Partia Demokratike ka denoncuar sërisht sot marrëveshjen mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ, ndërsa thekson se vjedhja e shekullit që ka ndodhur nuk mbulohet me batuta që nuk thonë asgjë.
Enno Bozdo, Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe ish-zv.ministër i Energjitikës, theksoi se Qeveria shqiptare kishte të drejtë të kërkonte 3 miliardë dollarë nga CEZ, jo t’i falte borxhet dhe ti paguante edhe 95 milionë euro në dorë
“Ndërsa opinioni publik, të gjithë shqiptarët, presin që maxhoranca të bëjë transparencën përsa i përket “Aferës CEZ”, Kryeministri, me batutat e tij, anashkalon faktet, shmang përgjegjësitë dhe nuk i jep përgjigje asnjërës prej çështjeve të ngritura nga opozita përsa i perket “Aferes CEZ”. Në fakt, faktet e kësaj afere dëshmojnë qartë se Qeveria shqiptare ka fshehur të vërtetën dhe ka falsifikuar faktet përsa i përket marrëveshjes me kompaninë CEZ as”, u shpreh Bozdo në një deklaratë për mediat.
Sipas tij, raportet e kompanive të specializuara ndërkombëtare vlerësojnë se ka qenë pikërisht CEZ as që është përgjegjësi kryesor i situatës se krijuar në SEL.
“Këto raporte vlerësojnë se CEZ i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare rreth 500 mln euro dhe se Shqipëria do të mund të kërkonte deri në 3 miliardë USD dëmshpërblim për situatën e krijuar në SEL nga CEZ as. Qeveria shqiptare, në vend të përgatitej për arbitrazhin ndërkombëtar, dhe ta kërkonte këtë dëmshpërblim, i paguan edhe 95 milion euro të tjera kësaj kompanie e cila me papërgjegjshmërinë e saj desh e çoi në kolaps sistemin tonë energjetik. Avokati ynë ndërkombëtar, Hamid Gharavi, u përjashtua pa asnjë shpjegim nga negociatat me CEZ as. Për vetë natyrën e këtyre negociatave, është e paimagjinueshme që ato të zhvillohen pa praninë e një konsulenti të specializuar. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, askush, e veçanërisht Avokati Ndërkombëtar, nuk e ka këshilluar Qeverinë Shqiptare të pranojë një marrëveshje me terma të tilla të vjedhjes dhe përdhosjes së interesave të shtetit shqiptar. Me miratimin nga maxhoranca të kësaj marrëveshjeje, janë shkelur në mënyrën më flagrante interesat e shtetit shqiptar dhe janë grabitur, ditën për diell, paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kjo marreveshje i hap rrugën rritjes së çmimit të energjisë elektrike, rritje për të cilën shqiptarët e kanë paguar tashmë CEZ, dhe për të cilën nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë përsëri”, u shpreh ai.
Në vijim, Bozdo i ka drejtuar disa pyetje Kryeministrit Edi Rama në lidhje me arsyet pse u mbajtën të fshehta raportet e kompanive ndërkombëtare.
“Këto raporte kanë qenë në dispozicion të qeverisë tuaj z. Rama në shkurt 2014: si është e mundur që vlerësimet e tyre nuk u morën parasysh gjatë negociatave? Si është e mundur, që kur ekspertët ndërkombëtarë vlerësonin se përgjegjësia për gjendjen e krijuar ishte e tëra mbi kompaninë CEZ, ju si Kryeministër vazhdonit të fajësonit qeverinë e mëparshme? Pse, edhe kur ekspertët ndërkombëtarë çertifikuan me shkrim se sjellja e qeverisë shqiptare kundrejt CEZ ishte konform detyrimeve kontraktuale, ju vazhdonit ti thoshit shqiptarëve se fajin për këtë e kishte qeveria e mëparshme? Mos vallë sepse po përgatisnit terrenin për të arritur këtë marrëveshje të megavjedhjes? Si është e mundur të bihet dakord, të paguhet 95 mln euro nga paratë e shqiptarëve për CEZ as, kur CEZ i ka borxh 500 mln kompanive shqiptare dhe është qeveria shqiptare që duhet të kërkojë deri në 3 miliardë usd dëmshperblim?; Pse u përjashtua nga negociatat avokati ynë ndërkombëtar? Pse nuk u ndoqën këshillat e tij për të bërë padi në arbitrazh kundër CEZ, por u negociua fshehtazi dhe në mungesë të plotë trasparence?”, tha Bozdo.
O Bozdo amon sa ke pi sot, sa tap je nga 1 te 10 se dukesh qe je super tap. Po hik o idiot hik e vrit veten flisni per krimin ju ja ku e ke rastin me te pare, ke fullanin qe dolet pa pik turpi ta mbroni.
Faktikisht kjo mareveshja me Cez ja vlen te diskutohet njelloj ne mos po me shume se ajo e skandalit me Fullanin.
Eshte per menyren si funksionon shteti.
Deshtim I plote para krimit te vjedhjes se shtetit.
Vjedhje e instituconalizuar.
Nuk ka justifikim te qeverise per demshperblimin e Cez kur ne te vertete duhet te ndodhte e kunderta-Cez te demshperblente shqiptaret.
Keto jane shuma parash shume me teper se cka vjedhur Fullani me shoke.
Eshte vjedhje e miratuar nga qeveria dhe shteti.
Rama, nje sherbetor I krimit, asgje me teper.