Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar një raport të përgjithshëm në lidhje me hetimin e zhvilluar deri më tani për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë.
Prokuroria ka shpjeguar edhe një herë skemën e vjedhjes nga Ardian Bitraj, i cili futej i vetëm në dhomën e thesarit, dhe merrte paratë.
Sipas raportit të prokurorisë, punonjësit e Thesarit nuk kanë pasur një rregullore pas transferimit në Linzë, çka ka favorizuar Bitrjan në vjedhjen e kryer.
“Nga procesverbalet e marrjes së provave materiale, në lidhje me dokumetacionin ligjor (aktet ligjore e nënligjore, vendime, urdhëra dhe udhëzime) që ka funksionuar Departamenti i Emisionit në Bankën e Shqipërisë konkludohet se:
Rezulton e provuar se Departamenti i Emisionit është zhvendosur në repartin “X” Linzë në Janar 2013, në përbërje të të cilit funksionojnë krahas të tjerave, edhe të ngarkuarit me vlera në arkën për veprim dhe në arkën stok.
Në këtë departament është shtuar dhe dhoma tranzit.
Por pavarësisht se kanë vazhduar funksionimin si arka për veprim, arka stok dhe dhoma tranzit, organizimi i punës në këto tre arka nuk është shoqëruar me miratimin e akteve nënligjore, si udhëzime apo rregullore, por ka vazhduar me rregulloret e vjetra, e konkretisht me vendimin e këshillit mbikqyrës Nr.04 datë 16.01.2012 “Për organizimin dhe funskionimin e Departamentit të Emisionit”, si edhe udhëzimit Nr.1798 datë 06.11.2001 “Mbi përdorimin e celësave të arkave me vlera monetare”..
Sic konstatohen, këto akte nënligjore nuk e kanë rregulluar funksionimin e Departamentit të Emisionit, e si rezultat i mungesës së këtyre akteve është mundësuar dhe kryerja e veprimeve kriminale, vjedhjes së shumave të mëdha në Bankën e Shqipërisë.
Urdhëri Nr.1798 datë 06.11.2001 i Bankës së Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ka funksionuar Departamenti i Emisionit deri në datë 28.03.2014 (dalja e udhëzimit Nr. 741), flet për çelësa “dublikatë” dhe jo për çelësa “aktiv”.
Siç shihet, ky udhëzim nuk rregullon asnjë procedurë mbi përdorimin dhe administrimin e çelësave aktiv dhe kodeve të kombinatorëve numerikë”.
Për sa më sipër, provohet se Departamenti i Emisionit nga data 01.01.2013 deri në datë 28.03.2014, në kohën që drejtohej nga shtetasi nën hetim Dorian Çollaku, ka funksionuar pa udhëzime e rregullore konkrete”, thuhet në raporton e prokurorisë.
Sipas prokurorisë, aktualisht, veprimet hetimore po vijojnë dhe janë përqëndruar në të paktën katër çështje kryesore:
1. Verifikimin e plotë të mekanizmit të vjedhjes;
2. Destinacionin e shumës së vjedhur;
3. Hetimin pasuror mbi personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje;
4. Verifikimin e përgjegjësive për administrimin/organizimin e punës, si edhe për zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon veprimtarinë e këtij institucioni.
Ore kjo eshte vjedhje banale qe eshte bere perpara asj qe do dalin po te Iki Fullai.
Ne disa gazeta kane dale artikuj te frikshem per djegjen e lekeve te vjeter dhe zevendesimin e tyre me te reja nga Banka e Shqiperise.
Artikjt nxjerrin fakte te frikshme qe po te jene te verteta, do kete pasoja te renda.
Kjo vjedhje do jete lule perpara asaj qe mund te jete bere ne Banken e shqiperise.
Atehere kllaposi brenda 35 veta si ne Lazarat.
O @Hajduti, c’po i ben ca pare ai Dan prokurori me cfare ushqen mediat.
Si paskan punuar “pa rregullore vjedhjeje”?
“Vetedorezimi” i atij Bitrajt ne vigjilje te pushimeve te gushtit nje rastesi??!
Heshtja e institucionit te “dhendrrit te BKSH-se”, kapterr Nishanit eshte kriminale. Ky kambale makaronaxhi, ky kamerier qe te shikonte 10-qindarkshin nese po ia jep ajo bakshish, ne kohen e PABUKESISE SE TIJ MJERANE, pret ca artiste me kontrate apo kontrate dhe s’ka kohe t’i kushtoje SIGURISE BANKARE asnje minute. Kjo eshte kriminale!
Sipas gjykimit tim, BE duhet te na kaloje urgjentisht ne PROTEKTORAT te saj (a si jane rregullat n/k) se jo zone e minuar, por ARMIKU I PERBETUAR DHE I URRYER SA HITLERI E STALINI I POPULLIT SHQIPTAR, SUPERAGJENTI I REAKSIONIT ME TE ZI ANTISHQIPTAR, KA MINOSUR KREJT sHQIPERINE. Kudo qe ta “shposh” vetem qelb nxjerre. Pa le ky “surratmiu” (B.Breht) ka dhe fytyre te kerkoje protesta per mosmbylljen e universiteteve, qe si piramidat financiare, si Lazaratin dhe dhjetra e dhjetra dukuri ala Lazarat, qe krijoi nen sundimin e tij diktatorial e te felliqte, i krijoi vete. Universitete ne Mat, Lushnje, Kukes, Roskovec, Smokthine, ne bahçen e Fratit e te Hillit. Turp! Edhe 100 jete po t’i kesh o kryekriminel (SRB-i) s’te mjaftojne per ne biruce te burgut! Ke bere nje popull te tere qe te veshtrojne surratin tend permes shtjekzes si Haklajt, si…
Nuk eshte problemi i rregullores ne BSh ,se aty rregulloret kane qene aq te sakta, sa edhe punonjesja e pastrimit e dinte mire pozicionin e saj e jo me punonjesit e ngarkuar me vlera monetare. Duhet pare shume me thelle ky problem, pasi hapesirat ne rregullore kaq te rendesishme ose anashkalohen me dashje ose ??????? per te realizuar qellimet mafioze.Populli i thjeshte eshte shume me i zgjuar nga cfare mendohet, pasi ne qetesine e tij ka pare dhe gjykuar shume veprime mafioze.
Po para 2013 paska punuar me rregullore? Po ka 4 apo 14 vjet qe vidhet?………… Beni inventarin mor ditezinj se pune magazinieri eshte, nuk do shum zgjuarsi inventari fizik!!!!!!!
Ore po budallenj jane keta ? Rregullore thone ! Po crregullore o ju mbullte e mendjes, keta jane marre ne pune se thjesht jane motra, gruaja, kusheriri, kunati apo damari pas bythe i politikaneve. Peshqeshi i sali rumalles & Co. Ooohuuu dhe sa lakra kane per te dale ne shesh akoma.
Zoti i ruaka cqipetaret. Me qjithe keto kollare qe i bejne njeri tjetrit e vendit vete, eshte cudi qe cqiperia e cqiptaret nuk jane shuajtur.
Ligji ne dore te maliqit!
Nga Shtatori e shumta ne Tetor te gjithe do te dalin te pafjshem se nuk u gjeten prova, mundet ai Bitraj te beje ca muaj burg se jane viedhur aq Para qe te i peshojne te gjithe me Prokuror, Gjykates deri tek portieri i secilit institucion ligjzbatues. NJE zgjidhje tjeter eshte te hedhin ca kartmonedha te reja qe i pret Xhaxhi Fullani per 24 ore dhe ja leket zevendesohen dhe te gjithe dalin te lare, e do thone qe leket u gjenden.
Dhe keshtu te gjithe Dekorohen nga Kapter Bujari
(Jari ju….ju…. degjon si me d……. degjoni)OK!!!!!!
KANE PUNUAR ME RREGULLORET. E FIRMAVE PIRAMIDALE TE SALIUT ,,,,,,,,,,,
Dhe prokuroria eshte e pa besueshme. Nuk e ka demtuar shtetin hajduti qe u vetdorzua. Shtetin e ka demtuar
Don Fullani me keshillin mbikqyres. Pergjegjsia duhet te kerkohet ketu dhe jo tek atopersona qe kane minimumin e pergjegjsise. Le te mblidhen punonjsit e bankes dhe te analizojne pergjegjsite ne prani te prokurorise dhe do te dalin vete ,se kush eshte kryehajduti dhe ajdutet e tjere. Nuk kane pse te ngarkohen me pergjegjsi punonjsit e thjeshte.