Studentët që këtë vit do të zgjedhin të studiojnë në degët e bujqësisë dhe blegtorisë në shkollat profesionale, do të përfitojnë bursa nga qeveria shqiptare. Këtë e bëri të ditur sot Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, gjatë një inspektimi në shkollën e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier, ku edhe ftoi të rinjtë e zonës së Myzeqesë të frekuentojnë këto degë.
“Dhënia e bursës nënkupton mbulimin e të gjitha shpenzimeve rezidenciale, ushqimin dhe fjetjen, çka do t’u lejonte shumë të rinjve nga zonat rurale, të cilët duan të arsimohen në këtë shkollë model të Qarkut të Fierit, të kenë mundësi ta bëjnë këtë pa asnjë kosto shtesë për prindërit, por përkundrazi duke marrë një bursë të plotë për ta kthyer investimin e tyre në shkollë, në ferma apo biznese që ne presim të hapen në bujqësi e blegtori”, deklaroi ministri Veliaj.
Dhënien e bursave për studentët e degës së blegtorisë dhe bujqësisë z. Veliaj e cilësoi si një risi dhe mënyrë e mirë për të promovuar e mbështetur vendimmarrjen e atyre prindërve që i orientojnë fëmijët e tyre në këto degë, të cilat për fat të keq janë harruar.
Duke qenë se nga nesër, datë 1 shtator, fillojnë regjistrimet në të gjitha shkollat profesionale të vendit, ministri Veliaj tha: “Dua t’i ftoj të rinjtë e zonës së Myzeqesë që të investojnë në këto dy fusha, të cilat nuk i kanë zhgënjyer asnjëherë të parët tanë”.
Sipas z. Veliaj, për 23 vjet shqiptarët i janë larguar bujqësisë dhe blegtorisë, ndonëse këto dy fusha sot janë sektorët ku investimet po rriten vazhdimisht në vendet e Bashkimit Europian.
“Shumë investitorë të huaj po kërkojnë të përdorin tokat dhe klimën në Shqipëri, por nuk gjejnë staf të kualifikuar as në bujqësi, e as në blegtori”, nënvizoi ai.
Shkolla e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier, u jep mundësi nxënësve të marrin një arsimim profesional dhe njëkohësisht jep njohuri dhe aftësi praktike që i nevojiten një fermeri, veterineri dhe tekniku të mesëm.
Nje nisme shume e mire e qeverise!
Shpresoj qe te perqafohet nga sa me shume te rinj per te miren e tyre dhe per te miren e gjithe vendit.
hahhahahahahahah,po ku don shiptari mu kon bujk!!!!!
te gjithe jemi filozofa.
nuk eshte rinia e diktatorit enver,qe ta genjesh me bursa,mer bythshqyer
qe nuk keni punuar 1 dite,studentet do ta fusin hurin mer plhr.mashtrues
Hajde bageti hajde.
Sa menyre e bukur kjo per t enxitur arsimin profesional, bravo zoti minister, duket qe keni vullnet e nuk po e beni thjesht per show. Eshte gjeja me e mire qe po behet deri me tani.
Ministri i ndihmes sociale qe i lejon vetes dasem ne objekte te trashegimise kulturore.