Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Dorian Çollakun, ish -drejtorin e Thesarit, pranë Bankës së Shqipërisë, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria për “Shpërdorim detyre”.
Gjyqtarja Fida Osmani, pasi mori në shqyrtim pretendimet e Prokurorisë, e cila akuzon 35-vjecarin Çollaku për shpërdorim detyre, vendosi për të dyshuarin masën e sigurisë “Arrest me Burg”.
Vendimi irritoi të pandehurin dhe avokatin e tij, ndërsa ky i fundit u shpreh se do të apelojë vendimin e gjykatës.
Prokuroria akuzon Çollakun se ka shpërdoruar detyrën, duke neglizhuar disa procedura e për pasojë duke i dhënë mundësi të tretëve të kryejnë vjedhjen e një shumë të konsiderueshme parash nga Banka e Shqipërisë.
Prokuroria ka gjetur se 35-vjecari, i cili ishte i punësuar si drejtor Thesarit në momentin që është realizuar vjedhja, me seli në Linzë, bazuar në një vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore, rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e departamentit që drejtonte.
Por, sipas organit të akuzës rezulton se, që prej janarit 2013 e deri në mars 2014, ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime.
Dorian Çollaku u arrestua dje nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria në ngarkim të tij. Çollaku u bë personi i dhjetë i arrestuar për supervjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, ndërsa janë nën hetim edhe pesë punonjës të tjerë, për të cilët ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet.
mos fusni asnje ne burg. kosto per popullin. drejtesia vihet me sekuestrim pasurie te personave pergjegjes, deri sa te behet shuma qe mungon. i fusni ne burg nja 2 vjet juve. dhe ku te kam pare. hajde te vjedhim te gjithe banka. cfare jane 2 vjet burg para mijera apo milion dollareve?
Duhet rrasur fullani e ti sekuestrohen pasurit qe i ka vene ne menyre te paligjshme.
Po duhen rrasur ne burg e ti merren parat ktyre se ne na i kane vjedhur, patjeter qe duhet shkuar deri te fullani e te nivelet me te larta te cilat jane perfshire, dhe saliun ktu se patjeter qe ka gisht dhe ai deri sa e mbron.
Ku ke lek ti o Edison
Ti je pabuks, si jua paskemi mare juve?!!!!!
Ato jane paret tona se ne e mbajme ne kemb Shtetin
Kush e urdheroi kete mase, Fullani…full hajni? Ha ha ha!
Te vendoset ne sekuestro provizore pasuria deri ne perfundim te gjykimit ku vendimet te jene me denim pasurie sipas demit qe eshte bere ne raport me pasojen.
Kjo supervjedhje ka nje te njohur qe jane qeveritaret me Fullanin ne krye.
Ndersa keta qe futen ne burg ,jane sa per opinion publik ,por publiku
nuk don vetem keta, por ai qe ka vjedhur gjithmon dhe me ane te saj ,ka
Vene pasuri mbi pasuri.Ai eshte Fullani ,i cili ka paprekshmeri.
Me keto ligje po cudisin boten keta funderira.
Dorian Collakut i qenkan vene prangat se nuk ka ndermarre nisma,akte nenliggore,rregullore dhe udhezime,,,,,per funksionimin e Departamentit te Thesarit!?!?!?!?!?!?!?!?!Pra i bie qe gjithe pergjegjesine e rrumpallhanes se ketij departamenti e marrka Collaku!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ky eshte nje informacion i pertypshem vetem per andikapate,,,,,,per ata qe ,per brekedhjerin e historise,duhej te ishin “e ardhmja e Atdheut”.
Ti LORA e ke gabim qe llogjikon ashtu. Hajduti iku ne drejtim te paditur. Edhe sikur ta dinim se nga iku, ne nuk mund te perzihemi ne punet e hajdutit,…thote krietari keshtu!
Tani, qe hajduti vodhi, fajin e ka magazinieri qe nuk e ka diktuar vjedhjen.
Akoma me sakte, une them qe fajin nuk e ka as magazinieri por polici qe bente roje tek dera e Bankes. Si lejon ai tutkun nje person te dale cdo dite me mesatarisht nga 60 milione leke ne trup dhe nuk e dallon?! Polici duhet denuar, as ky Collaku e as ndonje tjeter.
Ha ha ha!
I bejne kurban keto te vegjlit sa per tu dukur dhe pa rene ne sy i lirojne nje nga nje dhe keta. Si rrinte ai ne komisariat, duke fol ne tel sikur te mos ishte person ne kerkim. Hajde shtet hajde. Shteti kriminelave e hajduteve politikane i nderuar mbi djersen e njerezve te ndershem.