Virusi Ebola/ISHSH apel qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Afrikës, mund të infektoheni (VIDEO)

6 Gusht 2014, 13:09Sociale TEMA

Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos udhëtojnë drejt Afrikës, pasi rrezikohen të preken nga virusi “Ebola”.

Deklarata është bërë gjatë një takimi pune në mjedisiet e Aeroportit të Tiranës “Nënë Tereza” për bashkërendimin e punës për parandalimin e përhapjes së infeksioneve përmes rasteve eventualisht të importuara të prekura nga Virusi Ebola.

Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë Eltar Deda ka deklaruar se deri tani nuk ka asnjë rast të prekur me virusin Ebola në vendin tonë dhe se janë marrë të gjitha masat.

“Deri tani nuk kemi patur rast për të prekur me virusin Ebola. Kemi marrë të gjitha masat,ndërsa iu bëjmë thirrje të gjithë qytetareve që të mos udhëtojnë drejt Afrikes,pasi rreziku i prekjes nga ky virus është tepër i lartë. Kemi bashkëpunuar me të gjitha instuticionet përgjegjëse,po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me aeroportet e shteteve të huaja,për të eleminuar çdo rrezik të mundshëm”, tha Deda.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Silva Bino, Drejtuese e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Dr. Gazmend Bejtja, Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Gjergj Koja, Kryeinspektor i Degës së ISHSH Tiranë.

3 komente në “Virusi Ebola/ISHSH apel qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Afrikës, mund të infektoheni (VIDEO)”

  1. shpatari says:

    ju lutem mos e pengoni xenin giten desaren lulen ne ket mision ne afrik se e kan merak

  2. Andreas says:

    nuk ha mortja mut!

  3. Epiri enchallon says:

    Ju lutem mos udhetoni ne Greqi pasi gjiashtu i perket Afrikes veriore !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje