U mbyt duke shpëtuar një fëmijë/ Vëllai i aktorit Pandi Toçe: Bëri një akt sublim

16 Gusht 2014, 09:55Kulturë TEMA

Vëllai i aktorit Pandi Toçe, i cili u mbyt në Liqenin Artificial teksa shpëtoi një fëmijë 11- vjeçar, shprehet se ai bëri një akt sublim.

“Pandi në brendësi të tij, dhe pse ndonjëherë ishte pak rebel, nuk e duronte padrejtësinë, hipokrizinë dhe shpërthente në moment, por në vetvete mbante shumë vlera të një njeriu të vërtetë, ishte shumë i ndjeshëm, gjë që u duk edhe në momentin kur ai dha jetën, siç ishte sakrifica për të tjerët. Dashuria për të tjerët dhe natyrën, sepse ai shpesh dilte edhe xhiro nga liqeni, ku fliste  me veten dhe shkruante poezi”, tha për GSH Vangjel Toçe.

Ai tregon se i vëllai ishte i papunë, madje ditën që ndodhi ngjarja “ishte thirrur në një institucion për të nisur një projekt të ri, pasi kishte kohë pa punë, sepse ishte hequr nga teatri, u tha për nepotizëm”.

“Gjëja më e mirë që ai kishte, ishte dashuria dhe kjo e bëri që të bënte aktin sublim”.

Aktori Pandi Toçe, 50 vjeç, ndërroi jetë tre ditë më parë teksa shpëtoi një fëmijë 11- vjeçar nga mbytja në Liqenin Artificial.

7 komente në “U mbyt duke shpëtuar një fëmijë/ Vëllai i aktorit Pandi Toçe: Bëri një akt sublim”

  1. qytetar says:

    u prehte ne paqe ky qytetar!!! Trupit te atij vendi ju pakesua nje antidot me pak ndaj te keqes qe ka pushtuar ate vend apo ndaj kancerit politik!!!

  2. Tirana says:

    Qofte i paharruar! E meriton nje permendore aty ku kreu aktin heroik.

    1. berti says:

      Duhet t’ia ndertojme nje permendore ketij njeriu te mire…Duhet qe ta ngreme nje permendore sado te vogel aty ku dha jeten per tjeterin qe tu themi brezave qe do vijne se ne shqiptaret kemi dhe heronje te tille. Per mua eshte nje hero..Besoj se ndjej njesoj si prinderit e atij femije te shpetuar dhe ju lutem nese ka njerez te mire ne shqiperi ta ngreme nje permendore .I bej thirrje asaj qe quhet shoqeri civile te mblidhet e ta ngreje nje permendore . Jam gati te kontriboje personalisht.Lavdi njerezve te mire shqiptare!

  3. Armand says:

    Ngushullime familjes.
    vertet nje Hero u preft ne paqe. Respekt per pandin

  4. Majakovski says:

    Qytetaret e Peshkopise shprehin dhimbjen e thelle per humbjen e Pandi Toce.Vleresojme larte aktin e tij dhe ndjejme perbuzje per jo vleresimin nga shteti dhe strukturat.R.I.P Pandi Toce njeriu i mire!

  5. D, Çadraku says:

    E meriton një përmendore sepse e ktheu një vlerë që si duket njeriu ynë i ditve të sotme e kishte humbur.Për mua ai duhet çmuar si një hero.Une shpreh ngushllimet dhe rrespektin për te.

  6. Durim says:

    Bashkia e Tiranes minimalisht duhet qe ne respekt te ketij Heroi te vertete te vlerave humani deri ne veteflijim, ti jape shetitores se Diges se Liqenit emrin e tij “Shetitorja Pandi Toçe”.
    Nje bust i Pandi veçse do e zbukuronte me shume parkun e Liqenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje