Banka Botërore dhe Qeveria shqiptare përfunduan me sukses negociatat për një program prej 150 milionë dollarësh për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik.
Përmes një deklarate, zyra e Bankës Botëre në Tiranë njofton se, projekti i propozuar që do të financohet nga Banka Botërore, do të mbështesë reformat në sektorin e energjisë në Shqipëri, veçanërisht përpjekjet për të përmirësuar në vijimësi furnizimin me energji elektrike dhe qëndrueshmërinë financiare të sektorit.
Financime të konsiderueshme në kuadër të projektit do të mbështesin investime të rëndësishme në infrastrukturë që lidhen me shpërndarjen e energjisë elektrike dhe përmirësimin e sistemit të transmetimit.
“Ndër reformat më të rëndësishme e të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të rivendosur ekuilibrin fiskal në Shqipëri janë besueshmëria dhe qëndrueshmëria financiare më e madhe e sektorit të energjisë”, tha Ellen Goldstein, Drejtore e Bankës Botërore për Europën Juglindore.
Programi i saponegociuar do të sjellë përmirësime të rëndësishme në shërbimet e energjisë elektrike për konsumatorët shqiptarë, shumë prej të cilëve i paguajnë faturat e tyre, ndërkohë që të tjerë nuk i paguajnë duke e konsumuar energjinë në mënyrë të paligjshme.
“Projekti që do të financohet nga Banka është hapi i parë i nevojshëm për të ndihmuar përpjekjet e Qeverisë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit për konsumatorët, uljen e humbjeve në shpërndarjen e energjisë nga niveli aktual prej 42% në rreth 20% në vitin 2018 dhe zbatimin e reformave prioritare në këtë sektor në përputhje me legjislacionin e BE-së”, tha Salvador Rivera, Drejtuesi Lartë i Programit për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjetik.
“Programi gjithashtu do të ofrojë mbështetje në planin afatshkurtër për financimin e importeve të energjisë gjatë periudhave të thatësirave”.
Projekti i saponegociuar do të mbështesë edhe reformat në menaxhimin e sektorit, ristrukturimin institucional dhe zbatimin e një plani afatmesëm dhe afatgjatë për qendrueshmërinë financiare të sektorit.
Sakaq, Banka Botërore e ka cilësuarzgjidhje të drejtë marrëveshjen e qeverisë me CEZ-in:
“Zgjidhja e shpejtë dhe e drejtë e mosmarrëveshjes tregtare në lidhje me kompaninë e shpërndarjes, bën të mundur që Shqipëria të cojë përpara këto reforma vendimtare si dhe kryrjen e investimeve shumë të nevojshme në sistem.
Marrëveshja e arritur së fundmi mes Qeverisë shqiptare dhe kompanisë ceke CEZ, vendos një strukturë të qartë të pronësisë në sektorin e energjisë, e cila lehtëson reformimin dhe investimet e mëtejshme”.
Ku eshte pergjegjesia e Bankes Boterore ne kete privatizimi?
Pergjegjesia eshte se nese Qeveria Shqiptare nuk do i jepte parate CEZ do duhej qe banka boterore te ishte pjese e arbitrazhit midis Shqiperise dhe CEZ per shkak te sigurimit qe ajo i ka bere blerjes se KESH nga CEZ.
Me kete zgjidhje Banka Boterore nuk rriskoi vendimin e arbotrazhit nese ajo do duhej t’ja paguante ose jo sigurimin CEZ.
Kuptohet mire per BB jo per Shqiperine e cila po paguan nje 100 mln euro nderkohe qe sipas ekspertizes nderkombetare te kontraktuar nga vete qeveria shqiptare eshte CEZ ai qe i detyrohet qeverise 600 mln euro.
Kjo marreveshje ka vetem nje emerues. Korrupsionin e qeverise per te marre perqindje nga paret qe po i paguan CEZ-it
askund
http://bit.do/grek-o-grek-te-qifsha-rracen
Ore majmune.
BB nuk investon. Jep BORXHE te cilat
jemi te detyruar ti paguajme nje me nje,
pasi i japim garanci sovrane Qelbesires.
BB ka bere shume gafa-korrupsione ne Shqiperi.
Punonjesit, konsulentet e BB nuk jane
me pasaporte shqiptare, dhe nuk i kercet
fare per SHQIPERINE dhe problemet tona.
Ata shohin hallin e tyre.
Ku eshte pergjegjesia e Bankes Boterore ne kete privatizim?
ORE THUAJANI SALIUT////DEMIN E KRIJUAR DUHET TA PAGUAJE SALIU….
Banka Boterore ka investuar per shqiperine shume projekte ,por dicka e erret dhe e pa sqaruar si ne qeverine e meparshme, dhe ne kete te sotmen,qe duhet skjaruar se duken si investime pa rentabilitet dhe te imponuar nga ekspert leshi te kesaj banke,sic jane TEC i Vlores dhe hidrocentrali i kalivacit.Ministri Gjiknuri qe eshte dhe jurist dhe djale serioz duhet te skjaroi opinionin shqiptar se cfar behet me borxhet qe ka marre shteti per keto dy vepra qe njera ka mbaruar dhe akoma nuk eshte gati TECI i Vlores(QE I KA KUSHTUAR POPULLIT 100 MILION$)dhe kryevepra e korrupsionit heci i Kalivacit qe ka filluar qe nga koha e hajdutit nano dhe vazhdoi me shokun e tij berisha dhe punimet jane nderprere DHE VEPRA NUK KA MBARUAR.Ministria te jape sqarime dhe jo te dale ne mbrojtje te Angjelit,Rulit,Bodes e te tjere.KETO JANE PARA QE DO TE PAGUHEN NGA NE DHE JO NGA HAJDUTET E KORRUPSIONIT.
FMN ja edhe BB kane vetem nje qellim: te na ‘shesin’ sa ma shume financime,dmth te na rritin borgjin,me plot dijeni per paaftesine tone per me i paguar! edhe cdo vjet borgji shtohet,deri ne mbi 70% cka lejon pastaj kapjen e ekonomise per asgje!
borgji apo borxhi!?
Ore qelbesira qeveritare, na shisni pordhet e BB sikur jane ata shteti ne fuqi ne Shqiperi.
Po shqiptaret nuk kane mendimin e tyre apo kush po ja fershellen?
Ca ishte kjo deklarate , vendimi I arbitrazhit?
Ca jane keto lojera hajdutesh.
Fullani eshte nje grimce ne lemshin e krimeve qe I behen ketij populli.
Kur flet keq ndonjehere BB apo FMN per nje qeveri qe i bindet. Ato borxhe shesin e ne po i blejme.
Ja dhe 150 milion te tjera per tendera projektesh qe me zor presin t’i marrin familjaret e ministrave dhe shoket e tyre.
Nga gjithe kjo shume gati gjysma jane asistence teknike, projekte, studime, vleresime ambienti, etj, rrush e kumbulla qe do te shkojne per OJF-te e Gjiknurit, Canit, Ahmetaj, Konomit, Kodhelit, Filipit, Cucit, etj.
Kuptohet tenderin e punimeve do e kete LSI meqe ka KESH=in ne pronesi/menaxhim.
A e dini se qindra milion euro jane dhene per KESH nga Banka Boterore keto 20 vjet dhe me paturpesine me te madhe thone pastaj po rritet borxhi.
Nderkohe Banka mashtron me menyre spektakulare vendet si Shqiperia pasi lobingu i kompanive per te marre punet qe finacohen nga banka eshte i paimagjinueshem, korrupsion gjigand por qeveritaret heshtin se duan para per vete.
Se fundi, cdo reforme e bere ne kete vend; privatizime, energji, vepra infrastrukture, arsim, shendetesi, etj eshte bere nen keshillat e bankes boteore – dhe kane rezultuar shumica jo efektive, me pasoja. Arsyeja thjesht per te marre parate ushtria gjigande e konsulenteve nderkombetare e lokale (te lidhur me qeverite).
Po ju kujtoj bonot e privatizimit, ka qene shpikje e bankes boterore; dhe rezultati – nje fiasko e turpshme, genjeshter e papare.
vetem largimi i bankes boterore dhe fmn-se mund t’a shpetoje kete vend nga borxhet e pafundme dhe lidhja me rrjeten e korrupsionit nderkombetare dhe vendas. Pse nuk e publikon banka listen e projekteve lokale qe marrin njerezite e qeveritareve shqiptare? SHikoni kush punon te zyra e bankes ne Tirane, mbi 30 veta te gjithe njerezit e nomenklatures ose te lidhur me pushtetin, politiken.
Qindra milion euro jane dhene per vaditje, dhe vaditje s’ka; qindra milion per reformene arsimit e shedetesise, dhe ku eshte sot sistemi; qindra milione jane dhene per energjetiken dhe akoma gjendja eshte skandal, ejt.
Edhe CEZ-in e ka udhehehequr e garantuar Banka Boterore, dhe doli fisko, sepse konsulentet donin biznes konsulence s’donin te ia dine c’ndodh ne kete vend; tani banka ngre supet, por do jape kredi tjeter sepse konsulentet jane te pangopur per sa kohe ky vend skllaverohet ne kete menyre.
Sa pare duan qeverite i jep banka boterore,cdo banka boterore kane bere qeverite.Rezultati dihet :vendi me koncension dhe populli varferohet.Banka boterore lavderon qeverite qe marrin borxh dhe i binden pa kushte.Dhe piktori e mori nje falenderim.Lum populli .
o qeveritare palaco , thoni haptas sa do ta rrisni cmimin e korentit .