Veliaj: Shkolla profesionale sipas modelit austriak

26 Gusht 2014, 13:31Sociale TEMA

Gjatë një vizite ku inspektoi shkollën profesionale në fshatin SOS, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj i bëri ftesë të gjithë të rinjve të regjistrohen në këtë shkollë.

Duke filluar nga 1 shtatori, të gjithë ata të rinj të apasionuar pas teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë një mundësi të re ku mund të ndjekin ëndrrën e tyre. Shkolla e re e mesme profesionale “Hermann Gmeiner”, në fshatin SOS, është modeluar sipas shkollës austriake të teknologjisë së informacionit në Shkodër, dhe do të mirëpresë këtë vit nxënësit e parë.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, e cilësoi këtë investim të qeverisë shqiptare, si një zgjedhje e zgjuar për kërkesat e tregut të punës, por edhe si një model mbi të cilin duhet të bazohen të gjitha shkollat profesionale në Shqipëri. Sipas tij, “Hermann Gmeiner” do të jetë një shkollë profesionale elitare, e cila do të mirëpresë të rinjtë me mesatare mbi 7.5.

“Kjo shkollë e re është një përvojë e mirë e bashkëpunimit austriako-shqiptar në çështjet e arsimit profesional. Duke filluar nga data 1 shtator, ftojmë të gjithë ata prindër që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit. Jam shpresëplotë se një Steve Jobs apo Bill Gates shqiptar do mund të lindë këtu një ditë”, u shpreh z. Veliaj pas inspektimit të punimeve të fundit në shkollë.

Ai tha se shkolla do të bashkëdrejtohet nga drejtues austriakë, ndërsa certifikata me të cilën nxënësit do të pajisen nga shkolla “Hermann Gmeiner” do të njihet si në Austri, ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Z. Veliaj shprehu mirënjohjen për qeverinë austriake dhe “KulturKontakt Austria”, që morën përsipër të replikojë një model arsimor, i cili tashmë funksionon me sukses në qytetin e Shkodrës.

“Ofertat kryesore që vijnë nga zyrat e punës janë për njerëz të aftë në fushën e teknologjisë së informacionit apo që menaxhojnë rrjete. Prandaj, dua të inkurajoj të gjithë prindërit që të marrin një vendim të mençur për jetën e fëmijës së tyre, duke ardhur pa kosto në këtë shkollë publike elitare”, tha ministri Veliaj.

Nga ana tjetër, z. Veliaj përmendi edhe hapjen në shtator të shkollës së re bujqësore në Zadrimë, e cila vjen si një bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

13 komente në “Veliaj: Shkolla profesionale sipas modelit austriak”

  1. The Tiranasi says:

    Obobooooo, ndalini keta karagjozë.
    Ashtu sic bene “turizmin elitar”, tani do bejne edhe shkollen elitare!?
    Me cfare do ta besh ti more rrush?! Me domate? Ku i ke leket dhe eksperizen ?????

    1. gesti says:

      Po pse mo ti idiot si do vazhdosh, me gjysmen e popullit jurista dhe ekonomista, duhet ti thrrasin mendjes keto njerez qe nese nuk kane tru per shkolle te shkojne ne shkolla profesionale e te shohin te ardhmen jo te shkojne ne universitete e te punojn kamarier me pas.

      1. liami says:

        Jepi zoti minister dhe jepi sa me fort ne kete drejtim se nuk shkohet me kshu me kete sistem arsimor qe hecen jasht cdo linje me tregun e punesimit, ka nevoje per pafundsi elektricistash, ka mundsi dhe per punesim jasht shtetit dhe asnje kerkese per jurist dhe ndodh qe shqipetaret kerkojne perseri juridikun :/

    2. nela says:

      e ardhmja eshte arsimi profesional, eshte e kote qe derdellisni o bijte e Saliut. tregu i punes kerkon inxhiniere IT dhe jo juriste matufe qe behen kamariere pastaj. Bravo veliaj per nismat

  2. Leonard Dingo says:

    Kisha respekt per juve o Erion,sepse te kisha tre dite ne Korce ne dasmen e nipces,por kur te qava nje hall me te drejte ligjore dhe morale,me the jam deputet i Gjirokastres dhe pergjigjem per ata..Per mua u befsh Kryeminister,por me zhgenjeve shume.

  3. lenci says:

    Jane mese te nevojshme per kete gjendje qe eshte krijuar ne shqiperi nga arsimimi i liberalizuar me qellim voten nga ana e saliut, nuk ka me kuptim te vazhdohet kshu.

  4. sui says:

    Fillimish thane qe do te aplikohej versioni gjerman, tani versioni austriak, por jam e sigurte qe ka per tu zbatuar versioni shqiptar….Po mire mo Veliaj, te gjithe hidraulike dhe fasoniere do te behen……kur ske industri ku do ti punesosh njerezit….Gjermania dhe Austria ka dynjane e tere me industri nga me te shumellojshmet kurse ketu ke vetem:
    1.Lokale, lloto, kazino, bare
    2.Call Center(shyqyr qe jane)
    3.Butiqe per zonjat e renda
    4.Fasone (industria me skllaveruese nderkohe)
    5.Kemi militantet te punesuar neper Shtet
    6. Pjesa tjeter qe zvarriten per te mbijetuar perdite…..

  5. Mirko says:

    Ti je politikani me ordiner gjat ketyre 24 viteve, ordiner fare

  6. ledio says:

    I nevojitet shqiperise nje nisme e tille, eshte mese e nevojshme pas kaosit qe ka krijuar gjyshi sali me liberalizimin e shkollave, duhen drejtuar studentet drejt profesioneve.

  7. Olsi says:

    U shfaq perseri ky ministri ordiner, pa asnje lloj arsimi e niveli.
    Ky perfaqeson llumin e shoqerise shqiptare dhe MJAFT me vjedhjet e tyre te turpshme.

  8. Claus says:

    Dhe injoranca nuk ka fund.

    Ky mire e ka, po a mund te realizohen keto ne kushtet e Shqiperise?

    Perse ky nuk beri ne Amerike ndonje shkolle profesionale por beri gjithshka te mundur te kape nje burse nga kisha baptiste dhe mori nje Bachelor per shkencat politike ose shkurt me thene per shkencat Bla-Bla-Bla?

    Modeli gjermano-foles mbeshtetet ne nje sisteme shkollor komplet tjeter ku femijet orientohen ose me mire te themi ndahen qe ne klasen e 4-te se c`rruge do te ndjekin.

    Pra qene klasen e 4-te po marr shmebullin me te keq, nje femije i huaj ose nje femije me prinder te shtresave sociale me te uleta i jepen rruget, ndoshta me detyrim, per te ndjekur shkolla ku mbeten ne ate shtrese sociale qe kane patur prinderit e tyre.
    Jo, ky eshte seleksionim, asgje me shume.

    Eshte djalosh `99 ky Veliaj, kete e ka pare Amerika dhe jo ky ka pare Ameriken. Nga xhepi i tij nuk ka nxjerre asnje kacidhe per ate Bachelor bla-bla-bla-sh.

  9. DRTN74 says:

    A duhet burgosur Henri Naim Cili? Ja si bliheshin diplomat pa ditur shqip tek UET

    Skandali me doktoraturat në UET tashmë nuk është vetëm një çështje që i përket Shqipërisë. Kosova ka qenë e para që ka bllokuar doktoraturat e këtij universiteti privat

    Skandali me doktoraturat në UET tashmë nuk është vetëm një çështje që i përket Shqipërisë. Kosova ka qenë e para që ka bllokuar doktoraturat e këtij universiteti privat. Por, ndërsa Kosova nuk i njeh më doktoraturat e këtij universiteti, qeveria shqiptare nuk e shkriu piramidën mashtruese të Henri Çilit.

    Agjencia zyrtare e Kosovës deklaroi se në këtë universitet jepen 300 doktoratura në vit dhe si qëllim nuk është cilësia, por vetëm lëshimi i tyre. Prej disa ditësh mediat po denoncojnë faktet e plota që vijnë nga Raporti Zyrtar, i Ministrisë së Arsimit, e cila ka hequr shumë licensa universitetesh, por në fakt e para duhet të ishte UET. Shkeljet në këtë institucion arsimor janë pa fund dhe vetë kontrollorët i kanë përmendur në rreshta, por nuk ka pasur asnjë vendim nga eprorët e tyre.

    Vetë Ministria e Arsimit nisi publikimin e raporteve të kontrollit, por vetëm të atyre që u janë hequr licensat. Me apo pa shkelje atyre tashmë ju është dhënë një vendim, shqiptarët duan të dinë këta që ngelën në treg çfarë specifikash kanë? A i plotësojnë kriteret apo vetë reforma në arsim ishte për të çuar studentët në dy apo tri duar, që janë pranë qeverisë? Jo si paragjykim, por si fakt që vjen për shkak të problemeve që ekzistojnë në UET, apo gjetkë ku nuk është marrë asnjë masë.

    Në universitetin e Henri Naim Cilit janë marrë diploma nga shumë qeveritarë me pozita të rëndësishme në qeveri.

    Fakte nga raporti

    Në vijim të shkrimit të parë për “Piramidat e Doktoraturave në UET” po sjellim të tjera fakte nga raporti, që në fakti Ministria e Arsimit duhet ta bëjë publike dhe të sqarojë pse është toleruar UET e Henri (Naim) Çilit, që së shpejti pritet të bëhet Mega Kioska e universiteteve shqiptare. Naimi afër Ramës me Fugën, Sekretarin e Ministrisë, njerëzit e tij, të cilët si vemje, janë shtrirë kudo në politikë, në të gjitha krahët. Këtë e thotë edhe slogani i tij “Ne jemi kudo” dhe vërtet Çili me diplomat e prodhuara në shkelje të ligjit është kudo. Sot po i bën edhe doktorë, së shpejti do japë tituj “profesor” që në gjimnaz me ritmin dhe mënyrën sesi vepron ky institucion.

    Si doktorohen shtetasit turk

    Në raport vjen një rast flagrant, ku një shtetas turk ka mungesë dokumentacioni, për më tepër certifikatën e Gjuhës Shqipe. Për shtetasin e huaj Nazim Ahmet Turan Cinni, i regjistruar në studimet e doktoratës për vitin 2013-2014, mungon kopje e lejes së qëndrimit, vërtetimi i punës dhe vërtetimi i Gjuhës Shqipe. Këtu ngrihet pikëpyetja e një diplome të mundshëm fallco. Si mund të studiosh tek Çili pa leje e dokumente ligjore, ketë duhet ta sqarojë Ministria e Arsimit. Në raport lexojmë një fakt që të bën të dyshosh për regjistrime e ç’regjistrime sipas qejfit, që të çon tek dyshimi janë shitur apo jo?

    Çështja e çregjistrimeve

    Studenti që nuk plotëson dokumentacionin, regjistrohet me kusht. Nëse nuk i plotëson brenda semestrit të parë, çregjistrohet dhe për këtë mbahet procesverbal. Sipas listave të vëna në dispozicion, rezultojnë 43 studentë që kanë pezulluar studimet e doktoraturës. A janë çregjistruar vërtet apo ashtu i janë paraqitur grupit të kontrollit? Pyetja a janë çregjistruar vërtet është e drejtë, pasi më poshtë në raport konstatohet që s’ka fare regjistër doktoraturash, pra mund të hiqen dhe shtohen sipas qejfit. Disa nga rastet që jep raporti; Rasti E. A. H., datëlindja 1972, doktoraturë në ekonomik, procesverbal për çregjistrim datë 28.03.2014, mungon firma e studentit në procesverbal, kopja e kontratës e panënshkruar nga studentja, në dosje ndodhen vetëm kopjet e diplomës master të nivelit të dytë në administrim biznesi dhe listë notash për këtë cikël studimi, listë notash e vitit 1994 lëshuar nga UT, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, dhe asnjë dokument tjetër sipas kritereve përcaktuar në pikën 7.2. të rregullores.

    Megaskandali 7 milion euro

    Sipas raportit të kontrollit nga Ministria e Arsimit, gjatë vitit akademik 2013-2014 rezultojnë të regjistruar në programin e studimit Doktoraturë: Fakulteti Ekonomik dhe IT-61 studentë; Fakulteti Juridik 39 studentë; Fakulteti i Shkencave Sociale 61 studentë. Numri total i studentëve të regjistruar nga 2011-2014 (duke përfshirë studentë me këshillues, studentë me udhëheqës, studentë të pezulluar) -774 studentë në total. Fakulteti Juridik-39 studentë; Fakulteti i Shkencave Sociale- 61 studentë. Në total në Shqipëri janë në proces rreth 1200 doktoratura, vetë UET-i i Naimit ka në proces gati 800, pra dyfishin e të gjithëve të marrë së bashku. Ka kapacitete apo jemi që jemi marrim 9 mijë euro për një doktoraturë dhe s’ka rëndësi sa copë japim, doktoratura si një kurs kompjuteri. Bëjmë një llogari të thjeshtë: 774 njerëz në proces për doktoraturë duke i shumëzuar me çmimin 9 mijë euro del shuma 6.966.000, afërsisht 7 milionë euro ose 9.7 milionë dollarë. Ndërkohë nga burime të brendshme brenda Piramidës së Doktoraturave mësojmë se çdo udhëheqës/pedagog ka kontratë të paguhet me 2000 euro, 400 nga të cilat i merr në fillim të doktoraturës, ndërsa pjesën tjetër i bie ta marrë vetëm në rast se doktoranti mbaron me sukses doktoraturën. Çka do të thotë që sistemi i pagesës i detyron udhëheqësit t’i bëjnë vetë doktoraturat ose t’i mbyllin me çdo kusht. Dyshimet vijnë nga faktet që sjellë vetë raporti.

    Fakte të tjera

    Raporti na jep të tjera fakte me të cilat ministria jo duhet të mbyllte UET, por prokuroria dhe policia duhet të prangosnin drejtuesit e institucionit. Regjistrat për të regjistruarit e vitit akademik 2013-2014 nuk gjendeshin në format Hard –Copy, pasi nuk ishin hedhur akoma të dhënat në regjistrat përkatëse. Gjithashtu, të gjithë studentët e regjistruar, nga viti 2011 e deri në 2014 nuk ishin të pajisur me Nr. Matrikullimi. Pse Naim University nuk i ka hedhur ende studentët e vitit të shkuar? A mund të ngrihet akuzë këtu për faktin se ai mund të shtojë student edhe pse s’kanë qenë fare vitin e parë? Në dokumentin exel shtohen e hiqen sa emra të duash, regjistrat nuk ekzistojnë vetëm kur t’i kërkon të shesësh diploma apo të falësh vite studimi, në të kundërt nuk ka arsye tjetër përse ky proces nuk kryhet. Pa lënë mënjanë këtu skandalin e matrikulimit për gati 3 vite që do të thotë se në UET është bërë qejf me diplomat, pa regjistra e pa matrikulime mund të shtosh e ndryshosh çfarë të duash.
    Doktoratura kërkon mesatare 8, deklaroje sa të duash
    Raporti na tregon se për të hyrë në Doktoraturë duhet të kesh mbaruar me mesatare mbi 8, një rregull i vetë institucionit, por që në fakt mendja e Naim Çilit ka gjetur një zgjidhje. Universiteti nuk ka punë me mesataren, ti e vetëdeklaron në formular, dhe rruga për doktoraturë është e hapur, kuptohet nuk mund të anashkalohen 9 mijë euro.

    Skandali me doktoraturat

    Sipas raportit të kontrollit UET, nuk ka problematika vetëm ato që janë denoncuar publikisht këto ditë, por skandali shkon tek doktoraturat. Ja çfarë thotë raporti i Ministrisë së Arsimit.
    Verifikimi i katologjeve dhe broshurave, si dhe reklamimeve të ekspozuara nga IAL. Përditësimi i faqes ËEB. (rubrike raport monitorimi) “Ka mospërputhje me drejtimet e doktoraturës, deklarohen 15 drejtime ndërsa sipas VKM 503, DATË 07.10.2011 rezultojnë 12 profile në 3 Programe studimi”. Ashtu si tek të gjitha nivelet e studimit në UET edhe tek doktoraturat ka një reklamë abuzive nga Çili dhe stafi i këtij universiteti. Sipas raportit që edhe pse përpiqet të jetë miqësor me Çilin, shihet hapur se edhe tek doktoraturat, UET nuk i ka rezistuar tundimit për të reklamuar në treg drejtime, të cilat nuk i ka pasur ligjore.

    Qendra shkencore

    Kemi të bëjmë edhe me një tjetër rast skandaloz dhe abuzivist nga ana e Çilit dhe UET. Një individ pa doktoraturë, pra, pa titullin e duhur shkencor, drejton një qendër shkencore. Është njësoj si të vendosësh një fëmijë në klasën e 8-të të drejtojë një gjimnaz. Dhe ajo më flagrantja është tek fakti se ky individ, por edhe të tjerë persona, sipas deklarimeve të tij, japin leksione part- time në UET. Dhe vetë personi në fjalë, edhe pse jo doktorant udhëhiqte 2 studentë dhe këshillonte 6 të tillë. Vetëm në UET mund të ndodhin skandale të tilla, ku doktoraturën ta udhëheq dikush që nuk është me gradën Doktor Shkencash. Kjo që renditëm më lart nuk është gjithçka, kjo është pjesë e një skandali që e gjen po të lexosh raportin e kontrollit që reflekton shumë shkelje, por i anashkalon ato. Nga Elvi Fundo

  10. Luan says:

    Numer kontakti ju lutem keni !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje