Ndërtimet tek Liqeni, Bashkia i përgjigjet Ramës/Projekti shton 2 mijë metra katrorë hapësirë publike

21 Gusht 2014, 15:15Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës akuzon Kryeministrin Edi Rama se po vijon fushatën dhe mashtrimeve në lidhje me projektin e miratuar për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në zonën e Liqenit Artificial.

“Për çfarë ankohet Edi Rama kur projekti i tij i mëparshëm gllabëronte hapësira publike, ndërsa i sotmi nuk cënon asnjë centimetër katror por shton 2 mijë metra katrorë hapësire publike vetëm në zonën e pishinave?

Për çfarë ankohet Edi Rama, kur volumi ndërtimor i projektit të 40 katsheve të tij ishte 4 herë më i madh se projekti zhvillimor aktual?! Për çfarë ankohet Edi Rama kur projekti i tij shfrytëzonte mbi 70% të sipërfaqes totale, duke përfshirë zonën e pishinave, ndërkohë që projekti aktual shfrytëzon vetëm 40 % të truallit privat dhe kthen mbi 20 mijë metra katrorë nga prona private në hapësirë publike?! Për çfarë ankohet Edi Rama përveçse për interesa të paligjshme të tij dhe sekserëve të tij që nuk u përmbushën siç kishte planifikuar ai?!

Nëse Edi Rama vë interesat e Tiranës para interesit të tij dhe sekserëve të tij, pse betonizoi apo shndërroi në sheshe ndërtimi mbi 65 mijë metra katrorë lulishte dhe hapësira të gjelbra në zemër të kryeqytetit, vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak?”, theksoi Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Nevila Xhindi.

Sipas saj, plani urbanistik i qytetit të Tiranës i dha fund epokës së betonizimit korruptiv të kryeqytetit.

“Në tre vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka shtuar 96 mijë metra katrorë gjelbërim në qendër dhe në lagjet e banimit, ka mbjellë mbi 23 145 pemë dhe dru dekorativë dhe po punon për shtimin e 300 mijë metrave katrorë gjelbërim, përmes projektit të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës.

Ky bilanc mes të djeshmes dhe të sotmes është arsyeja e vërtetë e mllefit, bllokimit, dhe fushatës së shpifjeve që Edi Rama ka zgjedhur, për hir të interesave të tij dhe sekserëve të tij”, tha ajo.

 

9 komente në “Ndërtimet tek Liqeni, Bashkia i përgjigjet Ramës/Projekti shton 2 mijë metra katrorë hapësirë publike”

  1. Pelasgian says:

    betonizojeni ne cdo cep teheranin e albanistanit ….betonizoni edhe shqipkaret se me mire do te duken .

  2. andromeda says:

    Kjo logjikë luliane është për të qeshur e për të qarë. Si mund të bësh hapsirë të gjelbër aty ku betonizon për pallate shumëkatëshe? O ne jemi të shkalluar ose Luli është një idiot noterik. U bënë të gjithë politikanët duke na hedhur hi syve e duke na e shitur sapunin për djathë.

  3. hahahaaaa says:

    E para,ju nuk jeni perfaqesues te “kryetarit” te Bashkise,sepse ai nuk eshte kryetar por uzurpator i Bashkise Tirane, me vota te vjedhura para syve te gjithe botes!
    E dyta,nese Edi Rama do deshte ta “betonizonte” kete zone te qytetit,do ta kishte bere me kohe.Por fakti eshte qe ja qe se beri,keshtuqe gjithe pandehmat tuaja shpellariste bien poshte!
    E treta keni edhe shume pak kohe si uzurpatore!Se shpejti behen zgjedhjet dhe ju bashibozuke te PD-erise do renditeni ne vendet e fundit te klasifikimit! S’ka me Ristanka,pallen perfundimtare do shijoni.Funderrina… ?

  4. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Z.Rama,

    Blloko kete “kasapane” qe vazhdojne t’i bejne verioret Tiranes tende dhe Tiransve te larguar qe kurre nuk kane pranuar te jetojne me keta veriore shpellare.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  5. . says:

    ————————————————————————————

    Ec perpara Z.Rama dhe mos shiko prapa cfare sajon dhe llomotit Ceta-Veriore PD me kriminelin Sali Bisha.

    Z.Rama shpresa e vetme e Shqiperise.

    ————————————————————————————

  6. metropol says:

    Rama duhet te mbylli sqepin ,se i lujti zotin Tiranes ne ndertime.

    Po per cfare i doni gjithe keto ndertesa ,kur ato nuk shiten ????

  7. tani.deutschland says:

    Lufte berrylash.

  8. votuesi says:

    Ne zonen e liqenit artificial ndertuar nga rinia ne kohen e diktatures,sot mushkria me e afert e qytetit te Tiranes frekuentohet nga shume qytetar dhe deputet te tipit Kaci ,ndersa shume qytetare urojne realizimin e atij ambienti te mrekullueshem shohim Kacin duke bere ecje sportive,cfare dreqin bene ky Basha, per qytetaret e dime qe nuk mendon,por nuk mendon pakeze per kacin

  9. lira says:

    Cfare eshte bere nuk zh’behet.
    Ti moj laraske thua qe meqenese Edi do bente nje mender mut te madh po shyqyr qe nuk e beri, hajde te bejme ne nje mut vogel dhe suksesi i lulbythes eshte se muti qe doni te beni ju qenka me i vogel se ai qe do kishte bere Edi.

    Ju jeni te gjithe per tu var ne litar.

    RILINDJA do i laje gjynahet per pjesen e vet te betonizimit (sado pak apo shume?)duke mos lejuar asnje gram beton ne pjesen qe DUHET te behet i gjithi park sportiv dhe gjelberim. Na vjen te ikim naten nga Tirana se eshte bere e pabanueshme.
    Shpellaret, maloket dhe provincialet, banim quajne nje cope apartament ku te hane pine dhjesin dhe flene dhe nje kafe per tangerllek komshiut aty poshte pallatit.
    Ne kemi shkuar 80 vjet e kusur prapa. Ata buzequmeshtit e RILINDJES mbase nuk e dine ( shpellaret dhe provincialet kurren e kurres JO) por Edi e di shume mire se vetem ne Tirane kishte me dhjetra parqe sportive pa llogaritur oboret e shkollave qe sot edhe ato jane zene gjysmat me pallate te SHEMTUARA.

    Nje popull qe ka nje rini qe i kalon kohen neper kafene, nuk ka ku shkon tjeter: do degjeneroje ashtu so mos o zot ka ndodhur me shqiptaret.

    Qeveria te beje ate qe ka premtuar: RILINDJE Pune te mbare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje