Shqipëria ime fantastike/ Të gjitha rrugët të çojnë në Durrës

25 Gusht 2014, 21:21Kulturë TEMA
Shqipëria ime fantastike/ Të gjitha rrugët të

“Shqipëria ime fantastike” është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike, të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë vitit 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në çdo cep të vendit, për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati, që zona të veçanta ofrojnë

 

Durrësi, tek e fundit ofron gjithnjë mundësinë e një fundjave relaksuese. Për më tepër ekzistojnë mundësitë e zgjedhjeve krejt individuale, varësisht shijeve dhe preferencave të gjithsekujt…

Kush ka për zemër turizmin natyror, ja tek është deti, me puhizën që fryn s’andejmi dhe hapësirën e kaltër e të pafund që të shfaqet syve.

Kush ka për zemër turizmin kulturor, ja tek është Amfiteatri, Muzeu Arkeologjik, Kulla Veneciane, Vila e mbretit Zog në majë të kodrës.

Kush kërkon të shijojë kuzhinën me bazë peshku, restorantet e shumtë të ofrojnë mundësi të pafundme zgjedhjeje.

Dhe në fund, kush i kërkon të gjitha, mundet t’i ketë, falë distancave të shkurtra sepse të gjitha janë të mbledhura aty rrotull brenda një qyteti që ka se ç’të ofron.

 

Durrësi, qyteti i sharmit, nuk është kryeqyteti që mund të ishte nëse do të kishte vazhduar të merrej në konsideratë vendimi i Princ Vidit në kohën e shkurtër të qëndrimit të tij në fron.

Nuk është as vendbanimi i jashtëzakonshëm i kohës së themeluesve të tij, Epidamit dhe Dyrrahut e as qyteti me amfiteatër për plot 20 000 spektatorë…

Kalaja e Durrësit, muret e së cilës u ringritën në periudhën e perandorit bizantin Anastasi I (491-518), që e shndërroi qytetin në një ndër më të fortifikuarit në Adriatik, mund të kundrohet lehtësisht. Ashtu sikurse prej së largu, duke shëtitur buzë detit, mund të kundrohet silueta e butë e kodrës me vilën mbretërore përmbi, si kurorë…

Copëza të panumërta të së shkuarës së këtij qyteti janë skalitur gjithandej e herë gjenden në natyrë të hapur e herë të grumbulluara në pavijone muzesh, një kalim mes të cilave gjithnjë ia vlen.

Një bisedë për bukuroshen e Durrësit që sapo keni parë apo shtëpia e Aleksandër Moisiut me arkitekturën tipike të banesës durrsake të shekullit XIX, e shndërruar në muze etnografik, ka shumë për t’ju rrëfyer: veç dy dhomave ku janë grumbulluar materiale biografike dhe artistike të aktorit të madh, pjesa tjetër e muzeut strehon mëse 300 objekte, veshje dhe enë të traditës, objekte origjinale të mjeshtërisë artizanale në lesh, mëndafsh, pambuk, bri, bakër e gur…

Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo durrsak të ndjehet krenar për qytetin e tij.

Durrësi, i cilësuar si Taverna e Adriatikut, mirëpret në kohët moderne turistë dhe vizitorë nga e gjithë bota.

Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës Botërorë dhe agjensivë të rëndësishme ndërkombëtare.

Ai ka hyrë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal.

Turizmi dhe vlerat arkeologjike presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë natyrorë dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë.

Nëse do t’i referohemi shprehjes së vjetër që në kohën e Perandorisë Romakë se “Të gjithë rrugët të çojnë në Romë”, në Shqipëri, do të ishte “Të gjithë rrugët të çojnë në Durrës”. Durrësi është nyjë e të gjitha llojeve të transportit.

Porti i Durrësit është një nga portet më të vjetra të Evropës në detin Adriatik dhe një nga krye- urat ballkanikë të komunikimit të Perëndimit me Lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria, kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit është krijimi i një transporti të sigurt, sipas standardeve të projektimit evropian dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu është porti më i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85 % të import- eksporteve shqiptarë të mallrave dhe më i rëndësishëm në transportin detar të udhëtarëve.

Në port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion një kalatë më gjatësi 186 m dhe zhytje që varion nga 7,40-7,90 m.

Terminali i konteniereve është në fazën ndërtimorë. Përveç kalates dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të konteniereve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që ndihmojnë në ngarkim- shkarkimin e tyre.

Aktualisht në portin e Durrësit është dyfishuar numri i trageteve krahasuar më një vit më parë.

Çdo javë në këtë port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane që lidhin Durrësin më portet e tjera të Mesdheut.

Si të nxitur nga vetë qyteti, duke qene edhe pranë detit, donim të dinim diçka në lidhje me kuzhinën tradicionale.

Ndoshta diçka që i përket veç Durrësit?

Teksa je në një restorant durrsak, çfarë ka më shumë rëndësi, është shija.

Traditë apo modernitet? Shqiptare apo italiane?

Sepse kuzhina, më shumë se sa traditë do të thotë tejçim, fantazi dhe padyshim pasion.

A ka diçka të veçantë në aspektin kulinar Durrësi? A ka diçka që e specifikon? Në të vërtetë po: është peshku. Të gjitha llojet e gjallesave të ngrënshme të detit, të gatuara në llojshmëri të pafundme.

S’ka gjë se tradita nuk te jep shumë dorë për t’u mbështetur në të. Tek e fundit kuzhina është! E sofistikuar! E përkryer! Është kuzhina e Durrësit të sotëm, e shefave të kuzhinës, të cilët ngado t’i kenë marrë recetat e tyre fillestare, i kanë futur në procesin e përpunimit të tyre vetjak, u janë falur lojërave të kuzhinës, fantazisë, mbi të gjithë pasionit brenda vetes…

28 komente në “Shqipëria ime fantastike/ Të gjitha rrugët të çojnë në Durrës”

  1. al says:

    Qyteti me i bukur dhe me i pasur i Shqiperise dhe me gjere,dhe keshtu do mbetet gjithnje Durresi.

    1. carl says:

      Une jam me origjine nga Durresi, por e them me bindje sikur te “zbuten” edhe ca vlonjatet Vlora do behet Montecarlo e se ardhmes ne Shqiperi. Kush ka kaluar me Jaht ne gjirin e Vlores nga disa pasanike qe kam degjuar (prej te tjereve) kjo gje i ka shkuar ne mendje.

      1. Sokrati says:

        Ky qytet ka marre pamjen e shemtuar te Vangjush Dakos.

  2. enter says:

    Kur Durresi te behet sic ka qene perpara 2000 atehere po do themi qe te gjitha rruges te cojne ne Durres.

    Tani Durresi eshte nje vend i piset, mbushur me Kazino, agjensi udhetimesh, qebabtore, ndertime pa leje, te shemtuara, restorante e bare qe servirin ushqime plehra, me ujrat e zeza qe derdhen ne det.

    Kur ti rrafshoni keto flisni, deri tani Durresi nevojtore

    1. Genti says:

      enter,
      Jam gati dakort me ty, por, durresi eshte nje nevojtore me e paster se nevojtoret islamike si tirana apo ato hale te tjera qytetesh qe na shiten per caviale e champagne! Ok mik?
      Te pershendes

  3. Petro says:

    Hajde Agjensi Kombetare e Turizmit, hajde! Sikur flet nga Marsi.Po pse nuk thoni te nderua qe te shkosh nga Stacioni i trenit ne Currila me makine duhen trecerek ore, nga Ura e Dajlanit tek rotonda e famshme qe shkakton rrumpallen duhet dhe nje gjysem ore, mos te flasim pastaj per rrugen nga Plepat te Ura e Dajlanit apo nga mali i Robit ne Plepa.Te gjitha keto perkthehen ne stres dhe ne ndotje te ambjentit nga skapamenton qe punojne ne qetesi.Te mos flasim per ndotjen e detit, per mungesen e Tabelave, Per vilen e Zogut te renuar, per amfiteatrin me ferexhe qe nuk i doli fundi i arenes per 20 vjete etj etj.Mos Agjensi, ti sikur i ngjan asaj tjetres qe kishte emertim tjeter po qe e beri vendin tone me te ushqyerin ne bote duke propozuar edhe per dhenje cmimi te OKB, ne kohen kur ketu ishte shtruar uria, me 10 kokra veze, pa 1 kg peshk ne vit, me rradhet e qumshtit e me mungesen e bukes se grurit ne fshat.Futju punes Agjensi dhe mos genje.Nje here do te vijne turistet dhe nuk te vijne me.Me ujin me pikatore, me mungesen e gjelberimit, me kazanet e plehrave qe digjen e japin profumin e mrekullueshem, me lypsat qe vine rrotull neper kafene dhe qe cdo dite shtohen.Moj agjesi e famshme, perse na ben te qeshim.Dhe ne do te qeshim se s kemi c te bejme gje tjeter.Po te kerkosh, do te shtojme dhe dhjetra e dhjetra mangesi te tjera.Hahaha…

  4. Petro says:

    Hajde Agjensi Kombetare e Turizmit, hajde! Sikur flet nga Marsi.Po pse nuk thoni te nderua qe te shkosh nga Stacioni i trenit ne Currila me makine duhen trecerek ore, nga Ura e Dajlanit tek rotonda e famshme qe shkakton rrumpallen duhet dhe nje gjysem ore, mos te flasim pastaj per rrugen nga Plepat te Ura e Dajlanit apo nga mali i Robit ne Plepa.Te gjitha keto perkthehen ne stres dhe ne ndotje te ambjentit nga skapamenton qe punojne ne qetesi.Te mos flasim per ndotjen e detit, per mungesen e Tabelave, Per vilen e Zogut te renuar, per amfiteatrin me ferexhe qe nuk i doli fundi i arenes per 20 vjete etj etj.Mos Agjensi, ti sikur i ngjan asaj tjetres qe kishte emertim tjeter po qe e beri vendin tone me te ushqyerin ne bote duke propozuar edhe per dhenje cmimi te OKB, ne kohen kur ketu ishte shtruar uria, me 10 kokra veze, pa 1 kg peshk ne vit, me rradhet e qumshtit e me mungesen e bukes se grurit ne fshat.Futju punes Agjensi dhe mos genje.Nje here do te vijne turistet dhe nuk te vijne me.Me ujin me pikatore, me mungesen e gjelberimit, me kazanet e plehrave qe digjen e japin profumin e mrekullueshem, me lypsat qe vine rrotull neper kafene dhe qe cdo dite shtohen.Moj agjesi e famshme, perse na ben te qeshim.Dhe ne do te qeshim se s kemi c te bejme gje tjeter.Po te kerkosh, do te shtojme dhe dhjetra e dhjetra mangesi te tjera.Hahaha…

  5. fieraku4u says:

    DURRESI ESHTE BERE NJE SUPER GETO NJE GROPE SEPTIKE E MADHE….PISLLIK I PAPARE.

    NE NJE VEND POSHT URES KUR VJEN PER NGA KAVAJA QE HYN NE DURRES, NJERZIT KISHIN NGRITUR CADRA DHE MALE ME PLEHRA KUDO.

    KUDO SHIKOJE QE APARTEMTE SHITESHIN POR ASNJERI NUK BLINTE NE DURRES.
    CDO PALLAT KISHTE TE AFISHUAR NEPER BALLKONE NGA 10 APO 13 APARTAMENTE NE SHITJE. ASNJERI NUK BLINTE ME.

    ZONA E PLAZHIT DUKET SI MOGADISHU, DHE JO NJE VEND TURISTIK BREGDETARE.

  6. en..........no bolja i bashkise says:

    ne fakt ashtu eshte,te gjitha rruget te cojne ne durres.te cojne atje,se te terheq era e mutit.isha nja 3 dite tek shkembi I kavajes per pushime,por 3 dite nuk preka asnje pike uje.si pasoje era e mutit te cponte hundet.u thashe atyre te hotelit se si eshte e mundur kjo situate.me thane se kjo behet me qellim qe te shitet uji me autobote.gjithe ai popull qe ka blere shtepi atje,ishte I irrituar per kete situate.te na rroje turizmi elitar,turp per faqe te zeze.ligjin e ben mafia edhe atje.

  7. ilir says:

    Turizem qesharak ne Shqiperi. Durresi ishte nje perle e vertete ,ne keto vite kemi pare shperfytyrim e bukurise se bregedetit te varrosur nga betoni

  8. Treviso says:

    Durrsaket po behen turista nga halli. Qyteti i Durresit po pellcet nga gazrat. Qytetit te Durresit i mungon oksigjeni, se ja ka bllokuar korrupsioni. Pallatet shumekateshe jane bere aq pa sistem sa kur te hapesh penxheren mendon sikur ke hapur deren dhe gjen tjetrin pas dere. Plazhi eshte vetem per padronet qe linden ne kohen e tranzicionit.qytetaret e moshuar durrsakenuk shkojne me ne plazh se nuk kan vend per te bere banjo dielli. Qe te paguaje zhazllonin, do rrine pa ngrene. Zoti Vangjush ka bere nje pune te dobet per qytetaret e tije. Nuk kerkojme ate qe s’arrine, por administrimi i qytetit len shume per te deshiruar. Nuk kerkoje me shume, vetem te kisherespektuar ligjet dhe qyteti nuk do te perfundonte ne kete gjendje.

  9. gazi says:

    Me vjen shume keq per ju komentuesit negative por nuk e kuptoj cfare interesi keni te shani vendin tuaj kur popuj te tjere edhe nje cope mocal ta shesin per oqean dhe mezi presin te vijne vizitore. Sido te jete Durresi aty sherbejne mbi 40 mije njerez direkt apo indirekt ne sektorim e turzmit qe do te thote 200 mije qe hane buke. Cdo lloj nacionaliteti ka ardhe, ka shetitur, ka ngrene peshk e ka pire vere ne durres sivjet, amerikane, angleze, polake, italiane, kroate qe shetisin rehat neper monumentet e durresit kurse ju vemje komentues..qe gjer para disa vitesh keni pas bere kubike me fekalet e durresit sot na u bete me sqime e nuk duroni dot papastertite ne durres.Sa me shume te lehni ju..aq me shume do mbushen tragetet. Legene!

    1. Petro says:

      Ti Gazi je ose qorr ose nje idhtar politik i Dakos.Ne ngreme probleme pa permendur fajtoret, si te majte dhe te djathte.Ore une kam bere konstatime reale, te prekshme, ti vazhdo me turizmin patriotik.Shko nje here ne banke apo ne agjensite turistike dhe merr shifren e transferimit te parave per shkaqe turistike.Merr sa qytetar shqiptar, apo dhe durrsak i bejne pushimet ne jug apo jasht, pastaj flit si patriot i kulluar.Po c parametra turisti, urbanistik ploteson Durresi.Ejjjj thirri mendjes.Nje ore nga Ura e Dajlanit deri ne Currila.Natyrisht s jep dot pergjigje se s je i zanatit.Ti mjafton te zhgryhesh ne reren e degraduar te lahesh ne ujin e zi , te hash nje pesht frigoriferi dhe arrite parajsen.Dhe mos perdor ate lloj fjalori se ne durrsaket turperohemi kur e degjojme .

  10. caci says:

    corba e qytetit tim
    ___________________

    Bobo Ç’na ka gjet more shoke
    u mbush durresi me maloke
    eshte me vene duart ne koke
    kane sajuar edhe toke

    kane taksia e kane makina
    kur s’dine ku bjen rrogozhina
    qytetare thone ” tash ne ina ”
    si manekine neper vitrina

    e kane ndare keneten me parcela
    njelloj si fierza plot me tela
    e mbajne ujin me bucela
    kur bjen shi kan barke me vela

    vjen kuksiani e hyn n’qytet
    merr me vehte robt e vet
    se ja ka bo zoti kismet
    se ka nipin deputet

    te del pukjani gjithe inat
    ne brez e mban te shkreten sopat
    hapni rruge e me lini rehat
    kom dy culla refugjat

    mirditori po shkon ne det
    nuk e heq te shkreten xhaket
    se si lahet e din vet
    mjer mor durres c’te ka gjet

    gocat e tyre me minifune
    rrobaqepsine kane vend pune
    floket rrica si majmune
    s’marrin vesh kur eshte dit shtune

    pale zejne nga nje dashnor
    qe eshte Durrsak jo mirditor
    bejne qejf tre kater or
    i rren mendja per kunor

    qaj durrsak por qaj me fjale
    po harrohesh dalengadale
    corben beri shoku Sale
    na ka ngec ne fyt si hale

    ku eshte Durresi mor amon
    qe ka nevoje per pak dermon
    ku jon vel e kokomon
    me allush edhe kacon

    kalamishe e myterrize
    i kan vene Durrsit nje vize
    s’ka Durrsak te komandoje
    per pozite s’ka pas nevoje

    Osmon rexha gjet rafmet
    la nje llaf ka disa vjet
    qyp me tlyne sa per adet
    i ndan njerezit kush hyn n’qytet

    ura dajlonit si pune kursi
    kush thote gjalpe qite prej Durrsi
    kush thot tlyn esht katunar
    burofresko qytetar

    zoti haqet ka per ti la
    jemi bo per tu qa
    ne dynjo nuk esht pa
    ne gjykate vlla me vlla

    o Durrsak ore vella
    tava e peshkut s’tu ka nda
    ne currila je pas la
    sot je bo per tu qa

    e kishim mendjen ne ke rakia
    Çin Çin gotat neper shpija
    na e la ves kjo Italia
    sot ndigjohet veÇ Çiftelia

    neper rruge kudo qe shkon
    nue e uke e nrec ndigjon
    smund te bleme buk ne dyqon
    zoti ne na bofte dermon

    jepi dhen e dhi malsorit
    edhe coj posht hidrovorit
    vej dhe mur gjithe teritorit
    edhe emrin tja thush prej zorit

    amanet po e lej me goje
    vjershen time ta lexoje
    vec durrsaku me pervoje
    e shijakas kush te doje.

    1. konsumatore says:

      hallall @caci…cdo koment tjeter pas asaj vjershe eshte pa vlere…

  11. Zamiri says:

    Eshte e turpshme gjendja ku eshte Durresi sot. Getoja gjigande me ndertime pa leje e ne ne toke, rere e ne uje, ku Vangjushi e Lefteri edhe detin e kane zaptuar jo me token. Durresi eshte nje shemtim urban e turistik, eshte turp te ftosh dike per te ardhur ne kete qytet.
    Ndaj ju lutemi mos luani legenash por ulni koken e cojini para drejtesise ato kryebashkiaket e ketyre 20 vjeteve qe e kane bere kete qytet model getoje e plehrash.

  12. durcazzo says:

    o TemA, kete artikullin e keni bere me ironi ? Ne e dime se si eshte durrci.

  13. Era says:

    Cfare vlen ne Durres, i per ket te kaluares…As ate nuk dime te mirembajme sot. Nuk duam. Nuk na intereson. Nuk na sjell para. Kjo eshte fjala kyc. PARAJA.

  14. VforVendetta says:

    Ai qe e ka shkrujt kete mer LSD ose ndonje lloj tjeter droge qe shkakton parjen e Dragoit te Gjelber se nuk ka mundesi.Pse svini me na pyet ne Durresakeve po i bini gjate e gjate?
    1)Restorantet ne Durres vetem emrat kane ndryshe se per sa i perket shumllojshmerise ajo qendron vetem ne llojet e peshqve se per gatimin jane te gjithe njesoj menuja tipike ngado qe te shkosh eshte: fruta deti,sallate me fruta deti,makarona ose oriz me fruta deti, pastaj nje peshk sipas deshires ne zgare ose tigan. Nese kjo quhet shumllojshmeri atehere une smar vesh.
    2)Perfundimisht duhet hequr dore nga konsiderimi i plazhit te durresit si plazh me mire ti fusin nje beton ne ate rrip prej 20 metrash qe ndan pallatet nga deti dhe behet nje shetitore shume e bukur te parkojne edhe varkat aty dhe duket fiks si Selaniku se per plazh e ka mare ferra uraten qe ne vitin 96 kur u ndertuan pallatet e para mos flasim per qelbesine qe ekziston pastaj midis pallateve deri sa te dalesh ne det dhe per muziken qe te vjen e ndryshme nga te kater anet.
    3)turizmi kulturor ne Durres?? vila e zogut ku nuk te lene te futesh ne mos kur ka dasem dhe paguan rojen per te bere fotografi. Apo muzeu arkeologjik ku ska asnje dhe dera rri gjithmone mbyllur,apo per murin e kalase qe e mbuluan me nje pallat dhe tani thone futu poshte pallatit qe ta shohesh,apo per shtepite dhe rruget dhe monedhat qe u gjeten ne nje sit romak duke germuar themelet e nje pallati te vila e zogut po qe te nesermen ne mengjes u zhduken sikur skishin ekzistuar kurre dhe tani aty ngrihet madheshtor pallati apo per te vetmen lagje te qytetit qe mbeti e paprekur te rrugica e kuminit qe te jepte idene se si ka qene durresi qe i ndertuan nje 12 katesh mu ne mes qe ja hoqi driten te tereve se di ku qendron turizmi kulturor ne durres.
    4)Porti i durresit po ja vlen po vetem pjesa e terminalit se po te ecesh pak me ktej nga peshkimi e shef qe duket si stepat e arizones me lypesit qe i gjen ne cdo cep te terminalit me daljen ku te presin nje lukuni me agjente sigurimesh qe zihen me njeri tjetrin ne sy te turisteve si kafshe bertasin si qen per nje makine me shume ose me pak porti i durresit ku nje njeri mund te vije pa teklif dhe ne mes te parkingut te sapondertuar perballe doganes te vere nje kjoske ta mare korentin nga shtylla dhe te zere 3 vende makisha te pjeke edhe qofte ne zgare?? se di ku e ka pa ket durresin ky qe ka shkrujt siper po kam pershtypjen qe pershkrimi im eshte me afer origjinalit.

  15. MARI says:

    Po cfare Durresi more.Eshte mjaft qytet i bukur po ce do vjen era fekale sa futesh ne zonen e tij.Imagjino ata qe jetojne aty.

  16. tani says:

    SA ERDHA NGA DURRESI NJE VEND I QELBUR NGA PLEHRQT

  17. tourkofagos says:

    Sa vlere ka nje qytet i vjeter 2000 mije vjecar i Vidit apo Anastasit,katandisur sot nen thundren e suniteve shqipfoles te Zike marmides………….!!!!???

  18. Dritani says:

    seriozisht e keni ju me kete “shqiperia ime fantastike”??? Me kujtohet nje barcalete per kohen e komunizimit, ku zysha po ju tregonte nxenesve te fillores se sa vend i bukur, i lumtur, i pasur ishte Shqiperia. Ngrihet nje nxenes edhe i thote – Me leje, me leje, kur do ikim ne Shqiperi o zysh???

    Rruge te pashtruara ose te shtruara keq, plazhe te pista, ujra te zeza, beton pa hesap, plehra ne te gjitha anet, cmime skandaloze, drita e uje si mos me keq. Lereni shqiperine fantastike e mos filloni si Berisha qe numeronte edhe mizat per turiste. Shikoni plazhet e Greqise, Malit te zi, Kroacise pastaj na tregoni sa “fantastike” jemi

  19. metropol says:

    Si ne cdo qytet te Shqiperise ,ku mbizoteron kultura malokstane edhe ne
    Durresin e bukur eshte punuar harbuteshe,pa plan ,pa shije ,i ngjeshur .
    Thjesht Shqipetaret jane nallbana ,kudo ne cdo fushe te jetes.
    Durresi ka qene me i bukur para 20 viteve se tani,ajo qe e zbukuronte
    Durresin ishin Durresaket ,nje popull i qete ,indiferent ,qe kane pare gjithmon punen e tyre ,por sot ata jane zevendesuar me maloket nga te gjitha anet e Shqiperise .E gjitha kjo fale qeverisjes se Sales .

  20. kleo says:

    A do te vihet ne sherbim te popullit plazhi i “Bllokut” ne Durres?

  21. bani says:

    Ajo qe me ka be pershtypje ne Durres eshte rruga e plazhit.Nje trotoar i ngushte dikundi me pak se nje meter.Here, here shkallet e dise lokaleve dhe ndertesave e zene edhe ate pak trotoar,shtyllat e ndricimit rrugor te lakuara qe e zene ose bejne bariera ne ate TROTOAR.Nje gje te tille vetem ne Durres kam pare edhe pse kame shetite shume shtete te botes.Edhe dicka,edhe nje marrezi,para disa vitesh po ne kete rruge ishin disa druje pasi ta kalojsh hotelin Adriatik,tash ishin rrethuar darikaduar me do baraka ,lioska druri,kishin fillu te thahen…..tragjike dhe komike…..

  22. bobi says:

    SA TE KETE KRYETAR SI DAKO SBOHET KURRE DURRESI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje