Kapen klandestinë afrikanë në Vlorë, kontrollohen për Ebola/ Virusi shkakton viktimën e parë europiane

12 Gusht 2014, 18:48Sociale TEMA

Një grup me klandestinë afrikanë, të kapur në Vlorë, kanë risjellë në vëmendje shqetësimin për virusin vdekjeprurës Ebola.

38 klandestinët, të ardhur nga Eritrea dhe Siria janë ndaluar në Vlorë.

Pas ndalimit, pesë prej tyre u janë ushtruar edhe kontrolleve mjekësore, pasi kanë shfaqur simptoma si diarre dhe dehidratim, duke i bërë specialistët të dyshojnë edhe për virusin Ebola.

Pesë klandestinët janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës pasi kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, ndërsa pas vizitës mjekësore rezultoi se ishin të dehitratuar.

Afrikanët, të cilët kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë në rrugë tokësore nga malet e Greqisë, kishin kaluar një javë pa ushqim dhe pa ujë.

Pas mjekimit, ushqyerjes dhe trajtimit të specializuar, për të pesta rastet u morën analizat dhe u çuan në Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe ISHP.

38 klandestinët, mes tyre gra dhe fëmijë u kapën në kuadër të operacionit “Tranzit 2” në orët e para të mëngjesit në fshatin Dukat dhe Nartë.

Sakaq, policia shoqëroi si të dyshuar për trafikimin e personave, Muarrem Salias, 61 vjeç dhe Luftar Bajrami, 43 vjeç si dhe janë sekuestruar 2 automjete tip fugona me targa AA 877 0S dhe AA458DN, me të cilët transportoheshin klandestinët.

Ndërkohë një prift spanjoll, që u bë i pari person që mori virusin Ebola dhe erdhi për trajtim në Europë, ka vdekur.

Miguel Pajares, 75 vjeç, vdiq në spitalin Carlos III.

Një grup ndihmësmjekësh me kostume speciale e shoqëroi priftin nga Liberia në drejtim të Spanjës, por ai nuk i mbijetoi sëmundjes.

Fillimisht u tha se spanjollët kanë marrë nga amerikanët një ilaç eksperimental, të quajtur Zmapp, që mendohet se kuron sëmundjen.

Ende nuk dihet nëse ilaçi u përdor tek prifti.

Trupi i tij do digjet në krematorium për të shmangur ndonjë rrezik të mëtejshëm.

14 komente në “Kapen klandestinë afrikanë në Vlorë, kontrollohen për Ebola/ Virusi shkakton viktimën e parë europiane”

  1. bela says:

    CDUAN AFRIKANET KE NE O ZOTI MADH NA NDIHMO NGA KETTO KRIJESA ME KETE SEMUNDJE TE TMERRSHME ZOTI I NDIHMOFTE NA NDIHMOFTE NE SHQIPTAREVE ..DHE KETE DUAM NE …

    1. Strikeru says:

      Ne kemi njerezit tane qe nuk te hane lek te hane buke dhe te vene te bejne analizat tek doktori ose jane pa strehe ndersa qeveria jone ushqen plehrat e junglave te Afrikes.Duhet revolucion dhe kurr mos hyfshim ne Evrope.

  2. tironsi says:

    o ju hongert mortja inshalla jarebi.kontrollohen per ebola ne shqiperi hahahahahahahahahaha ketu hyn derri me gjithe dos

  3. Arber Radomi says:

    Burg atyre legenave qe i kane sjelle. Edhe ebola nuk duhet tani.

  4. Doni ALBO says:

    Vetem kete mangu kemi ne shqiptaret. -_-

  5. sit .__.back. and_ relaks says:

    blini ushqime se do ju vene ne karantine si shtet

  6. QAZIMI says:

    Per mendimin tim digjini te gjithe ose kane ardhur qellimisht per te ngjitur kete virus te rrezikshem

    1. ti je kot says:

      bavo,keshtu do menduar che vepruar!!!
      sa mire do ishte ta benin me ty,prindrit e tu,apo ndonje te dashurin tend,se neemigrim eshte tre cereku i shqiperise!! bravo vazhdo keshtu se e ke mire

    2. i-- says:

      Po tet moter ta shkepim e ta djegim pastaj kafsh ordinere. Ata vine nga siria dmth nga lufta sic kemi shkuar ne emigrant ne cdo cep te botes por sna ka djegur kush

  7. drrumba.. says:

    te kthehen nga erdhen mos te lejohen te vizitohen perben nje rrezik teper te madh nga infektimi do ne merni popullin ne qaf me kete lloj virusi te qerohen keto ndyrsirat andej nga erdhen

  8. Iliryan's says:

    Sirianet Dergoni ne Kosove te vellezerit e tyre …Islamistan.
    Kurse Ata nga Eritrea ….mbrapsh ne Greqi …..

  9. al_man says:

    po te sillen te pakten njerezisht me ta ,nga halli kane mare rruget si ne dikur dhe akoma sot

  10. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    KETA QE KANE DREJTUAR SHQIPERINE GJITHE KETO VITE KANE BERE DEME ME SHUME NGA KJO
    SEMUNDJE ( EBOLA )
    SKA NEVOJE PER THIRRJE RRACISTE SE NUK NA NDIHMON KJO ,,,TE PAKTEN NE SHQIPETAREVE ,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje