Një numër, gjithnjë e në rritje i të huajve, duke përfshirë edhe shqiptarët, po e përdorin sistemin e azilit në Francë për të marrë trajtim mjekësor falas, për sëmundje të rënda.
Sipas gazetës “Le Monde”, mjekët në qytetin e Lionit shprehen të shqetësuar se emigrantë nga Shqipëria, Kosova dhe Gjeorgjia, me probleme serioze në veshka, vijnë në Francë për të përfituar trajtim mjekësor falas, duke shfrytëzuar kërkesat për azil, shkruan “Ora News”.
Profesori Emmanuel Morelon, kreu i shërbimit të transplanteve në spitalin “Edouard Herrito”, pavarësisht problemit, thotë se ai nuk beson se kjo çështje duhet të bëhet pjesë e diskutimit të ligjit të emigracionit në parlamentin francez, pasi do t’i jepte pikë tezës anti -emigracion të Frontit Nacional, partisë së ekstremit të djathtë që po vjen në rritje. Por fluksi në rritje i pacientëve në repartin e dializës, që mund të trajtojë vetëm 24 pacientë njëherësh, është i papranueshëm.
Teksa ai nuk sheh asgjë të re tek fakti se kërkesat për azil përdoren për të marrë trajtim mjekësor falas, profesor Morelon sqaron se rritja e kërkesave për trajtim falas të sëmundjeve të veshkave në Lion, përbën një rast unikal.
Si funksionon skema
“Zakonisht, këta njerëz, me të mbërritur në stacionin e trenit të Lionit, teksa duket se nuk janë mirë, dërgohen në urgjencën e qytetit” -shpjegon Profesor Morelon për “Le Monde”. “Mjekët në spital raportojnë më pas, se këta persona kanë nevojë urgjente për dializë. Dhe këta pacientë nisin trajtimin mjekësor dhe njëherazi bëjnë kërkesë për azil”.
Franca u garanton azil refugjatëve që vijnë nga vende që konsiderohen të pasigurt. Shqipëria, Kosova dhe Gjeorgjia nuk janë pjesë e tyre. Por sapo regjistrohen në sistemin e azilit, është tepër e vështirë që t’i largosh nga spitali pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda, nëse ata nuk e kanë të mundur të marrin trajtim të plotë mjekësor në vendet e tyre, raporton më tej “Ora News”.
Procedurat e sistemit të azilit në Francë u lejojnë atyre që pretendojnë të fitojnë azilin, që të marrin trajtim mjekësor falas 3 muaj pasi aplikojnë për azil. Gjatë kësaj kohe, ata e shënojnë emrin në listën e pritjes për transplant.
“Le Monde” shpjegon se koha e pritjes për transplant është më e gjatë sesa ajo e përgjigjes për kërkesë për azil. Por gjatë kësaj kohe, gjendja e pacientëve konsiderohet si e rëndë, mjaftueshëm që ata të marrin statusin si “të huaj të sëmurë”.
Sistem i organizuar
Duket si një sistem i organizuar. “Le Monde” thekson se të ashtuquajturit “refugjatë mjekësorë” mbërrijnë në Lion, duke patur informacion të plotë se si mund ta shfrytëzojnë sistemin shëndetësor falas në Francë. Janë të pajisur me emrat dhe adresat përkatëse të qendrave të dializës në qytet dhe e pranojnë hapur se vijnë në Francë posaçërisht për çështje shëndetësore.
Jean -Louis Touraine, një mjek që është edhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare Socialiste dhe anëtar i rajonit të Rhonit, (që përfshin Lionin), është një nga ligjvënësit që qëndron pas draftit që iu paraqit parlamentit francez në korrik, i cili kërkon reformimin e sistemit të azilit në Francë. Ai thotë se trajtimi mjekësor nuk mund t’u refuzohet azilkërkuesve, por shpjegon se buxheti shëndetësor i Francës nuk është diçka pafund.
Gjerat jane te percaktuara me ligj. Kete gje e bejne te gjithe dhe jo vetem shqiptaret.
U jepet mundesia e shfrytezojne.
Seshte dicka e mire, por perpara jetes cdo gje e shte e pranueshme.
Shume e drejte. Nuk eshte gje e mire per imazhin e shqiptareve po ai qe eshte i semure dhe i pa shprese nuk mnd te vere imazhin e vendit perpara jetes se tij.
Njerez te vegjel, cmund te presesh me.
Sa gallate qe jane dhe ca franceze, nga nje ane sigurimet shendetesore atje paguajne miliarda per kompanite farmaceutike, fale lidhjeve te drejtoreve te shtetit dhe privatit. Para nje viti dy mjeke publikuan nje liste me ilace inefikase qe i kushtojne miliarda sigurimeve.
Nga ana tjeter nxjerrin Shqiptaret e Gjeorgjianet si fajtore…
A sa kollaj eshte ti hedhesh fajin tjetrit.
Po, kjo eshte ironia e kohes ku jetojme.
Behet nami per disa paciente qe kurohen ne spital dhe qe ne fund te fundit eshte humane, dhe harrohen miliardat e sigurimeve.
Ndaj thashe njerez te vegjel, nuk e kisha per shqiptaret, po per keto kalbesirat qe frikesojne boten me lajmet per skemat e te semureve qe trajtohen falas.
Nese nje shqiptar eshte i semure nuk eshte detyrim e shtetit francez apo taksapaguesit francez qe ti paguaj mjekimet!! Shtetasit shqiptar shfrytezojne vakumet qe ka ligji dhe perfitojne, e drejta e tyre, po nuk eshte e drejte te quash kalbesire nje mjek qe ve ne dukje nje abuzim me mikepritjen.
Kalbesira jane pushtetaret shqitare qe kane per detyre tu sigurojne shtetaseve shqiptare nje sherbim shendetesor sa me cilesor, nuk ka ndnje detyre francezi te sheroje shqiptarn!!
Shqiptar te gjitha trevave azil ka pas e do te ket gjithmon eshte nje mundesi me e mir kurimi i te smurve kjo eshte EVROPA sa me large kanibaleve te veshur me rroben e bardh te doktorrit CA KA KETU TE KEQE per ata qe kan nevoj
cfare shrimi i peshtire kur mendon nevojtaret e semure qe me te drejte bejne gjithcka per shendetin ,sigurisht bejne mire qe shfrytezojne hapsirat europiane ligjet organizimin e shendetit publik se ne shqiperi gjerat nuk po ndryshojne ne te mire te qytetareve e sidomos ne shendetesi po ecen shume ngadale ,sidomos per shtresat ne nevoje per ato familje qe nuk kane te ardhura te mjaftushme per tu ushqyer e mendo pastaj per te paguar spitalin ,gazetari te uleras perdite per gjendjen e shendetesise ne shqiperi e mos te merret me skemat e hallexhinjeve
CFARE DO BEJNE TE SEMURET APO DO PRESIN TE VDESIN NE SHQIPERI ,,,,, ESHTE. MERITE E TYRE
KURIMI JASHTE SHTETIT PA NDIHMEN E MASHTRUESVE POLITIKANE DHE ESHTE PER TE FALENDERUAR
MJEKET E HUAJ QE KANE KURUAR DHE NDIHMUAR PATRIOTET TANE NE EUROPE ,,,,,
DHE KUSH TJETER NGA SHQIPETARET. KANE PROBLEME ME SHENDETIN QE RROPATEN ACOMA NGA
SISTEMI MUND TE DREJTOHEN NE CDO SPITAL NE EUROPE DHE E SIGURTE DO TI ZGJIDHIN ,,,,NUK DO TI LENE TE VDESIN SI NE SHQIPERINE E SALIUT QE SLANE GJE PA VJEDHUR
( VIJME DHE MBAS GJERMANISE THOSHTE RAHMET PASTE SALIU )
Jetoj prej vitesh ne BE, paguaj taksa e sigurime shoqerore e shendetesore me shume sec i kam marre sistemit shendetesor me sherbime, per fat. Por mendoj se te drejten themelore per te jetuar askush nuk ka te drejte tja mohoj askujt, kudo qofte. E shoh shume te justifikuar moralisht.
Franca eshte mbushur me fashista….Keta jane kafshe qe merren me njerez te semure. Si mund te lesh dike te vdese ne dere te spitalit sepse eshte azil kerkues ndersa nje kriminel qe mund te kete vrare femije, gra, pleq apo perdhunuar dike nuk i refuzohet mjekimi se eshte Francez?
Ku eshte humanizmi ketu o Le Monde?