Beqaj: Ebola, zero shanse për të ardhur në Shqipëri

17 Gusht 2014, 16:53Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka siguruar të gjithë shqiptarët se vendi ynë nuk rrezikohet nga semundja e Ebolës.

Sipas Beqajt udhëtimi i njerëzve që vijnë nga vendet e Afrikës kryhet me avion dhe në çdo aeroport ka kontrolle shëndetësore, kështu që praktikisht, sipas Ministrit, mundësia e ardhjes së saj në Shqipëri është zero.

Beqja gjatë ditës së sotme ka qënë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku ka inspektuar qëndren shëndetësore, në këtë doganë, e cila funksionon prej një muaji. Beqja tha se kjo qënder është hapur për t’i shërbyer emigrantëve në rastet e urgjencave shëndetësore.

Sipas urdhërit të Ministrit qëndra shëndetësore do të qëndrojë e hapur deri në mes të shtatorit, por nuk perjashtohet mundësia që ajo të funksionojë edhe në raste festash kur ka fluks emigrantësh.

17 komente në “Beqaj: Ebola, zero shanse për të ardhur në Shqipëri”

  1. Dielli mbi KORAB says:

    O Zotni Minister.
    Mos genjeni se Ebola ka ardh ne Shqiperi prej kohesh, por ju nuk doni ta luftoni,se ju ishit ne Koalicon me te.
    Sali Berisha eshte EBOLA me e rrezikshme ,pasqyra ku reflektohen te gjitha viruset qe demtojne njerzimin dhe qytetarin.
    Berisha kjo E-Bole
    qe ka depertu ne mendjen e shume viktimave,qe jan mbeshtjell me flamurin blu,duke mashtru dhe shkatrru Shqiperine

    1. Arber says:

      Mos bej deklarata te tilla prej idioti more minister. Kush ja ka vene kufirin eboles ne Shqiperi more i marre? Bota eshte bere shume e vogel me udhetimet e njerezve me avion. PLus shto emigrantet afrikane qe vijne ne Greqi dhe pastaj ne Shqiperi. Po shqiptare qe kane shkuar te punojne neper Afrike dhe mund te vizitojne vendin? Prandaj mos fol budallalleqe por vendos rregulla se si te mbrohet vendi. Mblidh nje keshill dhe krijo rregulla se si te kontrollohen te gjithe ata qe vijne nga Afrika ose vendet perreth. Ebole ne Shqiperi mund ta perhapin edhe fqinjet per te na eliminuar. Prandaj mos thuaj kurre qe nuk mund te ndodhe por rrit sigurine e vendit.

      1. ZERO TOLERANC ... E BOLES :-) says:

        KE MBARU SHKENCAT EKZAKTE ZOTI BEQAJ???!!

        “VETEM NJE GJE ESHTE ABSOLUTE …

        GJITHSHKA ESHTE RELATIVE”

        … PO KESHTU EDHE KOLLTUKU YT MINISTROR ?

        http://goo.gl/jJGjrA

      2. shark says:

        o Beqje po si dole me kete perfundim mor macok,
        po si minister I shnetit deri tani si nuk ke dale me nje fushate kunder eboles qe te dine dhe njerzit se cfare simptomash ka…
        po ti mor Beqje I di se cfare simptomash ka ebola dhe si duhet te sillesh per ta parandaluar….

        o lir sje per ket pun ti mer gjo e gjat…ik e futi I dor plazh

    2. Jo ore jo? Epo thuaj atehere Gjermanise dhe komplet Evropes qe te vije dhe te marin shembull ne Shqiperi.

    3. Adem says:

      Me kishin thene qe ishte tope ky Beqaj, por tani e vertetova.

  2. DRTN74 says:

    PO MIRE MO KY CA PATI .DERI TANI NUK KA NDONJE RAST DHE KY DEL E MBURRET SI TE JETE MERITE E TIJ.NUK JANE MIRE .U KANE FILLUAR DELIRET HERET OSE I KANE PASUR.PO LARG O ZOT TE NDODHE NUK MA DO MENDJA SE KY E-BOLJA DO JAPE DOREHEQJE.MJERE NE NGA BUDALLENJET TEK DELIRANTET.FAT PER KETE POPULL TE KRIJUAR NGA ZOTI DHE TE RUAJTUR NGA RASTESIA.TE JETE PER KETA SHUHEMI ME TE QINDTAT E SEKONDES

  3. Bernard says:

    Dhe po e the ti Ebola do trembet dhe nuk do te vije ne shqiperi. Pirth the shfryhesh. Dole dhe ti te besh nje deklarate idiote. Nuk me thua cke bere ti psh per ta ndaluar. Na thuaj nje arsye te te besojme.

  4. al_man says:

    nuk pjerdh semundja per krenari o bil-bil kar-afil

  5. plaku says:

    A lexon ky zoti minister se cfare thote bota perendimore per Ebolan? Bota perendimore me mjekesi dhe fonde per mjekesi shume me e medha se Shqiperia thote : Kunder Ebolas ne cdo pike kufitare kemi orgnizuar kontrollin etj. dhe SHPRESOJME qe kjo semundeje te mos futet ne vendin tone ( peredimor ).
    Ndersa ministri yne thote me mendjelehtesi se Ebola ka shense ZERO. Kjo me kujton gjuhen e Sales i cili : Ishte ekonomia e dyte, pas Gjermanise,me e forte ne Europe, do ndertone hekurudhen Tirane-Pekin, do te fuste ne shkolla gjuhen kineze, grate gjermane dhe franceze do te gatuanin me energjine diellore shqiptare, dhe budallalliqe te tjera.
    Mos fluturoni me pras ne bythe more zoterinj ministra dhe mesoni nga politikanet e botes perendimore qe nuk e teprojne me broçkulla siç beni ju. Zbrisni ne toke dhe shifni se populli vuan.Studioni, studioni se si funksjonon shteti i se drejtes dhe sidomos ekonomia. Mjaft shisni mend per arritjet e paqena. Populli nuk esthe budalla, dhe kete e provoi me 23 qershor.

  6. tani says:

    Ore mister ashtu minister me kolere se ka aty per cfare ebola thua

  7. Fiqiri says:

    Kjo deklarate atribuar Ministrit te Shendetesise me duket e pasakte.Besoj se nuk jane konsultu specialistet epidemiologe para se te cfaqesh nje siguri e tille.
    Une mendoj se Shqiperia nuk eshte aspak e sigurte nga rreziku i ardhjes se Eboles dhe nuk jam dakord me argumentet ku bazohet “shansi zero”
    Argumentohet se njerezit qe vijne nga Afrika fluturojne me aeroplan dhe ne cdo aeroport ka kontrolle shendetesore.
    E para nga Afrika nuk vijne njerez vetem me aeroplan, por dhe me rruge te tjera.Shqiperia po behet porte hyrese e emigranteve te paligjshem afrikane qe synojne Europen. Vetem para pak ditesh u kapen ne jug te vendit rreth 30 te tille.Kush na garanton ne ne se keta njerez qe futen ilegalisht ne vend nuk jane bartes te Eboles.
    E dyta,kontrollet shendetesore qe kryhen ne aeroporte, ne se behen vertete,nuk mund te jene plotesisht te besueshme. S’ mund te lihet fati i nje vendi ne doren e disa kontrolleve te siperfaqeshme qe iu bekan udhetareve ne aeroporte te ndryshme,qofte kjo per aresye subjektive, por dhe objektive.Nder aresyet objektive po permend vetem nje te tille, por shume te rendesishme.Sipas te dhenave, simptomat e Eboles fillojne nga 2 deri 15 dite mbasi personi ka ra ne kontakt me virusin.Efektivisht, nje kontroll klinik shendetesor i kryer ne aeroport, sado rigporoz te jete ky, nuk ka me zbulu gje tek nje udhetar i cili e ka marre virusin,por akoma nuk i jane cfaq shenjat e semundjes.Rjedhimisht ai do te lejohet te futet ne Shqiperi, te levize lirisht dhe te zbulohet vetem pas disa ditesh kur t,i fillojne shenjat e semundjes, nderkohe qe mund te kete infektu nje nurmur personash te tjere te kontaktit. Ja pra, ku erdhi Ebola ne Shqiperi.
    Sugjerimi im ashte qe problemi te merret teper seriozisht.E para te informohet drejte dhe te sensibilizohet opinioni publik per rrezikun real te semundjes,masat kolektive dhe ato individuale qe duhen marre per parandalimin e nje epidemie te mundeshme.E dyta,nen drejtimin e specialisteve perkates te Institutit te Shenedetit Publik te merren masa konkrete per parandalimin e hyrjes se infeksionit.Kam parasyshe ketu vendosjen e nje kontrolli te rrepte te pikave te hyrjes ne vend, qofshin ato tokesore, detare apo aeroportulae.Te gjithe njerezit qe vijne nga Afrika te vendosen nen regjim te rrepte karantine,per aq kohe sa do ta gjykojne specialistet. Ky do te jete hapi i pare. Hapi tjeter, duhet me domosdo te merren paraprakisht masa pregaditore te karakterit organizativ,profesional e materjal per te perballu qofte dhe nje cfaqje te vetme te Eboles ne vend, c’ka, askush te mos veje doren ne zjarr se nuk mund te ndodhe.

  8. coli says:

    haha ky na doli me keq se nard ndoku bobobobo :p

  9. agron says:

    Ministri ska faj se nuk merr fare vesh nga mjeksia qe ka mar pergjegjesine ta drejtoj.
    Thame se i lame pas Nard Ndoken me shoke po ka dhe “Cuna Tirone” qe ja kalojne dhe atij.

  10. milka says:

    Ik more hajvan me diplome!!! S’ke informacionin me fillestar mbibepidemine dhe me pas do te besh ti reforma ne mjekesi!!! Te na vije turp per ordineret qe kemi zgjedhur….

  11. clubhead says:

    Grupi i Shkencetareve me ne krye Ilir Zeqo Beqo Pilafi pas shume kerkimeve ne nje laborator ne bodrumet e Ministrise se Shendetesise arriten te krijojne vaksinen kunder virusit Ebola…
    Stafi e festoj me nje Pace koke…

  12. Ornela says:

    Po te me degjosh mua fillo merr masa dhe leji kto njohurit e tua te medha,Virusi ka ardhur deri ne france, ka 15 veta te infektuar dhe njeri prej tyre eesht infermier,keshtu qe merrni masat mire, se ktu nuk kan ca i bejne, e jo andej qe shuhet shqiperia fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje