Vjedhja e thesarit nga BSH/Shoqata Shqiptare e Bankave: Aktiviteti vijon normalisht, sistemi financiar i mbrojtur (VIDEO)

6 Gusht 2014, 12:57Sociale TEMA

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) përmes një njoftimi për shtyp kërkon të sigurojë publikun, por edhe klientët e bankave tregtare në vend, se aktiviteti i bankave tregtare vijon normalisht.

Reagimi vjen pas skandalit të zbuluar mbi vjedhjen e 7.13 mln $ nga Banka e Shqipërisë.

Përmes deklaratës, AAB kërkon të saktësojë se pavarësisht nga ngjarja e rëndë, i gjithë sistemi financiar ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar vazhdimin normal të veprimtarisë për furnizimin me likuiditet të tregut ndërbankar.

“Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), duke marrë shkas nga reflektimi i vazhdueshëm në media i konstatimeve të parregullsive në funksionimin e disa aktiviteteve në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, dëshiron të sigurojë publikun, dhe veçanërisht klientët e bankave tregtare në vend, se aktiviteti i bankave tregtare vijon normalisht dhe parregullsitë e lartpërmendura nuk ndikojnë në aktivitetet e tyre operacionale, apo furnizimin me mjete monetare.Pavarësisht nga ngjarja e rëndë, i gjithë sistemi financiar ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar vazhdimin normal të veprimtarisë për furnizimin me likuiditet të tregut ndër bankar ndërkohë që bankat tregtare janë gjithmonë të angazhuara të zbatojnë me përpikmëri kuadrin rregullativ dhe masat e nevojshme për realizimin e funksioneve të sigurimit dhe mbrojtjes. Bankat anëtare të AAB-së garantojnë klientët e tyre për një funksionim normal të departamenteve të tyre si dhe për impenjimin maksimal për vazhdimësinë e sistemeve dhe aktiviteteve të tyre në mënyrë që të sigurojnë investimet e depozituesve”, thuhet në deklaratën për mediat.

7 komente në “Vjedhja e thesarit nga BSH/Shoqata Shqiptare e Bankave: Aktiviteti vijon normalisht, sistemi financiar i mbrojtur (VIDEO)”

  1. shpatari says:

    punonjesit e bankave te vazdojn punen deri ne fund sa shlyejn kredit e mara te vezhgohen per ndonje levizje te dyshimt

  2. neda says:

    Sigurisht qe ju ju keshtu do thoni per te qetesuar njerzit, por e verteta nuk dihet, dihet vetem nje gje qe bankat punojne me parimin e piramidave.

    1. Trendi says:

      SI eshte ky parimi i piramidave ta marrim vesh edhe ne injorantet

  3. melo says:

    po protesta kunder fullhajnit a po vazhdon?Nuk shohim te kete ndonje lajm per kete.
    Sa per shoqaten banKare ajo eshte nje klub banditesh qe najne pazaret me njeri tjetrin.Lutemi publokoni pak emrat e tyre dhe do kuptoni se nga kush perbehet.te tere jane te perlyer me pislliqe dhe jane te veshur me kollare tani.yyyyy qelbesira!

  4. ? says:

    si ka mundesi fullani akoma fullani guvernator i nje banke qe vidhej nga punenjosit e vet per vite te tera rresht?

    si justifikon fullani pagesen prej 10.000 dollaresh ne vit te pakten ne bordero, eshte shume e qarte qe ai eshte jo vetem i pa afte por edhe i pa besueshem per ate rol!

  5. kimi says:

    Ky eshte lajmi me ordiner qe degjojme qe pas vrasjes se “çunit te tirones”.Perseri njoftim bajat nga ata qe rrjepin kete popull,pra bankieret ,qe bejne sikur rreth tyre rrotullohet bota,qe nga ç’do gje marin vesh vetem nga financat jo.Ky eshte turpi i radhes a thua se keta nuk jane pjesmarres ne vjedhjen e radhes!

  6. latifond says:

    Njera dore lan tjetren;te dyja lajne fytyren.Nje hajdut mbron tjetrin;te dy vjedhin popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje