Ministria e Arsimit ka publikuar të gjitha shkeljet ligjore të Universitetit privat “Vitrina”, të cilat çuan në heqjen e liçensës nga Qeveria për këtë universitet.
Sekretari i Përgjithshëm i MAS-it Plarent Ndreca ka deklaruar në një konferencë shtypi se ky institucion do të bëjë transparente në vazhdimësi, të gjitha shkeljet nga institucionet e arsimit të lartë që u mbyllën duke filluar nga “Vitrina”.
Sipas Ndrecës, nga 37 kritere ligjore që “Vitrina” duhet të përmbushte, prej saj janë shkelur 27.
Ndërkohë, që do të mjaftonte vetëm një për t’i hequr licencën.
Konkretisht, tek ky universitet:
1. Janë hapur programe studimi para se të licencohej. Regjistrimi është bërë para hapjes së programeve pa asnjë kusht, një vit para licensës dhe 2 vjet para lejes nga MAS.
2. Janë lëshuar diploma para akreditimit të programit.
3. Departamentet shkencore nuk kanë numrin minimal të anëtarëve të stafit nga 7 që është minimalja dhe ata nuk kanë as gradat shkencore të përcaktuara.
4. Raporti personal akademik – student është më i ulët se 1/20.
5. Objekti nuk plotëson standartet e sigurisë.
6. Nuk ka kontrata qeraje të rregullta.
7. Nuk ka laboratorë, nuk ka literaturë, nuk ka mundësi të kryejë praktikë në institucionet e arsimit të lartë.
8. Institucioni nuk ka tarifa fikse, për një vit studimi. Ato variajnë nga 350- 700 euro.
9. Dokumentacioni i institucionit nuk administrohet
10. Nuk ka depozituar garancitë bankare dhe nuk garanton vazhdimësinë e studimeve.
Ky palo universitet eshte nje gangrene e ketij sistemi arsimor. Ai dhe drejtuesit e tij jane nje fatkeqesi per kete shoqeri. A e dini juve se per te dorezuar nje CV pune tek ky universitet duhet gjithashtu te paguash edhe 1000 leke (te reja)? A e keni pare se cfare behet ne facebook-un e tyre? E kane humbur sensin e logjikes. Eshte nje turp i madh. Te mbyllet sa me pare dhe drejtuesit e tij te shkojne para ligjit.
Shkurt muhabeti: eshte nje kioske…
Kjo reforme per arsimimin eshte REFORME le te thon cte duan maskarenjt . Mendoj se eshte fillimi i punes…..
Kjo eshte vetem ajo qe duket.
Keto hale IAL duhet te ishin mbyllur me kohe.
Ky eshte nje mashtrim i madh publik nga ana e MInistrise se Arsimit. Kjo eshte nje rrene me Bisht nga ana e perfaqesuesve te Ministrise se Arsimit, te cilet po perpeliten per te sajuar argumentet dhe per te sajuar arsyetimin pasi i kane bere pushkatimin pa gjyq Universitetit Vitrina. Nuk do te reshtim ne rrugen tone per te demaskuar pseudo-transparencen e detyruar, pseudo-transparencen e paplote, pseudo-transparencen e vonuar, pseudo-transparencen e stisur, te sajdisur dhe te sajuar te Ministrise se Arsimit, e cila eshte zene ngushte prej Fushates Kombetare dhe Nderkombetare qe Universiteti Vitrina, miqte, kontributoret dhe partneret e tij po bejne per nxjerrjen e te Vertetes ne shesh dhe vendosjen e Drejtesise ne vend.
Kjo pseudo-transparence tani ne keto kohe, nuk eshte asgje me shume se nje prove publike e ndikimit te paligjshem qe Ministria e Arsimit disa here radhazi po ndermerr ndaj Procesit Gjyqesor, te filluar dhe ne vazhdim tashme!
Ato “fushatat” tuaja jane me qesharaket qe kemi pare. Fushata duke postuar ne faqe facebook-u pseudo thirrjet tuaja te shkruar me nje anglishte te cale. Ju jeni nje piramide. Jepni llogari per 4000 eurot qe keni marre per te dhene diploma false – kjo duhet te ishte pika e 28 aty.
Jepni llogari per eurot qe i kerkoni studenteve te shkrete per ti korrigjuar provimet apo detyrat e kursit. Cili eshte ai universitet ne bote,pervec jush qe vends gjoba 120 -200 euro per mos marrje provimi? Apo vendosja e gjobes 350 euro ne rast se universitetit nuk i perlen formati i temes se diplomes? Ikni ore plehra. Ti vihet dryni asaj shkolle.