Pas universiteteve, edhe 13 shkollave të mesme private do u vihet dryni

1 Shtator 2014, 09:20Sociale TEMA

Pas mbylljes së 18 institucioneve të arsimit të lartë privat, ‘spastrimi’ i dytë që do kryejë Ministria e Arsimit dhe Sportit iu përket shkollave të mesme private në vend.

Në total pritet të kyçen 13 të tilla, ndërkohë që shtrirja është pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ndërkaq, kur pritet të dalë raporti zyrtar i MAS për kontrollet e ushtruara në këto institucione arsimore,”GSH ka mundur të zbulojë emrat e disave, që janë pjesë e vendimit të MAS.

Kolegji privat “Daka” në qytetin e Lushnjës është njëri prej tyre.

Mësohet se ky kolegj pranonte nxënës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar: Arsim parashkollor (kopsht), arsim 9-vjeçar dhe shkollë e mesme apo gjimnaz.

Ndërkaq, duke iu referuar faqes zyrtare të këtij kolegji në rrjetin social “Facebook”, nxënësve që nuk kishin pasur mundësi të vazhdonin shkollën e mesme, u jepej një shans i dytë: gjimnazi me kohë të shkurtuar, i cili mundësonte mbarimin e shkollës së mesme me diplomë të licencuar nga MASH, me të cilën mund të regjistroheshin në çdo degë të universiteteve shtetërore apo private.

Një tjetër shkollë e mesme private që do të mbyllet është “Vëllezërit Frashëri”, në qytetin e Vlorës, e cila ka qenë objekt kontrolli i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit gjatë muajit janar të këtij viti.

Gjithashtu dryni do t’i vihet edhe shkollës së mesme private “Talenti”, në qytetin e Durrësit.

3 komente në “Pas universiteteve, edhe 13 shkollave të mesme private do u vihet dryni”

  1. e ligjshme says:

    Drynin njerezit e vene dhe njerezit e heqin.Shkollimi s’esht gabim kur behet ne interes te studiuesit dhe jo te gangsterave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje