Ministria e Arsimit ka paralajmëruar universitetet që u është hequr licensa, që të mos kërkojnë asnjë para nga studentët për tërheqjen e diplomës.
Kjo, pasi në disa prej këtyre universiteteve, studentëve u është kërkuar që të paguajnë për të tërhequr dosjen.
Zëvendësministri Arbi Mazniku tha se kjo është e paligjshme.
“Pranë nesh janë paraqitur një sërë shqetësimesh nga një numër studentësh të institucioneve të arsimit të lartë, të cilave me vendimin e Këshillit të Ministrave nr 539 dt. 6 Gusht 2014 u është hequr licensa.
Disa prej këtyre insitucioneve po u kërkojnë studentëve të paguajnë para për tërheqjen e dosjes së studentit.
I bëjmë me dije këtyre insitucioneve, studentëve të tyre, dhe gjithe publikut, se ky veprim është I paligjshëm, pasi VKM539 e publikuar në Fletoren Zyrtare nr 123, dt 7 Gusht 2014 pika III, b, shprehet qartë.
b) Të përgatisin dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve, dhe t’ia vënë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 1 shtator 2014.
Gjithashtu, Institucionet e Arsimit të Lartë sipas pikës a të të njëjtit vendim kane detyre:
Të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore-shkencore për vitin akademik 2013-2014, në të gjitha ciklet e studimit ku ata ushtrojnë veprimtarinë dhe për të gjitha programet e studimit të ofruara;
Ato do të përgjigjen para ligjit për çdo veprim të kundërt me sa më lart.
Studentëve i bëjmë me dije që Ministria e Arsimit i gjendet pranë secilit prej tyre. Koha kur ata ishin lënë të braktisur në dorë të piramidarëve ka mbaruar. Ata mund të shkruajnë në çdo moment ne adresën e emailit të MAS – [email protected] per cdo shqetesim apo ndihme te nevojshme ne kete proces”, tha ai.
E moret vesh kush jan keta bandit te Ku Kluz Klanit.
Se mos ikin te gjithe ne Universitetin Shteteror se do t’i ngelet hatri Naim Cilit me shoke pastaj.
Patjeter qe kjo do te kete edhe efektet tek ky universitet e te tjere si ky por megjithate cdo gje me mire do te behet, ky eshte revolucion ne arsimin e larte!
se mos po ngjet si me lojrat e bigjozit kjo pune. mbyll nje te tjetrit e hap nje tendin
PRAPE DO PAGUAJNE SHQIPETARET PER PIRAMIDAT E SALIUT ,,,,, PAGUAN PER APARTAMENTET E BASHES
PER KRIMET E BASHES ,,,,ETC ETC ,,,, KU DO TA CONI KETE POPULL ME KETA KRIMINELE ,,,’,,,
Vazhdo keshtu z KM, keni BEKIMIN e mijera studenteve dhe prinderve qe ishin skllaveruar ne keto pseudo-universitete. Ku mbyteshin me gjoba, ku nuk lejoheshin te transferoheshin ne universitete me te mira, ku mashtroheshin, burgoseshin me “kontrata” qe fusnin studentet ne kurth, etj etj. Me kete mbeshtetje qe po u ofroni me adrese emaili, duke u kerkuar hajduteve te universiteteve mos u marrin para per dokumentat, t’u shlyejne detyrimet financiare, po u tregoni studenteve qe ata nuk jane vetem, qe nuk i keni lene ne meshiren administratoreve te c’ekuilibruar te universiteteve!!!