Banorët e zonës së Selitës në kryeqytet prej muajsh po përballen me një situatë të vështirë, për shkak të dëmtimit të sistemit të kanalizimeve. Ndotja e rrugëve, e ambientit, si dhe rreziku për t’u prekur nga epidemitë, ka bërë që banorët e kësaj zone të ngrenë një proces gjyqësor ndaj Bashkisë së Tiranës.
Sipas banorëve të kësaj zonë, rrugët janë mbuluar nga ujërat e zeza, duke e bërë situatën mjaft të vështirë për ta.
Përfaqësia e banorëve të Selitës thotë se do të organizohet një protestë për të mbrojtur të drejtën e tyre për të patur një rrugë me standardet e duhura, duke theksuar se ata paguajnë rregullisht taksat e pastrimit dhe gjelbërimit.
“Depozitimi në gjykatë do të mbështetet tek paditë për :
A) Dëm shëndetësor duke sjellë rrezikun për sëmundje te ndryshme deri vdekjeprurëse,
B) Dëm ekonomik që i shkaktohet makinave, bizneseve te zonës dhe uljes së vlerës së banesave si pasojë e mos-asfaltimit të rrugës,
C) Dëm psikologjik për të gjithë banorët e zonës,
Nga gjykata do kërkohet detyrimi i Bashkisë së Tiranës të marrë masa urgjente për dizifektimin e zonës, rregullimin dhe asfaltimin e zonës.
Padia do ketë si kërkesë të dytë dëmshpërblim banorët që kanë të hipotekuara banesat dhe bizneset në këtë zonë”, thuhet në reagimin e përfaqësisë së banorëve të Selitës.
Sipas kësaj përfaqësie, Selita është një zonë shumë e rëndësishme e kryeqytetit me dendësi të lartë të popullsisë.
erdhen sacialistat rruget jane prishe krejt . rnofte salia
c) me ate piken c ja keni fut kot fare, po fare fare. Keshtui bie qe ju te jeni demtuar bashke me gjithe shqiperine.
A) dem shendetesor. O banore te Selites, do flasim per bencat tuaj te 30 viteve me pare qe kollisin bloze???? Smogu qe krijoni ju eshte me vdekjeprures sesa gropat.
b) vari teneqen.
Mos u beni merak, fjala juaj ne vesh te Lulkes ka rene
E para si ka makina te mira ashtu ka dhe makina te vjetra dhe i takon prape shtetit te mos i lere makinat e vjetra ne rruge te cilat nuk jane vec ne selite po ne te gjithe shqiperine.
E dyta dem ekonomike se po shkaterrohen bizneset, makinat etj.
E treta e di qe mund te duket utopike por kjo ndodh ne nje vend me skandale kur i thua se ke dem psikologjik si gjithe shqiperia. Persa kohe legjislacioni shqiptar e pranon kete padi per dem psikologjik nga stresi qe shkaktojne fekalet mbi rruge, pse jo.
Ju e kuptoni qe ne nuk duam as leke e asgje tjeter, thjeshte te mos jetojme mbi fekale. E gjithe zona eshte e rregullt dhe jo alla periferi skandaloze.
MOS MBRONI KOT ATA QE NUK BEJNE PUNEN, MBRONI QYTETARET QE DUHET TE KENE TE DREJTEN E NJE RRUGE….
Ore duhet ta flini mendjen Lul Basha eshte kokrra e ordinerit.. nuk di te beje asgje… edhe zoti(perendia) ja ka bere qe: jashteqitjen e nxjer nga goja.. Vetem fekale do te degjoni prej ketij perversi te lustruar..