Të afërmit e kamarierit të masakruar në Dhërmi nga pronari i lokalit shprehen se 26-vjeçari Denis Vyshka, me dy prindër të moshuar, jetonte në varfëri.
10 ditë më parë ai është nisur për të punuar në plazhin e Dhërmiut, për të mos u kthyer më gjallë në shtëpi.
Teksa pretendohet se i riu është vrarë për një shumë prej 500 mijë lekësh, të cilat pronari i lokalit i ka konsideruar të vjedhura, djali i tezes së Denisit shprehet se ai kurrë nuk kishte vjedhur para dhe se gjithmonë i fitonte me djersën e tij.
“Kushëriri im vjen nga një familje e varfër, që jeton në Elbasan. Varfëria e tejskajshme në familjen e tij e ka detyruar që ai të shkojë e të kërkojë punë në zonën bregdetare të Dhërmiut, për të fituar dhe për të ushqyer veten dhe prindërit e tij. Denisi ishte djalë i urtë me karakter të fortë. Edhe pse ishte në varfëri ekstreme, mundohej të jetonte duke punuar kudo që t’i dilte punë, madje duke kërkuar edhe borxh te të afërmit, kur ngelej pa punë”, tregon kushëriri.
Ai shprehet për gazetën Panorama: “Dhe sikur t’u kishte humbur vërtet ajo sasi lekësh, nuk mund të masakrohet një njeri në mënyrë të atillë deri në vdekje nga kushdo person që mund ta ketë kryer këtë krim”.
Kamarieri Denis Vyshka u gjend i masakruar mëngjesin e 14 gushtit në Dhërmi, i vrarë nga 2 bashkëpronarët e lokalit “Shija e Detit” ku ai punonte, si dhe kuzhinieri i tyre, pasi ata dyshonin se u kishte marrë 500 mijë lekë.
Mbrëmjen e së enjtes, policia ka arrestuar si autorë të vrasjes me dashje 2 bashkëpronarët e lokalit “Shija e Detit” si dhe kuzhinierin e tyre për dhunën e ushtruar deri në vdekje mbi të: pronarët Ervis Zylfajn dhe Altin Imerajn si dhe kuzhinierin Miklovan Zymeraj.
Dyshohet se i ndjeri është goditur me forcë në kokë me sëpatë apo me hanxharin që përdoret në kuzhinë për prerje të mishit.
Ketu tek ne vetem Denimi me vdekje ben pune
TRENDI
plotesishte pajtohem me ty,ketu ka pune xhelati,duhet rrjep qenin!
o zot,nese ekziston,denoje kafshen te vuaj per se gjalli,ashtu siq vuan familja e kesaj viktime.
Krimi ka pushtuar Shqiperine.
Krimi zanafillen e ka ne parlament ne kryeministri ne drejtorine e pergjith te policise e shtrihet ne cdo qelize te rilindjes duke infektuar e goditur pa meshire si rasti ketu.
Krimi qe do te kape drejtesine eshte ordiner dhe duhet te ndergjegjesoje shoqerine se rilindja ishte e mbetet mashtrim e mbas kesaj me cdo mjet e menyre ta qerojme nga Shqiperia kete grupim qe duan te shkaterrojne te ardhmen.
Eh kur fjet dhe ti!?
Mallku qoft ai LOKAL per tan jeten.
U shkretoft e u bofte hi.
Mjer nana e shkret,qi djalin ja kthejn ne arkivol.
2 vete te varesh Sa per shembull,,,,kto kafshe sduan menyra europiane,per kto duhet varje.
cili nga gjyqtaret tane do japi denim me varje ? Toma, Fatmira, Gjini etj! mos flisni kot, duhet nje system drejtesie I ri jo denimi me vdekje
edhe sikur te jete e vertete vjedhja. nuk ka asnjeri te drejte te te marre jeten.
shume e dhimbshme, ketu tek ne jeta ska vlere fare
Me te njejtin hanxhar, me vone kane prere edhe mishin qe u sherbehet turisteve.
te shpifet qenia njerezore kur lexon kete artikull
Jepini kafshe ,
pronaret e injorances ,shtaze te demokracise qenerise te shkaterrimit te vlerave njerezore , vrituni . E per cfar jeni ju te zote tjeter !
Vrasjen , mashtrimin e keni kulturen tuaj genetike ju te dhjert e gopit allaut
Ligjet duhen forcuar ,por kush ta beje kete Kryeministri yne Ramudhi ????
i vrafte perendia se gjynah edhe sikur te kish bere ate veprim coje ne polici pronareve denim maksimal
Ai lokal duhet te rrafshohet se nuk mund te vazhdoje me gjakun e njeriut
Policia e vlores eshte e inkriminuar deri ne palce.shefat e rij jane pa asnje lloj autoriteti , ishte shume here me i pergatitur artan cuku.ai te pakten ne disa muaj i arrestoi ca banda po ky tani 0 fare, dhe keto qe them nuk jane per te bere politike por ta pranojme, ky eshte realiteti.
Ky eshte gjest, ky veprim, i nje mender pronari eshte reklama me i mire qe te bejsh pushimet verore ne bregdetin shqiptar. E dhane stacionet e ndryeshme televizive lokalin ku kishte ndodhur kjo ngjarje makabre dhe ambjentin rrethues te ketij bregdeti. Ku, aty nuk rrine dot as “kafshet” te pushojne dhe te bejne plazhe.
Ja ku eshte katandisur individi, familja shqiptare qe shkojne te bejne pushime dhe plazh aty ku s’behet nje gje e tille.
A shkohet ne kete lokal kur mendon se me thikat dhe hanxharet e guzhines se tij eshte goditur e therur per vdekje nje njeri. Keto jane paradokse e nje populli qe nuk e din as vete a eshte njeri.
Pamvaresisht se nuk eshte vertetuar se kamarieri ka vjedhur 500000 lek, a vritet tjetri per kaq pare??!! Ne qoftese nuk e ke kapur me “presh”e duar, por dyshon, largoje prej pune, kaq!!
Po me Don ARDIAN FULLHAJNIN, qe ka pervetesuar, vjedhur, 713 mijeliard lek cfare duhet bere??!! Ky jo qe duhet “vrare” por duhet bere MISH i GRIRE. A po keta horra dhe hajdut nuk quhen te ketill por quhen “MEKATAR” dhe duhet te rrije perseri ne krie te detyres sepse e shpall vehten te ndershem, te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem. Te gjitha keto ngjarje ndodhin sepse kemi nje “klase” politike, pushtetar, qeveritar te papergjegjshem, njeri me horr se tjetri, njeri me maskara se tjetri, njeri me vagabond se tjetri dhe etaloni i kesaj situati eshte banditi dhe mafiozi SALI RAM SHEQERE BERISHA, i pasuar nga FATOS NANO, etj., se emrat e tyre s’kan fund. Por edhe EDI RAMA nuk eshte ne terezi se po mcifet si gaxhoi pas ferres.
Qe nuk jane as me pak dhe as me shume hajdut xhepash te popullit dhe grabites te pasurive te shtetit shqiptar. Tung.
Ky krim makaber eshte sinjali I alarmit te thekshem te nguljes se SKLLAVERISE ,ne ashtin e njerezve.
Nuk mund te gjej edhe nje fjale ngushelluese per Prindet e moshuar te Denis Vyshkes.
Sa keq
Ne hell kriminelat e qelbur.keta duhen cuar ne turqi per tu gjykuar
O sa gjyna, gjithe ai cun! Gjyna qe ka lindur u varfer dhe e heqin qafe si pa gje te keq keta te fortet qe shfryjne nervat ne njerez te gjalle!!! Nuk e kane fare te 500 mije lekeshi se.tani do.paguajne 100 fishin per te dale nga burgu… jane thjesht kriminele qe here pas here kane nevoje te dhunojne e te vrasin. I mjeri cun qe per buken e gojes ka shkuar te sadistet! Do jete tmerr nqse keta kriminelat do dalin nga burgu!!
vritini ore me rrahje ne publik
◘Denim me vdekje(burg perjete)autorit;
◘Sekuestrim prone;
◘Shembje te lokalit;
◘Nje lulishte ne kujtim te viktimes;
◘Pension te perjetshem familjareve.
Para pak ditesh nje shok imi me prezantoi gruan e tij nga New Zelanda. Ne muhabet e siper ra fjala e flamurit dhe u diskutua qe çdo komb apo shtet ka te shkruar karakterin e tij ne flamur. I kerkova mikes nga zelanda qe te ma lexonte flamurin tim shqiptar dhe ajo pa pertese u tregua e gateshme dhe filloi:
1. Jeni njerez me dy fytyra
2. Ju i mbani njeri-tjetrit koken me njane
3. Jeni grabites pasi duket nga sqpi dhe thonjte e kthyer
4. Lafazane pasi e keni gjuhen jashte
5. Shpirt zinj
6. dhe derdhni shume gjak si komb
U befasova paksa por nga brenda i jepja te drejte pasi me kujtoheshin ngjarjet e diteve kur xhahxai me djalin e tij vrau nipin (djalin e vellait ) sepse bagetia e tij kishte ngrene hardhine. Mu kujtua Kamarieri i vrare per 5 miljon leke. Mu kujtua ai pronari i nje lokali ne Velipoje qe per nje shezllon kishte qelluar te vriste dike dhe kishte plagosur nje turiste Çeke. Mu kujtua Babai qe vrau me sepate ne koke djalin e tij se nuk i jepte leke qe te pinte. Ky te dashur Lexues eshte karakteri i jone i shfaqur edhe ne Flamur, dhe e kuptova menjehere se perse nuk na duan ne shqiptaret te huajt edhe pa na njohur fare. Ata na lexojne neve si komb qe nga flamuri qe ne perfaqesohemi. E shkruajta kete shkrim me shume dhimbje per flamurin tim sepse me ate jam mburur deri tashme por eshte mire qe ne shqiptaret te reagojme dhe te mundohemi te rregullojme te metat qe kemi sepse po e genjyem vetveten asnjehere nuk do sherohemi nga keto plage te marra nder shekuj.
Nuk eshte se u be nje referendum dhe shqiptaret zgjodhen flamurin duke pasqyruar profilin e tyre psikologjik.
Flamuri ka rrenje historike qe nga shqiponja romake e bizantine e deri te Skenderbeu.
Shkurt, interpretimi i Neo-zelandezes ka aq besueshmeri sa parashikimet e zonjes Meri. Zero.
Me gjithë shpresën, se kjo që ke shkruar,nuk është trillimi tënd,po përpiqem të ta shpjegoj në një mënyrë tjetër.
Gruaja e shokut tënd,nga zelanda, ndoshta i ka folur dorës për të dëgjuar dritarja. Me preteksin e flamurit, përshkrimit të karrakterit të shqiptarit( në përgjithësi), ka përshkruar atë të burrit të saj.
Po i njëjti popull e flamur kanë qënë dhe kur kishte shtet, kur nuk kishte krime. Në çdo shtet,komb po nuk funksionoi shteti, funksionon vetgjyqësia, injoranca.
Shkrimi tënd ka shumë brënda. Mos kujto se harrova shpirtligësinë tënde, dhe atë e ke le tonelata.
Shnet dhe b.. të forta.
Nuk jam ekspert per te japur pergjigjen Zonjes nga New Zelanda, Ne jemi njerez te mrekullueshem dhe kemi japur njerzimit si nje popull I vogel fytyra shume te repektuara. koken e mbajm menjan per shkak te armiqve te rethuar nga te gjitha anet. Grabites dhe luftarak e vetmja menyre per te mbijetuar nganjehere. Llafazan spse edhe te flasesh shume eshte gjendje me mire se te heshtesh. Shpirte zinje per ata qe e meritojn. derdhim gjak dhe do te derdhim se kjo eshte jeta shume popuj te medhenje e kan flamurin me te kuqe sepse e kan pasur te imponuar. Shqipetare jan Gjergj Kastrioti Skemderbeu, Nena Tereza e shume figura tjera te medha. Kurse zonja nga New Zelandi le te shkon me I rruajtur delet ose le ti numeron delet nese di te numeroje,…
BOBI..LENI PATRIOTIZMAT FALLCO ,,SHUME MIRE E THOTE ZELANDA DREJTE 100%
I ndjeri besoj qe nuk ka marre kokerr leku sepse pas 24 ore dhune cnjerzore do te kishte treguar ku do i kishte fshehur.Bashke me te, vrasesit dyshonin edhe per pastruesen dhe 1 kamarier qe mundi te ike nga frika.I ndjeri Denis kishte kerkuar 2 dite para se te ndodhte ngjarja te kthehej ne shtepi pasi nenen e kishte semure dhe se pas 8 vjetesh i kishte ardhe motra e martuar nga Italia dhe donte ta takonte.Per kete gje ndoshta vrasesit dyshonin tek Denisi.Pas dhunes ai i ka ngelur ne dore.Them se nuk kane per tu denuar sepse jashte eshte Don Emiliano Shullazi mik i ngushte i Rilindasit Sajmir Tahiri dhe do ti rregullojne gjerat bashke ne gjykate.I kunati beri gati edhe 5 milionet per tia kthyer sepse mos te pjekte zoti me te tille njerez por ce do ishte shume vone.Ato nuk ja nxorren as ne cel Denisin.Te njejten pune kishin cdo vit me kamarieret keto “Trima”
Sa jete e dhimbshme!! Sa trishtim per kete djale, familjen e tij dhe gjithe popullin tone. Te punosh per buken e giojes dhe te te vrasin me hanxhar, vetem ketu mund te ndodhe!! Me kane dale lot nga trishtimi per humbjen e jetes se ketij fatkeqi, si ne jete dhe ne vdekje!!
mier ti moj nen qe te vran dialin per nje cop buk kurse fillani me keshillin e tij kan shkuar ne parajs dhe jetoin me leket tona mier ti o popull po te vriten femija per nje cop buk
Kujtuam se me rilindjen do ndryshonin gjerat po aha, nje mut. Akoma sot paska pronare lokalesh qe kane zaptuar toka me leket e droges, korrupsionit e pune e te tjera te pista. Keta njerez nuk njohin limit, i trajtojne te tjeret si kafshe, i shkelin me kembe madje…dhe i vrasin :****(. Dhe ja shtetii rri e ben sehir. Pse nuk i kapen per bythe ata pronare kur dhunuan pastruesen por u desh te vritej nje i ri qe kishte shkuar aty per buken e gojes? Kjo nik eshte e ndershme, kjo eshte te ikesh nga ky vend i qelbur ku lignin e bejne horrat dhe shteti ska force ti dale perpara.
Ku esht bere kjo foto ne lokalin qe u vra?
Krimi duhet te denohet.
Por ky pronar lokali nga esht, nga fshati apo nga ndonje qytet tjeter si Elbasani? Si u njohen keta dbe filloi pune?
Te shofim cthote policia. Mos nxitoni.
DUKEN NGA EMRAT QE JANE NGA DHERMIU.
PO JU CFARE PRISNI TA ZGJIDHE NISHANI ME KLD ne ,,,, DHE ME PROKUROR DHE GJUKATA TE
KORRUPTUARA ,,,,