Të gjithë studentët e shkollave të larta, të cilat u mbyllën me një vendim Qeverie pas kontrollit të ushtruar nga Ministria e Arsimit mbi ligjshmërinë e funksionimit të tyre, janë të detyruar të regjistrohen vetë në Universitete, sipas degëve që studiojnë dhe krediteve që kanë.
Burime nga Ministria e Arsimit sqarojnë se në të gjitha rastet kur këto student do të përballen me problematika të caktuara, Komisioni i Posacëm i ngritur pranë MAS do të ndërhyjë për zgjidhjen e problemit.
Studentëve iu jepet mundësia të zgjedhin vetë universitetin që dëshirojne të vazhdojnë dhe nëse nuk gjendet një zgjdhje, atëhere do të ndërhyjë MAS në proçesin e ri-regjistrimit.
Ndërkohë përparësi do t’iu jepet studentëve që kërkojë të akomodohen në qytetet ku kanë gjëndjen civile në degën përkatëse.
“Studentët do të tentojnë të akomodohen vetë, në rast problemi do të ndërhyjnë instancat e MAS, më pas do të ri-drejtohen studentët në degët e ngjashme në universitete përkatëse”, theksojnë burimet.
Ok.Dakort jemi
Cdo lloj vendimi qe merrni mban eren injorance. Ca ministrje cope mishi. Jo se i ka koleget e eprorin me te mire.