Programet sociale të strehimit/ Kategoritë e personave me aftësi të kufizuar që trajtohen me përparësi

6 Gusht 2014, 13:19Sociale TEMA

Qeveria miraton vendimin mbi kategoritë e personave me aftësi të kufizuar që trajtohen me përparësi si përfitues të programeve sociale të strehimit.

Vendimi përcakton se përfitojnë përparësi për t’u trajtuar si përfitues të programeve sociale të strehimit kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, në kuptim të ligjeve nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 5, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit të banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, të grupuar si më poshtë vijon:

a)    Të gjithë personat me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale;
b)    paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha;
c)    personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë;
ç)    personat të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas statusit të invalidit të punës.

Kategorive të përcaktuara u jepet prioritet duke i pikëzuar në  formatin tip të sistemit të pikëzimit, i cili miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore për çdo program strehimi dhe që shërben për klasifikimin e kërkesave për strehim nga organet e qeverisjes vendore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje