U mbyt duke shpëtuar një fëmijë/ Basha propozon titullin Qytetar Nderi për aktorin Pandi Toçe

20 Gusht 2014, 16:02Kulturë TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha do t’i propozojë Këshillit Bashkiak që t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi”, Pandi Toçes, aktorit të Teatrit Kombëtar që u mbyt në Liqenin Artificial të Tiranës duke shpëtuar një fëmijë.

Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, ka ngushëlluar familjen e Pandi Toçes, ndërsa u shpreh se “sot bëmë një vizitë në shtëpinë e të ndjerit Pandi Toçe, i cili u nda nga jeta duke shpëtuar një jetë fëmije”.

“Besoj se mesazhi i këtij qytetari të Tiranës në një kohë të ngarkuar me emocione, është i qartë nga të gjithë qytetarët e Tiranës.

Vlerat njerëzore mbi të gjitha. Bashkë me të afërmit e fëmijës që u shpëtua, jo vetëm që i shprehëm ngushëllimet sot ngushëllimet më të ndjera familjes, duke vlerësuar këtë akt të pazakontë trimërie por edhe vetësakrifikimi, por i shpreha gjithashtu faktin se me porosi të veçantë të Kryetarit Lulzim Basha, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë Këshillit Bashkiak, në mbledhjen më të afërt, dhënien e titullit “Qytetar i Tiranës”, titull mirënjohjeje.

E them edhe njëherë se ky akt, në rrethanat e sotme, ka gjetur mirënjohjen dhe vlerësimin e qytetarëve të Tiranëve”, tha Bozdo.

Aktori i Teatrit Kombëtar, Pandi Toçe, humbi jetën mëngjesin e 12 gushtit në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa shëtiste herët në mëngjes, ai ka vërejtur një fëmijë që i kishte rënë topi në Liqen dhe në tentativën për ta marrë, fëmija po thithej nga balta. Toçe ka vrapuar për ta ndihmuar fëmijën, por ka qënë e pamundur të dilte më nga uji.

9 komente në “U mbyt duke shpëtuar një fëmijë/ Basha propozon titullin Qytetar Nderi për aktorin Pandi Toçe”

  1. Kruja says:

    E ben si kryetar I Bashkise apo si “kryetar” I PD-se?

    Ju te PD-se nuk I njihni vlera dhe akte te tilla. Heroizmi per ju eshte shfaqie e huaj “komuniste”.

    Nuk te beson njeri pasi ke vrare ne 21 Janar dhe me pare. Ti e perdor akti human te Pandit per agjenden tenda politike por shqiptaret e dine shume mire se kush je. Ti ke vrare 4 demostrues ne shesh.

    21 Janari duhet shpene deri ne fund pasi pergjegjesit e atij krimi shteteror do te perdhosin vlerat dhe aktet qytetare te njerezve te mire si Pandi.

    TURP!

  2. Kruja says:

    Basha o MASKARA!

    Me emrin e Pandit do te fshehesh lejet e ndertimit ne Liqeni Artificial.

    Perse nuk mendon per qytetaret duke siguruar vijen e Liqenit me parmake apo dicka te tille dhe te mos lejohen femijet te luajne te pa mbikqyrur nga te rritur?!…

    Lere Pandin atje ku ka shpirtin sepse shpirti jot nuk ngjitet dot lart sado te larta ti ngresh pallatet e korrupsionit.

    Je nje IDIOT.

  3. ohoho pasha says:

    Shpej u kujtove.

  4. DRTN74 says:

    KY TITULL NESE NUK SHOQEROHET ME LIDHJEN E NJE PENSIONI TE PERHERSHEM PER FAMILJEN E TE NDJERIT NUK KA ANJE KUPTIM.POLITIKA TE BEJE TE VETEN PO NE KETO RASTE DUHET PARE BASHKEPUNUMI I QEVERISE ME PUSHTETIN VENDOR PER TE ARRITUR ME TE MIREN NE KETE DREJTIM.RETORIKAT BOSHE DUHET TE FASHITEN PERPARA KETYRE SHEMBUJVE TE RRALLE TE HUMANIZMIT DHE SAKRIFICES.

  5. Fiqiri says:

    Eshte nje veprim shume i drejte nga ana e Bashkise se Tiranes.
    I ndjeri Pandi ka kryer nja akt te vertete heroizmi dhe nderimi i Heroit eshte detyrim sublim i cdo komuniteti.Shoqeria shqiptare, e molepsur nga trendet me negative te kohes,per cudi po i harron herojt e vet dhe rralle kujtohet te nderoje akte te tilla vetemohimi qe vazhdimisht kane ndodhur e do te ndodhin.Le te kujtojme se heroj e vepra heroike ka kudo ne bote,ne cfaredo shoqeria e rendi politiko ekonomik dhe ata kudo vleresohen e kurre nuk lehen ne harrese.
    Lartesimi e nderimi i Pandit dhe aktit te tij,i ben nder ne radhe te pare shoqerise shqiptare,tregon kulturen e anetareve te saj dhe vlerat e komunitetit,evidentimi i te cilave eshte me i nevojshem se kurre.
    Vepra e Pandit eshte mbinjerezore.
    Nderuar qofte kujtimi i tij.

  6. LUL PEDOFILI says:

    mos harro o vrases edhe nje titull jepja vuçidolsit heroi i pederasave dhe malokareve te shqupit

  7. elinor ' says:

    Po te kishte qene nje nga ata te vraret e 21 Janarit do ta quante “kokepalare”!

  8. stela says:

    E ben si e ben ky gjest eshte per tu vleresuar. Po te ndodhte ne bote kjo, heroi do kthehej ne personazh MITI, pak rendesi ka ne ishte njeri i thjeshte apo njeri publik, qe ne rastin konkret personazhi kthehet me teper ne MIT.
    Sado te urrehet kryetari i opozites, ne rastin konkret eshte per t’u pergezuar per kete gjest .
    Shqiptaret duhet ti thone te bardhes, e bardhe dhe te zezes, e zeze.

    1. @stela says:

      Eshte nje ofendim i rende per viktimen qe ti jepet ky titull nga nje horr, hajdut dhe vrases I 21-Janarit si Lulzimja.
      Aq me teper kur ky e ben edhe kete gjest per te perfituar politikisht dhe per te hequr vemendjen nga betonizimi e zones se Liqenit.
      E zeza nuk mund te behet e bardhe sado qe te perpiqesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje