Administrativja rrëzon ankimimin e universitetit Vitrina/ Nikolla: Betejë e fituar me një piramidë (VIDEO)

15 Gusht 2014, 12:32Sociale TEMA

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë rrëzon kërkesën e universitetit privat “Vitrina”, për pezullimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, me anë të të cilit i është hequr licenca këtij institucioni.

Sipas vendimit të gjykatës, kërkesa e këtij institucioni të Arsimit të Lartë Privat është e pabazuar për pezullimin e VKM-së, pasi ky i fundit është akt i nxjerrë bazuar në zbatim të Kushtetutës dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.

“Prezent në gjykim ishin përfaqësues të IALP “Vitrina” me avokatin e tyre, përfaqësues të Avokaturës së Shtetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca”, theksohet në njoftimin e Gjykatës Administrative.

Ndërkohë në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, shkruan: “Edhe një betejë e fituar me një ndër piramidat e arsimit të lartë. Gjykata rrëzoi kërkesën për sigurim padie. Reforma s’ndalet”.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, pas kontrollit të bërë, ka marrë vendimin për mbylljen e 18 universiteteve private, ndërkohë që 13 universitete të tjerë janë pezulluar deri në një vendim të dytë.

9 komente në “Administrativja rrëzon ankimimin e universitetit Vitrina/ Nikolla: Betejë e fituar me një piramidë (VIDEO)”

  1. The Bigg says:

    Nuk me duket nje moment per tu kenaqur, Zonja Ministre!

  2. anonimm says:

    Ministre me injorante nuk ben vaki ndonjehere. Ku e kane cuar dhe te arsimi. Nejse. Shyqyr qe i mbyllen disa, por medet qe nuk i mbyllen te gjithe. Ishalla e fitojne dhe ne themel po veshtire e kane me inspektoret atij soji qe kane. (meqe kryeministri ka filluar te promovoje te foluren me turqizma, atehere dhe populli do beje si thote lideri).

    1. gregori says:

      Mire e ke o anonym,ministre injorante eshte, se te tille jane ata qe mbarojne pershkencat ekzakte.Po,ku merr vesh ti nga shkencat, ti do te jesh ndonje shpellar i rendomte, se ndryshe nuk mund te ishe anonim.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Suksese per reformen !
    Po dipllomat e ketij universiteti te punesojne prane Fullanit ?

  4. Ergi says:

    Mos mar, po i keni prek mseder mar

  5. asdreni says:

    Po per masterin e ministres nga UFO tha gje gjykata?

  6. DRTN74 says:

    KOPJOJNE SI MAJMUNE.MIRE QE NUK E MBYLLIN ME FJALEN PERPARA.SB

  7. Arbi says:

    Fitore do te ishte po ti kishit mbyllur te gjitha piramidat jo disa vetem i keni pezulluar.Ju keni Justicia qe eshte piramide me e madhe dhe thjesht e pezulluat perse zonja ministre ???????????????????????????????????????????????

  8. Sajmua says:

    Po infermieren qe e ke bere drejtoreshe te arsimit ne Vlore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje