Shtohen orët e fizkulturës në shkolla, Ministria e Arsimit kërkon të rekrutojë mësues

15 Gusht 2014, 19:15Sociale TEMA

Pas shtimit të orëve të fizkulturës në shkolla, Ministria e Arsimit kërkon që të rekrutojë mësues.

“Në kuadrin e reformimit të programit mësimor, në sistemin parauniversitar, referuar shtimit të orëve të mësimit për edukimin fiziko- sportiv në vitin shkollor 2014- 2015, Ministria e Arsimit dhe Sportit, fton të gjithë personat e diplomuar si Mësues të Edukimit fizik e që janë të interesuar të punësohen, të paraqesin pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale ose Zyrës Arsimore, që i përket zonës ku ata banojnë, kërkesën e tyre dhe dokumentacionin shoqërues.

Procesi i përzgjedhjes do të bëhet në përputhje me nevojat konkrete që do të kete çdo DAR dhe ZA, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi,” thuhet në njoftim zyrtar.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama ngriti shqetësimin e mungesës së aktiviteteve fizike, sidomos në shkolla.

“Në fillim të vitit të ri shkollor, ne do të nisin programin e madh “Sporti në shkollë”, që do të thotë se na duhet ta fillojmë nga përgatitja e mësuesve të edukimit fizik dhe nga marrja në punë e një numri të ri dhe të konsiderueshëm mësuesish, që të jenë të aftë të përballojnë kërkesat e platformës së sportit në shkollë. Dhe, këtu në Vlorë është kënaqësi që jam për të ndjekur një sesion të trajnimit. Janë vetëm fillimet. Do të jetë një fillim i vështirë, por i domosdoshëm. Të mos harrojmë që jemi vendi i vetëm në Europë dhe me distancë nga vendi i parafundit, për lëvizje fizike të popullatës. Nga një matje e bërë në shkallë kontinenti, vetëm 4% bënin ushtrime fizike, ndërkohë që në Finlandë, ku treçereku i vitit është errësirë, 92% bëjnë ushtrime fizike,” u shpreh kryeministri në Vlorë.

14 komente në “Shtohen orët e fizkulturës në shkolla, Ministria e Arsimit kërkon të rekrutojë mësues”

  1. Viktori says:

    Vetem edukimin fizik do shtojne apo dora dores do futin trekendeshin revolucionar mesim,pune stervitje ushtarake?Une mendova se do shtonin oret e vizatimit.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Mesues ka me shumice,por cilesia e tyre le per te deshiruar.Forcimi i kerkeses duhet te filloj ne Universitetin e Sporteve,ku dipllomahen mesues te ed.fizik pa bere mesim !
    Terenet sportive dhe baza materiale per mesim,duhet te mbeshteten me fonde nga MAS,per rregullimin dhe pasurimin e metejshem te tyre.
    Femijet tane luajne ne kalçeto te shtruara si dhe kur mbarojne lahen ne dushe,te cilat mungojne ne shk.tona.Mesuesit e lendeve te tjera ankohen per eren e djerses ne klasa.

  3. agron says:

    Duhet te dije,mas,se nje pjese e mire e mesuesve te fiskultures,e bejne kaq keq oren e mesimit,sa me mire ,ose njelloj,mund ta beje roja,apo puntori i sherbimit te shkolles.Ore mesimi,pa uniforme,mesues qe nuk mbajne bllok per shenimet qe duhen,e tere ora e mesimit shkon 20-25 min,etj,etj,.Me mire e bejne mesuesit e fillores,oren e ed.fizik,se sa ato qe e quajne veten specialiste.

    1. adi says:

      agron nuke jam dakorte me ju sepse ju nuke dini qellimin e mesimit te edukimit fizik krahas edukimit te nx. ai sherben per te zhvilluar cilesite fizike te nx.etj.Mesimi ed-fz. ka per qellim qe nepermjet progamit i cili hartoet sipas kushteve qe ka shkolla nx.te shpreh emocjonet dhe te fitoje shprehi levizore ne baze te temave te ndryshme qe hartohen.por duhet te keshe parasysh ne qofte se ju keni qene nx. kushtet e papershtatshme qe kane shkollat tona ,si ne terene e pa palestra ashtu dhe ne bazen materjale ,qe ne shkolla nuke ka me qofte dhe inventare te bazes materiale ecila ka dhe ajo afatet e konsumit.Ne keto kushte nuk dua te mbroj mesuset e ed-fz.por qe te vihen ne levizje duhet ti plotesojme disa kushte te domozdoshme te cilat kerkojn shpenzime te medha.

  4. Petro says:

    jane te papergjegjshem.70% e shkollave nuk kane palester.E ku do ta zhvillojne mesimin?Kompletoni shkollat me palestra nje here pastaj shtoni oret.Fali zot se s dine c ka bajne!

  5. Cun Tirone nga ato te vertetet says:

    Porosia e Edit; Veni men fiskultuuuuures!

  6. nikolla says:

    Duhet te mesonje te shkruajne e lexojne Shqip!

  7. rilindasi says:

    O Ministre,o EDI, O FIDEL çfarëë BëNI KëSHTU me arsimin i cili me sa duket do lëngojë përsëri reformë pas reforme. .Çfarë janë këto orë fiskulture që shtoni pa kuptim nuk është aspak e arsyesme kjo reformë që po bëni për shumë arsye :1-Nuk ka terrene sportive në pjesën më të madhe të shkollave kështu që mësuesit e fiskulturës do pijnë raki siç pinin me pedagogët gjatë pseudostudimeve të tyre në fakultete 2-Shkolla jonë duhet të bazohet tek lëndë themelore siç janë matematika e gjuhë letërsia në të cilat ka shumë probleme 3-Edhe në qoftë se orët e fiskulturës zhvillohen normalisht ato nuk ndikojnë asgjë në përgatitjen fizike të fëmijëve sepse e tillë është struktura ditore e zhvillimit të mësimave në shkolla, ka edhe shumë arsye të tjera që lodhem ti përmend.Me një fjalë unë si arsimtar dhe socialist ju them që në nisje vaj medet o milet çfarë na gjeti dhe çfarë po na ngjet.

  8. Titi says:

    Bravo per fiskulturen ne shkolle,duhet pare pak dhe sportet e tjera masive si futbolli,basket,volej etj.ne eurpe paguhet nga ministrite e shendetesise nje kuote vjetore per cdo femij qe trajtohetne academi sportive.ne nukkemiekonomine e duhur si shtet por te pakten academite te mos tatohen dhe te jene prioritare per shtetin, se ka shume njerez qe duan te investojne ne sport por nuk gjejne hapsira.

  9. Populli says:

    Hahaha …..Rilindje!

    Vini men fiskultures!
    Pazari i fundit:rama-ylli-nikolla!

  10. fredi says:

    na ktheni dhe zborin tani neper shkolla………..ajde rilindje ajde….

  11. altini says:

    Me infermieren e Vlores drejtoreshe do ti besh reformat?

  12. denis says:

    po si ka mundesi qe flitet kaq shume per punesime ne edukimin fizik dhe asnje vend i ri pune nuk eshte hapur kam 2 muaj qe i kam dorezuar te gjitha dekumentacionet dhe asnje pergjigje…. e vetmja pergjigje qe kam mare kur jam interesuar ka qene nuk ka vende te lira pune…

  13. ermira says:

    Drejtuesit e shkollave qe po vendos rilindja ne shumicen e rasteve jane mbi 60 vjec te cilet nuk kane asnje lloje shansi te ambjentohen me reformat ne arsim perdorin ne drejtim metoda te vjetra autoritare pa marre parasysh mendimin e kolektivit por vete vendos dhe vete vulos . nuk e kuptoj si mund ti sherbeje arsimit nje drejtues qe nuk len te punoje sidomos mesuesuesin e informatikes i cili duhet te mesoje nxenesit apo te merret me punet qe i takojne drejtorit te shkolles. Nje problem tjeter per keto mosha eshte se ne drejtori kur te shkosh per ndonje problem duhet te vendosesh kundragazin per tu mbrojtur nga era e duhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje