Fiskultura "mbyll" gjuhët e huaja të dyta

29 Gusht 2014, 09:54Sociale TEMA

Sipas udhëzimit të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare më 8 gusht 2014, gjyha e huaj e dytë nuk do të zhvillohet më në shkolla ose, në rastet kur do të kërkohet nga prindërit do të  ofrohet një orë në javë 45 minuta.

Shtimi i orëve të Fiskulturës është bërë në kurriz të gjuhëve të huaja të dyta, pasi u janë hequr orët duke u rrezikur vendin e punës rreth 350 mësuesve.

Me ndryshimet që janë bërë në Planin Mësimor për vitin akademik 2014-2015, janë shtuar mbi 22 mijë orë të edukimit fizik dhe përafërsisht do të shtohen rreth  900 mësues të kësaj lënde, shkruan “GSH”.

12 komente në “Fiskultura “mbyll” gjuhët e huaja të dyta”

  1. Atila says:

    Kur kam qene vete ne shkolle nuk e kam pasur fort qef fiskulturen pasi edhe kushtet nuk ishin optimale per higjenen pas kesaj ore. Por rikthimi i fiskultures ne cdo nivel te arsimit eshte tejet e domosdoshme dhe i duhet dhene rendesi per efektetfizike dhe psikike qe jep.Ndoshta edhe ajo fiskultura e mengjesit qe ne dikur e tallnim eshte po aq e nevojshme duke ditur qe nxenesit rrine ulur per pothuaj 4 ore gjate mesimit. Mesim-Pune-Kalitje-Argetim.

    1. Jetmiri says:

      Ben mire ti besh nje sugjerim Kryeministrit, thuaji qe te jape shembullin e tij personal bashke me ministrat duke dale ne bulevard per te bere gjimnastiken e mengjesit. Kombi nuk do ia harroje kurre.

  2. Jetmiri says:

    Tani duhet te presim sa te futet edhe lenda e “ushtarakea” qe te heqin edhe anglishten si lende.

    1. VPTR says:

      Po pse o Jetmir je kaq pesimist. Une qe jap mesim anglishten e di fare mire se nxenesit e sotem mezi mesojne nje gjuhe te huaj, dhe jo me nje te dyte.

      Shtimi i oreve te fizkultures eshte nje vendim shume i drejte, pasi edukimi fizik ka shume ane pozitive ne pergatitjen fizike dhe mendore te te rinjve. Shikoni se sa ore fizkuture kane shkollat e mesme ne Gjermani, France etj. per te marre vesh se sa e rendesishme eshte.

      1. Jetmiri says:

        Po po ti shoku apo shoqe se nuk po e kuptoj se cfare je. Ti po krahason mercedes-benz me traktorin qe ka bere veruku. E para, jemi ne nje moment qe na duhen me shume tru sesa muskuj dhe e dyta, ne shkolla ska banjo dhe imagjino te kete kushte edhe per sport. Ti thua qe te qelben edhe femijet tane ne djers ne oren e mesimit si ne kohen e verukut vetem se Kryeministrit i pelqen sporti dhe sdi cte beje tjeter.

  3. The Tiranasi says:

    Kur Kryeminister do te behet ndonje me anglisht/frengjisth, do teheqin fizkulturen dhe do te shtojne gjuhen e dyte (ashtu sic beri Pollo).
    Ishalla nuk vjen ndonje oficer, se pataj zbori do te dilte ne krye.

    1. aktori says:

      Genci me shoqeri te thajne piten per gjuhe te huaja ? me no speak ingliz hahahahaha

  4. Grek = BQ says:

    une dua greqish ne shkolle !

  5. arvanitasi says:

    Shum mire kane bere me lenden e fiskultures. Sot qe ne komentojme 80 % e ketyre nxenesve jane Obeze dhe as kalucin se kalojne dot.

  6. Gattamelata says:

    Hiqni dhe matematiken vella se s’ke c’e do…dhe ne vend te saj bejme “Mesim Pune” ose ndonje lende te preferuar nga Partia!

    Cfare don Populli ben Partia, Cfare don Partia ben Populli, po si atehere dhe tani gjysma e dyte vlen me shume se e para!

  7. fllad says:

    Mos lodhet shume te shtoje oret e fizkultures. Po ata qe mbarojne shkollen e mesme dhe me tej te fryjne syte dhe prapanicat.
    Perse prishet tregu Dinamo dhe nuk behet park sportiv per gjithe ate zone ku nuk ka nje meter vend ku te luajne femijet apo te rinjte? I duhen pallatet Lul prapanices dhe Like Floririt?

    Rama qe i lejon keto merr per vete perqindje??
    Mos na bejne teater qesharak me therime te hedhura andej kendej. VOTAT ja kemi dhene per te bere shtet ashtu si premtoi-RILINDJE. Perse nuk shprehet qarte qe pallatet tek Liqeni nuk do te behen por dalin Laraskat e PS dhe thone se nuk jemi dakord qe te behen kaq te larta. Po te ulta qenkeni dakord? shushunja Nese toka bllokohet dhe nuk behet park dhe kend sportiv, beji 100 kate, njesoj eshte. Keta jane te gjithe cuba dhe zorzoper. Mos na shesin dengla per suksese me nderkombetare. Ata do investojne dhe do shikojne xhepin e tyre.

  8. llukani says:

    Ne rradhe te pare do te duhej qe mesuesit\et e fiskultures te benin paaaaak stervitje per vete se jane me obeze se nxenesit dhe me falni por,nga dy ore ne jave qe kane bere PALL ARUSHI le te bejne tre se jane lodhur shume kaq vite,ku nxenesit ne c’do ore fiskulture dalin jashte,hane fara,bredhin lokaleve,pijne cigare sepse shkolla ska ambientet e duhura per te zhvilluar mesimin.Futja kot o kryeminister.Mendoja se mbaroi koha e pallave me PD po me sa duket nisi koha e rrumpallave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje