shesi sapunin per djathe.

        1. Vjosa says:

          I nderuare z.plaku,
          Kadare jo vetem qe nuk ka kerkuare te quhet disident, por mr gojen e tij ka thene qe une nuk jam disident. Sepse ne Shqiperi nuk ka patur disidence. Disident ne Shqiperine e asaj kohe do te thote i VDEKUR, pra i pushkatuare.
          Thenien e Kadarese ”nuk kam ndonje pakt me lexuesit..” une e perkthej , nuk kam asnje pakt me ”trushplaret”…Me paturpesine me te madhe ,disa ”trushplare ” i kane kerkuare KADARESE : pse nuk u bere disident i komunizmit shqiptar? E perkthyre kjo do te thote : pse ti zoti Kadare nuk shkove ne litar…?
          Por madheshtia e Kadarese qendron pikerisht ketu: beri nje veper disidente mu ne zemer te diktatures shqiptare ,asaj me te egres ne Evrope e ne bote ndoshta.
          Kadareja me vepren e tij ka tallur b….. me ne trushplaret qe e shikonim si veper ne sherbim te partise, ndersa midis rreshtash dergonte mesazhin e plot per hallin qe kishte zene shqiptaret.
          Ja merr romanin “Keshtjella”, nje nga me te hershmet. Ne ne Shqiperi i thurnim lavdi ketij romani se na i beka Shqiperine KESHTJELLE dhe heroin e pamposhtur Skenderbe etj. dengla si keto. Asgje ! Skenderbeun e ze ne goje vetem 3-4 here. Tere romani pershkruan ushtrine Osmane dhe shtetin osman, Ne ndertimin e fuksionimin e atij shteti , bota shikonte organizimin dhe fuksionimin e nje shteti diktatorial si Shqiperia ose dhe te ngjashmit e saj ne Lindje.
          Ne tere piramiden e shtetit e ushtrise turke une shoh tere piramiden e shtetit shqiptar. Hiq emrat e turqeve dhe ver emrat e antareve te Byrose Politike , te shohesh sa kenaqesi eshte te rilexosh Keshtjellen. Por tani ama. Atehere edhe une e lexoja Kadarene si gjithe te tjeret.
          Por ama eshte per te ardhur keq qe ka akoma intelektuale qe bejne gjumin e thelle te 50- vjeteve. Akoma ka njerez qe nuk dine te lexojne KADARENE.

          1. Ilir Hoti says:

            E sakte,..por mos u lodh se nuk ke shume me ke me fole ne kete faqe …

          2. plaku says:

            Vjosa,
            Kisha keto gjera :
            – Faleminderit per pergjigjen shume civile.
            – Duhet te pohoj se e njef vepren e Ismailit me mire se une.
            – Dihet se Ismaili eshte shume dual dhe shkrimet e tija mund ti interpretosh si te duash.
            – Mua me ka pelqyer shume thenja e Galileut : E pur si muove dhe them shqip se m.gj.ate Ismaili nuk ka qene dhe nuk eshte i sinqerte me vet vehten dhe konkretisht :

            Diktature e klases s’eshte vec ne vjersha
            Dhe ne ditlindjen e veteranit tornitor.
            Je per socjalizmin ?
            Vrapo ne rrjeshta
            Shpall kudo dhe mbi kedo
            kontroll punetor

            Bjeri ditë e natë burokratizmit,
            Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
            Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
            Të të vejë në mur
            tek Bulevardi i Madh.

            – Mua me pelqen shume shprehja angleze : ” Let’s agree to disagree”. Pra le te biem dakord qe nuk jemi dakord.

            Te uroj nje jave te kendeshme.
            Pershendetje

            1. Vjosa says:

              Me pelqen kjo shprehja anglese….
              Flm plaku, nje jave te mbare edhe per ju.

              1. plaku says:

                Vjosa,
                Me beso te lutem. Rastesisht para disa munutash lexova nje shkrim te Fatos Lubonjes per librin autobiografik te Helena Kadarese.
                Ne kete shkrim Fatosi flet per :
                – Keshtjellen e Kadarese. Fatosi thote :

                ” …sepse jam i sigurt që autori i ka bërë edhe asaj operacion plastik siç i ka bërë psh. versionit të asokohshëm të “Kështjellës” simbol i rezistencës së Shqipërisë ndaj imperializmit dhe revizionizmit, që, në versionin e fundit, është ndryshuar në simbol të një kështjelle që mbron Krishtërimin nga sulmi Islam. ”

                – Me siper ti thua : “Kadareja ka tallur b….me trushpelaret…..”
                Eshte per tu habitur se ky pasazh eshte 100% i njejte me pasazhin e “mbrojtesve” te Ismailit te cilet pretendojne se :

                ” A nuk e dini se të gjithë librat e tij ( Ismailit ) kanë qenë kundër diktaturës, por këte kanë mundur ta kuptojnë vetëm të zgjuarit ?”

                Sipas llogjikes sime, te nje njeriu te thjeshte, Ismaili yne paska qene nje “mashtrues i rendomte”.Ne fund te fundit nje shkrimtar serjoz kontraten duhet ta lidhi me te verteten. Këtë kontratë ai e ka prishur pafundimisht mu pse ka pas nënshkruar një kontratë tjetër, si shkrimtar, me regjimin që e paguante si profesionist i lirë, që i ndërtoi një apartament special, që i vuri një përkthyes në shërbim dhe kjo kontratë, do s’do Kadareja, ishte një kontratë që parashkonte larjen e truve popullit për ta sunduar më mirë dhe jo thënien e së vërtetës.

                Ja edhe nje proverbe tjeter angleze : ” The truth hurts ! e verteta dhemb.


                1. Ilir Hoti says:

                  me vjen keq por mendoj se edhe trushperlaret lexojne dhe e komentojne leximin ‘te shperlare’ si i laithituri F.Lubonja me lexuesoit e tij .Eshte shterpesi te merresh me ta..Zoti dhe mjekesia,fatkeqesisht deri tani nuk kane bere te mundur sherimin e pleote..UROJ!

                  1. plaku says:

                    Ilir Hoti,
                    Zoti te ka dhene tru qe te argumentoh me fakte dhe jo me fjale te pergjitheshme. Nuk e di se pse ti me kujton Edi Ramen, i cili per njerezit si ty thote : Me vjen keq per ta, mundohen te perdorin injorancen si argument.

                2. Vjosa says:

                  plaku,
                  kur them ka tallur b…. me ”trushplaret”, e kam fjalen ne radhe te pare per nomenklaturen e shtetit diktatorial. Duke filluare nga Diktatori dhe Byroja e tij Politike. Ai me ata eshte marre tere jeten. Ata ka tallur . Te tallur vence , ne menyre te sofisticuare me nje sarkazem therese, fshikulluese.
                  Bile here-here urrejtja e Kadarese per sistemin shperthen si vullkan . Sic duket nuk arrinte ta kontrollonte dot vehten gjithmone.
                  Ja kam ketu ne tavoline librin e radhes qe po rilexoj ne keto dite:”Kronike ne gur”, botimi i dyte, shtepia botuse N.Frasheri,viti 1978. Shiko c’ shkruan ne faqen 188 :
                  _ Tani ka dale nje lufte e re ,_tha ajo. _ Se si e quajne , s’e them dot, lufte me kllasa apo lufte e kllases. Kjo lufte eshte c’eshte moj Selfixhe. Kjo eshte ndryshe nga te tjerat.Ne kete lufte vellai vret vellane e i biri babane. E vret mu ne shtepi, mu ne soferte bukes. E sheh ne sy nje cope here, pastaj, s’te kam me baba, i thote dhe bam i bie ne lule te ballit.
                  _ Kiameti ,_tha Kako Pinua………….”
                  He si te duket kjo ty z. plaku ? Eshte pro sistemit ky paragraf. Tere vepra eshte keshtu, por une pocitoj ketu tek kjo faqe qe po lexoj ne kete moment.
                  Ky eshte paragraf akt-akuze kunder sistemit.Ferri i vertete. Pa le na tallet edhe me Enverin : Lufta e KLLASAVE.. Imiton Ate. Vetem ai e shqiptonte ”KLLASA” . Ne i thoshim ”lufta e klasave” me nje ” l”.
                  Eshte e vertete apo jo ?
                  Une po te isha ne vend te Enverit vetem per kete do t’i kisha futur nje kokerr plumbi Ismailit…Po te arrija ta kuptoja ama…
                  Nuk e di c’ shkruan ai Lubonje per keto gjera , por une nuk kam asnje pike besimi per ate njeri qe kur shkroi ca budallalleqe per Skenderbeun e Nene Terezen. Nuk e di sa Shqiptar e ndjen vehten ai , por te godisesh dy figura te ndritura te Kombit , nuk me duket pune e ndershme. Ne fund te fundit , kultin e ketyre dy figurave nuk e ka ngritur populli shqiptar, por Evropa dhe Bota. Merret me mend se si mund te sillet ai ndaj Kadarese.!

                  1. plaku says:

                    Vjosa,
                    Une kisha keto gjera :
                    – Falemnderit,serishs per shkrimin civil.
                    – Une personalisht kur lexoj nje liber uroj qe autori te thote te verteten dhe jo te me mashtroje per te hermetizuar vet vehten ose me keq akome, sepse ka bere “kompromis” me diktatorin.
                    – I bej pyetjen vetvehtes se per cilet i ka shkruar Ismaili veprat e tija : Per “trushpelaret”, “per te zgjuarit” ? Po e verteta ku mbeti ?! Interesant, sepse Elena Kadareja, sipas Fatos Lubonjes ka shkruar ne lidhej me kete pike :

                    ” Në këtë pikë të rrezikut, sipas autores, ky vendos të bëjë një “kompromis” me diktatorin (a thua se ishte i barabartë me të) duke vendosur të shkruajë një libër politik që do ta mbronte nga armiqtë e shumtë.” Behet fjale per dimrin e madh per te cilin Fatosi thote:

                    ” Pra, krijimi librit Dimri i madh është një histori e shëmtuar, do të thosha, bashkëpunimi regjim – shkrimtar,……”

                    – Pra prape del pyetja ne se i shkroi veprat per “trushpelaret”, per “te zgjuarit” apo sepse beri kompromis me diktatorin ?!
                    – Kam mendimin se “silikoni” qe perdor Ismaili per te rialibituar vehtveten bie shume ne sy per keq. Populli thote : “Ne vend qe te vesh vetullat heq syte”.

                    – Per sa i perket “miteve” nacjonal- komuniste te Skenderbeut dhe Nene Terezes, Fatosi shkruan :

                    Per Skenderbeun :


                    Une jam per zbërthimin, analizimin, e miteve të nacional – komunizmit, si histori e ndërtimit të tyre, por edhe si instrumente sundimi e trushpëlarjeje. Kadare, dhe jo vetëm ai, akuzojnë Fatos Lubonjen për këtë si “çmitizues i egër”. Për mua e egër dhe barbare ka qenë dhe mbetet gjuha e atyre që i kanë kepërdorur këto mite dhe ky debat për mua s’është ndeshje personash, por një ndeshje kulturore. Sipas meje shoqëria shqiptare vazhdon të mbisundohet nga një elitë e përbërë nga njerëz të tillë, që kanë ndërruar vetëm lëkurën e sipërme të asaj ideologjie, atë komuniste, por që kanë ruajtur, madje edhe zhvilluar, nacionalizmin megalloman, izolues e vetshaktërrues që kultivoi ai regjim, veçanërisht pas viteve 60, kur e paraqiste Shqipërinë si kështjellë graniti që i rezistonte edhe Lindjes dhe Perëndimit (Lexoni për këtë edhe Kështjella e Kadaresë në variantin shqip të asaj kohe). Për arsye të ruajtjes së pushtetit të tyre intelektual e politik. Mjaft të kujtoj frymën me të cilën u trajtua në Shqipëri, me në krye Kadarenë, monografia e Skënderbeut e profesor Schmitt gjë që ka çmeritur çdo studiues të huaj të kohës sonë. Si rezultat i kësaj pune të mbrapshtë, ajme, ajo që vihet re është se edhe njëzet vjet pas hapjes së Shqipërisë ndaj kulturave të tjera e ndaj mundësisë për të zhvilluar frymën kritike, për shumicën e shqiptarëve është më e lehtë të mbushen me mburrje megallomane e urrejtje për të tjerët e ta kërkojnë identitetin e tyre në përkatësinë etnike sesa të kërkojnë të ndërtojnë, me frymë kritike, individualitetin dhe personalitetin e tyre në një shoqëri të hapur e demokratike.
                    Këtu është dallimi midis mitit dhe shkencës së historisë., sepse po të shkojmë tek shkenca e historisë dhe ta dekonstruktojmë Skënderbeun, atëherë do të themi që Skënderbeu, kur e bëri luftën, nuk e bëri për Shqipërinë po e bëri në emër të krishtërimit, sepse s’ishte koha e shteteve etnike në atë kohë, e nacionalizmit shqiptar në përgjithësi (kam përmendur në shkrimin tim Marlin Barletin, i cili thotë se Skënderbeu ishte bullgar), nuk ishte koha kur këta popuj bashkoheshin në emër të kombit, por është koha kur u bashkuan në emër të fesë (vetë një Papë e ka quajtur “Kalorës i Krishterimit) dhe do të themi se Skënderbeu, si simbol i nacionalizmit shqiptar vjen e ndërtohet në shek. XIX, kur i duhet një simbol shqiptarëve për të thënë edhe ata që kemi edhe ne një njeri tonin të shquar, si figurë përmbledhëse identitare, siç janë bërë tentativa edhe me Aleksandrin e Maqedonisë, me Pirron e Epirit.., ”

                    Per Nene Terezen :

                    ” Kur Nënë Tereza erdhi në Shqipëri për herë të parë një gazetare shqiptare i ngriti çështjen “Ti po na flet për fenë, por feja e shqiptarit është shqiptaria.”. Ajo iu përgjegj:
                    “Atdheun do ta doni më shumë kur të doni njëri tjetrin më shumë.”
                    Shkaku ka të bëjë me atë se Nënë Tereza nuk është marrë e glorifikuar nga shqiptarët si simbol i fesë, por si simbol kombëtar.
                    Pra fama e saj e çmimit Nobel dhe e shenjterimit, janë instrumentalizuar me ideologjinë nacionaliste duke u harruar se bash mësimi që ajo u dha atyre 16 vjet më parë:
                    – se kur të aplikonin mësimet e fesë do të arrinin ta donin më shumë njëri tjetrin e se kjo do t’ua bënte më të dashur edhe atdheun
                    – ishte një mësim në thelb antinacionalist ashtu siç ishte edhe e tërë vepra e saj (që ishte katolike që do të thotë universale. ”

                    – Desha te kujtoj se shume pena te fuqishme te kohes se diktatures nuk “bene kompromis” me diktaturen por ata ose :
                    a. Nuk dergonin materjale per botime.
                    b.- Ju futen perkthimit te letersis boterore.
                    c. – Veprat e tyre i fusnin ne sirtare dhe i shperndanin vetem ne njerez te besuar.
                    Pra keta njerz : “Nuk deshen kurre te luanin pjesen per tu bere pjese.”
                    Ose,sic thote populli : ” Keshtu edhe ujqerit u ngopen dhe delet i kemi te gjitha.”

                    Pershendetje

  5. Zemani says:

    Unë e dua Kadarenë dhe gjithmonë ndez qiri që ta marrë Nobelin se e meriton. Për mua: e kanë vonura kur këtë çmim, sidomos në këtë dhjetëvjeçarin e fundit,sikur e kanë “shpërndoruar”. E për të qenë i saktë, i them Arbër Radomit që Kadare, kur i shtë dashur, ka shkruar dhe me pseudonime. Në je i vogël dhe nuk e di, bën mirë të nxëshë.

    1. Per inat te Mero Bazes... says:

      Po lere o Zeman, me ke llafos?!
      Edhe vete emri Kadare eshte Pseudonim (i Enver Hoxhes)!

      Le te kujtohemi: sapo botoi Vepren e 9-te, EH, e ri-botoi si veper letrare “Dimri i Madh”, me pseudonimin IK.

      Ne fillim botoi “Shenime per Kinen” me emrin EH, dhe fill pastaj “Koncert ne fillim te Veres” me pseudonimin IK!

      Pastaj Arber Radomi, ben mire te pyes, nese eshte i ri (ose nese nuk eshte pseudonim i dikujt me konflikt interesi!) dhe te marre vesh se Ismail kadare eshte i vetmi, pas shokut Enver, qe kishte te drejte pseudomini ne ate kohe, i Vetmi: Gent Arbana…

      IK ka vetem dy romane origjinale: “Dasma” e…Bilal Xhaferit, dhe “Mjegulla e Tiranes” e…si e quajne ate studiuesen me emrin e te ciles u krruajt kot se koti Nasho?!

  6. AP says:

    S’kam pikën e dëshirës të hyj në polemikë me trimin Radomi. Ai ka mbi supe kokën e tij, ndërsa unë kam timen. Pse u dashka të mendoj si ti , zoti Radomi?!
    Kadarenë, dje, e lartësonte Enveri dhe ky ja shpërblente duke e ngritur Enverin lart , në hapsirat kozmike( iu kujtohet kostelacioni me 5 gërma ENVER ?!). Si dje edhe sot , nuk i hyri një gjëmb në këmbë këtij njeriu. Unë nuk di të ketë patur ndonjë shkrimtar të madh që ta ketë patur grurë me të gjitha rregjimet politike!
    Gazeta s’ma kërkon emrin tim , ti Radom pse e don ta dish?
    Apriori po të them se jam më trim se Ismaili dhe ti të marrë sëbashku!

  7. Nika says:

    E ka marr çmimin nga te gjithë të mënçurit që e kanë lexuar. Populli i vet e ka ikon !!! Dhe ju që e shani mirë bëni, se ku do dalloheshit nga ata që e mburrin …???

    1. plaku says:

      Nika,
      Fatos Lubonja thote : Behu i ditur qe te jesh i lire. Lexo Fatosin dhe do te njofesh me mire tregetarin e fjales me emrin Ismail Kadare. Une mendoj se natyra te ka dhene koke dhe tru qe te mendosh vete dhe jo te kopjosh ate qe mendojne “te mencurit”. Populli, kush eshte populli ?! Ismaili ka bere tregeti me popullin dhe nevojat e tija. Pse nuk shkruann asgje tregatari Ismail per problemet aktuale te popullit por na shkruan per historira te qepes. Pse ka frike te japi mendimin e tij dhe te ndihmoje popullin per te dale nga mizerja ku e kane futur horrat e politikes shqiptare, qe Ismaili nuk i kritikon kurre.

      1. Dreni says:

        “Mosmarreveshja”, meqe e kerkon me ngulm nje veper per kohet e tanishme, megjithate nga komentet verehet se trurin e ke akoma ne evolucion si idhulli yt lubonja :))

  8. Zemani says:

    Sekush shkruaka:-Pse nuk shkruan Ismaili për aktualitetin? Aha, kjo or byrazer,është patate e nxehtë dhe të djegë duarët. S’është i atij lloj Kadare. Njëherë tha me gjysëm goje që Luli ta linte bashkinë dhe aq. Aq qe “kurdisja”,sosi “bateria”. Ti që thuaj për realitetin, e di si është puna: për mua,Zemanin, të marrin në qafë fëmijtë. Ta heqin “burrninë”, në e ke patur atë,sigurisht. Për të tjerat: shih e shkruaj. Pasqyrat janë përpara.

  9. Nika says:

    Plaku : Te të mënçurit pa modesti bej pjesë vet. Po të kishe mundesi njohje me mua të jesh i sigurt do të dukej vetja budall

    1. plaku says:

      Nika,
      Filosofi i madh grek Platoni ka thene : Shkruaj ose thuaj diçka, qe te te njof se kush je.

      Pershendetje

      1. pilafi says:

        O plaku!A e dije qe Grass ka qene “SS” dhe ka luftuar per Hitlerin?

  10. Babai says:

    Shekspiri,pa asnje dyshim,mbetet njeriu krijues me i zoti i te gjitha koherave(pashomeriane-e njohur si fillesa).Me i shituri,me i permenduri,me intelektuali,me popullori,me i veshtiri,por edhe i urryer.
    Te gjitha pozitivitetet qe i pervishen nga shumica,nga nje mori njerez i kthehen si negativitete.
    Per kete i madhi,mbetet i madh!

  11. Nika says:

    Kush u referohet të tjerëve nuk ka asgjë të vyer nga ato që mendon vet. Nika

    1. plaku says:

      Nika,
      Ja dhe nje thenje tjete e filosofit grek Platoni :
      “Kur s`di, s`ke te drejte te kesh opinion”

      Pershendetje

  12. LBS says:

    Çfarë na tha Z. A.Taylor?
    Çfarë prisja e çfarë lexova: “Muzgu i Perëndive të Stepës” baraz me një “kokë turku”. Herë me forcat e veta e herë duke marrë hua Z. Alan Taylor , në vend të vlerësimit të një prej perlave të Ismail Kadaresë, na servir një artikull të rëndomtë propagandistik antikomunist plotë me të pavërteta, keqinterpretime dhe egzagjerime. Shkrime të tilla në këtë kohë të vitit janë kthyer në ritual si kujtesë “miqësore”.
    Për popullin që bëri historinë gjysëmshekullore nën Enver Hoxhën artikullshkruesi del pak zbuluar. Sterotipet nuk ngjisin, faktet po, dhe fakte po dalin çdo ditë edhe nga pala kundërshtare.
    Artikulli fillon me top për ndarje të opinionit për Kadarenë dhe veprën e tij më dysh. Opinioni formal dhe joformal shqiptar është një, si mishi me thoin, dublikati janë opinionistët kundër se ata me atë jetojnë, dhe kur duan ta zhvlerësojnë, i kujtojnë atij se është njeri si gjithë të tjerët, e shajnë se ka të drejtën të reflektojë derisa të jetojë e të përjetojë, ose e lavdërojnë duke e krahasuar gjeniun e letrave me ndonjë novelist misterioz ose me ca disidentë që u vunë në shërbim të interesave të tyre personale ose klasore. Shkrimtari është produkt i historisë dhe i kulturës së popullit të tij të cilat, në rastin tonë, artikullshkruesi nuk i njeh, ndryshe nuk do të shkruante për legjendat tona si, “…perifrazim të balladave të ngjashme me ato greke”. Gjithashtu, nuk do të njësonte për të gjithë “kulturën e paranojës dhe të dyshimit” që karakterizonte atmosferën e shoqërisë sovjetike drejtë shpërbërjes, para gremisjes.
    Ismail Kadare ka fiksuar në art historinë tonë që nga lashtësia deri në kohët moderne, si dhe disa të vërteta historike madhështore e të padiskutueshme të kohë sonë-arritje model për këdo, po ashtu edhe disa të vërteta negative bashkudhëtare me to mbasi shoqëria jetoi kohën e luftës midis dy sistemeve shoqërore të kundërta që shkaktonte viktima nga të dy palët, se jetesa me sakrifica e devocion për ta bërë Shqipërinë nuk mund të ishte një jetë e përsosur, përveç se ishte vetëm fillimi i një shoqërie socialiste rrethuar nga bota 2-3 shekullore kundërshtare kapitaliste. Për komunizëm nuk bëhej fjalë, ai ishte larg, një aspiratë që as me dylbi nuk shihej dot. Ndriçimi i këtyre aspekteve të atij socializmi në formë artistike tërheqëse për t’u lexuar i shërben historisë si mësim se si mund të jetohet pa plagë shoqërore, por edhe se kur e si duhet bërë riorganizimi i shoqërisë në favor të gjithë pjesëtarëve të saj që të mbijetojë. Vepra e tij është universale në tërësinë e saj dhe në tituj të veçantë, zgjidh e merr kë të duash që të gëzoshë e të lartësoshë shpirtin tënd, ose, në rast nevoje, që të largoshë muzgun e momentit mbytës që të rrethon. Ajo është e larmishme në tematikë, në hapsirë dhe në kohë, ka për të gjitha nivelet, për të thjeshtë e për të sofistikuar, prokurorë apo gjyqtarë.
    “Muzgu i Perëndive të Stepës” u botua rreth 20 vjet pas zhvillimit të atyre ngjarjeve në jetën e një “studenti” që ndahet nga një vajzë ruse si në një nga legjendat shqiptare dhe kthehet në Atdhe se nuk kishte arsye të vepronte ndryshe as atëhere, as më vonë. Kështu që truku i “zgjedhjes midis dy të këqijave” i shprehur me fjalët e mitologjisë greke në fund të shkrimit si intrigues mbetet pa funksion, nuk vlen as si ndihmë drejt një qëllimi të mirë se nuk u vërtetua dhe nuk është thelbësor.
    Pa dyshim, si lexues ne e çmojmë konsideratën që Z. A.Taylor i rezervon kësaj vepre që e përcakton si “avantazhi (i saj) është portretizimi i Moskës”, vlerësojmë edhe paralajmërimin se leximi i librit nuk është i lehtë sepse ka shumë personazhe. Secili ka mendimin e vet, po kjo na duket sikur thotë “kaq është e pamjaftueshme për Çmimin Nobel”. Jo, Z. Alan Taylor, edhe kaq është e mjaftueshme, por nuk është kaq vlera e kësaj vepre letrare që fikson një moment historik unik që të del para syve i gjallë kur e lexon, e përjeton sikur të kishe qenë aty, por edhe me shumë aspekte dhe pasoja, me shumë art dhe ide, si dhe me shumë dashuri për vendin dhe kulturën tonë shqiptare dhe më tej.
    Nuk është faji i shkrimtarit që realiteti ka shumë pamje dhe se vlerësuesit e artit kanë pamjen e tyre kur marrin vendime. Ka opinionistë që duke u kapur pas një aspekti anësor të çështjes në fjalë nuk shohin ngrehinën madhështore si tek fabula e famshme indiane “Të verbërit dhe elefanti”. Mbi dhjetë milionë lexues shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë, në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe në mbarë botën e çmojnë, e duan dhe krenohen me Kadarenë dhe veprën e tij. Po kështu e vlerësojnë edhe miliona dashamirës që e kanë lexuar atë të përkthyer. LBS, 08.08.2014.

    1. mirel says:

      kjo eshte menyre shume e mire per te pare vepren e Kadarese, dhe me sinqeritet me pelqen mendimi dhe kendveshtrimi jot.
      Problemi I Kadarese eshte se ka kohe qe e mundon fakti qe I shkruajti socializmit dhe komunizmit dhe kjo I eshte bere nje plage qe me sa duket kerkon ta mbylle dhe ta sheroje medoemos.
      Sigurisht perpiqet shume dhe sa me shume perpiqet duket sikur I prish pune fashove dhe mjekimeve te para.
      Jam dakort plotesisht qe librat e fundit te Kadarese mbi keto tematikat e stermundimeve qe I solli komunizmi njerezve me talent si ai, mbi keto dilemat qe njeriut, jane bere aq te shpeshte dhe te ngjajshem, sa me duket se ai shkruan nje roman pa fund, duke dhene nje fund pa lavdi per vepren e tij, lavdi qe ne te vertete ka ngelur te e shkuara dhe jo te e sotmja.
      Te pakten kete duhet ta ndjeje dhe vete shkrimtari qe duket se e ndjek mallkimi I kesaj lavdie, sa here qe peshtyn mbi te me romanet e mepasshme, dhe sa here qe humbet cmimet Nobel.
      Ai ka shume vepra qe duhet ta kishte marre cmimin Nobel me kohe, per kete po, jam dakort me faktin qe bota kritike sot nuk arrin dot te majat e Kadarese, sepse nuk I njeh.
      Bota sot njeh vetem ankthet e Kadarese, qe me teper iu duket si vetekritike, apo autokritike, ndaj nuk iu mbushet mendja ti japing cmimin Nobel.
      E kam thene dhe me pare, sherimi I Kadarese ndaj te shkuares behet duke I hapur rruge ne zemren e tij dashurise per popullin e tij.
      perndryshe ka per te ngelur si nje cope kercu aq I thate sa nuk nxjerr kokra, dhe i mykur qe nxin po as nuk digjet njehere e mire.

  13. Babai says:

    Sa pak jemi dhe sa shume zihemi!
    Edhe kur e duam dhe cmojme nje vlere,prape kerkojme e kerkojme ta perdhosim!
    “..shkrimtare i madh,njeri i vogel,nga Gjirokastra,servil etj,etj,etj”!
    Nese dikush nga keta negative komentues ketu,do te kishte shkruar edhe 50% te nje vepre te Kadarese,ma merr mendja do te ngazelleheshin gjithe jeten e tyre per ate veper dhe gjithe pompozitet do ta paraqesnin si vleren me te madhe te letersise shqiptare,vetem 50%..,por puna eshte se se kane shkruar dot edhe pse mund ta kene enderruar apo enderrojne per nje dite.Keshtu mo,shqiptaret neper kohera jane zhgarravitur mes vete dhe kurre skane bere hymer(jo e drejte si fjale,por e nevojshme).

  14. aria libera says:

    Ky tipi me emer robaqepsi nuk arrine dot ne universin e kadarese ky i fundit eshte vazdhuesi i realizmit francez qe eshte bibla e letersise boterore,qe te futesh ne debat me kadaren duhet te kesh njohuri te thella historio-politike ekonomike dhe filozofike qe ky robaqepsi nuk i ka.

    1. Babai says:

      Ha,ha,ha,ha,Je i madh”aria libera”,ha.ha..(ky tipi emer rrobaqepesi..”)
      Ku e gjete kete perkufizim,je i madh!
      Pershendetje!

  15. Tafili says:

    Bota sot eshte eshte e perqendruar tek problemet globale politike e tregetare te medha. Shkenca po ben perparime te padegjuara me pare. Ne bote roli i letersise dhe teatrove nuk eshte me ai i dikureshmi. Perparesite ne art i kane filmat # dhe muzika e #. Gjithesesi nuk munde te thuash se nuk eshte , se kultura nuk vdes kurre.
    Mos mendoni se Kadareja eshte ac i madh e po larteson Shqiperine. Shqiperia eshte shume e madhe dhe Kadareja nje perfaqesues dinjitoz i nje fusha (letersise) jo me teper. Jeta nuk ka nje fushe por nje hapesire te tere e kjo s’eshte Kadareja , se po te ishte keshtu ne do te ishim fare. Por , mendoj, popuj te vegjel si ne , mendojne se nje kandil ndricon boten ! Jo zoterinje , bota eshte shume e madhe , te jemi me modeste.
    Suksese Kadareja ne punen e tij fisnike artistike ( jo politike).

  16. ari says:

    Eshte e vertete se Kadareja ka shkruar dhe vargje me ” partishmeri “.Por nuk me ka ndodhur kurre qe pas leximit te ndonje vepre te tij te mendoja per socializmin apo luften e klasave.Kadareja eshte nje talent i jashtezakonshem , i vetmi, na ka mbajtur gjalle ne diktature.Edhe romani Dasma qe eshte romani me skematik i tij , te jep kenaqesi estetike.Por vepra e tij ” nenpunesi i pallatit te endrrave ” eshte kryeveper boterore qe vetem Kadareja mund ta shkruaj.

  17. kastriot says:

    Poemat “Vitet gjashtedhjet”, ” Shqiponjat fluturojne lart” (ku t’i kerkoj rrenjet e tua Parti..);Poezija “Terror i bardhe”,”Koha ne Bote”; “Partija ime”;”koha e popujve””Nate viti 1960″; “Shenime per brezin tim /6 ” plus,plus, plus,plus,plus kudo Partija dhe Enver Hoxha.
    Ne proze: “Emblema e dikurshme”; “Nentori i nje kryeqyteti”, “Dimri i vetmise te madhe” (personazhi qendror Enver Hoxha); “Dasma”; etje
    Ata qe ishin kunder realizmit socialist ne letersi, dhe vete Socializmit , ne B Sovjetik bene vepra, dhe nuk u perkrahen nga Partija ne fuqi, por ose u internuan ne gulaget e Siberise ose u larguan nga B Sovjetik qe ne kohen kur komunizmi ishte akoma i fuqishem. Dhe nuk shkruan as dhe nje gje pro socializmit, por partise, pro udheheqesave. Kadareja ne qender te vepres te tij ka perkrahjen ndaj sistemit dhe me kryesoren luften mes personazhit pozitiv pa asnje te mete me personazhin negativ qe meshironte klasat e permbysura dhe ideollogjine borgjezo revizioniste.
    Komentet e tjera qe behen jane jashte ralitetit te vepres te Kadarese. ………………
    Kadareja, pasi i quajti “jashteqitje te kombit” ata qe u futen ne ambasada, u largua nga Shqiperia ne menyre te pakuptimte, disa digte me vone. Ne ato dite apo ne ato kohe komunizmi ne Shqiperi ishte ne ditet e fundit.
    Ne se ai u largua per shkak te regjimit, pse nuk u kthye me ne Shqiperi kur regjimi ra disa muaj me von mbasi ai u largua?
    Cdo kush e kupton se ai u largua jo nga qe ne Shqiperi sundonte komunizmi, por se ai mendonte se me ate veprim do te behej me i besueshem dhe me i vyer per te realizuar enderen e tij te kahereshme, marjen e cmimit Nobel.
    Me pelqeu nje komentues: Boten e madhe, dhe edhe Shqiperine nuk e ben te ndricoje nje qiri. Aq me teper nje qiri i bere jo nga dylli, por nga parafina.

    1. Vjosa says:

      Z. kastriot,
      Ate sprehjen ” jashtqitja e kombit,, per te ikurit nepermjet ambasadave te huja , e ka perdorur Xhelil Gjoni ne mitingun qe u mbajt ne Tirane pas ikjes se refugjateve. Pse ja vesh Kadarese kete shprehje ti? Nuk e kuptoj cfare perfiton ti personalisht nga kjo shpifje qe ben. Jam kurioz.

  18. Juglindori nga Korça says:

    Ke shume te drejte , Vjosa , kur u mbushen ambasadat , Kadareja kishte kohe qe kishte ikur e kishte kerkuar azilo ne France dhe nuk kish si t’i quante “jashteqitja e Kombit” ata qe vepruan si ai . Pse ja atribuon Kastrioti fjalet e Xhelil Gjonit , Ismail Kadarese ? Sepse veprave te tij , Kastrioti i ka lexuar vetem titujt , por edhe po t’i lexonte , nuk besoj se do kishte kuptuar gje….

  19. gjin vlashi says:

    Nderim GJENIUT tone te madh KADARE . Per ne qe jetuam sketerren komuniste gjithcka shkruante ,ishte ngjarje ishte shprese , ishin piktura plot ngjyra ,ne ate sfond gri
    ARMIQ TE KADARESE JANE ISLAMO KOMUNISTET ,keto ndyresira turko arabe
    MIRENJOHJE ,MIRENJOHJE ,ISMAIL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje