Partia Demokratike ka vijuar denoncimin mbi atë që e konsideron skandalin e CEZ, pas miratimit të marrëveshjes në Kuvend mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë cceke në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
“Opinioni publik duhet të vihet në dijeni se Avokati i Shqipërisë, studio e mirënjohur e arbitrazhit ndërkombëtar Derain & Gharavi, e kontraktuar nga shteti shqiptar në tetor 2012, është përjashtuar nga nga procesi i negociatave të mbajtura ndërmjet qeverisë Rama dhe Kompanisë CEZ. Rezultati i të ashtuquajturave negociata tashmë është i njohur për të gjithë shqiptarët. Janë falur nga qeveria socialiste rreth 500 milion Euro fatura të papaguara të CEZ ndaj kompanive shtetërore shqiptare, si dhe një dëm deri në 3 miliardë USD shkaktuar Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Për më tepër, qeveria Rama do t’i paguajë CEZ a.s. edhe 95 milionë Euro të tjera, të cilat mund dhe duhej të ishin përdorur për fuqizimin e sektorit të energjisë elektrike. Çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë nga xhepi 1,1 milionë lekë, për të mbushur xhepat e kompanisë çeke CEZ”, theksoi deputeti Florion Mima në një konferencë për mediat.
Ligjvënësi demokrat tha se negociatorët e qeverisë e përjashtuan avokatin tonë ndërkombëtar, sepse e dinin fare mirë se kjo studio e mirënjohur në asnjë rast, në asnjë rrethanë nuk ka këshilluar Shqipërinë të arrijë një marrëveshje të tillë të turpshme.
“Në asnjë rresht të korrespondencës midis shtetit shqiptar dhe tij, ky avokat nuk sugjeron arritjen e një marrëveshjeje me terma të tillë që e gjunjëzojnë Shqipërinë. Përkundrazi. Në të gjithë korrespondencën e gjatë mes shtetit shqiptar dhe avokatit ndërkombëtar, këshillohet pikërisht e kundërta. Në dokumentin e datës 31 dhjetor 2012, që në fakt është edhe udhërrëfyesi kryesor për hapat që Shqipëria duhet të ndërmarrë, hartuar nga ky avokat, konfirmohet fakti se CEZ a.s dhe bija e saj në Shqipëri, janë pergjegjësit e vetëm të dështimit të privatizimit, të krijimit të humbjeve dhe veshtirësive në rrjetin e shpërndarjes. Po ky avokat, në të njejtin dokument, i sugjeron qeverisë shqiptare mbledhjen e provave për veprimet e paligjshme të CEZ, që shkojnë deri në pergjegjësi penale”, tha Mima.
Sipas tij, ky është ndoshta rasti i parë dhe i vetëm në historikun e proceseve të tilla, kur avokati që paguhet nga shteti për të ruajtur interesat e tij në mënyrën më të mirë profesionale, përjashtohet po nga ky shtet nga negociatat dhe arritje e marrëveshjes. Është e kuptueshme pse, sepse ai nuk do të ishte dakord dhe do të ngrinte zërin e tij kundër.
Seit Dollapi qe pushoi socialistet nga puna,eshte marre drejtor nga zoti Koco Kokedhima i Partise Socialiste zoti Edi Rama,bashkeshortja ime qe ka 50 vjet qe i jep voten ps rri pa pune,Seit Dollapi 50 vjet pd-se,behet drejtor prane deputeteve te ps-se..Cohu o popull injorant,injorant qe nga une i pari,nga nusja ime dhe me radhe,cohu dhe rregulloi ca gjera.