Universitetet, Mazniku takohet me studentët/ Ja pse nuk duhet të paguani për tërheqjen e dosjeve

12 Gusht 2014, 17:17Sociale TEMA

Zv.ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, zhvilloi një takim me disa studentë të Universiteteve që ju është hequr licenca. Takimi është zhvilluar për t’i sqaruar nga afër për shqetësimit dhe paqartësitë që ata kanë.

Gjatë takimit Mazniku ka theksuar edhe një herë tre parashikimet ligjore që i detyrojnë institucionet e arsimit të lartë privat të pajisin studentët, pa asnjë pagesë, me dosjen e çregjistrimit ku gjendet dokumentacioni i kërkuar. 

1) LIGJ Nr.9741, PËR ARSIMIN E LARTË. Neni 44 pika 9 thotë: Licenca për fillimin e veprimtarisë së një institucioni privat përmban edhe detyrimin, që në rastin kur ai institucion ndërpret veprimtarinë e tij, të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për  përfundimin e studimeve të filluara, për të gjithë studentët që janë të regjistruar në institucion.

2) VENDIM I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Nr. 539, datë 6.8.2014 ku thuhet se IALP (Institucionet e Arsimit të Lartë Privat) të përgatitin dosjen për çdo student, me të gjithë  dokumentacionin e nevojshëm, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.

3) UDHËZIM i MAS Nr.25 datë 11.08.2014. Pika 4 thuhet: Institucionet e arsimit të lartë, të cilave u është hequr licenca, kanë detyrimin të përgatisin dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për çdo student brenda datës 1 shtator 2014, dhe t’ia vënë atë në dispozicion çdo studenti pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e studentit.

Institucionet e Arsimit të Lartë Privat dhe jo studentët janë përgjegjës për parregullsitë ligjore që i çuan ata në humbjen e licencës- sqaron Mazniku duke shtuar se siç parashikon ligji, janë ata që kanë detyrimin që të pajisin studentët më të gjitha mjetet për të vijuar studimet.

Ministria e Arsimit dhe Mbrojtje garanton edhe njëherë se do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë çdo studenti, në të gjitha etapat e këtij procesi, në mënyrë që ata të transferohet pa probleme në një institucion tjetër të arsimit të lartë. 

1 komente në “Universitetet, Mazniku takohet me studentët/ Ja pse nuk duhet të paguani për tërheqjen e dosjeve”

  1. Sokrati says:

    Zv/ministri arsimit Arbjan Cvetko Mazniku eshte maqedonas dhe si i tille nuk duhet te jete ne programin qe mbyllin universitete ne Shqiperi.
    Edi Rama jo pa qellim ka mbedhur llumin dhe injorancen prane tij se me ata e ka me te lehte te shkaterroj Shqiperine.
    Me thoni nje titull shkencor qe ka Rama,Tahiri,Beqja,Nikolli me dipllome fallco,e komplet qeveria e tij,sidomos modelja e kultures Kumbaro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje