Papa: Ja pse vendosa të shkoj në Shqipëri

19 Gusht 2014, 09:39Sociale TEMA

Papa Françesku u ka treguar gazetarëve në avion, gjatë kthimit nga Koreja e Jugut, se arsyeja për të cilën e viziton Shqipërinë, është se prej atje mund të japë mesazhin sesi të gjitha fetë mund të punojnë bashkë në harmoni.

Kjo është hera e dytë që Papa jep një konferencë për gazetarët në avion.

Papa bëri një gabim kur tha se Shqipëria ka qenë pjesë e ish- Jugosllavisë, nëse i referohemi një transkripti të shpërndarë për mediat.

Ai foli për situatën në botë, madje përmendi edhe Luftën e Tretë Botërore, çka ka nxitur shumë media të merren me këtë deklaratë.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që të largohet si Papë, në rast se ka probleme shëndetësore, siç bëri paraardhësi i tij.

“Do të shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. E para, sepse ata kanë qenë në gjendje të krijojnë një qeveri- dhe të mendojmë për Ballkanin ë- një qeveri të unitetit kombëtar mes myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve dhe një këshill ndërfetar që ka ndihmuar shumë dhe që është i balancuar. Dhe kjo është e mirë, pasi është harmoni.

Gjithashtu kam menduar për historinë e Shqipërisë- e cila, ndryshe nga të gjitha vendet e tjera ish- komuniste- ishte e vetmja që kishte në Kushtetutë të sanksionuar ateizmin praktik. Nëse do shkoje në një meshë, ishte antikushtetuese. Dhe atëherë, një nga ministrat e tyre më ka thënë- dhe duhet të jem preciz në numër- u shkatërruan 1820 kisha, ortodokse dhe katolike. Kishat e tjera u kthyen në kinema dhe salla kërcimi. Ndjeva sikur duhej të shkoja. Është afër, mbaron për një ditë,” tha Papa.

29 komente në “Papa: Ja pse vendosa të shkoj në Shqipëri”

  1. Claus says:

    Por nuk eshte thene me esencialja qe Papa ka thene ne po te njejtin avjon qe mendon edhe per nje doreheqje:

    “Ne rast se fuqite do te me lene per te drejtuar, atehere doreheqja do te jete nje vendim i duhur”.

    Pak si e pazakonte per nje Pape, pas rastit te Benediktit, qe megjithate te ve ne mendime.
    Koha? Person “qe hap telashe” ne Vatikan?
    Mund te jene te dyja.

    1. asteriks says:

      ..ky prifti e spiegon se cfare eshte harmonia fetare ne shqiperi.

      http://www.youtube.com/watch?v=Vf2mH-CGQFc

      1. Koco says:

        Po clidhje ka ky Xhihadist me te Krishteret dhe Krishterimin , Keta duhet te dergohen ne Siri e gjetiu me ligj pa te drejte kethimi, apsokutisht keta nuk duhet te jene pjese e besimeve fetare dhe te pa pranueshem ne nje shoqeti te civilizuar, sikurse pretendojme e jemi ne Shqiptaret .

    2. Tarrasi says:

      Sa mire do ishte te hiqte ate palacon grek qe nuk i le besimtaret te meshojne ne gjuhen e tyre.

  2. arvizuja ambasador says:

    neve shqiptaret skemi ase nje problem me fen as katalike ase islame papa muntevin saher tedon sigjithe qytetaret ecdo vendi te botes dhe temos lodhet fare fare per harmoni fetare ne shqiptaret ekemi pasur gjithmon dhe svuajm meket lloj stili papa telutet pere shqiptaret tekem pune tekem nje qeveri qe naudhheq ejo nje qeveri qe vjen ne pushtet dhe rren se dote rilind gjithcka dhe vetem tallet ne popullin dhe mushe xhepat pervete ket tabej papa pomujti por jame ibindur qe smundet seka lidhje me zotin vetem thjeshte nje njeri sitegjith tetjeret

  3. fshesa says:

    poo o PAP kete e kan trashegu me breza por desh na e shkateroi sal pinoku me demokracin sheike te gjith si popull kemi qen katolik simbas sunduesve qe kan kaluar disa lepirsa jan pershtatur por jemi nje shqipetar

  4. kaurri realist says:

    Nuk ka “harmoni” ne Shqipni, por ka indiference fetare.

    1. Dajt says:

      Ky eshte percaktimi me i sakte, boll e shitem sapunin per djathe.

    2. uriahipi says:

      Deri herën e fundit kështu ka qenë. Të shpresojmë të shtohet indiferenca deri në mohim të mirëfilltë të mashtrimeve qesharake fetare.

    3. devolliu says:

      Ke të drejte shok në shqipëri as priftërinjtë e oxhallarët vëtë nuk besojnë në zot .

  5. frank says:

    Papa me gjithe respektin qekam si pontifika qe je,nuk ta kane treguar mire realitetin ne shqiperi,ku egziston nje “parajse” arabe me britma arabe 5here ne dite,dhe ku dergohen mercenare ne siri per te vrare kristiane,ku ai qe qeverisi keto 23 vite dhe ndertoi 700xhami dhe asnje kishe eshte nje islamist i dhier,ku ka nje universitet islam qe pergatit urrejtje dhe ka nje komb qe hiqet evropian po shan kristianet 24ore ne dite.edhe ai qe qeveriste para ketyre sot ishte nje islamik komunist dhe prishi gjithe katedralet dhe la ne tirane xhamine.para se te marresh rrugen per ne albanistan mendohu se heren e fundit qe ky vend kishte paqe ishte ne vitet 1400,biles edhe heroin kombetar keta qe bejne shumicen pra pushtuesit turo-mongole e shajne e godasin dhe e perbuzin.shqiperia eshte nje hale mes fesh,ku me bamiresi arqipeshkopi anastas shahet perdite nga kopet e islamikeve .ne shqiperi nuk ka akoma lufte mes fesh po beteja vazhdon per dite me sharjet kaurr i mutit,grek,shkja i krajl nikolles per katoliket dhe turq per islamiket.me ire shko ne liban se atje jetojne me ne harmoni se ketu.

    1. Toni KS says:

      @Frank, mendon ti qe Papa nuk eshte i informuar per gjendjen ne Shqiperi? Mendon ti se je me i mencur se ai?
      Shqiperia ka problemet e veta dhe nuk ecen sa duhet shpejt perpara por eshte parajse ne krahasim me ate qe heqin njerezit ne pergjithesi, e te krishteret ne vecanti, ne vende si Siria, Iraku apo Egjipti. Prandaj Papa deshiron te promovoje shembullin e nje vendi ku pjestaret e te gjitha feve abrahamike megjithate mund te jetojne se bashku pa e vrare njeri tjetrin per diferenca fetare, bile edhe te formojne nje komb te perbashket. Edhepse ne e marrim kete fakt si te mireqene, nuk eshte keshtu ne pjesen me te madhe te botes. Ne ne Kosove nuk jemi aq te kenaqur me marreveshjen e Brukselit qe i jep Serbise te drejta te perzihet ne punet e brendshme te Kosove, mirepo edhe hap rrugen per nje lloj integrimi te pakices problematike serbe. Mirepo a din cka tha ambasadori izraelit ne Beograd ne lidhje me kete marreveshje – “Enderroj qe ta kemi nje marreveshje te ngjajshme me palestinezet”. Pra gjerat nuk jane bardhe e zi dhe duhet ti japim vetes vleresim kur bejme dicka mire.
      Papa ne kete rast po jep vlersimin per nje gje qe Shqiperia e ben mire.

  6. EleΥΘeriskeΨi says:

    “Ndjeva sikur duhet te shkoja ! Eshte afer, mbaron per nje dite”,- tha Papa

    No comment!

  7. lali says:

    Papen” do e pershendes me flamur, e me lule ,nga ballkoni i shtepis time.Fakti historik, do zbuloj e vene ne pah intrigat e historianeve te manipuluar nga politikat grabiqare te shteteve fqinje, ne syte e botes katolike.Mirsevjen Papa ne Shqiperi,qofte nje dite e bukur.Zoti bekofte Shqiptaret dhe Shqiperine ne jete.

  8. EleΥΘeriskeΨi says:

    ..gjithashtu Pondifika, meqense ju skandalizoi ajo c ka ju tha minstri, shtoni akoma [1821 + 1], Kisha e Shen Merise ne Permet qe me paturpesin me te madhe Kryemistri anti orthodoks shqiptar Rama e ktheu brenda dites pa patur akoma kometenca juridike ,me menyra mafioze ne qender “kulture”.

    Dhe kjo ne kohen e “demokracise”, ne ditet me te shenjta per ortodokset sic eshte 15 Gushti!

    1. the Punisher says:

      Cfare eshte 15 gushti? Ju japin perves treqindces edhe ndonje thes me miell ekstra?

  9. baby says:

    Sikur te kisha mundesine do t’i thoja papes qe zot nuk ka dhe je nje mashtrues.

    1. kaurri realist says:

      Je “baby” e te lejohet ky mendim. Ke me fole ndryshe kur te bâhesh “old”.

  10. (*****) says:

    Mire se na vjen o Bari. Bèéêeeeee……

  11. beni says:

    Papa i akteve te medha, do jete nje dite e bekuar ardhja juaj per kete popull te varfer ne shpirt e te sakatuar nga luftrat, vuajtjet, percmimi e asimilimi. Pertej harmonise mendoj se kemi edhe mungese identiteti si komb.

    1. Bajraktari i Oroshit says:

      mirevjen , kam nje lutje per ty:

      A DO TE NA LEJOSH TU BASHKANGJITEMI MULIMANEVE TE KALIFATIT NE XHIHAD SIC NA KANE PASE LEJUAR PAPET PER 4 SHEKUJ 5000 KATOLIKE TE NDAJNE PLACKEN E LUFTES(XHIHADIT) SIC PERSHKRUHET NE KAPITULLIN E 9-TE NE KURAN.
      NE JETOJME NE VENDE MALORE. TOKA ESHTE E KUFIZUAR,PO ASHTU MUNDESIA E MBARESHTRIMIT TE KAFSHEVE TE BUTA.

      TE LUTEM MA PRANO KERKESEN, LESHOJE NJE BULE(DEKRET)

      BAJRAKTARI I OROSHIT
      dora vete

  12. pelivan says:

    “… Fat i madh per ty o NENE!
    ( Her’ e trete qe falet PAPA…)
    Ishallah,te vjen ne vend,
    buza, qe te iku prapa…”

  13. Scandal says:

    Mire se vjen Papa ne shqiperi dhasht zoti edhe ne Kosove sa ma shpejt,ndoshta i mbushet mendja qe ate agjentin e ASFALIS se Greqit ta kap per veshi dhe ta qet perjashta Shqiperis sepse
    ne emer te zotit perqan popullin Shqiptare deri sa ky monstrum Junulla nuk ishte ne Shqiperi nuk kishte as mjekrra te zeza (talibane)e as te baredha(junullose)por erdhe ky,kuptohet me ndihmen e dhandrit sllavo-serb’a dhe ne tokat Shqiptare diskutohet toleranca fetare ne fakt kjo as qe diskutohet nder shqiptare por qfare t’ju beshe kur qent e Jonulles si ky Frank-i presin me padurim qe te ofendojn Shqiptarin per mos toleranc ….

  14. Al.paci says:

    Papa nuk e di qe shqiptareve nuk u rruhet shum per fet. Nga ajo thot qe esht vent model per basbashkesi fetare. 90 peqint e popullsis ne shqipri se di ca thot bibla apo kurani. Dhe 80 perqint nuk ka shkelur kurr as ne xhami e as ne kish. Po te ishin besimtar shqiptare do ta shinte papa si to ishte shqiperia. Kurse nga ana politike eshte gje e mir qe vjen nje pap ne shqiperi

  15. baby says:

    Old jam,por me pseudonim “baby”,i bej qefin vetes.Kam pare kleriket kaurre e myslimane te rruhen,nga xhamat e berberhanes ne kohen e xhaxhit.Shqiperia ateiste,nje krenari qe mburem kudo qe shkoj neper bote.Papa dhe feja,mashtrues ne sherbim te klasave kriminale te pasura.Kur isha baby,me kujtohet qe kur shihnim ndonje prift a hoxhe,ose kur shkonim para kishes apo xhamise,ja fusnim pordhes aq fort sa tundeshin edhe ikonat neper mure,bile edhe gocat.Mjerim per ata fetare te sinqerte qe nuk gjykojne,kuptojne e nuk jane te ndergjegjshem per realen e realitetin.Shqiperia eshte nje front tjeter,si Siria,ku behet gjithashtu lufte fetare,pa arme ,por qe te cojne te armet,nje lufte e djallezuar,e sofistikuar,e paguar me mercenare tip Ndrio.Shqiperia perben frontin e nderhyrjes se ortodokseve me sume myslimani.Obama,poshte feja!

  16. Dr. Vehip (Veip) Proda says:

    Ardhja e Papa Françeskut ne Shqipëri, në muajin shtator, është e mirësepritur! Papa Vojtila, para se të vinte në Shqipëri, deklaroi se respektonte shqiptarët-populllin rrënjës të Ballkanit. Papa Françesku deklaroi se reespekton harmonine fetare në Shqiperi. Pak janë këto?
    Populli ynë ka harmoni fetare, sepse e ka patur, e ka dhe do ta ketë të ngulitur në mendje se më përpara është shqiptar se sa muslyman, ortodoks, katolik.
    Neve duam të jemi shtet modern shqiptar, me besim të lirë, me bindje të lira, me mendime të lira, të cilat asnjëherë nuk bën të cënojnë Çështjen Kombëtare, Shoqërore dhe Politike të kombit tonë, ndryshe kalojmë në primitivizëm, kundërkombëtarizëm dhe kundërshqiptarizëm.
    Prandaj, bëjmë të heqim dorë, ndërsjellësisht, nga presionet, kërcënimet, imponimet, zhargonet e pista, ndjenjat e ulëta, mendimet e ndryshkura e makabre! Jemi vëllezër, sepse jemi shqiptarë!

  17. Koco says:

    Ne vendin tone, Kosove e Maqedoni duhet me njehere te nxiret jashte ligjit Islamizmi Radikal apo Xhihadist , mbasi as edhe feja Muhamedane dhe vet Kurani nuk e njeh kete sekt gjakatar . Dhe eshte per tu habitur me sa paturpesi valla shqetesohen kete Islamike sikur ne Kishat Orthodokse predikohet ne gjuhen greke qe nuk eshte apsolutisht e vertete , dh nuk ju vret veshin per zhurmen akustike qe prodhojne autopolantet 5 here gjate 24 oreve dhe ajo qe eshte me e pa kuptimte e turpeshme predikimi ne gjuhen arabish , turp eshte e pa kuptimte dhe e pa faleshme ne mes te evropes ne nje komb qe gjuhen tone e ka zili bota te cmendesh nga keto megafone ne gjuhe te pa kuptimte , apo kur shikon te tregetohet neper dyqane bulmeti e ushqimore me ato mjekrat qe te peshtirosin ushqimet , shteti duhe te saksjonoje keto gjera qe jane te pa pranueshme edhe nga ana higjeno – sanitare .
    Ky eshte efekti e ndikimi i Djallit Sahli, efektet e Konferences Islamike dhe indirekt perpjekja per te qene sa me larg Evropes e Perendimit , Shpellari deshiron edhe sot te behet Kalif se Sheik e kaluar sheikut eshte bere , nuk la gje pa shitur e vjedhur ky murtaje. Qe ne ka Zot dhe doemos ai e soj e fis do hiqen zvare me breza te tere.

  18. vendosa says:

    Fen katolike e respektojm te gjith.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje