Konferenca e Berlinit/ Fule: Duam ta shohim Ballkanin Perëndimor në BE

29 Gusht 2014, 10:24Politika TEMA
Konferenca e Berlinit/ Fule: Duam ta shohim Ballkanin Perëndimor në BE

“Barroso foli qartë. Ne duam të shohim Ballkanin Perëndimor të bashkohet me Bashkimin Europian”.

Ky është komenti i Stefan Fyle, Komisioneri për zgjerimin e BE-së,  pas përfundimit të samitit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të organizuar dje me nismën e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ballkani Perëndimor hyn në një proces katërvjeçar të bashkëpunimit dhe asistencës së ngushtë nga ana e vendeve të Bashkimit Europian. Gjermania, Austria dhe Franca janë shtetet që do ta menazhojnë dhe monitorojnë këtë proces. Ky është dhe përfundimi i deklaratës zyrtare të Konferencës së Berlinit që u zhvillua sot me pjesëmarrjen e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, Kancelari i Austrisë, Ëerner Faymann, Kreut të Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso dhe krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Njëqind vjet pas Fillimit të Luftës së Parë Botërore, krerët e qeverive, ministrat e Jashtëm dhe ministrat e Ekonomisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian, vendeve të ardhshme mikëpritëse Austrisë dhe Francës u takuan në Berlin më 28 Gusht 2014 për Konferencën e parë të Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratë thuhet “biem dakord se Konferenca do të sigurojë një kuadër për një periudhë 4 vjeçare, gjatë së cilës ne do t’i çojmë më tej përpjekjet tona për të bërë një progres real në procesin e redormave, zgjidhjen e çështjeve  kryesore dypalëshe dhe të brendshme,

Kemi vendosur bashkërisht që të takohemi në të njëtin format çdo vit gjatë katër viteve të ardhshme në mënyrë që të zbatojmë axhendën e miratuar në takimin e sotëm dhe të mbështesim këtë synim nëpërmjet projekteve të tjera specifike.

Kancelari Federal i Austrisë është ofruar të mirëpresë Konferencën e në vijim në vendin e tij në vitin 2015. Ky vullnet do të ofrojë një mundësi për të matur rezultatet fillestare.

Ne planifikojmë të vazhdojmë punën tonë në çështjet e një rëndësie të madhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor mbi baza të vazhdueshme në konferencat e mëvonshme që do të mbahen deri në vitin 2018”.

9 komente në “Konferenca e Berlinit/ Fule: Duam ta shohim Ballkanin Perëndimor në BE”

  1. mira2000 says:

    Z.Gazetar koti ke harruar te emerosh dhe Shqiperine

  2. Grek = BQ says:

    hahahaha shikoni gangsterrin e maqedonise si rri sikur po ha fara…….
    Kryqezimi midis bullgareve, serbeve dhe grekeve nxoren maqedonasit, “pasardhesit e Aleksandrit te madh”. hahahahahahaa

    1. Pelasgian says:

      hahahahahahahahah sa patetik qe eshte …gjeja e pare qe me ra ne sy ai ishte ….shiko cfare poze ka marre hahahahahhahahahahaha

  3. latifond says:

    Saliu ishte roje tek dera,priste biletat e tragetit Koman-Bajram Curr.O zot,na shpeto nga sherri shejtonit dhe nga sherri katunarit!

    1. Janullatos Necuratu says:

      Hahahahaha

    2. ib says:

      me mire vone se hiq, salihu dhe populli e kishin kuptuar se koha e tij kishte perfunduar.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Pasi pane qe Arusha Ruse mund te depertoje lehte ne vende ku influenca Evropjane eshte pothuajse mosperfillese, vendosen tiganin ne zjarr..Plot 100-vjet pervec Amerikes qe shpalli Shqiperine dhe Kosoven shtete te panvarura, kjo “zonja” e vjeter Europe qe vendosi ta copetonte Shqiperine vetem me mythet e vendeve ku kishte interes, na dilka mikpritese..Pasi i dhane Greqise plot 800 Biljon Euro (aq sa ju desh Amerikes te dilte nga gropa me nje siperfaqe dhe popullate 10-t fisheshe) dhe e thane buxhetin rezerve, u kane ngelur vetem duart per ti shtrenguar “Ballkanit Perendimor”..Me 800 biljon euro, ta kishte lene Greqine te falimentonte, dhe do kishte futur 4-5 shtete te tjera..Me aq para, jo vetem qe do ngrinte zgupthi ekonomine e ketyre vendeve, por influenca e saj do advanconte pertej Serbise..E hodhen malin me leke ne vendin e gabuar (se greku i shan me nene e babe..Na rropet thone grekerit, dhe dalin ne pensjon qe 40 vjec), pane demonstrimin se si u copetua nje shtet brenda javes, e pane qe u ndjenje nje 0 me bisht ndaj ketij agrisiviteti, dhe vendosen si gjithmone me duart e thata ti japin shprese “Ballkanit Perendimor” endrra me LUGE BOSH..Gazeta Gjermane kishte shkruajtur mire menyren se si e mendojne ta mbajne “Ballkanin Perendimor”..Ftoje gjitonin, jepi shpresa se sa here te kete nevoje te vije “te trokase” dhe dergoje mbrapa qe te shohi endrra me sy hapur..Mos u merrni kot me Fylen e Merkelin, se ata llafet dhe shtrengimet e duarve s’ja kursejn askujt..Rendesi ka ku hedhin parat..Kapitalizem birko…

  5. enter says:

    Doni ta shikoni e pastaj ti fusni gishtin…

  6. Neve na e nxit jeten per statusin.Lutemi qe per Maqedonin,Bosnjen,Malin e Zi te jet me e leht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje