Tahiri firmos ndryshime në kupolën e Policisë/ Çako në vend të Bizhgës

1 Shtator 2014, 14:13Politika TEMA

Pas gati një viti në detyrë, kupola drejtuese e Policisë së Shtetit është prekur nga ndryshimet.

Zv/drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga është emëruar Drejtor i Studimeve Strategjike, në vend të Bilbil Memës.

Bilbil Mema do të mbajë postin e Drejtorit të Akademisë së Policisë, që deri dje drejtohej nga Hysni Burgaj.

Ndryshime kanë pësuar edhe Drejtoritë në qarqe.

Haki Çako, ish-Drejtor i Policisë së Gjirokastrës emërohet Drejtor për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në vend të Sokol Bizhgës.

Kastriot Skënderaj shkon nga Vlora, Drejtor në Gjirokastër.

Ndërsa Jaeld Çela, ish-zv/Drejtor i Policisë së Durrësit, zhvendoset nga Durrësi dhe emërohet në krye të Policisë së Vlorës.

Alban Çela, ish-zv/Drejtor i Policisë së Beratit ka zëvë postin e numrit 1 të Policisë së Kukësit.

Ilirjan Balla, ish-Drejtor në Qarkun Kukës, emërohet shef sektori në Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, firmën e të cilit mbajnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit, ishte në mesditë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme, për të komunikuar emërimet.

22 komente në “Tahiri firmos ndryshime në kupolën e Policisë/ Çako në vend të Bizhgës”

  1. ALpini says:

    Kuptohet qe ndryshimet behen nga arriutjet e larta qe ka policia,arritje qe na i tregojne statistikat e arritjes se policise.

    1. EDEN says:

      qe do te thote pritet akoma me shume nga ministri ne sherbim te popullit.. Hallall te qofte Saimir

      1. Aurora says:

        Permiresim.. Kjo eshte kryefjala e gjithe lvizjeve mendoj,. Urime

        1. Shehu says:

          Era shtet.. Ka patur permiresim te dukshem, e ka nevoje akoma,.. Shume urme te rinjve e me mend ne koke

    2. Hashim Qardaku says:

      Nnji kshtu asht kur ka mbet ministria e policis ne doren e kaqakve tepelenas.
      Turp e faqja e zez.

      Shiqoni qfar ndodh:

      http://goo.gl/EHwVPr

      1. DORI says:

        HA HA HA HASHIM
        BOJE HASHA

  2. Polic i thjeshte says:

    Puna e mbare te gjitheve!!

  3. shkodrani(AUSTRI) says:

    Me vjen mire qe ka fryme te re ne Policin e Shtetit, por habitem Z Minister qe po len jasht radhes se policic njerez te pa perlyer, njerez qe kane punuar nje jete te tere ne Polici dhe me gjere , njeres qe mbajn gradat si drejtues te pare dhe me lart, njerez qe Pd i la pa pune , apo keto jane te varfer e skane fat te kene as nje rroge shteti qe per ate shtet punuan me ndershmeri tane jeten.Shikoji Z Minister keto njerez qe dikur ne fushat i premtuat se do keni ndihmen tone.Me respekt per Ju dhe policin e shtetit nga Austrija.

  4. sokoli says:

    Oh sa mire.Tashme me keto levizje pa perjashtim jane te gjthe nga Tepelena. Keto 24 vjet nuk pata fatin te isha o nga Tropoja o nga Tepelena.

  5. taho says:

    dita dites po permiresohet (policia)… po perforcohet (rendi)… po rritet (siguria)… bravo (quna)

    1. kaci i zi says:

      o taho,kush jane qunat?

  6. isufi says:

    Sa mire qe te gjithe komentuesit jane nga tepelena dhe jane te kenaqur.

  7. alfa says:

    Ky eshte perfundimi i njerezve qe punojne, per Bizhgen e kam fjalen!! Ka gjithe jeten qe perleshet, nuk ka lene vend pa vajtur pas kriminaleve, ka marre edhe plumba dhe ja, tallen me te e cojne tek strategjite dmth tek kotesirat..

    1. Andi says:

      E c’motivim do kete policia kur heqin te zotet e te ndershmiit si zoti bizhga?C’tu themi policive the rinj? Hani, pini dhe rrembeni, servilosuni? Shume deshperuese.

  8. Keno says:

    Gjynah Policia qe i hoqen nje nga specialistet me te mire. Ne kohen e Sali Malokut po te drejtoria studimeve ka qene, por nuk e linin te punonte. Ministri i ka thene boll u lodhe, na dhe kete rrezistencen qe te ngrohesh kembet te zyra ku do shkosh

  9. Leshi says:

    Me behet qejfi qe levizjet e fundit ne Policine e Shtetit vertetojne edhe nje here ate ae une kam thene ne komentet e meparshme qe akoma komandon Sali Berisha. Kete e verteton mesemiri levizja e Drejtorit te Policise se qarkut Kukes, i cili nuk zbatonte urdherat dhe porosite e ketij prefekti injorant dhe hajdute.

  10. Tom says:

    Lapsus apo e qellimte.
    Emerimin e te gjithe ketyre funksioneve e kryen sipas ligjit Drejtori i Pergjithshem i Policise.
    Drejtori eshte nje kukull qe sja ka haberin nga policia, sepse eshte oficer ushtrie, dhe kopetencat ja ka marre ne realitet Ministri, qe po ashtu eshte nje kastravec sere i pa bere akoma.
    Te pakten ne shtyp duhet te shkruhet realiteti duke i kerkuar edhe llogari Ministrit se perse shkel ligjet dhe merret me emrime te strukturave qe nuk varen nga ai.

  11. Ajaxs says:

    Nuk arrije te kuptoje pse u spostua Sokol Bizhga.Ai eshte personi me i zoti i policise. Mos valle i ka shkelur ne kallo ndonje drejtuesi?

    1. Ai says:

      Vetem ai nuk ka kellqe ti shkele ne kallo njeriu te jesh i bindur. Po ta kishte bere do e shikoje ne media se posti i tij ka mandat dhe po shkelet ligji duke e hequr. Pra kungull ngrits e kungull ula, kjo eshte e verteta me Sokol Bizngen…

  12. bobi says:

    Sokol Bizhga eshte nje nga sahanlepiresit me te medhenj qe mun te kete ne dynja,cuditem si e emeruan rilindasit ,por shyqyr qe ju paska arrdhur mendja

  13. shqip hesapi says:

    O Tahir ,une jam nip Tepelene.Nuk dua shume nje polic i thjeshte rrugor se po nuk rodhi do te pikoje.Ose kam parasyesh Shqalesin do te ha nga pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje