Ministria e Arsimit publikoi të hënën udhëzimin për procedurat zyrtare që do të ndiqen nga studentët për t’u transferuar në universitetet e tjera nga universitetet e mbyllura.
Ashtu siç ishte bërë e ditur më parë nga vetë ministrja Lindita Nikolla, studentët të cilët janë të regjistruar në shkollat që tashmë janë mbyllur mund të transferojnë studimet e tyre në universitete publike dhe private, në degë të njëjta ose të ngjashme me ato që ndjekin aktualisht.
Ministria e Arsimit thekson se institucionet e arsimit të lartë që u është hequr licensa kanë detyrimin që të përgatisin dosjen e çdo studenti, brenda 1 shtatorit pa asnjë taksë apo pagesë për studentët.
Ndër të tjera ministria shprehet se këto universitete duhet t’u dorëzojnë brenda datës 1 shtator diplomën studentëve të cilët e mbrojtur atë në këto universitete. Këto dosje të marra nga studentët duhet të dorëzohen nga ata brenda datës 20 shtator për transferimin e studimeve.
po deget e pa akredituara cdo te behet di njeri gje.
Pasi shumica master si shteteror dhe privat jane te pa akredituara.
http://bit.do/Perse-nuk-bien-
dakort
kjo kukuvajka vetem pune te prishen
Urgjrnt transferimin nga keto universitete te degjeneruara, pa u marre asnje cent studenteve.