Basha takon drejtuesit e rinj të PD: Mos drejtoni me autoritarizëm, mbani të hapura dyert për qytetarët (VIDEO)

7 Gusht 2014, 14:16Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga drejtuesit e rinj të kësaj partie në rrethe të mbajnë të hapura dyert për anëtarësinë, por jo vetëm. Në një takim me drejtuesit e rinj, Basha tha se forca politike që drejton mirëpret cilindo që mund të japë kontribute në këtë parti, pavarësisht nëse ka apo jo teser anëtarësie.

“PD mbetet e hapur. Ne jemi një parti e madhe politike që është krijuar dhe jeton si një marrëveshje e gjallë zemrash dhe mendjesh të lira. Anëtarët janë aksionerë të barabartë të kësaj ndërmarrjeje politike”, deklaroi Basha.

Ndërsa vlerësoi procesin zgjedhor si mjaft pozitiv, Basha tha se konkurrimi ishte me dinjitet e seriozitet te madh, duke sjellë secili kontributin e vyer, duke nderuar e duke iu bindur votës se lirë.

“Punë të mbarë dhe suksese në drejtimin fisnik të degëve të PD-së. Ju u zgjodhët me votë të lirë, në gara të hapura, të forta, të ndershme dhe luajale”, iu drejtua Basha të pranishmëve.

Kreu i PD nënvizoi faktin se 22 balotazhet, tregojnë që gara në këtë parti ka qenë e lirë.

“Do të kisha dashur të ishin këtu të gjithë ata që ishin në garë, por janë sot pjesë e ekipit të PD. Duke ju takuar me ju që jeni përfaqësues të votës së tyre besoj se po komunikoj më të gjithë të zgjedhurit dhe demokratët. Ju u zgjodhët me votë të lirë, me gara të forta e të ndershme. Kjo ju jep energji, kurajo si drejtues politikë. Dua të theksoj faktin se këto gara kanë përfunduar gjthnjë me shtrengime duarsh, si shenjë e vendosmërisë së tyre. Ky është kuptimi i garës brenda partisë. Teksa jemi mbledhur me ju ftoj që me seriozitet të madh të ndikoni për ringritjen e Partisë Demokratike dhe mbrojtjes së votës së lirë. Mjaft prej garave u zgjidhën në balotazh ose fotofinish. Pati 22 balotazhe dhe kjo është zgjedhja më e bukur. Dua t’i siguroj që u renditen të fundit se kontributi dhe mbështetja e tyre do të respektohen, se partia mbetet e hapur për realizimin e ambicjeve të të gjithëve”,  u shpreh Basha

Basha ftoi edhe krerët e rinj lokalë që të zhvillojnë takime me banorët, për t’u ardhur në ndihmë shqetësimeve të tyre.

“Dua t’u kujtoj anëtarëve të mblidhen e të diskutojnë. Duhet të jemi një derë e hapur për qytetarët. Të marrim zotimet para tyre dhe t’i mbajmë. Ta mbajmë mend se nuk jemi parti e miqave dhe shokëve, por parti e Shqipërisë. Hapja dhe përtëritja nuk duhet të bëhet me fushata. Gjatë kësaj fushate, vërshimi i rinisë ishte i madh drejt dyerve të PD. Ata me shkruanin mua dhe kërkonin një frymë të re pritëse. Këtë frymë duhet të ndjekim në çdo degë” , tha kreu i PD.

Ai siguroi të gjithë demokratët që morën pjesë në zgjedhje se kontributet dhe mbështetja e tyre do të respektohen.

“Ne do ta nxjerrim drejtimin nga kriza, do të rikthejmë vlerat, demokracinë, pjesëmarrjen, përkushtimin, kulturën e shërbimit ndaj qytetarëve”, tha Basha.

Basha shtoi se drejtuesit e rinj nuk duhet të drejtojnë përmes autoritarizmit, duke u shprehur se kjo mendësi dëmton rëndë demokracinë. Ai tha se të gjithë drejtuesit, duhet të jenë aksionerë të barabartë në PD të lidhur përmes respektit.

“Siç e kam nënvizuar disa herë, anëtarët pa përjashtim janë aksionerë të barabartë të PD. Kjo është marrëdhënie e të zgjedhurve me të zgjedhurit në PD. Kjo i jep zgjidhje hierarkisë. Jemi të lidhur me fijen e respektit të programit dhe njerëzor. Të gjithë duhet ta interpretojmë këtë mendësi. Gjëja më e keqe është një autoritarizëm bosh, që shfaqet si uzurpim i vendimarrjes, si nënvlerësim. Autoritarizmi në fakt përfaqëson dështimin e autoritetit. Ai mbahet me punë, meritë, me talente. Autoriteti është një vlerë në parti, por jo autoritarizmi që është kundër demokracisë, dhe këtë mendësi po ndjekin dyshja e mazhorancës Rama-Meta”, theksoi Basha

Duke vijuar në këtë kuadër, Basha, shprehu bindjen për ringritjen e PD, duke shtuar se mazhoranca e sotme ka lejuar futjen në poste drejtuese të personave të inkriminuar apo me të shkuar të dyshimtë. Ai tha se PD ka marrë përsipër nxjerrjen e vendit nga kjo situatë.

“Jam shumëfish i bindur për fitore për ringritjen e Partisë Demokratike. Baza e PD është anëtarësia. Partia Socialiste dhe LSI e kompromentuan rëndë drejtimin e vendit duke promovuar deri në poste të rëndësishme trafikantë e kriminelë. Ata e damkosën me njollën e turpit drejtimin si vlerë. Ne kemi marrë përsipër riktihimin e kësaj vlere. Ne do të rikthejmë vlerat, drjetësinë, meritokracinë, dijen, kulturën e shërbimit ndaj qytetarëve. Bashkë me të zgjedhurit në PD, jemi ekipi politik që ka marrë përsipër ngritjen dhe ringritjen e Shqipërisë, mbi ata të antiligjit dhe krimit që kanë marrë drejtimin e qeverisë. Zgjedhjet në parti përfunduan, por ky nuk është fundi por vetëm fillimi. Këto janë një premisë suksesi por nuk janë suksesi”, tha Basha

PD mbyll fushatën zgjedhore

Partia Demokratike ka mbyllur fushatën zgjedhore brenda saj me kuvendet e Skraparit dhe Kolonjës. Ashtu si gjatë gjithë procesit edhe në këto degë ka qenë i pranishëm kreu demokrat Lulzim Basha, i cili është ndalur tek gjendja e rëndë që po kalon vendi, ku pasiguria për jetën është rritur, situata ekonomike është më e rëndë se asnjëherë më parë, taksa të larta, mungesë investimesh, mbyllje të vendeve të punës, sikundër shtresat në nevojë, në këto 300 ditë nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti.

“Krahas pasurive të qytetarëve, tashmë qeveria u është turrur dhe lirive të tyre. Gjendja është më skandaloze se kurrë. Nuk u janë turrur vetëm pasurive të shqiptarëve. Tani u janë turrur dhe lirive të shqiptarëve. Shikoni vendimin e fundit për të regjistruar atë që kushërira ministre na thotë! – Aq sa mund të gjendet shoferi nga shasia, aq mund të gjendet dhe përdoruesi i celularit nga IMEI. IMEI është kodi unik i aparatit të celularit, me anë të së cilit përcaktohet vendndodhja, bëhet i mundur gjurmimi dhe përgjimi i aparatit celular. Kë gënjen, se këtë edhe një fëmijë i klasës së katërt e gjen?! Dhe ti del aty e pasi e ke marrë këtë masë tërësisht të paligjshme, del dhe i mashtron shqiptarët. Të gjithë energjinë dhe paranë e taksapaguesve e përqendrojnë tek propaganda. Kanë mbirë në ekran si Fidel Kastro moti, me fjalime nga 2-4 orë para nëpunësve, që në fakt paguhen për të qenë në punë dhe jo për të dëgjuar sundimtarin që u flet aty”, tha Basha.

Kryetari i PD u ndal edhe në vendimin e qeverisë për pseudo-reformën në arsimin e lartë e cila ka shkaktuar konfuzion dhe pasiguri tek çdo qytetar, student apo prind, sikundër është vendosur e tëra në shërbim të klientelës dhe monopoleve.

 “Le të ndalemi tek e ashtuquajtura reformë në arsim që nuk është gjë tjetër, veçse një tjetër përpjekje për t’i shërbyer klientelës dhe monopoleve, për të instaluar skema korrupsioni gjigand në një nga sektorët më jetikë për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve, studentët. Konfuzioni, pasiguria që kanë shkaktuar, çfarë thonë sot, nuk e thonë nesër, do mbyllen filialet, pastaj dalin dhe thonë jo do të rrinë hapur por vetëm për ata që po studiojnë, pastaj thonë që edhe ata që studiojnë do transferohen. Po për çfarë po flasin, se dhe po të flisnin për bagëti do të kishin pak më shumë përgjegjshmëri?!” , deklaroi Basha

4 komente në “Basha takon drejtuesit e rinj të PD: Mos drejtoni me autoritarizëm, mbani të hapura dyert për qytetarët (VIDEO)”

  1. Dardha says:

    Come on, give me a break!

  2. Po,Po says:

    MIRE THOTE.mMOS DREJTONI ASHTU SI BEME NE PER NJE CEREK SHEKULLI,DUKE IMITUAR DERP NE DETAJE ATIN TONE SHPIRTEROR,QE TTERRORIZOI KETE VEND PER NJE GJYSEM.TANI,KUR I RA BYTHA NE UJE E JU FTOHEN TE NDENJURAT,E “KUPTOI” ME NE FUND SALIU…..!

  3. Sarkofagos says:

    PD eshte nje parti e vdekur, ku edhe udheheqesi shpirteror i saj krimineli Sali Berisha duhet te futet sa me shpejt ne sarkofag.

  4. . says:

    ==========================================================

    ha,ha,ha ….

    nuk ka me budallenj t’i afrohen sot Cetes-Veriore PD.

    Kjo Cete Injorantesh-Veriore drejt shperberjes perfundimtare.

    Te gjithe po drejtohen tek FRD-ja.

    ==========================================================

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje