Nikolla sqaron maturantët: Nuk i ulëm kuotat, do kthejmë cilësinë në Universitete

6 Gusht 2014, 14:36Sociale TEMA

Populizëm elektoral e ka quajtur ministrja e Arsimit Lindita Nikolla politikën e ndjekur nga Qeveria Berisha mbi arsimin e lartë në vend. Në këtë kuadër, Nikolla tha se ish-Qeveria rriti kuotat e pranimit të studentëve me 7 mijë më shumë nga sa kishin propozuar vetë institucionet e arsimit të lartë.

Në një takim me nxënës maturantë, Nikolla ka preferuar t’i sqarojë “ballë për ballë” mbi të vërtetat, siç i konsideroi ajo, në lidhje me kuotat e pranimit në universitete dhe tarifat e studimit të lartë.

 “Pati populizëm elektoral se ishte vit elektoral. Ofruan 29.330 kuota, por u thithën, 23.689 kuota, pra rreth 6 mijë më pak. Pati një rritje të kuotave në raport me atë që kishin kërkuar universitetet dhe të servirësh kuota jashtë kapaciteteve edhe për nxënësit e mirë do të thotë që ke humbur cilësinë dhe zhvlerëson cilësinë e diplomave. Vetë universitetet në totalin  tyre propozojnë 22 mijë kuota”, u shpreh ministrja Nikolla.

 “Bëmë një hap përpara për arsimin, pasi hoqëm pjesën e kalbur, ku mbizotëronte kaosi dhe abuzivizmi, para jush si profesorë do kishte studente që kishin mbaruar bachelor-in dhe mungonin të dhënat për vijueshmërinë e studentëve. Ju do ishit çdo ditë në auditore, ndërsa dëftesën do ta merrnin edhe të tjerë, të huaj që nuk vinin fare në mësim. Reforma do jetë e debatuar me ju, me shoqërinë civile me çdo grup interesi, është gjithëpërfshirëse dhe transparente”, tha ajo.

Nikolla siguroi maturantët se qeveria nuk ka ulur kuotat këtë vit dhe se është gënjeshtra deklaratat se gjoja këtë vit 11 mijë studentëve iu është ndërprerë ëndrra për universitet.

“E vërteta është shumë e thjeshtë. Është gënjeshtër të thuash kemi mbyllur dyert për 11 mijë maturantë. Vjet ka pasur më shumë kuota, por universitetet kishin kërkuar më pak. Këtë vit ne u konsultuam me universitetet, kërkuan 22 mije kuota dhe ne kemi dhënë vetëm 2800 kuota më pak se kërkesat e universiteteve. Kemi marrë përgëzimet e drejtuesve të universiteteve”, tha Nikolla më tej.

Ajo bëri me dije disa nga arsyet pse kishte ulje kuotash për t’u pranuar në universitete. Ajo nënvizoi se “ nga analiza e tyre në universitete rezultoi se 63 programe nuk ishin të përshtatshme të merrnin kuota për këtë vit akademik, që në total bëjnë 1937 kuota, nga të cilat 25 programe rezultonin të regjistruar më pak se 10 studentë, por në ligj thuhet se nuk mund të thuhet se një program s’mund të hapet me më me pak se 10 studentë”. 

Duke shtuar , se këto programe përbëjnë 580 kuota ndërsa 498 kuota që janë kërkuar në 14 programe, rezultoi se totali i notës mesatare të gjithë grupi rezulton më pak se 5.5, pra 5.2”. Në vijimësi të fjalës, ministrja theksoi dhe kurrikulat e reja për studimet parauniversitare do të kenë të përfshirë edhe aktivitetin fizik, pra sportin si një aspeckt të rëndësishëm të sistemit arsimor shqiptar.

Nikolla theksoi se me këtë hap të parë të ndërmarrë, por edhe në vijim reforma në arsimin e lartë synon kthimin e cilësisë në auditore.

Ndërsa duke folur për tarifat shkollore, ministrja pranoi se ato kanë pësuar një rritjer të vogël. “Tarifat rritje, por është më e vogël se ajo që kanë kërkuar universitetet. Rritja më e madhe në tarifat e studimit është 70 mijë lekë të vjetra në vit. Shumë më e vogël se ajo që kanë kërkuar universitetet”, tha ajo.

Ndërsa duke folur për studentët e universiteteve që iu është pezulluar puna, ministra tha se ata do mund të ndjekin studimin veçanërisht në universitete publike.

“Ne do operojmë kundrejt dosjes dhe do verifikojmë informacionet e tyre, vërtetësinë për ti bërë pjesë në arsimin publik por edhe privat. Do i arsimojmë në rajonet nga vijnë këta studentë”, tha Nikolla.

6 komente në “Nikolla sqaron maturantët: Nuk i ulëm kuotat, do kthejmë cilësinë në Universitete”

  1. illegal mind says:

    Cfare do te thot “ulje kuotash”

    1. Sokrati says:

      Filloje nga vetja rregullimin e cilesise o qorrja e bibes.

  2. anonim says:

    Si moj cope mishi do t’i detyrosh njerezit, qe per njemije e nje arsye kane zgjedhur ti ndjekin studimet ne qytetin e tyre, te shkojne ne qytete te tjera t’i vazhdojne ato?! N.q.s nuk pranojne ti do t’i mohosh te drejten e studimit?! Ti mund te ndaloje regjistrimet e reja dhe skishe pse i beje rremuje gjerat. Jeni njerez INJORANTE ne kuptimin e plote te fjales, qe sja keni idene shtetit e drejtimit te tij. Jeni me injorante dhe se ata qe iken.

  3. Trapi says:

    Vazhdoni punen zonja ministre,mos ndaloni asnje sekonde me teper per endrrat e atyre qe kane mbaruar me 5 dhe 6 gjimnazet,nuk jane per shkolle ,pik..

  4. tom jones says:

    ministre me pamje me mjerane dhe kapacitet intelektual me te ulet se kjo dhe se gjermeni, nuk ka patur ky vend.cti thuash ed rames, se ku i ka gjetur keto, ai e di. nje zhgenjim total per kete njeri qe e kemi perkrahur dhe votuar aq shume.

  5. Arsimi says:

    O Zonja Ministre, nuk ka nen ne ligj qe te thote per minimum 10 studente, mos ja fusni kot dhe mos abuzoni. E dyta, qe disa programe kishin te pranuar me ate mesatare qe thoni, nuk eshte faji i programeve apo universiteteve por i politikes se meparshme qe i conte ato studente, cojuni te mire t’ju nxjerrin te mire. Perse abuzoni keshtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje