Pas protestave, peticion për shkarkimin e Fullanit: Parlamenti të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme (VIDEO)

8 Gusht 2014, 12:04Sociale TEMA

Pas protestave, tashmë ka nisur nënshkrimi i një peticioni për shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani.

Inicuesit e këtij peticioni kërkojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit dhe shkarkimin e Fullanit, duke qenë se ky i fundit nuk pranon të largohet.

Peticioni u prezantua nga Zirkon Disha, organizatori i protestës për largimin e Fullanit.

Ai tha gjithashtu se ky peticion do t’i dërgohet edhe presidentit Bujar Nishani.

Jemi mbledhur këtu për t’i krijuar qytetarëve mundësinë të nënshkruajnë një peticion për shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkojmë nga ju që të mblidhni parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme, për të shkarkuar guvernatorin e BSH, Ardian Fullani, si personi që mban përgjegjësi të plotë për veprimet dhe mosveprimet e tij në vjedhjen e Thesarit të Bankës së Shqipërisë.

Ai nuk mund të mbajë më postin e guvernatorit përderisa ka refuzuar të kryejë aktin e dorëheqjes, një minimum i domosdoshëm për të kryer besimin e publikut dhe lejimin e një hetimi të pavarur.

Nëse ti nuk merr përgjegjësinë tënde si deputet, atëhere je pjesë e mbrojtjes politike të Ardian Fullanit dhe se nesër nuk mund të mbrohesh para askujt me asnjë argument para qytetarëve, që ti bashkëpunove për vjedhjen e thesarit”, tha Disha.

29 komente në “Pas protestave, peticion për shkarkimin e Fullanit: Parlamenti të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme (VIDEO)”

  1. amla says:

    Cfare peticioni? PROTESTE ore PPROTESTE< PROTESTE SA TE FUTET NE QELI FULLHAJNI!

    1. lirie kazazi says:

      nuk reagon nishani ka salen qe sja ma menerja dhe grune qe sja ma bytha

  2. jimy says:

    Shume mire bravo.

  3. agron says:

    PO AI ALTIN GOXHAJ CFARE DONTE NE PROTESTE!
    O ZIRKON, MOS PRANO SURRETER SI AI SE DISKRETITON VETEN DHE PROTESTEN!

  4. veterani says:

    PROTESTA,PETICION,TERHEQJE LLOGARISH GJITHCKA MUNDEMI DO TE BEJME PER TE LARGUAR KRYEHAJDUTIN FULL-HANI DHE SHPURA E TIJE NEPOTIKE.
    PETICIONI TE SHTRIHET NE MBARE VENDIN,te njoftohen qytetaret me ane te rrjeteve sociale.

  5. andi says:

    A munde te nenshkruajm ne qe jemi jashte Shqiperise, Hajduti Fullani nuk duhet te ishte as ne diten e dyte te konstatimit te vjedhjes ne ate detyre, po te ishte i paster dorehiqej menjehere, por eshte i kalbur ne ndergjegje e shperte, edhe Fullani eshte Hajdut si Sali Berisha. Prokuroria eshte e korruptume me Kriminelat e Hajdutet njesoi si Gjykatat.

  6. Majakovski says:

    Na krijoni mundesine ta firmosim online.

    1. emigrant says:

      Shumë e drejtë kërkesa,na krijoni mundësinë të firmosim on lajn

  7. edi says:

    Ne mbare vendin dhe me nje koncept me te gjere,gjykatat.

  8. Leonard Dingo says:

    Nese mblidhet parlamenti per kete ceshtje,popullit do ti rikthehet besimi.

  9. partia socialiste says:

    Protestat do ishin masive nese ne krye te saj nuk do ishin dy surreter te diskretituar so Altin Goxhaj dhe Zirkon disha, qe bejne lojen e Berishes per te diskretituar protestat dhe per ti minimizuar ato

  10. ARGITA says:

    PO DEMOKRATI ? KASTRIOT ISLAMI CMENDIM KA

  11. rinia says:

    Rama eshte fajtori qe po sakrifikon shume per nje hajdut si Fullani.
    Rama luan me zemerimin e popullit ,i cili tashme eshte i zbgenjyer.
    Maska e kesan qeverie u corr .Keta jane pale me korrupsionin e vjeter
    qe ka kapluar kete vend.Shqiperia drejtohet nga Meta .
    Duhesh qe te ndodhin ngjarje te tilla qe te zbulohej sekretet dhefytyra e Rames.
    Ky vend nuk rregullohet kurre .

  12. tomsojeri says:

    Kam pershtypjen qe ne jasht Shqiperis jemi me te preokupuar se ata qe jan aty e po dhunohen nga kjo band qe nuk ka as kry e as fund!Paturpesia e Fullhajnit per te mos dhen dorheqjen e implikon ate me shum nga ajo qe plasi e shohim !Doreheqja e tij don te thot te cirret maska qe mbulon kte megavjedhje me rrenj mjaft te thella ! Kembngulja mbas gjith ketij skandali te qendroj akoma aty tregon qe don te kamuflloj e te mbuloj vepra dhe emra ! Heshtja dhe sforcimi per te anashkaluar kte ndodhi ,nga politika,ben te qart se cfar mund te fshihet pas ksaj perde te hekurt ! Ju bej thirrje shqiptareve te diaspores kudo qe jan e qe ndjekin kto skandale aq te pa para e qe po mbulohen me dhunen e heshtjes ,nga politika e koruptuar qe ka degjeneruar ter administraten shqiptare me permasa tradhetie ,qe kan shitur Shqiperin per interesa vetiake te pasurimit brenda nates e qe kan paralizuar e mbytur zerin e njerezve te thjesht qe po vuajn pasojat e ksaj bande,te gjejm forca,te gjejm rugen, te gjejm solidaritetin e zemres shqiptare per shpetimin e Shqiperis e ashtu sic erdhem per te permbysur kucedren ,kesaj radhe te dalim rugeve me te drejten e protestes qe na fal demokracia,me pjesmarje te fuqishme jo nen drejtim agjendesh te kompromentuar por nga luftetar te ndershem e atdhedashes ,nga ata qe skan frik te thon e te shkruajn te verteten! Jemi boll ,sa te shpresojm per nje Shqiperi tjeter ,per nje Shqiperi qe te na bej krenar ,per nje Shqiperi pa sheik e lypsar !!Per nje Shqiperi ku drejtesia te mbroj demokracin e sapo fituar e qe populli te mos ket frik prej saj!Esht e drejt e SOVRANIT qe te mos jetoj vetem ne ender !
    Kto doja te thoja ne kte moment zemerimi ku padrejtesia e korupsioni esht ulur kembkryq ne Shqiperi e nuk di kush e si do e nxjer nga kjo gjendje ………..

  13. Eduart says:

    Harrojeni o popull, Fullhani eshte te Gjiri i Lalezit me Ilir Meten duke shinuar ngjala e po kenaqet ju lodheni me kot ne kete vape gushti. Sa te kete Liken nuk e rruan fare Fullhani!

  14. krokodili says:

    Qe Fullhajni eshte nje qelbesire kjo dihet, por ty Mero ste pashe ne proteste,as te ketij zirkonit as tek e atij platinit

  15. Pionier Lubonja says:

    JO NJEREZ TE KRIMIT E KORRUPSIONIT POLITIK NE PROTESTA NGA TE GJITHA KRAHET E PARTITE.KJO PROTESTE DUHET TE MBESHTETET NGA MEDIA E NGA ‘PROTESTE ANTI FULLAN’ TE KTHEHET NE LEVIZJE PER VATAN.

  16. diti says:

    Shume mire – ju lumte .

  17. ardi says:

    une te jem si fullani ( se e kom dhe emrin i soj me ket legen) ju them juve protestuesve: po mir e vlla pse nuk e hiqni edhe meten, qe u kap me presh ne dore??? edhe ata qe nuk e futen ne burg? dhe salen per 21 janarin, per gerdecin, per kufirin detar, per rrugen e kombit etj etj se skane mbarim……sna e ka fajin vetem fullhani neve ere kovi!!>???
    ne jemi fucked up…

  18. kot fare says:

    A mund te na informoni se ku nenshkruhet peticioni?

  19. ALbani says:

    Ndonse jam larg Shqiperise jam plotesisht dakord te firmos peticionin. A ka ndonje mundes qe te votojme edhe ne qe nuk jetojme ne Shqiperi te votojme per heqjen e Fullanit? Une do tju bej thirrje njerzve te mi te vene te firmosin ate peticion qe sot.

  20. Gigi says:

    Petizion online na jepni dhe neve mundesine

  21. . says:

    ***************************************************************************************

    Peticion “firmash” dhe per arrestimin e kriminelit Sali Berisha.

    ***************************************************************************************

  22. liri says:

    NA mbyti hajdutlleku…,njeri me pis se tjetri,prokuroria duhet te punoi shpejt dhe me efektivitet…, ose ndryshe eshte e kapur apo e paguar nga politika qe te mos denoi hajdutet qe vjedhin ne mes te dites me ze dhe figure.

  23. shiaksi says:

    jari ka 2 firma per te hudhur e para ,ndarja e territorit,e dyta shkarkimi i fullanit ,ne qoftese ai nuk i firmos ,ateher le te iki ,pra te ler postin e presidentit

  24. Frroku says:

    Mendojeni se c’thote Fullhani dhe Ilir Meta kur shohin ne TV keto protestuesit?! Lerini te argetohen populli, sezon pushimesh eshte le te kenaqen ne diell!
    O popull c’lodheni kot? Protesta behet para Parlamentit e Qeverise sepse ato e vene dhe e heqin Fullhanin, jo atje ku mblidheni ju.

  25. Gattamelata says:

    Po cpune ju prish Zirkoni ore? Kush protestoi tjeter qe te vemi me ate? Pastaj ku po ben lojen e Berishes ai kur del dhe proteston? Lojen e Berishes e bejne ata qe rrine dhe komentojne, se ate do Saliu, te hame bar!

  26. R Shani says:

    Lerini peticionin se nuk beni dot gje vetem organizimi I protestave te fuqishme e con Fullanin para drejtesise dhe terheqja e parave ne menyre massive e ben zap qeverine qe po e mbron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje