Dekretet e Nishanit/ Ndreu: Presidenca i ktheu ligjet me urgjencë, ne s’mund të presim opozitën për ti shqyrtuar

29 Gusht 2014, 11:04Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka komentuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook vendimin e mazhorancës për të shqyrtuar që në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar dekretet e Kreut të Shtetit mbi kthimin e disa ligjeve në Kuvend, përfshi këtu edhe atë të reformës territoriale.

Kur dekretet kthehen me urgjencë nga Presidenca, u dashka të shqyrtohen avash-avash, kur ti dojë qejfi opozitës ?! Këto janë c’akordur komplet si opozitë e nuk dinë c’thonë !”, komenton Ndreu në rrjetin social, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe deklaratave të opozitës.

Kjo e fundit pretendon se mazhoranca po shkel Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit duke mbledhur Komisionet dhe Konferencën e Kryetarëve përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar. Opozita madje ka paralajmëruar një tensionim të mëtejshëm të raporteve politike në vend.

Presidenti Nishani i ka kthyer Kuvendit një sërë ligjesh, përfshi këtu atë për Policinë e Shtetit, Reformën Territoriale, ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dekretet do të rrëzohen pa humbur kohë.

10 komente në “Dekretet e Nishanit/ Ndreu: Presidenca i ktheu ligjet me urgjencë, ne s’mund të presim opozitën për ti shqyrtuar”

  1. veterani says:

    Bravooo kjo eshte dhe duet te jete pergjigja per ata qe kerkojne ti vendosin trungje nen rrota qeverise si ky nishani i PDse.

    1. A.L says:

      Ne vend me ligje ka procedura dhe afate. Ne xhunglen shqiptare ligjin e ben injoranca dhe primitivizmi i modelit te Prendit.

  2. andromeda says:

    T’ia luani fenë atij gjytyrymit president.

  3. al says:

    Pjerin Ndreu je nje nga deputetet me me reputacion dhe kurajoz.Pergjigja qe ipni per mos miratimin e dekreteve te presidentit,tregon shkallen e llogjikes juridike te mazhorances.Opozita ka humbur sencin e vet dhe Sala po e kthen ne OJQ.

  4. Shaba says:

    Ky ka te drejte, por edhe kete shlekjet qe ben kjo mazhorance nuk jane te pakta http://dielli.al/lajme.php?id=76797&k=71

  5. altini says:

    Foli dhe ky idioti

  6. Baca says:

    Po!Bojkot Parlamentit.Po xhepit Bojkot Apo jo? Duhet te mos marin edhe rogen.Populli I ka zgjedhur per ne kuvend dhe jo per tu sjellur rugeve te tiranes apo plazheve.
    Opozita kot ankohet per sezjonin e pushimeve , ajo I ka mar pa kufizim as nga fillimi dhe mendon ta zgjasij edhe nga fundi.Mendoj se zgjatja nga fundi duhet te jet pa roge.

  7. Baca says:

    Nuk eshte e mjaftushme ti kthehen ligjet ketij gjytyrmi president te Shqiperis,por ato duhet qe parlamenti njekohesisht te filloje edhe procedurat per shkaqrkimin e presidentit jo vetem se eshte I njeanshem I PD-s por se mbron me fanatizem korupsjonin ne gjyqesor , kerkon ti ver gure ne rota shqiperis ne antarsimin e saj drejt bashkimit Europjan.
    Shkarkimi te behet me referendum mbar popullor.

  8. Baca says:

    Nishani, me vepra asnjeher ska treguar se eshte president I gjithe shqipetarve,por vetem I PD-s.

  9. Te punohet ne qetesi.,shoferit te urbanit nuk i intereson dekreti apo ligji pasi per te esht nafta dhe timoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje