Akuzat e PD/Ristani: Janë përkeqësuar treguesit e rendit dhe sigurisë (VIDEO)

9 Gusht 2014, 12:27Sociale TEMA

Partia Demokratike e konsieroi të përkeqësuar situatën e rendit dhe sigurisë përgjatë muajit Korrik.

Në një konferencë për mediat, deputeti Arben Ristani u shpreh se teksa në muajin korrik, Edi Rama dhe të tijtë, ishin të zënë me paradat e sukseseve imagjinare të 300 ditëve, të gjithë treguesit e rendit në vend kanë pësuar një përkeqësim tronditës, duke e bërë pasigurinë të papërballueshme për qytetarët.

“Rama dhe Tahiri delirojnë nën efektin toksik të Lazaratit, por vetëm brenda javës së fundit, dy ngarkesa prej 3 tonë e 124 kg marijuanë kanë kaluar nëpër kufinjtë tanë dhe janë kapur në Itali.  Edi Rama mbush Tiranën dhe vendin me reklama në rrugë për sukseset e rendit, dhe në mes të ditës, në mes të kryeqytetit grabitet argjendaria, e plagoset pronarja”, tha Ristani.

Sipas tij, kronika e zezë ka mbushur ekranet, po vec kësaj, statistikat zyrtare tregojnë realitetin e dështimit të madh të Edi Ramës e Saimir Tahirit me rendin dhe sigurinë publike.

“Përkeqësim, krahasuar me qershorin e këtij viti, pasi 3 persona më shumë kanë humbur jetën nga vrasjet.  Përkeqësim të aksidenteve, korriku u mbyll me 12 më shumë, dhe për pasojë 3 viktima më shumë se sa qershori.  

Përkeqësim, pasi është rritur ndjeshëm numri i vjedhjeves së banesave dhe vjedhjeve  me armë dhe me dhunë.  121 vjedhje banesash në Korrik, 23 vjedhje me dhunë, dhe 11 vjedhje me armë.  

Përkeqësim i sigurisë në rrugë dhe në ambjente publike, pasi për korrikun ka 13 plagosje me armë më shumë se sa në qershor, dhe 14 raste dhune fizike më shumë se sa në qershor”, tha Ristani.

8 komente në “Akuzat e PD/Ristani: Janë përkeqësuar treguesit e rendit dhe sigurisë (VIDEO)”

  1. Kritiku says:

    Ju te Temes jeni bere si ato plakat e keqija. Nuk leni thashethem pa botuar ketu. Nuk leni as pike e as presje pa u diktuar, per te gjitha qe thone shpellaret e PD-se, sado gjera ordinere qe te jene ato. Perse beheni zedhenes te “shpelles se Dragobise”? Keni nostalgji per ta apo jeni dhe ju vete pjestare te kesaj bande shpellaresh? Gjepurat e idioteve si Ristani nuk u intereson asnjerit.

    1. kuna says:

      ju ti beheni kurban temes, ajo eshte zeri i se vertetes, nuk ju vjen mire, se po ju dalin zullumet sheshit… bravo Meroooooooooo

  2. 100%shqip says:

    edhe sikur te jene te gjitha lajme te verteta e humbin seriozitetin kur thuhen nga ristani. sa te jete kjo dore drejtuese ne pd asnjehere nuk do vijne ne pushtet

  3. cole says:

    O Sali merhumi,po nxirr ate qafir Rulin te flasi,c’na nxjerr kete te pirin qe as ne vijat e bardha nuk ecen.Paske qene malok i madh!

  4. Kris says:

    nje lajm per idiotet

  5. petrit zela says:

    Sot sikur qenke esull,o pijanec i rendomte.Eshte e vertete se vjedhjet
    apo krimet nuk mundet te nderpriten me urdherin e [peshkut] sepse ju
    te PD-es akoma vazhdoni te bashkepunoni fuqishem me hajdutet..Eshte e
    vertete se u plagos pronarja e argjendarise tek Selvija,por ama kriminelet nuk mujten ta ekzekutojn,se niveli i sigurise po rritet..Ju
    te PD-es nje pjes e mire e saj jeni shum qaraman,sepse ju mungon edukata qytetare…

  6. LE SALE says:

    Ore jugor i perzier!Perseri ke pire,ore g…omar!Po na turperove ore fycke!C’eshte ai lloj te lexuari qe u ben ese-ve te mia,more qyp! Ta them une ty :-bera gabim qe te bera deputet.Kur s’te lashe te te shqyenin te kuqte,pijanec! Apo mos ke filluar te maresh gje tjeter?!

  7. Leonard Dingo says:

    O Ristan o figure.A te kujtohet kur erdhe ne Kukes per kontrool dhe verifikoje raportin tim mjekesor.Me spiunlleqe u ngjite shume larte,por edhe 5 vjet ke dhe nuk do te punoj me ai miku qe ti vdes qe ai te qeshi se gjithmone te ka qare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje