Ngjela: Berisha shkatërroi arsimin me universitetet private, duhet hetim radikal për shitje diplomash

5 Gusht 2014, 16:09Sociale TEMA

Nga Spartak Ngjela

O tempora o mores!

Me mbylljen e 17 Pseudouniversiteteve Private, a do te fillojë në Shqipëri epoka kur të këtë marrë fund lufta kundër racionalizmit dhe intelektualizmit? O tempora o mores!…

Nuk di se cfarë të thëm, sepse ajo tani është shumë e vjetër. Atiintelektualizmi agresiv u shfaq në Shqipëri në vitin 1945, por ai u ngrit në sistem në vitin 1967. Hordhitë e Enver Hoxhës të 6 shkuritit 1967, krijuan sistemin kundërracional dhe antiintelektual, i cili, me anë të Shkollës së Partisë, iu dha diploma injorantëve që këta pastaj të dhunonin intelektualët, duke i drejtuar ata në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Sado që hoxhizmi i kishte frikë intelektualët, për asnjë çast nuk lejoi që nota të shitej në univeristet apo në gjimnaz. Shkolla e Partisë, ishte vetë zbulimi për të larguar intelektualët nga administrimi i lartë shtetëror.

Intelektuali ishte armik potenciel i regjimit. Ky ishte regjimi hoxhist i dhunes dhe i të ashtuquajturve punëtarë që drejtuan shtetin, me histerinë e urrejtjes së tyre kundër intelektualëve shqiptarë. Por atëherë hoxhizmi s’e kuptoi dot që, pikqërisht kjo histeri antiintelektuale do ta groposte vetë hoxhizmin. 

Në vittin 1991, teksa po binte komunizmni, u mendua me të drejtë se, arsyeja perëndimore që po rilindte në Shqipëri, do ta shkatërronte përfundimisht atinitelektualizmin hoxhist. Por nuk ndodhi kështu. Ardhja në pushtet e Sali Berishës si absolut në vitin 1992, vijoi doktrinën hoxha të atiintelektualizmit, por me metoda të tjera: sërish intelektualët do të damkoseshin, por këtë herë jo si “armiq të socializmit”, por si “shërbyes të komunizmit”. Prandaj, filloi reforama arsimore për të eliminuar akademizmin shqiptar: Universiteti Banal i Plepave Durrës, shitja e notës dhe prishja e 90 përqind të institutive shkencorë, ishte reforma Berisha. Shkencëtarët shqiptarë sot punojnë në perëndim; te dëbuar e të lënë pa punë nga reforma Sali në akademizmin shqiptar. 

Rrëzimi i Berishës më dhunë në vitin 1997, sikur nisi ta përmirësojë këtë gjendje, por sërish shkolla mbëti në degradim; derisa rikthimi i Saliut në vitin 2005, e kaloi antiintelektualizmin sërish në sistem. Por, tani, në vend të Shkollës së Partisë, u krijuan universitetet private që duhej të inondonin vendin me diplomim injorantësh, dhe pastaj, këta injorantë të diplomuar, të drejtonin shtetin. Ky do të ishte shteti dhe shoqëria saliiste: një injorancë që të shuante gjithçka intelektive në Shqipëri. 

Rrëzimi i Saliut, dhe mbyllja e 17 universiteteve banalë, sikur e ndërpreu dje këtë gjëmë antiintelektuale në Shqipëri. Por beteja duhet të vijojë deri dhe të anullimi i diplomave me ligj. Një audit dhe një hetim i thellë duhet bërë në këta universitete, dhe, ndonëse prokuroria është e Saliut, domethënë e antintelektualizmit, duhet bërë presion të fillojë hetimi radikal për shitjen e diplomave.

Në Shqipëri duhet të fillojë beteja reale për racionalizmin e mohuar që nga viti 1945. Ky është një “revolucion në intelekt”, dhe duhet bërë patjetër. Asnjë popull nuk ka barazi ndaj intelektit; dhe intelekti i lartë i një populli është vetë vlera universale e atij populli. Këtë ka dashur t’iu heqë shqiptarëve hoxhizmi në fillim dhe Sali Berisha në këta 20 vjet. A do ta fillojmë betejën për shkollën racionale, të reptë dhe me sistem vlerësimi të pakorruptuar ne Shqipëri?

Kriza jonë është e gjitha në menaxhment, sepse kemi pasur vazhdimisht një shkollë joracionale dhe të dhunuar më kast nga antiintelektualizmi. Duhet të fillojë revolucioni racional i shkollës në Shqipëri ! …

Duhet të fillojë realisht investimi në intelektin e lartë të shqiptarëve…

67 komente në “Ngjela: Berisha shkatërroi arsimin me universitetet private, duhet hetim radikal për shitje diplomash”

  1. arsen says:

    Avokat!
    1 miljon votat nuk u dhane kot!
    Ndertoni burgje, nxirni xhepistat dhe vejuni byzylyk me GPS dhe lironi vendet per Salen, Lulin, Benin, Xhelal Mziun (e harrut fare), Boden and coo…
    Boll me llafe si Erion Braçe…DUAM REZULTATE!

    1. Devolliu says:

      O EDI RAMA, o zotërinj të Kuvendit! A do ta rregulloni këtë kaos e hajdutëri në Shqipëri apo do ta lini siç e katandisi Saliu i Shpellave?
      Epo SPARTAK NGJELA duhet të jetë PRESIDENT i këtij vendi ose të paktën fare PROKUROR I PËRGJITHSHËM.

    2. SE Group says:

      po pra tamam po cfare te beje taku i shkrete se edhe ky pa pune eshte

      http://bit.do/Shkaterrimi-i-arsimit

      1. arbeni says:

        TRAP, si nuk u lodhe, ske pune me te mire per te bere?

  2. Ladi says:

    E arsyetuar me mjaft aftesi intelektuale dhe e shpjeguar mjaft qarte kete here nga ky njeri me lekundje te forta besimi, por asnjehere anti-intelektual

  3. adi says:

    Nuk i heq apo shtoj asnje presje. Bravo Avokat!

  4. Petro says:

    Ky problem mbyllet me sukses, me gjithe pasojat qe ka fabrikuar, nese te gjithe diplomantet ne keto universitete-fabrika, kalojne ne provime shteti, qofte dhe dy tre lende kryesore.Kaq mjafton qe injorantet te dalin siper ujit.Shume prej tyre nuk kane kryer as te mesmen.Dhe te mendosh se keta kane zene, ose do te zene postet me te rendesishme ne strukturat shteterore apo vendore.Vaj medet nese do te pritet ndonje zgjidhje nga keto holba, qe s kane lexuar ne jeten e tyre nje liber.Ketu fillon dhe ketu mbaron lufta me te keqen me te madhe qe ka mbuluar kete vend(avokati e quan gjeme)

    1. Plaku i mocem says:

      Po nderuar Petro,nuk kam perse te shkruaj,i ke thene te tera me nje fjali.Te lumte,kjo qe thoni ju eshte zgjidhja.

    2. Hakiu says:

      Mos kujtoni se jane vetem diplomat < jo jane edhe pedagoge qe tunden e japin mesim si xhambaze ne universitete .Prese eshte lozur me mesataren ,me tekstet me pagesen e provimeve etj Nuk e beme ne ,e bene ata ,stafet pedagogjike ,te kontaktosh me nje pjese te tyre eshte me keq se me produktin e tyre
      Sa per Ngjelen ka te drejte por jo absolute ,intelektualizmi dhe shkollimi ne se do ishte shkaterruar nga hoxhizmi ,nuk do te ishte vete ai qe eshte por edhe shume te tjere poshte ose larte tij me intelektin qe kompletuan gjat atij sistemi ,eshte e vertete qe ai shpiku ose me mire te themi kopjoi nga sistemi komunist mjaft forma por niveli arsimor gjith perfshires e perjashton ate pergjithesim tqe hote Ngjela

  5. andromeda says:

    Hoxhizmi mund të ketë njëmijë të zeza porse shkolla hoxhiste ka qenë relativisht e mirë se ndiqte modelin sovjetik. Institucionet shkencore ishin të mirë paisur dhe funksionalë. Shumë nga mësuesit, mjekët, inxhinjerët, specialistët e sotëm të bujqësisë kanë bërë ato shkolla. Unë s’e kuptoj se ku e shikon avokati të keqen e shkollës hoxhiste. Po ti vetë avokat çfarë shkolle ke bërë?

    1. - homeri- says:

      – un jam nje nga ata qe ka mbaruar universitetin — hoxhist — kam qene i nivelit mezatar .. por kur me emruan ne pune , shefi i seksionit ku me emruan , me coi ne nje godin dhe me tha … ja ky eshte laboratori ku do punosh … gjithcka ishte dy tre dhoma bosh , pa asnje aparatur dhe mbas nje muaji , laboratori filloi nga puna …— nje teknik i mesem qe mbaronte politeknikumin 7 nendori drejtonte nje oficine mekanike nga ana teknike , organizative dhe ekonomike — avokati ka te drejte dhe argumenton mire ato shkollat e partise dhe gjithmon intelektualet kane qene gati te persekutuar nga vete sistemi …..refarma ne arsim lidhet me nivelin universitar dhe nivelin studentor …. ne se do kesh student si FULLHANI .. te tille ekonomije do te kesh

  6. Dibra says:

    Cfare nuk shkaterroi Berisha, qe mos te shkaterronte dhe arsimin?!!!!

    1. kokepalari rama dhe ngjala. says:

      dibra-o ju ja rrofshi koqet berishes qe ju beri njerz nga lop e Neandertaler qe ishit.pasi ju beri me rruge,shkolla,viza etj.qfare beri rama deri sot pos tritol,shkatrrime,vrasje e maska.asnji rruge e shkolle.ju la enveri lop ne gomere do perfundoni me ramen.pritet qe se shpejtui te ju vej qipa ne vesh APO numra qe te ju numeroj ju qelbesirave ashtu siq numtrohen lopet ne stalla.

    2. suki says:

      Shume e vertet Dibra le me qe ne Shqiper kan ble diploma fallso po edhe ne Kosove kan shume diploma falso qe i kan marr ne Shqiperi , duhet sa me shpejt te dal kjo pune para drejtsis e te burgosen autoret sa me pare

  7. loni says:

    ne 2004 ti ngjela bashke me mero bazen ishin dy intelektualet me te zjarrtet e saliut per rimarrjen e pushtetit ne 2005,si per ironi ju te dy intelektualet ngjela dhe mero baze dhate maksimumin per berishen qe te fitonte pushtet per te dyten here mbas kerdise qe beri ne 1997,i kerkuat popullit shqiptare ndonjehere ju dy intelektualet e shqiperise falje per mbeshtetjen fanatike qe i bete berishet shkateruesi numer nje ikombit shqiptar,morali denon edhe mbeshtetesit,sa per ata njerez qe mbaronin shkollen e partise ne kohe hoxhist kunder intelektuale mbase ke te drejte,por mos harro se te pakten ata punonin pa hile per shqiperine e aterheshme,kurse keta te sotmit punojne per shkaterrimin e vendit,ti je nje nga te paret z ngjela per shkaterrimin e vendit dhe i dyti eshte mero baze qe sollet saliun ne qeveri ne 2005,por si qyrrasher qe jeni te dy ju intelektuale legena dhe mostra te felliqura qani dhe shani kur ju prishet interesi ose kur saliu ju genjeu per premtimet qe ju kishte premtuar,se edhe ju te njejten gje do benit sikur saliu tju vinte ne poste te larta te qeverise,shkaterimin e vendit,por mbasi ju la si intelektuale legena jashte qeverise sot qani si qyrrsa dhe beni si patriote te zjarrte,me qe se ra fjala z ngjela,ti cfare intelektuali je???se mero baze eshte intelektual llafazan kete e dime te gjithe,po ti o plak matuf cfare je??

    1. Fatmir Mediu says:

      Nje Bravo e madhe

    2. arsen says:

      Dukesh sa i mençur je!
      Populli dhe njeriu nuk duhet te mendoje!
      Nuk duhet te reflektoje, por te rrije aty ku e ke pare heren e fundit….
      Populli duhet te beje gjithmone ate qe thote partia!
      Komunist i thekur qenke….

  8. rroku says:

    Avokat Ngjela nuk le shume Shteg per te komentuarPasi ne cdo situate qe trajton,transmeton shume Problematike,ku te cilat padyshim
    ngjallin mjafte polemika midis kritikeve.Por qe, ne fakt nuk gjen
    askend midis tyre qe te jete entuziast per gjithcka qe ka ngjare.
    I vetmi eshte Saliu,por edhe Luli i tij,Te cilet e kane humbur
    sensin e realitetit.Ketu lind edhe shkaku qe Avokati tregohet
    i acaruar,sepse sikunder e thote edhe vet ai: Eshte me lehte Te ecesh Drejte me Shoke se sa me Dredha te tipit Sali qe gjithmone ja fut Kot.

  9. . says:

    ============================================================

    Shume e vertete ….

    Ne Shqiperi 90% e DIPLOMAVE jane mare me para nen dore.

    Sali Krimineli mbushi maloke dhe injorante me nga 2-3 gjoja

    “Diploma” dhe i vendosi neper zyra dhe Institucione qe t’i

    sherbenin atij dhe familjes tij.

    ============================================================

  10. Spiro Duka says:

    Andromeda- nuk e ke kuptuar fare Avokatin ketu te rekomandoj ta rilexosh.

  11. artani says:

    Ekselent avokat. Do pare si jane dhene gradat doktor i shkencave, profesor i asocuar dhe profesor. Ka shume qe i kane te vjedhura.

    Vete rektoret dhe dekanet shesin gradat se dhe vete skane asnje artikull me faktor imapkti.

  12. Kritiku says:

    Kudo ku ka shkaterrim ne shqiperi detyrimisht shfaqet emri kobezi sali berisha o zot na shpeto nga kjo figure ogurzeze.

  13. . says:

    *************************************************************************************

    Pse nuk i morinin dot kaq Diploma ne kohen e Enverit keta
    maloke injorante ?

    Atehere studentet e Tiranes shkonin ne Universitet vetem me noten 8-te mesatare, kurse rrethet deri tek nota 6-te shkonin ne Universitet dhe shumica e tyre ngelnin pa perfunduar se ishin te dobet.

    —————————————————————————————-
    Pra Tirana kishte nxenes dhe kerkesa me te forta prandaj dhe ishin ata qe i dhane zhvillim Shqiperise duke punuar nga Vermoshi ne Konispol.
    —————————————————————————————–

    Kuse sot rregjimi verior-kanunor feudal i Sali Bishae degjeneroi me Diploma fallco arsimin dhe zhvillimin e Shqiperise ne Demokraci.

    Sot nuk gjen dot studente me medalje “ari” vetem ata qe kane paguar nen dore.

    *****************************************************************************************

    1. dada says:

      ii, mor plehre na tregon nivelin e malokve… Tiransit ishin bythlepiresa te profesoreve, se ne rrethe nuk sillnin bursa se i kishin per ju spiunet e jugut…Ata qe kane mbaruar kane shkelqyer, jo te dobet as behet llaf… Mos pafshi dite dhe mos befshi hajr sikur s’po beni.. Ata qe quan ti maloke shkelqejne dhe jashte…

  14. enter says:

    Mos guxo te shash shkollen ne kohen e komunizmit. Atehere pregatiteshin njerez te afte. Kishte , ckishte, por arsimin mos ja shani.

  15. . says:

    ===================================================

    Sot,
    nuk ka me studente si Ai i brezit meparshem …..
    edhe pse sot gjithcka e marin gati nga kompjuterit studentet e sotem kurre nuk jane te “zote” sa brezi meparshem qe jane larguar nga Shqiperia, per shkak te rregjimit kanunor-verior feudal i Sali Kriminelit.

    ———————————————————————————————-

    Harrojeni,
    kurre nuk vijne me njerez te zgjuar me kapacitet si brezi i meparshem.
    Shkolla do bythe dhe jo kafene dhe dashnore me nga 5-6 meshkuj sejcila.

    ===============================================================

    1. dada says:

      te paska. gele merak noj kallushan prej veriu prandaj flet keshstu…Ata qe pretendon qe vinin te punonin nga Vermoshi ne Konispol shumica ishin spiuna…Megjithate ata qe punuan fjalet me te mira dhe respekt kane per ato vende ku punuan…

  16. Jani says:

    O Loni po ti je historian ? E ka mirë Ngjela apo se ka ? Kaq thuaj që të marrim vesh çfarë je ti se Ngjelën e dimë çfarë .

  17. Bregliqenori says:

    Megjithese bythelevizur sa majtas djathtas, kete here ke te drejte o avokat Ngjela!

  18. Nastradini says:

    UET eshte universiteti i Argita Berishes dhe Blendi Fevziut.

  19. Petro says:

    Eshte kollaj te shashe duke qene me maske.S jeni burra, po burracaker.Ju s e pranoni evolucionin, as ne mendim.Keto qe thote Ngjela kete here jane te sakta dhe te verteta.Asnje nostalgji per shkollen hoxhiste.Pse Pali,Lenka,Simoni,e te tjere si i kujtoni.S mjafton te kesh shkolle, duhet ta vleresosh ate.Dhe ai rregjim nuk e vleresonte.Njelloj dhe ky.Ka nxjerr palet , lenkat e Simonet e tij.Ndaj jemi ketu dhe prit me posht nese nuk nderrojme rruge.

  20. beni says:

    Zoti Ngjela nuk jam mare dhe nuk jam politikan por kam votuar keto 24 vite. T espektoj dhe ke shume te drejt, kush pati para u mbush me diploma.

  21. . says:

    ==============================================================

    Sot

    90% e studenteve jane “zerro”,

    “tape” qe vetem kafe dine te pine dhe floket mbytur me xhel.

    ==============================================================

  22. . says:

    ******************************************************************************************

    Sot Shqiperia
    ka mbetur me injorante, me provinciale dhe femra-buce.

    Gjithe kultura,
    te edukuarit,
    te shkolluarit,
    te miret dhe te zgjuarit kane lene vendin qekur
    Shqiperia ra ne dore te rregjimit-verior-kanunor me
    ne krye kriminelin Sali Bisha.

    ******************************************************************************************

  23. bato says:

    Avokat, te lumte per kete qe shkruan. Por ti e ke mundesine te shkruash e te dalesh ne panele televizionesh; atehere ngrije zerin dhe krijo nje shoqate a nje forum a nje zgjidhje tjeter qe ky arsim te vihet ne shina. Por kerko ne rradhe te pare qe te gjithe keta qe fabrikoi antishqiptari Berisha ne fantazmuniversitetet e tij te merren ne provim ne te pakten 3-4 lendet kryesore e pastaj t’u njihet diploma e rimarre.

  24. asdreni says:

    Avokat, si gjithmone i ke rene ne te. Por edhe Edi me Nikollen nuk jane shume intelektuale te medhenj, keshtu qe mos prit shume.

  25. Teatri Skampa says:

    Mendoj se ka nje diskordance ne ate qe ju thoni z Ngjela.

    E para ju keni te drejte se regjimi komunist u ngrit mbi antiintelektualizmin duke vrare intelektualet ne vittin 1945 dhe vazhdoj me tej duke e kthyer ne sistem ne vitin 1967 e duke vazhduar deri ne vitin 1990.

    Regjimi komunist harroi faktorin Kohe, sepse ate qe Evropa e beri per 450 vjet diktatura komuniste e realizoi vetem per 20 vjet.

    Tani lind pyetja cilin antiintelektualizem demtoi Berisha ne vitin 1992 e kendej? Kur vete sistemi prodhonte antiintelektualizem gjate gjithe jetes 45 vjecare te regjimit. Mbi cbaza u ngrit kjo elite intelektuale? Cilen metodike huazoi apo pershtati per lindjen e shtetit shqiptar me nje sistem te ri pas 1990? Cilen doktrine? Cilen mendim filozofik do te pershtaste per mbarevajtjen e shtetit shqiptar, elita intelektuale mbas 90 e kendej? Kush ishte klasa intelektuale qe do ta bente nje kapercim te tille nga sistemi komunist ne ate kapitalist?

    Pra nuk kemi pasur fare nje klase te tille intelektuale mbas 1990. Ajo ishte produkt i vete regjimit komunist. Prandaj nuk ka shkaterruar asgje elita mbas 1990 e kendej sepse ate e kishte shkaterruar me pare Enveri ne vitin 1945,dhe ajo u ngrit si sfinks mbi zbatimin e marreveshjes se katovices. Prandaj jemi ne kete gjendje sot. Kur dihet fare mire qe i gjithe produkti intelektual komunist eshte nga fillimi deri ne fund antishqiptar dhe antievropian.

    Brezat e diplomuar mbas 1990 e mbrapa jane ne cilesi shume te dobet ne krahasim me produktin intelektual te viteve te mbreterise se Zogut, si dhe jane me te paket ne sasi se sa produkti intelektual komunist, por konkurojne me mire ne cilesi me kete te fundit(kujtojme te diplomuarit jashte dhe jo vetem).
    Prandaj kjo qe ju thoni i nderuar eshte nje gjysem e vertete.

  26. Kendveshtrim tjeter says:

    Nuk duhet te humbasim kohe me enverizmin,berishzmi si pjelle e tij,nen petkun e “demokratit”,ka rrenjosur nje sistem te ri stalinist ne Shqiperi.
    Qeveria,hapin e pare qe duhet te ndermarre,duhet te largoj nga zyrat e saj te gjithe te dipllomuarit nga keto universitete,duke i hequr te drejten e arsimit te larte.Ketu behet fjale per emerimet ne administrate dhe ne sektoret publik.
    Vetem ne kete menyre nderhyrja e qeverise eshte serioze.

  27. enter says:

    Po gjithe ata aktore, poet, kompozitore, artiste, inxhiniere, doktore, mesues, shkencetare qe u shkolluan ne Komunizem, cfare ishin ata???? INjorante????

    Flisni drejt. Intelektualet shqiptare u shkaterruan ne 1991.

  28. Pionier Lubonja says:

    Djali i Kiço ngjeles e Vera Pojanit i semure psiqik
    ………………………………………………..
    Ky sharlatan e shurranjoz si shumica e spermaxoideve te ish bllokut eshte shume i rrezikshem sepse vuan nga deliri i madheshtise si tere ish femijet e Bllokut qe kane uzurpuar vendin dhe e katandisen Shqiperine shprehje gjeografoike.
    Vete shkrimi eshte aqe kontrakditor dsa tregon problemin psiqik:
    NGA NJERA ANE FLET PER ANTIINTELEKTUALIZEM TE ENVER HOXHES E NGA ANA TJETER (thote yte verteten)TERE INTELEKTUALET.SHKENCETARET QE NDERTUAN KETE VEND NGA ASGJEJA KANE IKUR JASHTE OSE JANE TE PA PUNE SE I LANE NE MES TE RRUGES FEMIJET QURRAVECE TE ISH BLLOKUT NGA NANO TEK POLLO E PERFUNDUAR TEK KY ANTISHQIPETAR QE KA BERE MINISTER I DREJTESISE SE LIRISE NE DEM TE SHQIPERISE.
    -‘Nxenesit e Dhjetporit ngelen kunguj
    -Juristet e plepave te Ngjeles idjote e hajdute
    -Pseudo intelektualet Ngjela.Pollo.Berisha.Nano e kompani megallomane dogmatike e antishqipetare perfshi dhe Blushat e Lubonjat e tere bythkat e tjera pe Korçe.

  29. Canada says:

    Z. Ngjela

    Korcaret do te quanin Ngjelka dhe me te drejte. Kam 20 vjet qe te degjoj duke lehur sa nga e majta ne te djathte. Lepive bythen e Sales, besoj se e mban mend se cke thene per Salen, dhe te beri deputet. Nuk te dha karriken dhe e braktise. Fillove te lehesh per Ramen por nuk more karrike i ktheve krahet. Me fal ke personalitet apo thjesht je me nje sy ne mbreterin e qorave dhe te duket vehtja fenomen, je jurist i shkolles Enver Hoxha dhe bere para duke bere kompromise me kriminelet e viteve 90-2000. Je thjesht nje Ngjelke.

  30. Andrea N says:

    Avokat! Ju kujtoj se prapesite e sistemit berishian nuk mund t’i justfikoni me periudhen e diktatures. Ndonse keni te drejte me shkollen e partise, por ne ate kohe jo që nuk mund të merrje nje diplome pa merite, por asnje pese nuk guxonin arsimtaret të vinin aforfe. Ketu benit perjashtim vetem Ju te Bllokut. Kjo qe ka ndodhurme Universitetet private te Berishes eshte nje plage qe do kulloj qelb per 50 vjet. Ju flisni per hetim: Kush mendoni se duhet ta kryej kete proçes….Llalla apo Ndreca? Teorikisht e ke mire per hetimin, por praktikisht ky hetim eshte utopi. Bravo Lindita….mos u terhiq, je ne rruge te mbare!

  31. veterani says:

    Jam dakort me komentusin me siper PETRO nuk ka nevoje per burgje por vetem se gjith kuadrot te merren ne pune me provim shteti.Kjo do te presin rrugen e diplomave fallso apo te marra me lek cdo student do e gjeje vet shkollen se ku do studjoje do nderpres blerjen e votes pra si thon do ndaj shapin nga sheqeri.

  32. maloku says:

    Ti Taku, bir i komunizmit. Ti nuk ke fije edukate edhe te burgosurit i thirret zoteri. Nuk kane ngele shqiptaret ti bejne biografine vllehet si puna jote. Ke pyetur ndonjehere nga e ke origjinen ti. Je rumun vlleh te them une. Ik ne vendin tend dhe bej kimente.

    1. agripa says:

      PO KU E DI TI LOKSI CJANE VLLEHET

  33. beni says:

    E perkryer! Bravo

  34. gfd says:

    Zgjidhje e mire do te ishte nese ne kete proces hetimi te perfshiheshin edhe ata qe kane dhene para per te blere nje diplome. Une mendoj qe procesi i hetimit te diplomave te behet per te gjithe personat qe jane rregjistruar ne vitin shkollor nga viti 1992-1993 deri 2013-2014.
    Kjo per arsye se diplomat nuk jane blere vetem ne Privat por edhe ne shtet. Kjo shpjegon faktin qe ne administrate ka analfabete te mirefillte qe sdine te formulojne 2 fjale. Ka shume raste ku per te mbajtur nje vend pune kane blere nje diplome ne Universitetin Bujqesor te Kamzes ne Ekonomi Agrare, Ne Institutin e Fizkultures apo ne universitete si ne Gjirokaster, Elbasan, Shkoder e Korce.
    Ne fillim do te ishte mire qe te gjithe ata qe pretendojne se zoterojne nje diplome te plotesojne nje formular tip deklarate ku marrin pergjegjesine se ata kane studiuar per tu diplomuar ne universitet duke specifikuar vitet e studimit, menyren e studimit me shkeputje nga puna apo pa shkeputje nga puna, institucionin qe ka leshuar diplomen, nr. e amzes ose Id e Diplomes dhe ketij formulari ti bashkengjitet lista e notave bashke me diplomen te noterizuara. Rast pas rasti do te dalin ne drite xhevahire te papara. Mund te duket e veshtire por nuk eshte dhe aq nese cdo institucion per te punesuarit ne administrate ben punen e vete pa allishverishte. Kjo eshte menyra me e mire per ta nisur procesin dhe per ti vene para pergjegjesise ata qe kane vjedhur vendet e punes duke paguar ne menyre te paligjshme pa frekuentuar ne baze te ligjit dhe pa ju nenshtruar procedurave qe parashikon ligji per tu diplomuar. Te jeni te sigurte qe nuk ka kellqe njeri qe te vendoset ne nje pozite te tille dhe te beje te fortin. Perndryshe kjo nisme deshton.
    Nese nuk behet keshtu eshte E KOTE.

  35. Lefteri says:

    Likja cfare shkolle ka mbaruar?

  36. DeAlfa says:

    Krahasime aq te pa vend te Avokatit si nata me diten !

  37. Treviso says:

    Eshte nje analise mjafte e sakte nga zoti Ngjela.
    Shqiperine e prishi Shkolla Vladimir Iliç Linin e quajtur shkolla e Partise me drejtoreshe Nexhmije Hoxha. Pas renjes se ketij regjimi doli regjimi i ri, me ne krye sekretarin e komitetit te Partise te Q.S.U.
    Ky regjim pregatiti kuadro aq te forte sa mbaronin 8 vjeçaren dhe kalonin direkt ne universitete. Ne keto universitete diploma u merte brenda vitit. Per 5 vjet mernin 5 diploma. Nga ana tjeter doli kursi i Plepeve qe do pregatiste prokurore dhe gjykates qe kur te dilin ne jete te mos denonin ato kuadro me 5 diploma. Mjafton te pyesni Gjin Gjonin sa diploma ka marre pas kursit te Plepave. Beni nje analize per partine Demokratike. Sa kuadro te zote kan qene dhe jane per perjudhen e fundit 8 vjeçare qe kane qeverisur. Pse kuadrot e vertete dhe te zote u larguan nga kjo parti? Nuk flasim per ato qe largoi diktatori dhe krimineli Berisha.

  38. JO ,JO VENDE PER T’I BURGOSUR KA PLOT. Ka tunele te medhenj,sa te strehohen sa e sa persona. Atje te mesojne se c’eshte drejtesia, se djersa e popullit nuk vidhet ,se me popullin nuk ka shaka. E falenderoi avokat Ngjelen per artikullin qe ka shkruar e mendimet e vlefshme qe ka dhene.
    Eshte e vertet qe I dham votat kolicionit te manjt, me ne krye Edi Ramen,por Edi e qeveria e tij ka nevoi per mbeshtetije edhe nga ne populli. Le te flas nga mengjezi deri ne darke PD,lete mbajne radhen per te folur,por kur populli nuk I degjon,po revoltohet ndaj tyre,ata do ta ulin bishtin,e do te flasin ndoshta me mend ne koke. PO,morpo,student ne unversitet ,ndoshta edhe i deges se histories,nuk di kur u clirua Shqiperia…… Studentet e tanishem nuk njohin “netet e bardha” ne kohe provimesh,por njohin nete te bardha ne kafenera e disko. UNIVERSITETE KOTI KUR THOT NJE MIKU IM.

  39. Sali QENI says:

    Zoti Ngjela sipas mendimit Tim ka qene gjithemone korrekt, edhe ne kete rast eshte shume i sakte.
    Por Zoti Ngjela ka harruar te permende edhe VKM te Fatos Nanos qe nuk njeh dipllomen per ata qe nuk e ushtrojne profesionin per pese vjet. Besoj se Z. Ngjela ka njohuri per kete VKM i cili eshte antikushtetues.

  40. Anduelinda says:

    UAUUUUUUU Cfare shpjegimi. Po sa i zgjuar qe je morre “dreq”.

    AVOKAT NGJELA KRYEPROKUROR I ARDHSHEM I SHQIPERISE

  41. drejtesia says:

    Eshte shume e drejte masa e marre nga qeveria dhe hetimi qe duhet bere per abuzimet.Po kush do t`i beje keto hetime? Te mos ndodhe si ne gjykaten e Elbasanit qe si K.LD. dhe ministri drejtesise bene tere ate zhurme per abuzimet me detyren te dy gjyqtareve Ilir Pashaj dhe Bujar Musta e ne fund i falen ata ,Me c`te drejte falen keta gjyqtare qe kane marre urrejtjen e tere popullit per shkeljet e renda ligjore!!!

  42. Andrea says:

    Ngjela duhet te behet vetem prokuror i pergjithshem qe te stabilizohet situata dhe te denohet makuteria e politiklesheve (politikaneve)se kete nofke meritojne

  43. Kris says:

    komisari im ishte koperativist i dalluar .por enveri e beri krenar duke e bere syrin dhe veshin e partise ne ushtri. dhenje here ne muaj i raportonte komitetit te partise per difektet e mija dhe 3 here ne jave u lexonte ushtareve citate te enverit dhe Mao Ce Dunit.
    Saliu formoi intelektuale plepash dhe vitrinash dhe i beri krenare se i dha tituj shkencore pa mbaruar te mesmen.Shqiperia zuri vendin e pare ne eksportet intelektuale,pas gjemanise ne ekonomi,pas Kines ne fasoneri
    Rama e ka filluar mire punen me bankat.Deri tani eshte vrare nje bankier dhe eshte vjedhur vetem nje banke.po ne skemi pare gje akoma,300diteshi i dyte do jete nje histori e vertete suksesi.Per denimin e korrupsionit Rama eshte i gatshem por do te rendohet ekonomia duke mbipopulluar burgjet prandaj dhe puna e diplomave false eshte si puna e tapive falso.do merret vendimi i legalizimit dhe diplomat do ndahen nga piktori ne cdo lagje

  44. marshalli TITO za uvijek says:

    bukur , te futen ne burg

  45. Erik says:

    Nuk e di per cfare flet avokati por me ke kemi ne qeveri zor se mund te presim rezultate me te mira;

    K/ministri, piktor mesues vizatimi, mbaruar ne shkollen e hoxhizmit,
    Ilir Meta, s’ka bere shkolle fare, dhe ate qe ka bere me 5 noten mesatare.
    Ministrja e arsimit, ka mbaruar universitet qe do mbyllet.
    Ministri i financave, shkollen 3 vjecare te hoxhizmit per ekonomine e socialismit
    Ministri i Mjedisit, s’ka bere as shkolle te mesme, mos pyet per te larte.
    Ministri i punes, ka bere te mesme naten dhe te larte asgjekundi.
    Ministri i Drejtesise, prokuror i hoxhizmit
    Ministri i ekonomise, ka bere anglisht te hoxhizmit.
    Ministri i transporteve, anglisht te hoxhizmit.
    Ministri i shendetesise, pretendon IT, por ne kohe te hoxhizmit pa pare kompjuter me sy.

    etj, etj, keshtu me radhe, ose jane me shkkolle partie, ose s’kane as te mesmen.

    Tani na thoni se c’mund te beje ky ekip qeveritar ne kete vend?!

  46. Altin says:

    Ngjela do ishte kandidat I perkryer per krye prokuror.

  47. moisi golemi says:

    Avokat. Ti po bie ndesh me veten tende. Po pohon të kunderten e asaj qe thua. E dime qe urrejtja vetjake per komunizmin te ka lene me pasoja, por mos ia ngop kot fare. Dhe si shembull qe ti thjesht ke urrejtje patetike, po te bej nje pyetje.

    Kur ti vete thua qe sistemi hoxhist shkaterroi intelektualet dhe ngriti anti-intelektualet e injoratet. Atehere, kurerdhi Berisha, cilet intelektuale deboi? Cilat 90% te instituteve shkencore prishi? Cilet shkencetare u larguan per tepunuar jashte??? Sepse ti, i madhi avokat, po na thua qe hoxhizmi zhvilloi vetem anti-intelektualizem. Atehere, nga mbine keta intelektuale e shkencetare te shumte qe hoqi Saliu? Mos valle ishin neper institucione qe nga koha e sa-trap Zogut?

    Eh avokat. Armikun urreje, por jepi hakun. Mos fol neper tym, se s’te ka lezet.

  48. një i rvoltuar nga Kosova says:

    Ti “Kokpalar…” dukesh qe je nje budalla qe ti ka marr mend Sali Serbi.! Une shkoj shpesh ne Shqiperi dhe dallimi nga vjet me sivjet eshte i madh. Derisa vjet policia ne kufi dhe ne rruge e kudo na kerkonte lek sot kjo nuk egziston. Shko dhe provoje vet(kjo e para),e dyta: reforma territoriale,arsimore, ne polici e thash,e pritshme ne drejtesi. Keto e bejne Ramen te pamatshem me Sali Sllobodanin. Hajt ik ruj lopet se tjeter pune nuk di ti te besh. Pale mi jep mend Rames…,pif…!!!

  49. Mazllëmi says:

    Shumë saktë e mirë, i thotë Spartaku…! Por një gjë nuk kuptoj… Pse më parë o Spartak, je futur “në vathën” e Saliut dhe ke bashkëpunuar me të…???!!! Apo atëhere, nuk i shikoje këto gjera që ja bënin muuuuuuu…!

  50. ilir says:

    Avokat ti je si Mesia…. Ke futur hundet, me fal je shprehur mbi te gjitha rastet me nje fare rezonance ne media, por nuk mbaj mend te kesh cuar nje ceshtje deri ne fund. E bukura eshte se jeni nje ushtri e tere: Ti, Balla, Brace, Bumci, Basha, Strazimiri, Ristani, Islami, etj etj. Ceshtja eshte qe karvani i Berishes, Metes, Rames, nuk pjerdh per lehjet tuaja. Per te ardhe keq….

  51. AndreA says:

    Zgjidhja radikale, sikur nje operacion qe heq nje tumor, ka dhe kjo eshte:
    1. Ligjerimi menjehere i licencimit te cdo profesjoni, ballafaqimi i barabarte i te gjithe te diplomuarve qe nga v.1992 e ne vazhdimesi perballe nje Pyetsori te perzgjedhur nga Profesoret e Universiteteve ne bashkepunim me Universitetet e tjera te vendeve te zhvilluara.
    2. Ligjerimi i Cvleresimit menjehere te “DIPLOMAVE” te personave qe nuk e kalojne pragun e 40% te pergjigjeve te Pyetsorit.
    3. Ligjerimi i konkurences per cdo vend pune ku kerkohet arsimimi i larte, ndoshta edhe i mesem publik, me kritere perzgjedhse transparente per secilin, me shpallje fituesish po transparente, ku piket e mara pergjate pergjigjeve te Pyetsorit te Licencimit kane perparesi percaktuese. Si pasoje:
    4. Ligjerimi i largimit menjehere nga detyra apo puna i te gjithe HUMBESVE te dale nga zbatimi i pikave me siper.

    Besoj se reagimi plot pasion dhe mllef i prof. Artan Fuges, si edhe shpresa e qindrave Te Afteve qe vuajne RRUMPALLIZMIN e instaluar pas v.1990 ne Shqiperi, do te gjejne Drejtesine e Munguar.

  52. muzapopullore says:

    Korigjim: Ministri i Ekonomise ka mbaruar Anglishte Ekonomike

  53. Tironci says:

    ke te drejte zoti Ngjela.
    por duhet menduar se po te verifikohen aftesite e Studenteve me Diploma nga keto Universitete, 99% e tyre duhet te fillojne pune lopcare.
    A kemi ne kaq shume lope ne Shqiperi per ti punesuar keta Persona me Mastera, se mbeten pa u shfrytezuar keto talente kaq te nevojshme per Shqiperine.

  54. shqip says:

    Ngjela.Kombi tone mund te shpetoje vetem ne qofte se digjen te gjalle kopeja e hajduterise te fashixmit te hitlerit shqipetar sali berisha,bashke me nexhmije hoxhen dhe nipin e hajdutit zog qe nishani e mban ne zyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje