Shqipëria ime fantastike/ E gjithë vëmendja tek turizmi i aventurës

13 Gusht 2014, 21:22Kulturë TEMA
Shqipëria ime fantastike/ E gjithë vëmendja tek turizmi i

“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit, për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë

 

Jemi në kulmin e sezonit veror, ata që kishin menduar që do t’i shpëtonin temperaturave të larta të të nxehtit “afrikan”, u gabuan.

Tashmë të gjithë po mësyjnë bregdetin e mrekullueshëm të vendit tonë, nga Velipoja e deri në Ksamil për të përballuar këtë vapë mbytesë, ku deti duket si alternativa e vetme.

Por Shqipëria me potencialin turistik që disponon, mund të ofrojë më shumë, sidomos për ata që kërkojnë të lëvizin, të provojnë eksperienca të reja apo të sfidojnë veten, si p.sh. në zhytjet nënujore, në fluturimet e organizuara, sportin e adrenalinës rafting, ecjet në Alpet magjepsëse dhe të tjera aktivitete në atë që quhet turizmi i aventurës.

Sigurisht që nëqoftëse ajo që kërkon nga pushimet është vetëm të shijosh një cocktail buzë detit dhe kaq, kjo tendence në zhvillim e sipër, me rritjen më të shpejtë në idustrinë e turizmit, nuk bën për ty.

Pikërisht në kuadrin e promovimit të këtij lloj turizmi të ri në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dëshiron t’ju të informojë se një grup prej 30 agjencish turistike të huaja dhe përfaqësues të medias ndërkombëtare, organizuar nga Adventure Travel Trade Association (ATTA), do të vizitojë vendin tonë si pjesë e një turneu nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nga data 28 gusht-31 gusht.

Bëhet fjalë për ardhjen për herë të parë të një ndër grupimeve më elitare dhe profesionale në ushtrimin e turizmit të aventurës në rang botëror.

Vizita do të hapë një dritare të re dhe krijojë bazat për të ofruar një standard të lartë në shërbimet e këtij lloj turizmi. Duhet pranuar se në Shqipëri ekzistojnë agjenci që ushtrojnë këtë aktivitet prej kohësh dhe e kanë futur vendin tonë në këtë treg të ri turistik.

Po çfarë është turizmi i aventurës, për të gjithë ata që po lexojnë për herë të parë mbi këtë term?

Sipas asaj që përkufizohet nga universiteti “George Washington” në SHBA& ATTA, është udhëtimi i një përsoni jashtë mjedisit normal ku jeton për më shumë se 24 orë dhe jo më shumë se një vit radhazi.

Ndërkohë një udhëtim aventure mund të konsiderohet nëqoftëse përmbush 2 nga 3 kriteret e mëposhtme.

1- Ndërveprim në natyrën.

2- Shkëmbime me kulturën e vendit që viziton.

3- Aktivitet fizik.

Për ta ilustruar me shembujt përkatës në vendin tonë dhe për ta bërë më të lehtë për lexuesit, udhëtimi i aventurës mund të jetë birdwatching (vëzhgimi i shpendëve) në lagunën e Karavastasë, hiking (ecje në këmbë) në Theth apo Vermosh, biking (çiklizem) në ajrin e pastër të Dajtit apo rafting në kanionet e famshme të Osumit, gjithashtu siç edhe ju kemi njohur më artikujt e mëparshëm të risisë me emrin, Jeep Safari.

Qëllimi i këtij udhëtimi familjarizues (Fam Trip) nuk është vetëm për të eksploruar potencialin e Shqipërisë për këtë prirje të re të turizmit, por edhe për të shkëmbyer përvojën me operatorët turistikë të vendit që janë të fokusuar në këtë produkt turistik, jo aq popullor për momentin.

Me këtë rast do të organizohet nga AKT-ja një B2B (Business-to-business) marketplace në Llogara në datën 29 gusht, ora 16:30 në Hotel Sofo.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ftuar të gjithë operatorët turistik shqiptarë, që ofrojnë këtë lloj shërbimesh, të marrin pjesë në këtë marketplace B2B, duke e parë si një mundësi unike në përditësimin e të rejave më të fundit nga ky sektor dhe rritjen e kapaciteteve te tyre.

Dhe përgjigja ka qenë me të vërtetë inkurajuese, me rreth 16 agjenci turistike të kontaktuara, më shumë se gjysma e tyre ka konfirmuar pjesëmarrjen deri më tani, duke qenë një tregues i qartë i interesimit të lartë që ka shkaktuar ky aktivitet që pritet të organizohet në fund të muajit.

Kur amerikani Leo Le Bon, ai që konsiderohet edhe si pioneri i parë i këtij lloj turizmi (bashkëthemeluesi i kompanisë së parë në botë që ofrontë shërbimin e turizmit të aventurës), në 1967-ën e largët, nisi së bashku me 8 miqtë e tij udhëtimin përgjatë Nepalit, askush nuk do të besontë që ishtë fillimi i një rrugëtimi që sot përjetohet me emrin që e përkufizon: Aventurë.

Atyre që udhëtojnë në këtë periudhë në drejtim të bregdetit në jug, i rekomandohet që të ndalen në Llogara dhe të hedhin një vështrim në mundësitë e ofruara në këtë drejtim në shërbimet e lartpërmendura. Përveçse do të shijojnë kosin me arra dhe mjaltë, do të kuptojnë që një sezon pushimesh mund të jetë më i kompletuar edhe me aktivitete të tilla që në çdo rast, minimumi që mund të bësh është t’i provosh.

Për më tepër AKT ka hartuar një program të detajuar të 4 ditëve për pjesëmarrësit e ATTA-s gjatë udhëtimit të tyre, i cili do të jetë plot adrenalinë dhe që do të vizitojnë vende magjepsëse të Shqipërisë tonë të bukur.

Për më shumë informacione rreth këtij aktiviteti mos hezitoni të na ndiqni online në faqen zyrtare në Facebook të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Visit Albania:

https://www.facebook.com/VisitAlbania.al?fref=ts

15 komente në “Shqipëria ime fantastike/ E gjithë vëmendja tek turizmi i aventurës”

  1. Fatmir says:

    Gjipe Beach – Albania 2014 (HD) http://youtu.be/fyWIUkKmgKs Ky plazh është i vendosur në pjesën jugore të Shqipërisë, dhe është i rrethuar nga dy plazhe të njohura, Dhërmi dhe Jalë. Gjëja interesante në lidhje me këtë plazh është se nuk është e prekur nga modernizimi. Ky vend i qetë me ujë kristal dhe rërë të hollë, të jep një mundësi të përkryer, për të pushuar në heshtjen e natyrës të paprekur. Për të shkuar në plazh, mund të jetë pak e ndërlikuar, për shkak se ju do të duhet të parkoni makinën tuaj, në fund të rrugës dhe pastaj të ecni për rreth 20 minuta për të arritur atje. I vetmi problem, nuk ka burime të ujit dhe nuk ka dyqane për të blerë gjëra. Është e këshillueshme për të sjellë disa furnizime bazë, në qoftë se do të vendosni të vizitoni këtë plazh.

    1. Kinez says:

      O fatmiro
      Po ne video ka makina parkuar ti thuaj do 20 min rruge ne kembe
      Spo te marr vesh or tej.
      Nejse nje rere e paster uji I paster dhe I thelle vertet nje mrekulli
      Respekt per videon

      1. Fatmir says:

        Ne Gjipe shkohet vetem me xhipa, kurse per makinat normale, munde te shkosh deri tek gjysma e rruges, aty ndodhet nje parking, e me pas duhet te ecni per rreth 20 min, deri tek plazhi.

        1. xhinxhoni says:

          …ja ke fut pordhes…per cdo shkrep dhe nai cop gur qe del mbi det me vrap e beni plazh… pa rruge pa uje pa drita dhe vetem me I shteg dhie e beni “perle te albanistanit”…

          1. Kinez says:

            Jam kurioz te di cfare quhet perle per xhinxhonin?

  2. Kinez says:

    Duhet te kishit vene fotot e likes dhe monikes tek foto e pare
    Jam I sigurt qe edhe robert mugabe dhe dhe kim jong 2 do e vizitonte skraparin dhe shqypnin
    Ju dergojn ne skrapar se lalz esht I zene nga superkorruptuaret

  3. cubi says:

    Si nuk I late keto budallallaqe. Cdo dite e keqperdoroni Shqiperine dhe ne darke beni sikur iu vjen keq. E keni ndyre ate vend me mbeturinat qe beni e qe keni ne mendje.

  4. nazmija says:

    bravo ishalla po u vjen ndonje i huaj se populli ska pune e piramid mbas piramide

  5. tani.deutschland says:

    Sivjet ishte bere me te vertete pune me heqjen e mbeturinave neper rruge, por ky kuptohet eshte minimumi i asaj qe kerkohet per nje turizem normal si ne vendet e tjera te rajonit.
    Vazhdoni me tej. Bravo.

  6. Daniel says:

    FATMIR!!!!!Eshte shume gabim.Plazhi i Gjipeut si dhe tokat prane tij deri te manastiri i Shen Theodhorit jane te Argita dhe Shkelzen Berishes.Jo me kot shtruan dhe rrugen qe te con atje.Dhe nje detaj tjeter:Rruget e Bardha ose plazhi poshte Llogarase afer plazhtit te Palases po ndertohen komplekse turistike.Njerin po e nderton Zamir Mane(Sali Berisha)dhe tjetrin Koco Kokedhima.Nuk ka vende te virgjera ne Shqiperi!!!Te gjitha jane ndare ose zaptuar.

  7. petrit zela says:

    Shqiperija eshte nje thesar I jashtzakonshem natyror,por akoma, e pa
    zbuluar nga Bota e qytetruar..

  8. lexues says:

    “vlejnë të vizitohen përgjatë 2014”
    Gjysma e gushtit… Mos është pak herët për lajmin? ?

  9. Lefteri says:

    Rruga per ne Pogradec mizerabel, zone turistike i thencin. Po ai emisioni “shqiperia tjeter” vazhdon me apo e ka ndaluar kryeministri?

  10. free says:

    gjipeja eshte mbushur me pislliqe ne cdo cep , shume turiste thjesht i fluturojne plerat ku te munden. kto vende kaq te bukura nuk meritojne ende te shkelen nga kafshet.

    1. Strikeru says:

      Bravo vella Te lumte, Turizmi i pakontrolluar dhe masiv eshte tragjedi per nje shtet dhe,popull te vogel si i yni.Ja pse, do pishey flora dhe fauna dhe do hidhen me jeq se tani kudo mbeturina,do ngrihen cmimet e sherbimeve,ushqimit,trojeve,pronave dhe te cdo gjeje tjeter thjesht do varferohemi shume here me keq se te huajt do i blejne te gjitha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje