Grabitet për herë të katërt argjendaria/ Tre vite më parë u vra pronari, sot plagoset e bija (VIDEO)

6 Gusht 2014, 11:34Sociale TEMA

Një argjendari u grabit nga të paktën dy persona të armatosur paraditen e sotme në qendër të Tiranës, në zonën pranë Selvisë.

Sipas policisë, grabitja mendohet se është kryer nga dy persona me motor.

Grabitja është kryer brenda pak minutash, ndërsa motori me të cilin janë larguar grabitësit nga vendngjarja ishte pa targa.

Autorët kanë qëlluar me qytën e armës pronaren e argjendarisë, e cila është vajza e Rrapo Sinanajt, i cili mbeti i vrarë 3 vite më parë gjatë një grabitjeje të argjendarisë, ndërsa policia arrestoi Viktor Gushin si autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në tetor të 2011.

Policia bëri të ditur se njëri nga personat e armatosur ka hyrë në argjendari dhe ka grabitur sende me vlere, por ende nuk ka një të dhënë të saktë mbi vlerën e grabitjes.

Pasi kanë kryer grabitjen, personi i maskuar në dalje të argjendarisë ka qëlluar dy herë në ajër me armë, për të trembur kalimtarët.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së argjendarisë për të parë nëse mund të zbulojë detaje të tjera në lidhje me autorët.

Argjendaria është grabitur edhe 3 herë të tjera në vitet e fundit.

27 komente në “Grabitet për herë të katërt argjendaria/ Tre vite më parë u vra pronari, sot plagoset e bija (VIDEO)”

  1. shpatari says:

    si gurisht ndonje kengetar vip se i duhen per te ber ndonje klip

  2. ylli dhe benisa says:

    Fatkeqesi

  3. Kritiku says:

    Gazetare me diplloma te blera, kur do te mesoni qe te shkruani siç duhet ne shqip? Nuk shkruhet “3 vite” por “3 vjet”.

    Eshte njesoj sikur te shkruhet “3 gomar” ne vend qe te shkruhet “3 gomerë!.

    1. enxhi says:

      ne se eshte shifer 3 thuhet 3 vite me pare…dhe ne se eshte me fjale…tre vjet me larew

      1. Kritiku says:

        Ku e ke bere shkollen? Te paskan mesuar gabim. Me vejn keq qe te paska ikur koha kot.

    2. Arra e Kokosit says:

      Kritiku,

      Pikësëpari, ke të drejtë. Ndonëse ka fraza ku _vite_ përdoret në numërin shumës, si _Vite më parë, në kohën e X_

      Porse këtu në Albanistan ku pothuajse gjithçka ka shkuar për lesh, do të themi
      me krenari tre gomarë, katër peshkë, pesë prasë, gjashte zogë, shtatë dru, tetë shalqie, nëntë budalla, e dhjetë benevreqe.

      1. Kritiku says:

        Gjuha shqipe eshte shume e veshtire, prandaj nuk duhet marre lehte dhe sidomos nga njerezit qe jane publik, qe jane te detyruar qe te flasin gjuhen standarde shqipe.
        Por kohen e fundit viher re qe ndikimi i dialektit te veriut dhe sidomos atij te Kosoves po ze rrenje te thella ne te folurit dhe shkruajturit e gjuhes shqipe. Eshte nje ose jane shume hapa prapa ne kete drejtim. Ne nuk mund te flasim nje dialekt qe eshte akoma ne kohen e mesjetes. Eshte pikerisht ky dialekt i prapambetur i gjuhes shqipe qe tregon me se miri per vete njerezit e kesaj zone qe e perdorin ate. Jane pikerisht keta njerez fosile te gjalla qe nuk jane ne gjendje qe te pershtaten kushteve te zhvillimit njerezor. Prandaj dhe prapambetja e tyre ne kete drejtim eshte nje pengese edhe per ne, qe me tere ate mundim arritem ne nje pike shume te larte te zhvillimit shoqeror. Ishin pikerisht ata njerez te mençur, si Eqerem Çabej, qe vendosen themelet e nje gjuhe shume te perparur shqipe qe u quajt gjuhe standarde shqipe. Por erdhi koha e injorances dhe po shikojme vetem ecje mbrapsh ne zhvillim.
        Gjuha standarde shqipe eshte nje nga gjuhet me te bukura dhe me te sofistikuara ne bote, me nje pasuri te pallogaritshme. Prandaj dhe gjuha shqipe futet ne gjuhet me te veshtira nga ana gramatikore per tu mesuar.
        Erdhen barbaret dhe filluan te shkaterrojne çdo gje njerezore qe u ngrit me mund dhe me shume sakrifica.

        1. elinor , says:

          Ti kritiku ke probleme te thella psikologjike. Mesa shoh nga ato qe shkruan, inatin e ke me verioret; nuk eshte se kerkon qe shqipja te shkruhet paster. Me ironikja eshte se vete je shume larg se shkruarit sakte te shqipes dhe, sa per nivelin e zhvillimit shoqeror, je vete krejt afer mesjetes per nga mentaliteti.
          Nuk shkruhet ‘standarde’ por ‘standarte’.
          Ne fjaline, “Jane pikerisht keta njerez fosile te gjalla qe nuk jane ne gjendje qe te pershtaten kushteve te zhvillimit njerezor”, duhet “t’u” (atyre u) dhe jo ‘te’.
          Perseri me poshte “gjuha shqipe eshte nder me te veshtirat per tu mesuar” duhet “t’u”.
          Keto korigjime i ke nga nje verior qe te verteton se e shkruan shqipen shume me mire nga ty jugori “i klasit te larte”!

          1. Kritiku says:

            Ke rene vete ne “gracken” e gramatikes!
            Fjala “standard” shkruhet keshtu siç eshte dhe ne fakt eshte nje fjale e huaj qe eshte pershtatur ne shqip. Nuk shkruhet “standart”!
            Ndersa per ate qe thua qe duhet shkruajtur me “t’u pershtaten” e ke shume gabim sepse e rregullt eshte “te pershtaten”. Hapi mire librat e gramatikes shqipe.
            Sa per ate qe une paskam probleme psiqike, nuk e dime mire se kush i ka ato, ju nga veriu qe po plasni qe te jeni si ne, por nuk beheni dot, sepse nuk ju le prejardhja qe ju mban akoma shume te ngurte. Jeni ju qe erdhet tek ne dhe jo ne tek ju.

    3. Turn OFF says:

      hahahah sa shume kritikoni edhe jo mo
      http://bit.do/vazhdojne-grabitjet

  4. zambi says:

    Para 3 vitesh PS deklaronte qe fajin e ka berisha per mungesen e sigurise ne vend.
    Po sot pas 300 ditesh te sukseshme kush e ka fajin?

    1. Stela says:

      Hej Zambi rrace e qelbur e politikaneve shqiptare do te jesh ne cdo problem filloni hidh e prit ja Berisha jo po Rama .Problemi eshte se klasa politike eshte nje dhe po luan nje loje kungulleshkash mre popollin shqiptar tipa si ti vetem mundohen te mbulojne faktin qe te gjithe partite politike kane nje synim ti hedhin hi syve popullit dhe te vazhdojne te vjedhin ne unitet te polote se keto jane directivat e procesit te Vazhdimesise .Besoj se e kupton ku e kam fjalen.

  5. kritikuu says:

    jane recaktoret ata qe shkruajne kritiku jo gazetaret

    1. Kritiku says:

      Redaktori eshte gazetar, ose me mire ta them qe duhet te jete gazetar ne profesion!

  6. genci dhe agimi says:

    # kritiku
    Shumësi i fjalës gomar është gomarë.
    Interesohu për këtë dhe do shohësh që, ndërsa ke bërë një korrigjim, ke lënë vend për t’u korrigjuar.

    1. Kritiku says:

      I paske hapur libra gabim. Lexoi edhe nje here perpara se te besh koment. Ate liber qe ke lexuar do ta kete shkruajtur pikerisht nje “gomar”.

  7. salihe says:

    me siguri eshte djali i Fullanit,qe shkaktoi kte menxyre

  8. Leonard Dingo says:

    Persa kohe do kete varferi maksimale,do kete dhe vjedhje ordinere.

  9. Zeri says:

    Nje pyetje kisha une: Kjo e bija e te ndierit qe la kockat per biznesin familjar, ka bere sigurim biznesi dhe jete meqe dyqani ku ajo kryen aktivitetin ka risk te larte grabitjeje?

  10. Hitleri says:

    Fajin e ka Sala, se Saimiri me Rilindjen Jane ende ne Fushate Elektorale, ato sa here flasin perdorun ” do te….” mire na e bojne, me teper duhet….

  11. Eti says:

    Eshte bere qendra e Tiranes si xhungel, merre me mend periferia dhe zonat rurale. Zgjohu Tahir mjaft me show ose hap krahun keshtu te pakten do kuptojme qe je njeri nga ne po ste eci e jo nje nga ata

  12. elinor , says:

    Standart, kuptove? Jo standard! Standartizimi dhe jo standardizimi. Eshte fjale e huaj por si shume fjale te huaja qe e kane gjetur rrugen per ne gjuhen shqipe nuk eshte shkruar ashtu sic shkruhet ne gjuhen prej nga vjen. Edhe fjala ‘biciklete’ eshte e huazuar por ne asnje gjuhe tjeter nuk e gjen ate fjale te shkruhet si ne shqip.
    Duhet “t’u” dhe jo “tu”, apo “te”!!! I vetmi argument i yti qe lexoj poshte e lart eshte “hapi mire librat e gramatikes”!
    Ne verioret mundohemi te jemi si ju jugoret?!! As ne e as ju nuk mundohemi t’i ngjajme njeri-tjetrit. Nuk do kishte kuptim. Njerezit te cilet kane arritur nje “nivel shume te larte te zhvillimit shoqeror” jane krenare me kulturen dhe traditat e popullit te tyre ne teresi, me jug e me veri. Pastaj vijne ata si ti qe kane probleme psikike dhe ndjehen te pasigurte ne ate qe jane dhe duan te ulin te tjeret qe te ushqejne ndjenjen e tyre superiore. Ndryshe do ndiheshin inferiore.
    Nqs kemi probleme ato i kemi te gjithe si popull; kush me shume e kush me pak.

  13. tahipi says:

    Kritiku,,ke te drejte 100%..bravo .
    elinor..lexo me shume ..do te jete dicka qe te ka munguar besoj.
    Standard-(et)keshtu shkruhet bija e xhajit,,klm dhe bukur te dy.

  14. ilir says:

    ne kete vend krimi eshte shtuar me keq se ne 97 rilindja duket me ca police hajdute dhe analfabete qe nuk dine te shkruajne emrat e tyre pastaj te meren me krimin

  15. Spartaku says:

    Po cunat e Tepelenes ku ishin qe ndodhin vjedhje ne mes Tiranes?!

  16. XHAXHI BEHARI ME CIZME DHE QELLOTA says:

    SI GJITHMONE IKEN NE DREJTIM TE PADITUR ,,,,,OSE U FSHEH POLICI MBRAPA PEMES ,,,,, HELBETE ,,,,
    SKA DHE POLICE SE DISA KANE RRETHUAR BANKEN E GUVERNATORIT DHE TE TJERET PO HETOJNE
    GRUAN E TIJE SE DHE AJO NUK ESHTE MBRAPA NGA VJEDHJET DHE PADREJTESITE ,,,,,,,,,,,,
    QEVERRIA DHE OPOZITA MUNDOHET TI MBAJE ME CDO KUSHT SE SKA SI BEN TRANSFERTA TE LEKUT TE PISTE ,,,, SHKURT JA PASTRON FULLHANI ,,,,,,,,,

  17. shqip hesapi says:

    Problemet e gjuhes ahqipe a hyjne ne ato te Vjedhjes se BSH-se ? Diskutimi midis Kritikut dhe Elinorit kane rendesi per gjuhen po jo ne kete fryme debati se Kritiku nepermjet gjuhes godet krahinen,”lufton ” ta theksoje ndarjen megjithse te dy krahinat kane te njejten gjuhe.Pastaj Elinori gjen nje shesh e kerkon per pershesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje